Fshehtësia e Sprovës

< <
4 / total: 7

Myslimani Në Momentet e Vë shtira

Cilësia e besimit të myslimanit dhe karakterit moral shfaqet në kohëra të vështira. Nën rrethanat e tilla, shohim moralin, trimërinë, durimin, besimin, kuptimin, guximin, tolerancën e tyre superiore si dhe vullnetin e tyre për të falur, vetëflijimin, mëshirën, humanitetin, vlefshmërinë, ndërgjegjen dhe vetëpërmbajtjen.

“Myslimani në çastet e vështira” është personi që ka durim në çdo vështirësi, frustrim dhe humbje duke i shfaqur cilësitë e lart përmendura. Njerëzit e tillë kurrë nuk rrezikojnë moralin e tyre, ndeshen me çdo situatë me pjekuri të plotë dhe besim në All-llahun, shohin arsyen në çdo gjë që ndodh dhe të mirën në të, dhe nxisin të tjerët që të praktikojnë moral të njëjtë. Siç shkruan në Kur’an: “...kur ata u erdhën juve edhe prej së larti edhe prej së poshti, dhe kur shikimet u shtangën, e zemrat arritën në fyt... “ (Ahzab, 33:10),këto janë kohëra të vështira kur besimtarët i nënshtrohen sprovës serioze dhe janë të kapluar nga frustrimi.

Kur flasim për çastet e vështira, njerëzve që nuk e njohin All-llahun u vijnë shembuj të ndryshëm: fatkeqësi natyrore, humbja e vendit të punës, bankrotimi dhe ngjarje të ngjashme. Por për ata që kanë besim, momentet e vështira janë në situata më serioze si: kur dikush është i privuar nga kushtet elementare të tij/saj, dhe kur frustrimet janë më serioze sesa ato të përditshmet. Kur’ani definon kohërat e tilla kur “zemrat arritën në fyt” si kohëra kur ndonjë vështirësi, sëmundje dhe fatkeqësi bie në shumë njerëz, si kur dëbohen nga shtëpia, dëbohen nga vendi, përballimi me kurthe të vendosura vetëm për ta, si dhe njerëzve dhe familjeve të tyre, atëherë janë subjekt i brengës shpirtërore.

Kur’ani jep shembuj të vështirësive të përjetuara nga profetët dhe besimtarët e devotshëm. Siç thamë edhe më herët, besimtarët e devotshëm kanë kaluar dhe kanë qëndruar shumë sprovave serioze, si:

Po ju menduat se do të hyni në Xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e All-llahut?!" Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e All-llahut është afër!(Bekare, 2:214)

Në këtë ajet, All-llahu thotë se të gjithë njerëzit do të kalojnë nëpër vështirësi dhe jep lajme të mira se durimtarët do të kenë të mira në jetën e amshueshme. Në këtë kohëra, dallimi mes “myslimanëve në çastet e fatkeqësisë” dhe “myslimanit në çaste të lumtura” do të jetë i qartë. Ata të grupit të parë do të përgjigjen vështirësive dhe frustrimeve kështu:

Të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: "Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi!"(Bekare, 2:156)

Zëri i ndërgjegjes dhe epshit në momentet e vështira

Njeriu dëgjon dy zëra në brendinë e tij kur të përballohet më një vështirësi ose frustrim. Njëri nga këta është zëri i ndërgjegjes që nxitë vetëflijimin, trimërinë dhe moralin e lartë. Ai që e dëgjon këtë zë çdoherë do të vendos që të jetë i durueshëm dhe të ketë besim në All-llahun. Kurse zëri i dytë është zëri i epshit i përshkruar në surën Jusuf, ajeti 53 “epshi është shumë nxitës për të keqen”. Ky zë vazhdimisht nxit rebelim, imoralitetin, egoizmin dhe frikën, bën që ata që e dëgjojnë të jenë në humbje të madhe dhe të tërhiqen në “shoqërinë” e shejtanit. Për të shpjeguar njerëzve se çfarë humbin me rastin e kësaj ujdie, është e nevojshme që të dihet se si shejtani ndikon në ta. Kur’ani në detaje shpjegon dhe paralajmëron njerëzit që të kenë kujdes nga kurthet e tij.

Kur All-llahu krijoi Ademin a.s, urdhëroi melaqet dhe shejtanin t’i përulen Ademit (a.s.). Melaqet u përulën para Ademit, kurse shejtani për shkak të mendjemadhësisë dhe krenarisë së tij e refuzoi të përulet para Ademit a.s. dhe shejtani u dëbua nga xhenneti për shkak të kësaj mosbindjeje. Pastaj shejtani pyeti All-llahun që t’i lejoj që të ketë ndikim në njerëz deri në Ditën e Gjykimit. All-llahu i lejoi, por i tha se nuk do të kesh ndikim në shërbëtorët e Tij të sinqertë. Shejtani është betuar para All-llahut se brenda kësaj kohe që iu mundësua, do të mundohet t’i mashtrojë njerëzit me premtime, dinakëri dhe kurthe të llojllojshme dhe t’i largoj nga rruga e drejtë. Ky betim i shejtanit në Kur’an është treguar kështu:

(Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë, Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)!" (All-llahu) Tha: "Dil nga ai (Xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur Xhehennemin me të gjithë ju. (A’raf, 7:16-18)

Mandej vazhdoi e tha: "A e sheh (i tha Zotit) këtë që Ti e vlerësove mbi mua, nëse më lë të jetojë deri në ditën e kiametit, unë gjithsesi do t'i shfaros pasardhësit e tij, më përjashtim të një pakice". (Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpërblimi juaj është xhehennemi, shpërblim i plotë". Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri (bërtitu) ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim. (Isra, 17:62-64)

Siç thuhet në këto ajete, shejtani do të përpiqet me çdo gjë për t’i larguar njerëzit nga rruga e drejtë do t’i parandalojë nga falënderimi ndaj All-llahut dhe nga jeta e moralshme. Si pasojë, do t’i sjell shumicën e njerëzve në anën e tij duke shfrytëzuar zërin e epshit. Për këtë shkak, kur njerëzit kalojnë momente të vështira, shejtani çdoherë do të përpiqet që t’i bëj ata egoistë dhe si të sigurohen duke u prezantuar si vetë-flijues, i dhembshëm dhe i mëshirshëm, si zgjedhje negative:

O ju njerëz, hani nga ajo që është në tokë e që është e lejuar dhe e mirë, e mos shkoni hapave të djallit se ai është armik i hapët i juaji. Ai iu urdhëron vetëm për të këqija e turpëri, dhe iu shtyn të thoni për All-llahun atë që nuk e dini. (Bekare, 2:168-169)

Për shkak të të gjitha këtyre arsyeve, myslimani që përballohet me një vështirësi, dëshpërim, ose fatkeqësi, duhet të veproj sipas ndërgjegjes dhe mos t’i bashkohet shejtanit. Me pasimin e shejtanit, egoizmi, oportunizmi, dhënia pas kënaqësive, dyfytyrësia dhe shumë cilësi tjera negative mund të ndjellën dhe të dëmtohet morali. Myslimanët e sinqertë dëgjojnë ndërgjegjen e tyre dhe çdoherë pasojnë të mirën. Siç thuhet në Kur’an, është e rëndësishme se morali i mirë kur “ çështja të jetë vendosur”:

...E kur çështja të jetë vendosur do të ishte më mirë për ata të jenë besnikë ndaj Allahut” (Muhammed, 44:21)

Shumica e njerëzve dinë se besnikëria e treguar gjatë sprovave tregon moral superior. Dhe betohen se do të jenë besnikë dhe të fortë në kohërat e vështira. Por kur sprova arrin, sjellja e tyre nuk i përngjan premtimeve të mëhershme dhe veprojnë negativisht kur preken edhe nga frustrimi i vogël. Ata hidhërohen papritmas dhe në vend që të jenë të dashur dhe të dhembshëm, shfaqin kundërpadi me hidhërim. Në një çast, bëhen të dyshimtë, rebelë dhe shtrojnë kërkesa. Në shembullin e tillë, i forti ndahet nga i dobëti dhe morali i prishur do të shfaqet vetvetiu; ata që kanë besim të dobët do të zbulojnë veten duke u bërë të ngatërruar dhe tregohen se janë në siklet. Këta janë vetëm një hap larg jobesimtarëve dhe veprave anti-muslimane. Rastet e tilla rrisin disa herë vlerën e myslimanit, besimi i të cilit është i fortë dhe i sinqertë.

Të gjitha vështirësitë dhe frustrimet që ndeshemi gjatë jetës së përditshme janë sprovë dhe mjete lumturie që mund të krahasohen me xhenetin që myslimanët shpresojnë ta arrijnë në jetën e pastajme. Është kënaqësi të krahasohen vështirësitë me këtë rehati dhe liri. Dhe, për myslimanët e sinqertë, çdo vështirësi sjell shtim të dashurisë, respektit dhe ngritje të vlerës nga myslimanët tjerë, dhe është bekim që thellon besimin e tyre. Është bekim hyjnor me dobi dhe të mira të shumta, që bën që besimtarët të marrin shembull në atë person. Bile, kjo ka ndikim pozitiv në besimin e atyre përreth (nga mirësia e All-llahut) dhe i bën ata të mahnitshëm para jobesimtarëve, nëse këtë jobesimtarët e pranojnë apo jo.

Dikush mendon se ngjarja e veçantë është jashtë planifikimit të kaderit, është nën ndikimin e fortë të shejtanit, që shpesh sjell dyshim. Shejtani kënaqet duke shikuar njerëzit se si bijnë në kësi situata. Ndonjëherë, nën ndikimin e tij, njerëzit sëmuren duke e marrë si të parëndësishme çështjen duke qenë jashtë sferës së kaderit apo prapa mëshirës, diturisë dhe qëllimit të All-llahut. Besimtarët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë gjë dhe të largohen kjo sëmundje, si dhe ta shërojnë, nëse lëshohen në të.

Për shembull, në çdo ngjarje ka dobi si në çështjet e vogla si harrimi apo mos-shikimi i ndonjë emisioni televiziv apo harresa për të porositur diçka për të ngrënë. Për shembull, nëse nuk shikohet një emision televiziv epet mundësia të ketë më shumë kohë për të bërë vepra të mira, të meditohet mirë, apo të arrihet të ndonjë ide që do ta shtonte mundësinë për të shërbyer All-llahun më shumë. Apo, mund ta përkujtojnë All-llahun dhe të kuptojnë më shumë sesa shikimi i një programi televiziv. Harresa për të porositur diçka për të ngrënë mund të konsiderohet si dietë që mund ta shëroj ndonjë sëmundje. Ata që kanë shtypjen e lartë të gjakut mund të iu kthehet gjaku në normale nëse harrojnë të hanë djathë çdo ditë. Duke e vendosur veten në dorë të All-llahut, mund të fitojnë vlerë në praninë e All-llahut dhe fiton miratimin e Tij duke u përpjekur për punë të mira. Përveç kësaj, besimi i përhershëm në All-llahun është gjithashtu mjet i besimtarëve që të fitojnë dashurinë dhe kënaqësinë.

Mund të mblidhen edhe shumë shembuj tjerë nga jeta e përditshme, por pa marrë parasysh është e rëndësishme që të kuptohet kjo çështje dhe mos ta harrojmë. Pa marrë parasysh se me çfarë ndeshen njerëzit në jetën e tyre, e rëndësishme apo jo, janë të përfshira në kader. Shejtani këshillon që këto ngjarje janë komponentë të domosdoshme të jetës së përgjithshme dhe nuk kanë të bëjnë fare me kaderin. Sido që të jetë, besimtarët çdoherë duhet të jenë vigjilent dhe të vetëdijshëm për të gjitha këto këshilla, të jenë të aftë që të kuptojnë këtë dhe të mbajnë në mend, të shohin arsyen dhe dobinë në çdo gjë dhe çdo ndodhi, dhe të kuptojnë se çdo gjë ndodh në bazë të planit të përgatitur mirë nga All-llahu dhe se është bekim si në këtë ashtu edhe në botën tjetër. Kjo është një e vërtetë që jep urtësi, dëshirë, rehati dhe kënaqësi për të gjithë besimtarët.

Veçimi i të mirës nga e keqja

All-llahu ka krijuar të mirën dhe të keqën, atë që ndihmon dhe atë që dëmton, të bukurën dhe të shëmtuarën dhe i ka bërë sprova gjatë rrugës për në xhenet apo xhehenem. Koha e sprovës në këtë botë qartë veçon të mirën nga e keqja, të durueshmit dhe ata që frikohen të ballafaqohen me vështirësi, ata që kundërshtojnë mënyrat jofetare të mendimit dhe ata që vetëm rrinë dhe nuk bëjnë asgjë, ata që pasojnë epshin si dhe ata që dëgjojnë zërin e ndërgjegjes.

Ekziston një arsye e fortë pse e mira dhe e keqja janë të lidhura aq shumë mes veti. Një arsye është se vlera e së mirës dhe e keqes mund të kuptohen brenda kësaj kundërthënie. Nëse e keqja, privimi, apo fatkeqësia nuk do të ekzistonin atëherë njerëzit nuk do të mundnin ta kuptojnë rëndësinë e së mirës. Për shembull, kur ta vendosësh diamantin në mesin e gurëve të zakonshëm, bukuria dhe atraktiviteti i diamantit bëhet më i qartë.

Arsye tjetër është kërkimi i fshehtësisë së sprovave të kësaj bote të përkohshme. Këtu, njerëzit sprovohen me të mira dhe të këqija. Gjatë sprovës, dallimi në shkallë mes dyjave do të jetë evident, dhe e mira do të veçohet në njërën anë, ndërsa e keqja në tjetrën. Kur engjëlli i vdekjes do të marr shpirtrat e njerëzve të këqij me ashpërsi, njerëzit e mirë do të ftohen që të hyjnë në xhennet. Kur’ani thotë se këto sprova janë për të dalluar besimtarët:

Ajo që iu goditi juve ditën e ballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t'u dalluar besimtarët e sinqertë. Dhe, për t'u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: "Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni vetën!" E ata thanë: "Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!" Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Flisnin me gojët e tyre atë që nuk e kishin në zemrat e tyre, po All-llahu e di mirë për atë që fshehin.(Ali Imran, 3:166-167)

Siç thotë edhe ajeti, sjellja e treguar nga bashkë-kohanikët e të dërguarit savs ishte mënyra se si dalloheshin besimtarët e devotshëm nga hipokritët.

Beduizamani diskuton në thellësi se si vështirësitë dhe fatkeqësitë veçojnë të mirën nga e keqja, dhe jep një këshillë të mençur lidhje me këtë çështje. Kur është pyetur se cili është qëllimi i shejtanit dhe të ligës, ai nxori përfundim disa arsyeje shumë të rëndësishme që qëndrojnë pas çdo frustrimi, humbje, dhe ligësi. Më e rëndësishmja prej këtyre është veçimi mes dispozitës së “thëngjillit” dhe “diamantit”.

Ai përdor këtë shembull për të treguar se çdo lloj vështirësie dhe frustrimi zbulon personin. Sprovat në këtë botë zbulojnë vetitë e këqija të çdo njeriu dhe kështu jep mundësi që të përmirësohen. Për shembull, sëmundja serioze mund të zbulojë druajtjen apo pafuqinë shpirtërore të njeriut. Prandaj, kur femra kupton për pafuqinë e vet, menjëherë e përmirëson. Prandaj, sëmundja ia mundëson asaj që t’i vërej gabimet e saj dhe t’i ndreq për një kohë të shkurtër. Pas fatkeqësie, do t’i hiqet një njollë dhe morali i saj do të përmirësohet. Të marrim shembull njeriun që ka reputacion si njeri i ndershëm por bankroton dhe fillon që të fitoj para ilegalisht. Kjo tregon se si fati i keq und të zbuloj vetitë e këqija të dikujt. Por nëse nuk bën mëkat dhe nuk rrezikon nderin e tij pa marrë parasysh nevojën e tij për para, atëherë humbja tregon sinqeritetin dhe devotshmërinë e tij të vërtetë.

Në Letrat e tij, Beduizzamani jep shembuj të mençurisë duke treguar durim në situatat që më vonë mund të ketë dobi prej tyre. Ai shkruan: Pra, krijimi i së ligës, lëndimit, sprovës dhe vuajtjes nuk është diçka e keqe apo e shëmtuar; këto gjëra janë krijuar me një qëllim të rëndësishëm... në botën njerëzore ngritjet dhe rëniet janë të vazhdueshme. Është një distancë e madhe mes nemrudëve dhe faraonëve nga njëra anë dhe të shenjtëve dhe profetëve në anën tjetër. Prandaj, për të dalluar mes shpirtrave “diamant” dhe “thëngjill”, krijimi i shejtanit ka hapur një arenë lufte, gare dhe sprove për të cilat janë dërguar profetët dhe në të cilën është zbuluar fshehtësia e përgjegjësisë. Nëse nuk do të kishte luftë dhe garë, vetitë në thëngjill dhe diamant do të mbeteshin të padallueshme në xehen e njeriut. Shpirti i lartësuar i Ebu Bekër Es-Siddik dhe shpirti i ultë i Ebu Xhehlit do të mbeteshin në nivelin e njëjtë. Kjo dmth. se krijimi i të ligës nuk është e keqe dhe e shëmtuar pasi që shpie në rezultate të rëndësishme.7.

Çështje tjetër që theksohet është vlera e sprovave të kësaj bote. Nëse nuk do të kishte ligësi dhe frustrime, vetitë e mira në karakterin e njeriut nuk do të mund të dalloj, morali i lartë i të devotshmëve nuk do të shfaqej, dhe nuk do të kishte përparim në shkallën shpirtërore të njeriut. Ja pse çdo rastisje që duket të jetë negative në fakt hap një horizont të pakufisë të mundësisë që të pjekët morali i dikujt, të forcohet dhe thellohet, dhe të ngritet dhe fitohet një pozitë në xhenet.

Më tutje Beduizzamani shkruan:

Feja është një provim, një test, propozuar nga All-llahu ashtu që në arenën e garave shpirtrat e ngritur të dallohen nga shpirtrat e ultë. Ashtu siç zhyten në zjarr materialet si diamanti dhe thëngjilli, ari dhe dheu, veçohen njëri nga tjetri, ashtu edhe feja është sprovë sa i përket obligimeve të vëna njeriut nga All-llahu dhe rrjedha e garës, se kush ku e ka vendin. Në këtë mënyrë margaritarët e lartësuar në minierën e vetive të njeriut do të veçohen nga mbeturinat... Kur’ani është shpallur në këtë vend të sprovës për njeriun që të jetë përsosur gjatë garës në arenë.8.

Sipas këtij krahasimi, vetitë “diamante” duhet ë veçohen nga ato të “thëngjillit”. Por, pasi që kjo mund të bëhet vetëm me përdorimin e zjarrit, njerëzit duhet kaluar periudhën e sprovave përfshirë vështirësitë, fatkeqësitë dhe frustrime të ndryshme që të largohen vetitë e tyre të këqija ashtu që vetitë e tyre të mira të shndrisin edhe gjatë ditës.

Beduizzamani jep edhe një shembull: veçimi i argjendit dhe bakrit nga xehja kur goditet përkundër gurit të provës. Dy materialet e dobishme veçohen nga njëra tjetra duke goditur xehen për atë gur, dhe largohet xehja e padobishme e bakrit. Në këtë proces së seperacionit (veçimit), xehja duhet që të goditet me fuqi për gur, e pastaj të kalojë nëpër pesë sita. Ky proces ndan argjendin në xehe dhe e pastron nga xehja e bakrit, me çka e zvogëlon vlerën e tij. Se çfarë do të thotë “goditja për gur” për njeriun është kalimi nëpër vështirësi, fatkeqësi dhe frustrime të ndryshme, e që do të bëj që të del në shesh të bukuria e brendshme të njeriut. Ashpërsia e vështirësive dhe frustrimeve zbulon fuqinë e besimit të njeriut, si dhe superioritetin e karakterit, mendje mprehtësisë dhe besnikërisë së njeriut. Bile, kjo sprovë lë pas një pjekuri të karakterit shpirtëror dhe të besimit. Pra, ky proces pastron karakterin e lartë të besimtarit nga të gjitha vetitë që e dobësojnë, derisa del në shesh sikurse argjendi. Beduizzamani shkruan:

Pastaj në mëngjes mu kujtua kjo: nëse do të aplikohej procedura e njëjtë, dmth. të goditemi nga guri për sa e sa herë që të shikojmë se a jemi ar apo bakër, dhe të jemi të sprovuar jo-drejtësisht në çdo aspekt, dhe të kalonim nëpër pesë sita të ima tri-katër herë që të shihet se shpirtrat tanë keq-komandues mos janë duke bërë hile, është e nevojshme për shërbimin tonë, që duhet të jetë i pastër dhe vetëm në emër të së vërtetës dhe realiteti, ashtu që Përcaktimi hyjnor dhe mirësia e Zotit mund ta lejoj. Duke qenë i ekspozuar në sferën e sprovës dhe testit konfrontuar nga kokëfortët, armiqtë e padrejtë dhe pretekstet e tyre, çdokush kupton se nuk ka hile, egotizëm (kult i vetvetes), shpirtligësi, as interesa personalë e as të kësaj bote, e as ata që kërkojnë botën e pastajme, që janë plotësisht të sinqertë dhe rrjedh nga e vërteta dhe realiteti. Nëse ka mbetur fshehur, mund t’i jepen domethënie të ndryshme. Masa e besimtarëve nuk do të kishte besim në të. Mund të thonin: “Ndoshta janë duke na mashtruar”, e gjithashtu edhe elita mund të dyshonin. Duke menduar se “veprojnë sikur ata që e shesin veten për të fituar shkallë shpirtërore për vete dhe të fitohet mirëbesimi,” dhe nuk do të jenë plotësisht të sigurt. Tani, me zbatimin e sprovës, edhe ata më kokëfortit dhe më zemërgurët detyrohen të dorëzohen. Nëse vështirësia është njëfish, shpërblimi do të jetë njëmijëfish. Vullneti i All-llahut.9.

Në këta shembuj, Beduizzamani tërheq vëmendjen tek shkaqet tjera të frustrimit dhe fatkeqësisë. Tjerët do të shohin dhe do të frymëzohen nga morali i lartë i atyre që i flakin vetitë e tyre të këqija duke kaluar nëpër sprova të ashpra. Besimi tek myslimanët, veprat e tyre të larta dhe i virtytshëm nga ana e drejtë, do të shfaqet derisa të kalojnë nëpër sprova serioze, dhe njerëzit do të shohin se nuk presin ndonjë shpërblim nga njerëzit për shërbimet e bëra. Edhe ata që kanë dyshime të mëdha për myslimanët do të pranojnë se çdo përpjekje që e bëjnë myslimanët janë vetëm për të fituar kënaqësinë e All-llahut, dhe çdokush do të dëshmoj për dëlirësinë e qëllimeve të tyre. Tjerët do t’i njohin myslimanët nga vështirësitë dhe fatkeqësitë që përjetojnë, çka konfirmon se ata janë duke shkuar rrugës së drejtë.

Shfaqja e vetive të larta morale në kohën e vështirësive dhe frustrimeve

Çdokush përjeton gjëra të ndryshme gjatë ditës: lodhje, uri, ligështim, etj. Kjo është krejtësisht e natyrshme. Sido që të jetë, All-llahu thotë se myslimanët mund të zgjedhen që të përjetojnë sprova edhe më të rënda se këto. Morali i shfaqur nga besimtarët dhe jobesimtarët në këto situata janë mjaft dalluese.

Për shembull, frustrimi i tillë shpie jobesimtarët në rebelim, bëhen agresiv dhe humbin shpresën dhe ndershmërinë. Pasi që ata nuk besojnë në jetën e pastajme, mendojnë se çfarëdo që bëjnë është lidhur vetëm me këtë botë:

“Ata edhe thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë” (Xhathije, 45:24)

Sipas tyre, çdo gjë do të përfundojë kur të fundoset bota. Prandaj, ata dëshirojnë që të jetojnë në rehati, qetësi shpirtërore, shpërblim për punën e tyre të bërë, dhe të gjitha gjërat e mira të kësaj bote. Kjo dëshirë i bën vështirësitë dhe frustrimin shumë të dhembshëm për ta. Ata as nuk janë të durueshëm e as të ndershëm, nuk mund të falin dhe nuk i trajtojnë tjerët me njerëzi, apo të kenë ndjenjën e dhembshurisë apo mëshirës. Duke besuar se nuk ka shpërblim apo dobi nga gjërat e tilla; i nënshtrohen gjendjes së pashpresë duke menduar se vështirësitë sjellin vetëm humbje.

Por mendimet e tilla janë krejtësisht të gabuara, pasi që jeta e vërtetë dhe e amshueshme fillon pas vdekjes. Në Ditën e Gjykimit, çdokujt do t’i llogaritet ajo që e ka punuar dhe do të shpërblehet me drejtësi për të. Ata që kanë shfaqur moral të lartë nuk do të humbasin; përkundrazi, do të fitojnë shumë. Në fakt, ata do të shpërblehen për secilin fjalë të mirë që e kanë thënë, çdo vepër të sinqertë që e kanë bërë, dhe çdo shembull vetë-flijimi, besnikërie dhe njerëzie. Në të vërtetë, besimtarët mbajnë mend një hadithi të të dërguarit-savs: “Sjellja e keqe shkatërron shërbimin hyjnor, sikurse biberi mjaltin”10.dhe me pedanteri i largohen sjelljes së pahijshme.

Por njerëzit që janë shumë larg nga feja nuk janë të vetëdijshëm për këtë të vërtetë. Ata tremben kur përballen me situata të vështira, sepse mohojnë se çdo gjë që përjetojnë është test. Ja një pikë që duhet të trajtohet me kujdes: “Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndieni dhembje edhe ata ndjejnë dhembje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë. All-llahu është i Dijshëm, Ligjdhënës i Matur.“(Nisa, 4:104). Ashtu siç thotë ajeti,si besimtarët ashtu edhe jobesimtarët janë të nënshtruar vështirësive dhe frustrimeve. Por, për shkak se jobesimtarët nuk kanë besim në All-llahun dhe nuk e konsiderojnë se çdo ngjarje është krijuar nga All-llahu, dhe nuk shpresojnë të shpërblehen nga All-llahu ashtu siç presin besimtarët. Pra, dallimi themelor është se ata janë të pavëmendshëm për domethënien e vërtetë të jetës. Me fjalë tjera, besimi i besimtarëve në All-llahun krejtësisht i veçon nga jobesimtarët në jetën e pastajme.

Për shembull, All-llahhu na thotë se njerëzit do të sprovohen me uri dhe skamje. Derisa uria është vështirësi serioze dheh frustrim për jobesimtarët, për myslimanët është sprovë që ata duhet të tregojnë veti të larta morale dhe rast i mirë që nuk duhet humbur. Në kohëra të tilla, nënshtrimi ndaj All-llahut, besimi dhe durimi janë të një rëndësie të madhe, dhe fakti që nuk e humbin shpresën por përkundrazi shohin dobi për atë që u ndodh janë tregues të qartë se janë duke e kaluar testin.

Jobesimtarët vendosin leverdinë dhe rehatinë e tyre në vend të parë; sido qoftë, morali i besimtarit çdo herë jep përparësi tjetrit. Besimtarët me gjithë dëshirë u japin besimtarëve tjerë vendet më të mira, ushqimin më të mirë dhe veshjen më të mirë. Kur bën të ftohtë, myslimanët e vërtetë çdo herë përkujdesen për myslimanët tjerë duke iu ofruar batanije dhe pije të ngrohta, edhe nëse ata kanë të ftohtë. Ata ndiejnë kënaqësi që të sigurojnë shëndetin, sigurinë, rehatinë dhe lumturinë e shokëve të tyre, pasiqë e dinë se kënaqësia që rrjedh nga këto akte të vetë-flijimit nuk mund të krahasohen me kënaqësinë e pirjes së lëngjeve të ngrohta.

Njerëzit mund të shfaqin moral të lartë nëse çdo gjë shkon siç duhet në bollëk, nëse kanë shëndet të mirë dhe nevojat i kanë të plotësuara. Por, shfaqja e cilësive të larta morale në kohërat e vështirësive, apo trajtimi i mirë i të tjerëve derisa është i fyer me shpifje të rënda, duhet kundërpërgjigjur të ligës me të mirë. Shenjë tjetër i cilësive të moralit të lartë është kur i ngopuri i jep ushqim të pangopurit, i ngrohuri e vesh të ftohurin. Të dytë janë shumë të vlefshëm në prani të All-llahut, por duke shfaqur moral të shkëlqyer kur përballen me vështirësi është gjë shumë e rëndësishme dhe e vlefshme, për shkak të shfaqjes së forcës dhe sinqeritetin e besimit, devotshmërisë dhe virtytit të lartë të dikujt.

Përveç kësaj, ata që jetojnë jetë të virtytshme duke dëgjuar ndërgjegjen e tyre mund të dëgjojnë pëshpëritjet e liga që dërgojnë në ligësi, supozohet se është vështirë të jesh i vitytshëm, dhe përpjekja për të parandaluar të mos-qenit i virtytshëm. Ky zë bën që njerëzit të frikohen se do të ftohen nëse dikujt i jepet palltoja ose do të mbesin të uritur nëse e japin ushqimin. Kjo është ndër taktikat e shejtanit, që ai përdor për të frikësuar me varfëri ashtu që të parandaloj besimtarët që të ndihmojnë të varfrit

“O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E,dinë se All-llahu s'ka nevojë për ju, është i Madhëruar. Djalli ju frikëson nga varfëria dhe ju urdhëron për të këqija, e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm.”(Bekare, 2:267-268)

Ajetet thonë se All-llahu nxjerr në shesh mashtrimet e shejtanit dhe i paralajmëron njerëzit me lajme të mira nga mëshira e Tij. Si shpërblim All-llahu për moralin e tyre të lartë, do t’iu dhuroj një kënaqësi shpirtërore që nuk mund të krahasohet me asnjë kënaqësi të kësaj bote. Nuk ka kufizim të kënaqësisë që buron nga vetëflijimi, durimi, besnikëria, bujaria, njerëzia dhe lojaliteti. Në një ajet, All-llahu vlerëson lart karakterin moral të atyre besimtarëve që me kënaqësi hapin dyert e shtëpive për ata myslimanë që kanë migruar nga vendi i tyre, duke iu siguruar çdo gjë që nevojitet përkundër faktit se edhe ata kanë nevojë për ato gjëra:

“Edhe ata që përgatitën vendin dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin te ata dhe nuk ndiejnë në gjokset e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar” (Hashr, 59:9)

All-llahu gjithashtu tregon për shpërblimet që do të merren pas sprovës me etje, lodhje dhe uri për ata që veprojnë drejt:

“Nuk ishte me vend për banorët e Medinës e as për ata që ishin rreth tyre nga beduinët, të ngelin (pa shkuar) pas të dërguarit të All-llahut e as të kursejnë veten e tyre ndaj vetes së tij (Pejgamberit). Nuk ishte me vend ngase, ata nuk i godet as etja, as lodhja, as uria kur janë në rrugën e All-llahut, dhe nuk shkelin ndonjë vend që i hidhëron mosbesimtarët, dhe nuk arrijnë kundër armikut çka do qoftë (mbytje, robërim të tyre ose ngadhënjim mbi ta), vetëm se të gjitha ato do t'u evidentohen atyre si vepër e mirë (shpërblyese). All-llahu nuk ua humb shpërblimin veprim-mirëve. “ (Teube, 9:120)

Siç thotë edhe ajeti, çdo frustrim që përjeton myslimani në rrugën e All-llahut, në fakt, është vepër e mirë. Duke ditur që të gjithë njerëzit janë krijuar vetëm për t’i shërbyer All-llahut dhe për të bërë punë të mira, ata do to fitojnë shpërblim të përkryer për durim dhe karakterin e moralit, dhe nuk do t’u bëhet e padrejtë.

Gjë e vërtetë është edhe me sëmundjen dhe frustrimet tjera. Besimtarët e dinë se vetëm All-llahu do t’i shpërblejë dhe se kjo botë është e përkohshme. Prandaj, ata çdoherë janë mendjehollë, të vendosur dhe të prerë pasi që kanë lexuar në Kur’an se Ai jep forcë shpirtërore dhe mbështetje besimtarëve që punojnë për Të. Mësimi i fshehtësitë së sprovave të kësaj jete shkakton kënaqësi të madhe dhe lehtësim gjatë ballafaqimit me vështirësi. Për ata që dinë se çfarëdo që iu ndodhë është test asnjëherë nuk bëhen të brengosur, të frustruar, të humbin shpresën, të hutohen nga frika dhe shqetësimi apo të bijnë në depresion.

Forca që mban besimtarin

Forca e kënaqësisë në karakterin kur besimtarët shfaqin kur përballen me vështirësitë dhe frustrimet është diç që ata që nuk besojnë në fuqinë e lartësuar të All-llahut nuk mund ta kuptojnë. Jobesimtarët dyshojnë dhe pyesin veten se çfarë force është duke i mbajtur këta njerëz, pasiqë ata nuk besojnë në All-llahun, ata nuk janë të vetëdijshëm për atë se vetëm Ai mund të vendos këtë forcë. Për ta, njerëzit janë të fortë për shkak të mjeteve materiale dhe shokëve. Prandaj, ata çdoherë kërkojnë ndonjë qëllim dhe burim material që ata besojnë është përgjegjëse për fuqinë e besimtarit. Sidoqoftë, kjo fuqi vjen nga besimi i besimtarit në kader dhe në botën e pastajme, si dhe nënshtrimi dhe besimi në All-llahun. Jetët e profetëve dhe besimtarëve tjerë të devotshëm përmbajnë shumë shembuj të mirë në lidhje me forcën që lind nga ky besim.

Shembull i rëndësishëm është grupi i magjistarëve të faraonit, që tregojnë forcën e karakterit të tyre kur faraoni i ka kërcënuar me vdekje. Kur’ani na thotë se faraoni është përpjekur t’i frikësojë ata me tortura dhe vdekje, t’i mbaj larg pasimit të rrugës së drejtë që profeti Musa as u kishte treguar. Sidoqoftë, përgjigja e tyre tregoi se ata i frikohen vetëm All-llahut dhe iu kthyen Atij përkundër çdo vështirësie që ka mund t’u ndodhte. Përkundër të gjitha kërcënimeve nga faraoni, magjistarët i thanë atij se do të mbetën të paepur në rrugën e nënshtrimit dhe besimit në All-llahun që besimi i tyre u kishte dhënë:

Ai (faraoni) tha: "Ai besuat atij para se t'u japë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili a mësoi magjinë, unë do t'ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t'u varë në trungjet e hurmave, e atëherë ju do a kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?" Ata thanë: "Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!" Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)! (Ta Ha, 20:71-73)

Shembull tjetër është kur të rinjtë i besuan profit Musa as. Kërcnimet e faraonit parandaluan që disa njerëz të tij të besonin në All-llahun, dhe kështu pësuan humbje të madhe. Por besimtarët e devotshëm që frikoheshin vetëm fuqisë së All-llahut pasuan rrugën që profeti Musa as ua tregoi. Shtypja dhe përdhunimet e faraonit dhe shoqërisë së tij nuk i largoi nga rruga:

Duke pasur frikë nga faraoni dhe nga rrethi i tij se do t'i torturojnë, Musait nuk i besoi kush pos një pjese të pasardhësve të popullit të tij. Vërtet, faraoni ishte mbizotërues në tokë dhe ai ishte prej shkatërrimtarëve. (Junus, 10:83)

Sikur këta të rinj të devotshëm që i kanë besuar profetit Musa as, gjithë besimtarët shfaqën besim dhe guxim të njëjtë kur ballafaqoheshin me shoqëritë armiqësore apo vështirësi serioze, frustrime apo nevojë. Kur’ani thotë:

E kur myslimanët e panë ushtrinë aleate, thanë: "Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e All-llahu dhe i dërguari i Tij e thanë të vërtetën. Ajo (ushtria e armikut që e panë) vetëm ua shtoi atyre besimin dhe mbështetjen. (Ahzab, 33:22)

Nënshtrimi i sinqertë ndaj All-llahut në kohët e vështira

Njëra ndër gjërat më të shquara që dallon myslimanin e devotshëm nga të tjerët është përkujdesja ndaj urdhrave dhe këshillave të All-llahut. Asnjë vështirësi, frustrim apo kufizim nuk do ta pakësojë vendosmërinë e tyre për t’iu përmbajtur atyre apo që të rrezikojnë karakterin e tyre moral. Nuk është me rëndësi se në çfarë nevoje apo hall të gjenden, ata kurrë nuk mendojnë të bëjnë diçka që All-llahu e ka ndaluar. Në situatën kur është i sëmurë, ka nevojë, dështon apo ka presion, nuk e rrezikojnë nderin dhe sinqeritetin e tyre.

Siç thamë edhe më parë, shejtani dëshiron që t’i shmang njerëzit nga rruga e vërtetë dhe e dëgjojnë zërin e lig. Pra, ai nxit njerëzit që të bëjnë gjëra që All-llahu i ka ndaluar dhe i ndalon që të bëjnë atë që All-llahu e pëlqen. Ky zë negativ i brendshëm çdoherë punon në këtë drejtim, vazhdimisht duke pëshpëritur gjëra të liga në mendjen e tyre. Për shembull, ky zë negativ dëshirë që t’i parandaloj njerëzit dhe mos të çohen në namaz; i bën të përgjumur, të flashkët, dhe të padisponueshëm; dhe vazhdimisht përpiqet që t’i bëj që të harrojnë se përse duhet bërë këtë. Shejtani i frymëzon që të pyesin veten: “Çka ka lidhje edhe nëse nuk çohem sot?”

Por besimtarët nuk e dëgjojnë këtë zë negativ. Ata çohen çdo mëngjes pa përtesë dhe të vendosur që të kryejnë namazin, duke përkujtuar se kjo është rruga për në bukuri të vërtetë dhe shpëtim. Ky zë negativ gjen lloj-lloj arsyetimesh që të bëhet agjërimi i vështirë, edhepse All-llahu ka urdhëruar këtë adhurim. Ai përpiqet që ta paraqet urinë dhe etjen shumë të vështirë. Nëse agjërojnë, ky zë vë dyshim në ta se a do të jenë të aftë të qëndrojnë. Por myslimanët e devotshëm agjërojnë me përcaktim të prerë përkundër presionit të këtij zëri. Ata shpresojnë në shpërblimin që do ta kenë nga Zoti i tyre për urinë, etjen dhe lodhjen që ata duhet ta durojnë për ta fituar kënaqësinë e All-llahut. Dhe gjatë kësaj kohe ata ndiejnë kënaqësi të madhe.

Ngjashëm, në situatat kur fitimi i ndaluar i parave konsiderohet i lejuar, ky zë i brendshëm e bën që të duket gjë e lehtë dhe sugjeron se të gjithë e bëjnë të njëjtën gjë. Edhepse mund të kenë nevojë të madhe dhe ky zë i brendshëm bën presion edhe më të madhe tek ta, myslimanët duhet që mos ta japin veten dhe të përulen që të marrin të ndaluarën, dhe të hanë bukë me para të fituar në mënyrë të ndaluar, pa marrë parasysh se sa janë të uritur. Edhe situata e tillë do t’i bënte të mos ndihen këndshëm. Ata kurrë nuk do të pohojnë se nevoja është arsyetim për sjellje të gabuar, por e dinë se është e rëndësishme që çdo herë të largohen nga ajo që All-llahu e ka ndaluar. Ata praktikojnë këtë rregull me një ndjenjë të brendshme të mirëqenies dhe sinqeritetit të vërtetë.

Kur’ani fton myslimanët që të sillen ashtu që të fitohet kënaqësia e All-llahut ‘si ata që garojnë mes veti në punimin e veprave të mira’. Duke u përpjekur që të fitojnë xhenetin e premtuar, myslimanët përjetojnë paqe dhe mirëqenie duke dhënë kur të munden dhe çka të munden dhe nga të qenit i durueshëm në çdo vështirësi. Për shembull, mund të kenë ndonjë shok mysliman që është në nevojë. Pra, zgjohen një mëngjes dhe përpiqen që t’i kënaqin shokët e tyre duke iu dhënë atë që iu nevojitet. Shumicën e rastit ata që pranojnë dhuratat as nuk e dinë se kush iu ka dhënë, ndërsa dhuruesit të kënaqur me sjelljen e tyre të lartë, kurrë nuk do ta bënin këtë gjë të ditur nëse do të paraqiste ndonjë vështirësi për ta.

All-llahu thotë se myslimanët kanë ndjenjë të thellë kënaqësie duke jetuar në pajtim me moralin kuranor dhe qortojnë sjelljen e kundërt:

...All-llahu juve ua bëri të dashur besimin dhe ua zbukuroi atë në zemrat tuaja, ndërsa mosbesimin, shfrenimin dhe kundërshtimin, ua bëri që t'i urreni. Të tillë janë ata që gjetën rrugën e drejtë. Kjo është dhuratë dhe begati prej All-llahut, e All-llahu është i dijshëm dhe i urtë.(Huxhurat, 49:7-8)

Por, përkundër të gjithave, shejtani përpiqet që të gjitha veprat e ndaluara t’i paraqes si të lejuara. Për të bërë këtë, shejtani tregon se ata që bëjnë gjëra të liga janë më shumë. Shumica e njerëzve marrin para të ndaluara, duke mos ia vërë veshin se a është e lejuar kjo apo jo, dhe shkelin parimet e moralit kuranor. Prandaj, shejtani çdoherë aludon logjikën se shumica kanë të drejtë dhe ka kuptim. Por, Kur’ani thotë se ata që bëjnë vepra të liga nuk janë në rrugë të drejtë, edhe pse janë shumicë:Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë. “ (En’am: 6:116), por, në të kundërtën, All-llahu thotë se vetëm një grup i vogël e njerëzve ka besim dhe se shumica janë në rrugë të gabuar. Për këtë shkak, shejtani nuk mund të mashtrojë besimtarët por vetëm tek ata që e kanë besimin e dobët, që mendjen e kanë të hapur për dyshime dhe frikë, si dhe ata që haptazi mohojnë All-llahun.

Syçeltësia e myslimanëve të devotshëm rrjedh nga besimi në All-llahun dhe vendosmëria e palëkundur që besimi sjell me vete, si dhe morali i tyre i lartë. Myslimanët e dinë se sjellja e mirë përbëhet nga veprat që shpërfillin epshin. Për shembull, kur bujaria, besnikëria, durimi, dhe vetitë tjera të larta morale vihen në praktikë, epshi neveritet. Por si rezultat i tërë kësaj do të jetë e mira materiale dhe shpirtërore. Jeta në këtë dhe botën tjetër në shpresën për shpërblim për moralin e pastër është më e mirë sesa të gjitha gjërat e kësaj bote dhe kënaqësia e epshit. Për shembull, ata që refuzojnë pëshpëritjet e epshit për të hyrë në ndonjë marrëdhënie të palejuar, dhe parapëlqejnë që të presin shpërblimin e tyre në jetën e pastajme, do të përjetojnë nder dhe drejtësi në këtë jetë. Në të njëjtën mënyrë, ata që mbesin të uritur apo pa gjumë për të plotësuar nevojat e shokëve myslimanë, pa marrë parasysh vështirësitë, do të jenë të kënaqur në shpresën për të fituar kënaqësinë e All-llahut.

Myslimanët që kanë këto veti të mira të moralit, që All-llahu i ka lartësuar në Kur’an, fitojnë edhe respektin dhe dashurinë e myslimanëve tjerë. Nëse punojnë shumë për çështjen e All-llahut dhe me kënaqësi përballen me çdo pengesë, nëse veprojnë me përkushtim të pashoq për çështje të drejtë pa frikë të konfrontimit, dhe nëse janë të gatshëm për çdo lloj vetëflijimi, dashuria dhe respekti që tjerët kanë për ta, do të rritet shumëfish. Në Kur’an, All-llahu i referohet atyre që jetojnë sipas moralit të lartë:“E atyre të cilëve u priu e mbara nga ana jonë, do të jenë larg tij (Xhehennemit).“(Enbija, 21:101), dhe na tregon për vetitë e larta të moralit.

Myslimanët janë shokë të vërtetë në kohërat e duhura

Ekziston një thënie tek jofetarët: Në vështirësi njihet shoku. Kjo është një shprehje e mirë për idenë se nuk mund të gjesh shok të vërtetë kur të duhen. Sido që të jetë, shoqëria, besnikëria janë shumë të rëndësishme në jetën e njeriut, për ata që janë në vështirësi financiare apo të sëmurë, që kanë nevojë për mbështetje morale, që dëshirojnë shok të afërt- shok që është besimtar- t’i ndihmoj. Por, meqenëse të gjitha marrëdhëniet në shoqëritë jofetare bazohen në oportunizëm, jobesimtarët nuk mund të gjejnë shok të vërtetë. Vetëm kur janë në hall apo nevojë i shohin njerëzit dhe fytyrën e vërtetë të atyre që ata çdoherë i kanë konsideruar si shokë. Shokët e tyre të supozuar, bile edhe më shumë i komplikojnë gjërat në kohërat e vështira. Për shembull, kur dikush përjeton vështirësi dhe i nevojitet dikush me e qa hallin, nuk kanë me kënd, dhe mbesin të vetmuar.

Për shembull, pasaniku që nget veturën luksoze dhe han në restorante ekstravagante në përgjithësi ka rreth të gjerë shokësh, e bile edhe disa të ngushtë. Por nëse humb punën dhe punon për një rrogë të zakonshme në fabrikën e vet, si do të vejnë marrëdhëniet më tutje? A do të tregojnë respektin dhe interesin e njëjtë rrethi i tij i shokëve sikur atëherë kur ka ngarë veturën luksoze dhe ka pasur veshur rroba të shtrenjta? Si do të trajtohet kur të vishet me modesti, dhe nuk hedh para andej këndej si përpara, dhe nuk i qeras shokët e tij me darkë? Shumë qartë, nuk do ta ketë vëmendjen e njëjtë. Në të vërtetë, të gjithë ata që i ka konsideruar shokë do t’ia kthejnë shpinën. Kur e takojnë atë, ata bëhen se nuk e shohin e bile ndoshta edhe e përqeshin. Në të vërtetë, shpirti i tij nuk ka ndryshuar; por vetëm pamja e jashtme e tij. Por, pasiqë shokët e tij të mëparshëm mbështetën vetëm në pamjen e jashtme materiale, e braktisin atë, duke e lënë të vetëm.

Marrim një shembull tjetër, të një çifti të martuar. Kur janë martuar, kanë dhënë premtimin se do të jenë bashkë në të mirë e në të keqe. Por çfarë ndodhë nëse gruaja paralizohet nën bel për shkak aksidenti dhe nuk mund të ec as të bëj asgjë vetë? Çfarë do të bëj burri? Ndoshta do ta ndihmojë për pak kohë. Por kur do të kuptojë se kjo është situatë e përhershme dhe prej së cilës më nuk do të sheh ndonjë dobi, papritmas çdo gjë ndryshon. Ky shembull tregon se si jobesimtarët konsiderojnë besnikërinë, lojalitetin dhe miqësinë. Kur humbet profiti, mbaron lidhja. Shumica e atyre që nuk e braktisin gruan në situata të tilla dhe mbesin për shkak se frikohen se çfarë do të mendojnë miqtë e tyre, e jo për shkak të dashurisë dhe dhembshurisë për bashkëshorten e paaftë. Në sipërfaqe, duken të përkushtuar dhe besnikë, por nuk e ndiejnë dhembshuri dhe ndjeshmëri për gruan e tij kur më së shumti i nevojitet.
Situatë tjetër e shpeshtë që haset në shoqëritë jofetare që tregon se ata janë shumë larg nga morali kuranor është se si të rinjtë sillen ndaj prindërve të tyre. Me vite, familjet e tyre plotësojnë çdo nevojë; por kur i plaken prindërit dhe gjymtyrët e tyre më nuk i mbajnë, të rinjtë nuk shfaqin dashurinë dhe besnikërinë ndaj tyre. Ata ndihen të prangosur me prindërit e tyre dhe zakonisht i vendosin në shtëpi të pleqve.

Sido qoftë, si në çdo situatë, myslimanët shfaqin besnikëri ndaj anëtarëve të familjes së vet. Ata ushqejnë prindërit e tyre por ta lënë veten të uritur, dhe kujdesen maksimalisht që t’iu plotësojnë të gjitha dëshirat. All-llahu këshillon se si duhet sjellë ndaj prindërve:

Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).(Isra, 17:23)

Me fjalë tjera, myslimanët nuk ankohen për besimtarët që janë në nevojë; por iu ndihmojnë njerëzisht me çka kanë. I vetmi vend që mundesh me gjetur miqësinë e vërtetë dhe besnikërinë e sinqertë është në mesin e myslimanëve të devotshëm. Myslimanët janë miqë, përkrahës dhe ndihmës i njëri tjetrit. Të obliguar nga morali i tyre i lartë për përfilljen e mirëqenies së shokëve të tyre, edhe nëse bien në vështirësi të pashpresë, ata do të bëjnë çmos që të dalin në ndihmë shokëve të tyre dhe ndiejnë kënaqësi me veprën e tyre vetëflijuese. Kur miqtë e tyre janë të sëmurë apo në vështirësi financiare, ata kujdesen për ta bile para se kjo të kërkohet nga ata. Edhe nëse humbin gjumin apo uriten, ata nuk lejojnë që të shohin shokun mysliman të trajtohet padrejtësisht apo në nevojë. Në Kur’an All-llahu na tregon për shokët e vërtetë të besimtarëve:

Mik (i afërt) juaji është vetëm All-llahu, është i dërguari i Tij dhe ata që besuan e që falin namazin dhe japin zekatin duke bërë rukunë (duke qenë respektues).(Maide, 5:55)

Është e vërtetë se ata që besuan, u shpërngulën dhe luftuan me pasurinë e tyre në rrugën e All-llahut, dhe ata që strehuan (të shpërngulurit) dhe u ndihmuan, të tillët janë miq të njëri tjetrit (në ndihmë dhe në trashëgim). Ata që besuan por që nuk u shpërngulën, ju nuk keni përkujdes as ndihmë për ta deri sa të shpërngulen edhe ata. E nëse ata kërkojnë ndihmë prej jush për çështjen e fesë, atëherë jeni të obliguar t'u ndihmoni, përveç nëse është puna kundër një populli që me të keni marrëveshje (nuk mund t'u ndihmoni në luftë kundër atij populli). All-llahu mbikëqyr atë që veproni. (Enfal, 8:72)

Me çdo vështirësi ka edhe lehtësi

Që në fillim, kemi folur rreth vështirësive dhe frustrimeve të ndryshme që All-llahu teston besimtarët dhe zbulon moralin e lartë të tyre që e shfaqin në situatat e tilla. Kemi folur edhe për mirëqenien, ndjenjat e dashurisë dhe respektit që ata përjetojnë duke vepruar sipas vetive të tyre morale. Sidoqoftë, nuk duhet lënë pas dore e mos të përmendet se në çdo sprovë, All-llahu sjell edhe të mirën dhe lehtësim tek shërbëtorët e Tij. Në Kur’an, All-llahu përkujton këtë premtim:

E, pa dyshim se pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi. (Inshirah, 5-6)

...All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju...(Bekare, 2:185)

Dhe Ne do të drejtojmë ty në më të lehtën. (A’la, 87:8)

... E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën. Ky është vendim i All-llahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin. (Talak, 65:4-5)

Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngushtë nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askënd, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati). (Talak, 65:7)

E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, Dhe vërteton bindshëm për më të mirën, Ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), Dhe që përgënjeshtron atë më të mirën, Ne do ta përgatisim për më të vështirën. E pasuria e tij nuk do t'i bëjë dobi, kur ai të zhduket. (Lejl, 92:5-11)

Siç tregojnë edhe vetë këto ajete, all-llahu lehtëson ata besimtarë duke punuar në vështirësi dhe frustrim dhe dërgon ndihmë nga prania e Tij. Kur’ani thotë se All-llahu dërgon ndihmën përmes engjëjve, dhe këtë Ai e bën vetëm që të inkurajohen me lajme të mira.

All-llahu u ndihmoi juve në Bedër kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti. Kur ti u thoshe besimtarëve: "A nuk është mjaft për ju që Zoti juaj t'ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur?" Po, nëse jeni të qëndrueshëm e të matur, e ata (armiqtë) t'ju vinë tash në këtë moment, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë prej engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar. E atë (ndihmë) All-llahu nuk e bëri për tjetër por vetëm për t'ju gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, për ndryshe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit. (u ndihmoi) Që ta këpusë një grup nga ata që nuk besuan (duke i mbytur a zënë robër), ose për t'i demoralizuar dhe ashtu të kthehen të dëshpëruar. (Ali Imran, 3:123-27)

Përveç ndihmës nga engjëjt, All-llahu gjithashtu mbron besimtarët me një armatë të padukshme dhe u jep atyre ndjenjë të sigurisë dhe mirëqenies. Për shembull, Kur’ani përshkruan mbështetje që All-llahu i ka dhënë të dërguarit gjatë një periudhe të vështirë në misionin e tij:

Në mos e ndihmofshi atë (Pejgamberin), atë e ka ndihmuar All-llahu; kur ata që nuk besuan e nxorën atë vetë të dytin; kur që të dy ishin në shpellë, kur po i thoshte shokut të vet: "Mos u pikëllo (friko), All-llahu është me ne!" E All-llahu zbriti qetësi (në shpirtin e) atij, e fuqizoi me një ushtri që ju nuk e patët; e fjalën e atyre që nuk besuan më të ultën, kurse fjala e All-llahut (është) më e larta. All-llahu është më i fuqishmi, më i urti. (Teube, 9:40)

Siç po shihet nga ajeti i sipërm, një ndjenjë e thellë e lehtësimit pason pas çdo periudhe të vështirë. Në të vërtetë, fakti se myslimanët veprojnë si një njësi, duke ditur se çdo ngjarje përmban një test dhe duke ditur se duhet përgatitur për jetën e amshueshme i jep atyre ndjenjë të thellë të lehtësimit gjatë sprovave. Përveç kësaj, All-llahu sjell besimtarëve lajme edhe më të mira. Siç kemi parë nga jeta e të dërguarit savs dhe myslimanëve të devotshëm, pasi përfundojnë vështirësitë, All-llahu u jep besimtarëve fitore definitive. Jeta e profetit Jusuf as është shembull për këto lajme të mira.

Kur Jusufi as ishte shumë i ri, vëllai i tij e hodhi në bunar dhe e la që të vdes aty. At që e gjetën e shitën si rob një vezir egjiptas. Më vonë, Jusufi as ishte paditur padrejtësisht nga gruaja e vezirit, ishte arrestuar dhe kishte kaluar me vite në burg, ku përjetoi një mori vështirësish pa u rrezikuar morali i tij. Çfarëdo që i ndodhte, ai kërkonte strehim tek All-llahu dhe koha e tij e kaluar në burg u kthye si përvojë pozitive. Ai u bë shembull për të gjithë besimtarët me besnikërinë, mirëbesimin dhe nënshtrimin ndaj All-llahut në të gjitha fatkeqësitë. Si shpërblim, All-llahu e largoi nga burgu në kohën kur Ai ka dëshiruar dhe i ka dhënë pushtet dhe pasuri në Egjipt.

Për këtë arsye, jeta e tij është shembull i mirë për besimtarët. All-llahu premton besimtarëve të Tij që shfaqin mirëbesim dhe durim në vështirësi si Ai do t’i sjell të mirat dhe lehtësim.

...Kështu këshillohet ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin). (Talak, 65:2-3)

Ky shembull zbulon se All-llahu teston robërit e Vet kohë pas kohe me vështirësi dhe frustrime. Por besimtarët që kanë njohuri se janë duke u sprovuar dhe vazhdojnë të jenë të nënshtruar All-llahut kanë fituar diçka me rëndësi të madhe. E dinë se shpërblimi i tyre do të shumëfishohet në botën e ardhme për gjërat që kanë vuajtur në jetën e tyre, për moralin e lartë të treguar në lloj-lloj situata të vështira, si dhe për vetësakrificën, durimin dhe nënshtrimin. Ndoshta disa minuta vështirësi që ata durojnë do t’u sjell atyre miliona vjet shpërblim në xhenet. Sigurisht, ata që kanë njohuri për këtë premtim të madh jetojnë në pritje dhe shpresë se do të fitojnë xhenetin të mbushur me sende të mira. All-llahu përshkruan gjendjen e këtyre njerëzve me këto ajete:

(Robërit e Zotit janë) Edhe ata që nuk dëshmojnë rrejshëm dhe kur (rastësisht) kalojnë pranë së keqes, kalojnë duke e ruajtur karakterin e vet. Edhe ata që kur këshillohen me ajetet e Kur'anit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër. Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit". Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (Xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit. Aty janë përgjithmonë, e sa vendqëndrim dhe vendbanim i mirë është ai. (Furkan, 25:72-76)

Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet. (ata i luten) që All-llahu t'i shpërblejë më së miri për atë që punuan dhe për t'ua shtuar të mirat nga Ai. All-llahu e dhuron pa masë atë që do. (Nur, 24:37-38)

 

NOTAS

7 Bediuzzaman Said Nursi, Përmbledhja Risale-i Nur, Maktubat.

8 Bediuzzaman Said Nursi, Përmbledhja Risale-i Nur, Fjalët, Stacioni i dytë i fjalës së njëzetë.

9 Bediuzzaman Said Nursi, Përmbledhja Risale-i Nur, Rrezet, Rrezja e katërmbëdhjetë, Letrat.

10 Imam Ahmed, vëll. 1, nr. 387; Imam Ibën Kathir, Jeta e kësaj bote është kënaqësi e shkurtër.

 

4 / total 7
Ju mund të lexoni librin e Fshehtësia e Sprovës Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
MEDYAMIZ ÖZKAN MAMATİ İSİMLİ KİŞİNİN GERÇEK YÜZÜNÜ MUTLAKA BİLMELİDİR
HAKLARINDA HİÇBİR KESİN YARGI KARARI OLMAYAN SN. ADNAN OKTAR VE...
MERVE BÜYÜKBAYRAK AKIL HASTANESİNE SEVK TALEBİ GEREKTİRECEK NE YAPTI?
BASINA ÖZEL HAZIRLANAN SENARYOLARLA HAKKIMIZDA ALGI OLUŞTURULMAYA...
MİLLİYET GAZETESİ MAGAZİN YAZARI SAYIN ALİ EYÜBOĞLU’NA AÇIK MEKTUP
AYRILIP DAĞILMA GİBİ BİR NİYETİMİZ ASLA YOK!
YENİ ŞAFAK GAZETESİ YAZARI SAYIN HASAN ÖZTÜRK’E AÇIK MEKTUP
SAYIN ÖZLEM GÜRSES'E AÇIK MEKTUP
SAYIN MİNE UZUN'A AÇIK MEKTUP
DAVA DOSYASI BOMBOŞ ÇIKINCA MEDET UMULAN ESKİ BİR İFTİRA: "GİZLİ TÜNELDEN...
KONUNUN TARAFLARINA SÖZ HAKKI VERMEDEN TEK TARAFLI YAYIN YAPMASI HABERTÜRK...
SAYIN AHMET HAKAN'A AÇIK MEKTUP
HALK TV'YE AÇIK MEKTUP
OZAN SÜER ARKADAŞIMIZIN TUTUKLANMASIYLA İLGİLİ OLARAK AV. SENA AKKAYA...
TÜRK İNSANI ADİL, TARAFSIZ, DÜRÜST, İLKELİ VE SEVGİ DOLU BİR BASIN ÖZLEMİ...
İFTİRA ÜZERİNE KURULAN DAVAMIZIN TEMELİNDEKİ SEBEP: "HUSUMET"
HÜRRİYET GAZETESİ VE YAZARLARINA CESARETLE VE ISRARLA DOĞRUDAN YANA OLMAK...
SEVGİ, KARDEŞLİK VE SELAM GÖNDERME İDDİALARI TUTUKLAMA GEREKÇESİ OLAMAZ
MEHDİYET İNANCI SEBEBİYLE SAYIN ADNAN OKTAR’IN YANINDAN AYRILMADIĞIMIZ...
TOPLU BİR AKIL TUTULMASI: "GALEYAN"
ELVAN KOÇAK BEY’İN YANLIŞ BİLGİLENDİRİLDİĞİ HUSUSLAR
AV. CELAL ÜLGEN'E AÇIK MEKTUP–3
İNGİLİZ DERİN DEVLETİNİN ÜLKEMİZDEKİ ALÇAK, HAİN VE AŞAĞILIK KRİPTO...
SAYIN MİNE KIRIKKANAT HANIMEFENDİ’YE BİR KEZ DAHA DOSTLUK VE SEVGİ...
MÜŞTEKİ İFADELERİ HAKKINDA BASINDA YER ALAN GERÇEK DIŞI HABERLER
SEVGİDEN VAZGEÇMEK ZULÜM OLUR, TEK İSTEĞİMİZ SEVGİ TOPLUMU OLUŞMASI
2 YILDAN BU YANA CAMİAMIZA KARŞI YAPILAN HAK VE HUKUK İHLALLERİ, ZULÜM VE...
ALİ İHSAN KARAHASANOĞLU KARDEŞİMİZ MASUMİYET KARİNESİNE VE SAVUNMA HAKKINA...
ATV KAHVALTI HABERLERİNDEKİ ASILSIZ İTHAMLARA CEVABIMIZDIR
MİLLİ ÇÖZÜM DERGİSİ BAŞYAZARI AHMET AKGÜL’ÜN İFTİRALARA DAYANARAK YAPTIĞI...
SEVGİYE DAİR HER DAVRANIŞIN SUÇ KAPSAMINA SOKULMA GAYRETİNDEN ENDİŞE...
AV. SN. CELAL ÜLGEN'E AÇIK MEKTUP
CÜBBELİ AHMET HOCAMIZ’DAN MÜSLÜMANLAR HAKKINDA KONUŞURKEN ADİL, DÜRÜST VE...
İSTİKLAL İNTERNET HABER SİTESİ YAZARLARINDAN SAYIN ÖMER AKDAĞ’A...
MADDİ GELİR ELDE ETMEK UĞRUNA TERTEMİZ, NUR GİBİ İNSANLARI ACIMASIZCA YOK...
DOSYAMIZDA ETKİN PİŞMANLIK İFADELERİ DEĞİL, CAN HAVLİYLE KENDİNİ...
SAYIN MİNE KIRIKKANAT HANIMIN SAVUNMA HAKKINI VE DEĞERLİ AVUKATLARI HEDEF...
BASIN KORKU DEĞİL ADALET, DÜRÜSTLÜK VE TARAFSIZLIK ÜZERİNE KURULU YAYIN...
AKİT'TEKİ KARDEŞLERİMİZ YAYINLARINDAKİ HAKARETAMİZ ÜSLUBA KARŞI MUTLAKA...
SN. ADNAN OKTAR DURUŞMALAR BOYUNCA MASKE KULLANMIŞ, GENEL SAĞLIĞIN...
MÜMİN ALLAH’TAN GELEN İŞARETLERİ GÖRÜR VE HAYRA YORAR
KANAL D ANA HABER PROGRAMINI HUKUK VE VİCDAN SINIRLARI İÇİNDE YAYIN...
ARKADAŞIMIZ BÜLENT SEZGİN'DEN SAYIN AYŞENUR ARSLAN HANIMEFENDİ’YE AÇIK...
SAYIN ADNAN OKTAR VE ARKADAŞLARINI GÜYA TEHLİKELİYMİŞ GİBİ GÖSTERME OYUNU
ARKADAŞIMIZ SERDAR SUPHİ TOGAY'IN MAHKEME İFADESİNDEN BASINA YANSIYAN...
SÖZDE ETKİN PİŞMAN OLMAK ZORUNDA BIRAKILAN ARKADAŞIMIZ ALİ ŞEREF GİDER’İN...
TURNİKE İFTİRASINA İTİBAR EDİP DİLE GETİRENLERİN ASIL ÖNCELİĞİ...
AKİT CAMİASINDAKİ KARDEŞLERİMİZ BİZİM İYİ NİYETİMİZİ YAKINDAN BİLİR VE...
GERÇEKLER SAYIN DOĞAN KASADOLU'NUN HAYAL DÜNYASINDA YAŞADIĞINDAN VE...
ALİ İHSAN KARAHASANOĞLU KARDEŞİMİZE HANIMLAR HAKKINDA SAYGILI VE NEZAKETLİ...
MUHAFAZAKAR CAMİADA HAKKIMIZDA MERAK EDİLEN BAZI SORULARA CEVAPLAR
DURUŞMADA YÖNELTİLEN SORULAR İDDİANAMEDE YER ALAN SUÇLAMALARIN ASILSIZ...
ARKADAŞIMIZ SEDAT ALTAN'DAN DEĞERLİ GAZETECİMİZ SAYIN AHMET HAKAN'A AÇIK...
ARKADAŞIMIZ MERVE BÜYÜKBAYRAK'IN MİNE KIRIKKANAT HANIMEFENDİ'YE AÇIK...
ARKADAŞIMIZ KARTAL İŞ'TEN SAYIN DOĞU PERİNÇEK’E AÇIK MEKTUP
AV. SN. KEREM ALTIPARMAK’IN “İNTERNET ERİŞİM ENGELLERİ VE İFADE ÖZGÜRLÜĞÜ”...
"NİHAYET DERGİSİ"NDE, CAMİAMIZ HAKKINDA YAPILMIŞ GERÇEK DIŞI, ÇİRKİN BİR...
HALKI, HALKA EZDİREN SİSTEM SON BULMALI
KONU DEKOLTE DEĞİL, SEVGİMİZE VE DOSTLUĞUMUZA DUYULAN ÖFKE
INDEPENDENT-TÜRKÇE'NİN MÜSLÜMANLARA EVRİM TEORİSİNİ KABUL ETTİRME TAKTİĞİ
BUGÜN BAZI GAZETECİLERİN TUTUKLANMASINI ELEŞTİREN CNN TÜRK GECE GÖRÜŞÜ...
DEKOLTE GİYDİLER DİYE MASUM İNSANLARA YÜZLERCE YIL HAPİS CEZASI İSTEYİP...
SN. ADNAN OKTAR’IN MEHDİLİK İLAN EDEREK DEVLETİ ELE GEÇİRECEĞİ İTHAMI AKLA...
ARKADAŞIMIZ EMRE BUKAĞILI'NIN SN. FAZIL SAYIN AÇIKLAMALARINA CEVABI
SÜLEYMAN ÖZIŞIK KARDEŞİMİZİN DE CEMAATLERİN MİLLETİMİZ İÇİN DEĞERİNİ ÇOK...
ADNAN OKTAR OLMASAYDI...
SAYIN ERGUN YILDIRIM’IN “YENİ MEHDİLER” BAŞLIKLI KÖŞE YAZISINA...
NORMAL VE LEGAL BİR YAŞAMDAN YAPAY SUÇLAR ÜRETİLEREK "HAYALİ BİR SUÇ...
SAYIN ADNAN OKTAR’IN TUTUKLANMASININ ARDINDAN...
CÜBBELİ AHMET HOCAMIZ MÜSLÜMANLARA ATILAN İFTİRALARA İTİBAR ETMEMELİDİR
ODATV GENEL YAYIN YÖNETMENİ SN. BARIŞ PEHLİVAN'A AÇIK MEKTUP
KOMPLOCULAR, KORKUTARAK "SÖZDE" İTİRAFÇI YAPTIKLARI ARKADAŞLARIMIZ...
CUMHURİYET GAZETESİNE AÇIK MEKTUP
GENİŞ HAYAL GÜCÜ İLE KURGULANAN DAVA DOSYASI
MODERNLİK İSLAM’IN GELİŞİP YAYILMASINDA EN ETKİLİ YÖNTEMDİR
SN. ENVER AYSEVER’İN PROGRAMINDA GÜNDEME GELEN İTHAMLARIN CEVAPLARI
SN. ADNAN OKTAR: "ALLAH'IN VERECEĞİ KARARI TALEP EDİYORUM"
MİNE KIRIKKANAT GİBİ AYDIN VE DEMOKRAT BİR HANIMA HUKUKUN TEMEL İLKELERİNE...
Adnan Oktar: "Allah’ın vereceği kararı talep ediyorum."
Adnan Oktar: "Allah’ın vereceği kararı talep ediyorum."
YENİ AKİT GAZETESİ VE ODA TV’DE YER ALAN “UYAP’TAN SANIĞIN ADI SİLİNDİ”...
SAYIN BİRCAN BALİ'YE CEVAP
SAYIN AVUKAT CELAL ÜLGEN'E AÇIK MEKTUP
SAYIN ALİ İHSAN KARAHASANOĞLU'NA CEVAP
SAYIN ADNAN OKTAR VE CAMİAMIZA YÖNELİK MANEVİ LİNÇ
SN. DOĞU PERİNÇEK VE SN. PROF. DR. ALİ DEMİRSOY'UN ÖNEMLİ OLDUĞUNU...
SAYIN PROF. DR. NURAN YILDIZ'A AÇIK MEKTUP
SN. ADNAN OKTAR VE ARKADAŞLARININ İSRAİL VE MUSEVİLERLE OLAN...
CAMİAMIZA YÖNELİK "YURTDIŞI LOBİ FAALİYETLERİ" İSNADI İLE İLGİLİ...
FETÖ'YE KARŞI EN GÜÇLÜ ELEŞTİRİLERİ SN. ADNAN OKTAR YAPMIŞTIR
DELİL VE ŞAHİT OLMADAN SUÇSUZ İNSANLARI CEZALANDIRMAK KUR’AN’A UYGUN...
ARKADAŞLARIMIZ MUAZZEZ VE YILDIZ ARIK’IN DURUŞMADAKİ GERÇEK DIŞI...
İNSANLARA NEREDE VE KİMLERLE YAŞAYACAKLARINA DAİR BASKI VE DAYATMADA...
ARKADAŞIMIZ BERİL KONCAGÜL’ÜN DURUŞMADAKİ GERÇEK DIŞI İDDİALARINA...
KANAL D'NİN UYDURMA HABERİ
MERVE BOZYİĞİT'İN DURUŞMADAKİ AÇIKLAMALARI KUMPASI GÖZLER ÖNÜNE SERDİ !!!
ARKADAŞLARIMIZ ALTUĞ ETİ, BURAK ABACI VE CEYHUN GÖKDOĞAN'IN...
KUMPASÇILARIN ARKADAŞLARIMIZA BASKI VE TEHDİTLE DAYATTIĞI GERÇEK DIŞI...
"NORMAL HAYATIN SUÇMUŞ GİBİ GÖSTERİLMESİ" ANORMALLİĞİ
ARKADAŞIMIZ ÇAĞLA ÇELENLİOĞLU'NUN DURUŞMADAKİ İDDİALARINA CEVABIMIZ
YENİ ŞAFAK VE GÜNEŞ GAZETELERİNDEKİ GERÇEK DIŞI İDDİALARA CEVAP
SAVUNMA HAKKIMIZ NASIL ENGELLENDİ?
ARKADAŞIMIZ ECE KOÇ'UN DURUŞMADAKİ İDDİALARINA CEVABIMIZ
ARKADAŞLARIMIZ MUSTAFA ARULAR VE EMRE TEKER'İN DURUŞMALARINDAKİ...
ARKADAŞIMIZ AYÇA PARS'IN DURUŞMADAKİ İDDİALARINA CEVABIMIZ
KAMU VİCDANI YALANI
DEVLETİMİZİN VERDİĞİ SİLAH RUHSATLARI CAMİAMIZA DUYDUĞU GÜVENİN AÇIK BİR...
ASIL HEDEF İSLAM ALEMİ, TÜRKİYE, SAYIN ERDOĞAN VE AK PARTİ HÜKÜMETİ
GERÇEK MODERNLİK İSLAM DİNİNDEDİR
TV PROGRAMLARINDA SEVGİ DİLİ ESAS ALINMALIDIR
"Allah'tan tahliyemizi istirham ediyorum"
AKİT GRUBUNA AÇIK MEKTUP
"....Allahvar.com sitesi kapatıldı, düşmanım bu siteyi yapmış olsa...
GARDIROP YALANI
SAYIN DOĞU PERİNÇEK'E AÇIK MEKTUP
'CRACKED.COM' SİTESİNDEKİ İDDİALARA CEVAP
1999 KAN KAMPANYASI TAMAMEN MEŞRU VE LEGAL BİR ORGANİZASYONDUR
HAKİM VE SAVCILARIMIZ YALNIZCA KANUN, HUKUK VE VİCDANI ESAS ALMALIDIR
HARUN YAHYA KÜLLİYATININ İMHASI ÇOK VAHİM VE TARİHİ BİR HATA OLUR
DİYANET İŞLERİ BAŞKANLIĞI RAPORUNA CEVAP
İLERİ DERECEDE MODERN GÖRÜNÜM VE DEKOLTE GİYİM TARZININ NEDENLERİ
"Adnan Bey’in çevresindeki her insan hayat dolu, mutlu, cıvıl cıvıl.”
SUÇSUZ BİR GENÇ KIZ DAHA HUKUKSUZ OLARAK TUTUKLANDI
SÖZDE İTİRAFÇI VEYA MÜŞTEKİ OLMAYA ZORLANMIŞ KARDEŞLERİMİZE ACİL KURTULUŞ...
YENİ BİR SAFSATA DAHA
"Müslümanlar Kardeştir..."
"Biz silahlı suç örgütü değiliz"
MEHDİYETİ GÜNDEME GETİRMEK LİNÇ KONUSU OLMAMALI
"Zorla alıkonma, İzole bir hayat yaşama iddialarını asla kabul etiyorum"
"Adnan Bey bizi çok sever, hep onore eder"
MEDYANIN ZORAKİ "BENZERLİK KURMA" TAKTİĞİ
"Ortada silahlı suç örgütü değil sadece birbirini çok seven arkadaş...
AYÇA PARS CANIMIZ GİBİ SEVDİĞİMİZ, MELEK HUYLU, MÜMİNE KARDEŞİMİZDİR
ÇOK DEĞERLİ BİR SİYASİ BÜYÜĞÜMÜZE AÇIK MEKTUP
"ALIKONMA" SAFSATASI
KUMPASÇILARIN KORKUTARAK İFTİRACI DEVŞİRME YÖNTEMLERİ
BERİL KONCAGÜL TEHDİT ALTINDADIR, CAMİAMIZA İFTİRAYA ZORLANMAKTADIR!
TAHLİYE OLAN ARKADAŞLARIMIZ HİÇ KİMSE İÇİN HİÇBİR ZAMAN BİR BASKI UNSURU...
AV. CELAL ÜLGEN ADİL VE DÜRÜST OLMALI
AKİT TV SUNUCUSU CANER KARAER HAKKINDA ÖNEMLİ BİLGİLENDİRME
MASUM İNSANLARIN TAHLİYESİ TAMER KORKMAZ'I DA SEVİNDİRMELİDİR
"Adnan Bey için ailelerimizle arasının iyi olmadığına dair iftiralar...
"Türkiye ve İslam Dünyasını zayıflatmak istiyorlar.."
"Adnan Bey`den ASLA ŞİDDET VE BASKI GÖRMEDİM..."
"Allah rızası için 40 yıldır Türk-İslam Birliği için çabalıyoruz"
"...En ufak bir suça dahi şahit olmadım..."
"Hakkımızda çok fazla SAHTE DELİLLER ÜRETTİLER..."
"Biz FETÖNÜN ANTİSİYİZ...."
“Bu dava sürecinde.... sözde dijital delillerin ibraz edilmemesi gibi pek...
"Zaten biz birbirimizi bu kadar çok sevdiğimiz için buradayız..."
"Biz bir arkadaş grubuyuz..."
"...Biz Vakıf faaliyetlerimiz ile her zaman Devletimizin yanında olduk"
"Biz kimseyle ilgili karalama faaliyeti yapmadık..."
"...Sözde tecavüz için mi buradaki arkadaşlarımla biraraya geleceğim?!"
"...Faaliyetlerimiz herkese hitap ediyor ..."
"Bizim amacımız şatafat içinde yaşamak değil, hiç kimsenin hitap edemediği...
"İnancım gereği ben insanlara yardım ederim"
"Ne yapsa "zorla" diyorlar. Zorla Gülümsüyor, Zorla, Zorla olur mu?"
"Bizim bir arada olma amacımız örgüt kurmak değil. ilmi mücadele...
"Biz birbirimizi Allah için seven.. arkadaşlarız"
"Polisler geldi, hangi eve operasyon yapacağız derlerken, balkona çıkıp...
"Biz örgüt değiliz"
"Devletimizi desteklediğimiz çok hayırlı faaliyetlerimiz var, Bunlar...
"Biz Allah`tan Razıyız Allah da Bizlerden Razı olur inşaAllah"
"İddia edildiği gibi katı bir ortam olsa 40-50 yıl niye kalalım?"
"Neden cömertsin?" diye soruyorlar
"İngiliz Derin Devleti bunu duyunca çıldırdı..."
"Biz Milli değerler etrafında birleşmiş bir sivil toplum kuruluşuyuz"
"Bir imza atıp dışarı çıkmayı ben de bilirim. Ama iftira büyük suçtur."
"Ben varlıklı bir aileden geliyorum, Saat koleksiyonum var"
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
"Ben Sayın Adnan Oktar `dan hiçbir zaman Şiddet, Eziyet, Baskı görmedim."
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
DURUŞMALARIN İLK HAFTASI
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.
"Bizler Suç Örgütü Değiliz..."