E Vërteta e Jetës së Kësaj Bote

Shkarko Librin

Download (DOC)
Download (PDF)
Komentet

Kapitujt e librit

< <
9 / total: 9

RELATIVITETI I KOHËS DHE REALITIVITETI I FATIT

Çdo gjë që është përmendur më lart demonstron se “hapësira tredimensionale” nuk ekziston në realitet, që është paragjykim i bazuar krejtësisht në perceptime dhe që njeriu tërë jetën e jeton në këtë “mosekzistim të hapësirës”. Që të pohohet e kundërta duhet që të mbajmë besimet paragjykuese larg nga arsyeja dhe e vërteta shkencore, pasi nuk ka dëshmi vlefshëm për ekzistimin e botës materiale tredimensionale.

Kjo përgënjeshtron supozimin kryesor të filozofisë materialiste që nënvizon teorinë e evolucionit, supozimin se materia është absolute dhe e përjetshme. Supozimi i dytë në të cilin qëndron filozofia materialiste është se koha është absolute dhe e përhershme. Edhe ky është aq paragjykues sa i pari.

Perceptimi i kohës

Atë që e perceptojmë si kohë, në të vërtetë, është metoda me të cilën një moment krahasohet me tjetrin. Mund ta shpjegojmë këtë me një shembull. Për shembull, kur një njeri troket në një objekt, ai e dëgjon një zë të caktuar. Kur të troket objektin e njëjtë pas pesë minutash, ai dëgjon edhe një zë. Personi percepton se ka qenë një interval në mes të zërit të parë dhe të dytit që ai e quan interval “i kohës”. Sidoqoftë kur ai dëgjon zërin e dytë, zëri i parë nuk është më shumë se imagjinatë në mendjen e tij. Është vetëm një pjesë e informatës në kujtesën e tij. Personi formulon konceptin e “kohës” duke krahasuar momentin në të cilin jeton me atë çfarë ka në kujtesën e vet. Nëse nuk bëhet ky krahasim, nuk do të ekzistonte koncepti i kohës.

Në të njëjtën mënyrë, personi bën krahasimin kur e sheh dikë duke hyrë në dhomë përmes derës dhe duke u ulur në kolltuk në mes të dhomës. Në kohën kur ky person ulet në kolltuk, imazhet që kanë të bëjnë me momentin kur ai hap derën, hyn në dhomë, dhe ulja e tij në kolltuk janë të përpiluar si pjesë të informatës në tru. Perceptimi i kohës ndodh kur dikush krahason njeriun e ulur në kolltuk me ato pjesë të informatës.

Shkurtimisht, koha ekziston si rezultat i krahasimit të bërë në mes të disa iluzioneve të ruajtura në tru. Nëse njeriu nuk do të kishte kujtesë, atëherë edhe truri nuk do të bënte interpretime të tilla e prandaj kurrë nuk do të mund të formohej koncepti i kohës. E vetmja arsye që dikush përcakton vetveten se i ka 30 vjet është për shkak se ai ka akumuluar informata që i përkasin atyre 30 vjetëve në mendjen e tij. Nëse kujtesa e tij nuk do të ekzistonte, atëherë edhe ai nuk do të mund të mendonte për ekzistimin e periudhës së kaluar dhe ai do të përjetonte vetëm “çastin” në të cilin jeton.

Shpjegimi shkencor i mosekzistimit të kohës

Le të mundohemi që të sqarojmë temën duke cituar shpjegimet e shkencëtarëve dhe dijetarëve të ndryshëm në lidhje me këtë temë. Sa i përket çështjes së rrjedhjes së kohës prapa, profesori i famshëm i gjenetikës dhe fituesi i çmimit Nobel, François Jacob, thotë në librin e tij Le Jeu des Possibles (E mundshmja dhe aktualja):

Filmat e lëshuar prapazi na e bëjnë të mundur që të imagjinojmë botën në të cilën koha shkon së prapthi. Botën ku qumështi ndahet nga kafja dhe kërcen nga filxhani dhe kthehet prapë në enën e qumështit; botën në të cilën rrezet e dritës lëshohen nga muri që grumbullohen në një vend (qendër graviteti) në vend se të shpërthejnë nga burimi i dritës; botën në të cilën guri kthehet nga uji në shuplakën e njeriut në bashkëpunim të çuditshëm me pikat e panumërta të ujit. Prandaj, në botën e tillë ku koha ka veçori të kundërta, proceset në trurin tonë dhe mënyra se si kujtesa jonë e përpilon informatën, do të mund të funksiononin së prapështi. E njëjta vlen edhe për të kaluarën dhe të ardhmen dhe bota do të dukej njëjtë siç duket tani.27

Pasi truri ynë është i mësuar me një renditje të caktuar të ngjarjeve, bota nuk funksionon siç është treguar më lartë dhe neve na duket se koha çdoherë ecën përpara. Por, ky është vendim i arritur në tru dhe është relativ. Në realitet, kurrë nuk do të mund të dimë se si ecën koha dhe a është duke ecur apo jo. Kjo tregon faktin se koha nuk është fakt absolut por vetëm një lloj perceptimi.

Relativiteti i kohës është fakt që është vërtetuar edhe nga njëri ndër fizikanët më të rëndësishëm të shek. 20-të, Albert Einsteinit. Lincoln Barnett, shkruan në librin e tij Gjithësia dhe dr.Einsteini:

Së bashku me hapësirën absolute, Einsteini hodhi poshtë konceptin e kohës absolute – ku rrjedhja e kohës universale është e njëtrajtshme, e pandryshueshme dhe e vazhdueshme, duke rrjedh nga e kaluara e pafund në të ardhmen e pafund. Shumë paqartësi që e kanë rrethuar teorinë e relativitetit dalin nga ngurrimi i njeriut që të pranoj se domethënia e kohës, sikurse domethënia i ngjyrës, është një formë e perceptimit. Sikurse hapësira që është radhitje e mundshme e objekteve materiale, ashtu edhe koha është një radhitje e mundshme e ngjarjeve. Subjektiviteti i kohës më së miri është shpjeguar nga Einsteini. “Përjetimet e një personi”, thotë ai, “na shfaqet si seri e rregulluar e ngjarjeve; në këtë seri ngjarjet e vetme që ne i mbajmë në mend radhiten asisoj sipas kriterit të konceptit “më herët “apo “më vonë”. Prandaj ekziston, për një person një kohë – personale, apo kohë subjektive. Kjo në vetvete nuk është e matshme. Mundem, në të vërtetë, që të lidh numrat me ngjarjet, ashtu që numri më i madh i përket ngjarjes më të vonshme sesa me të parën.28

Vet Einsteini theksoi, siç citohet në librin e Barnettit se: “hapësira dhe koha janë formë e intuitës, që nuk mund më të ndahen nga vetëdija sikurse konceptet tona të dallimit të ngjyrës, formës dhe madhësisë.” Sipas teorisë së përgjithshme të relativitetit: “koha nuk ka ekzistencë të pavarur nga radhitja e ngjarjeve me të cilën i masim.”29

Pasi që koha përbëhet nga perceptimet, krejtësisht varet nga perceptuesi dhe për këtë arsye është relative.

Shpejtësia me të cilën koha kalon ndryshon sipas referencave që ne e masim pasi nuk ka orë natyrale në trupin e njeriut që të tregojë në mënyrë precize se sa shpejt kalon koha. Siç shkruan Lincoln Barnett: “Sikurse që nuk ka gjë me ngjyrë që mund të dallohet pa sy, gjithashtu një çast, orë apo ditë nuk mund të shënohet pa ngjarje.”30

Relativiteti i kohës më së thjeshti përjetohet në ëndrra. Edhe pse atë që shohim në ëndërr duket se ndodhë me orë të tëra, në të vërtetë, kjo ndodhë për vetëm disa minuta, e bile edhe disa sekonda.

Të shqyrtojmë një shembull ashtu që të sqarojmë çështjen më tutje. Të paramendojmë se jemi në një dhomë me vetëm një dritare që është e punuar në mënyrë të veçantë dhe do të jemi të ngujuar për një kohë të caktuar. Le të jetë një orë në dhomë për të matur kohën e kaluar. Në të njëjtën kohë, le të jetë që mund të shohim nga dritarja e dhomës lindjen e diellit dhe perëndimin në intervale të caktuara. Pas disa ditësh, përgjigja që ne mund të japim për pyetjen se sa kohë kemi kaluar në dhomë do të jetë në bazë të informatave që kemi mbledhur duke shikuar orën kohë pas kohe dhe llogaritjen që kemi bërë duke iu referuar faktit se sa herë ka lindë dhe perënduar dielli. Për shembull, ne vlerësojmë se kemi kaluar tri ditë në atë dhomë. Por, nëse personi që na ka vendosur në atë dhomë të thoshte se ne kemi qëndruar vetëm dy ditë në dhomë dhe se dielli që ne e kemi parë nga dritarja është prodhuar artificialisht nga një makinë simuluese si dhe ora në dhomë është punuar që të punojë më shpejt se zakonisht, atëherë llogaritjet tona nuk do të kenë kurrfarë kuptimi.

Ky shembull konfirmon se informata që ne kemi për shpejtësinë e kalimit të kohës bazohet në referencat relative. Relativiteti i kohës është fakt shkencor i dëshmuar nga metodologjia shkencore. Teoria e përgjithshme e relativitetit të Einsteinit pohon se shpejtësia e kohës ndërron varësisht nga shpejtësia e objektit dhe pozitës së tij në fushën e gravitacionit. Me rritjen e shpejtësisë, koha shkurtohet dhe ngjeshët; ajo ngadalësohet deri sa të vjen tek pika e “ndaljes”.

Të shpjegojmë këtë me një shembull të dhënë nga Einsteini. Paramendojmë dy binjak, njëri mbetet në tokë derisa tjetri udhëton në gjithësi me një shpejtësi afër shpejtësisë së dritës. Kur kthehet në tokë, ai që ka udhëtuar do të sheh se vëllai i tij që ka qëndruar në tokë është plakur shumë më shumë se ai. Arsyeja është se koha rrjedh shumë më ngadalë për personin që udhëton me shpejtësi të afërt me atë të dritës. Le të marrim me mend një babë udhëtues nëpër gjithësi dhe djalin e tij në tokë. Nëse babai ishte 27 vjeç kur është nisur ndërsa djali i tij tre vjeçar; kur babai të kthehet në tokë pas 30 viteve (tokësore), djali do të jetë 33 vjeçar ndërsa babai i tij do të jetë vetëm 30 vjeçar.31 Ky relativitet i kohës nuk shkaktohet nga ngadalësimi apo përshpejtimi i orës, apo ngadalësimi i pranverës mekanike. Më parë është rezultat i dallimit të periudhave të punës të tërë sistemit të ekzistencës materiale, që shkon thellë deri në grimcat sub-atomike. Me fjalë tjera, për personin që e përjeton këtë, shkurtimi i kohës nuk përjetohet si film i ngadalësuar. Në ato raste kur shkurtohet koha, të rrahurat e zemrës, shumimi i qelizave dhe funksioni i trurit etj., të gjitha punojnë më ngadalë se tek personi në tokë. Pa marrë parasysh, personi vazhdon me jetën e tij të përditshme dhe fare nuk e vëren shkurtimin e kohës. Në të vërtetë shkurtimi nuk është i dukshëm derisa nuk bëhet krahasimi.

Relativiteti në Kur'an

Përfundimi që arritëm me ndihmën e zbulimeve shkencore thotë se koha nuk është absolute siç supozonin materialistët, por një perceptim relativ. Ajo që është më interesante është se ky fakt që ka mbetur pa u zbuluar deri në shek. 20-të nga shkenca, është zbuluar në Kur’an para 14 shekujsh. Ka referime të ndryshme në Kur’an për relativitetin e kohës.

Është e mundur të shihet në shumë ajete të Kur’anit fakti i dëshmuar shkencërisht se koha është perceptim psikologjik që varet nga ngjarjet, mjedisi dhe kushtet. Për shembull, tërë jeta e një njeriu është kohë shumë e shkurtë siç informohemi në Kur’an:

Atë ditë kur Ai ju thërret, kurse ju i përgjigjeni të përulur e duke lavdëruar Atë, e ju duket se nuk qëndruat (në dynja) vetëm pak kohë. (Isra: 52)

(Përkujto) Ditën kur i tubojnë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në dynja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. (Junus: 45)

Disa ajete tregojnë se njerëzit perceptojnë kohën në mënyra të ndryshme dhe se ndonjëherë mund perceptojnë një periudhë të shkurtë kohore si shumë të gjatë. Biseda vijuese e njerëzve gjatë gjykimit në Ahiret është shembull i mirë për këtë:

Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?" Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!" Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dishit njëmend pak keni qëndruar!" Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?" Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!" Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dishit njëmend pak keni qëndruar!" (Mu'minun: 112-114)

Në ajetet tjera Allahu thotë se koha mund të rrjedhë në shpejtësi të ndryshme në mjedise të ndryshme:

Ata kërkojnë prej teje t'ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt, është sa njëmijë vjet, si llogaritni ju. (Haxhxh: 47)

Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet). (Me'arixh: 4)

Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritët te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet. (Sexhde: 5)

Këto ajete shprehje të qarta për relativitetin e kohës. Që ky rezultat, e që është kuptuar së voni nga shkencëtarët e shek. 20-të, i është komunikuar njerëzimit para 1.400 vjetëve në Kur’an, është tregues i shpalljes së Kur’anit nga Allahut, i Cili rrethon tërë kohën dhe hapësirën.

Shumë ajete tjera në Kur’an zbulojnë se koha është perceptim. Kjo është posaçërisht evidente në tregime. Për shembull, Allahu ka mbajtur shokët e shpellës, një grup të besimtarëve që përmendet në Kur’an, në gjumë të thellë për tre shekuj. Kur janë zgjuar, kanë menduar se kanë qëndruar në atë gjendje për pak kohë, dhe nuk kanë mundur që të supozojnë sa gjatë kanë fjetur:

Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë. Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej tyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë. (Kehf: 11-12)

Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: "Sa keni ndejur?" Ata thanë:"Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!" Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgoni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t'ju sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju". (Kehf: 19)

Gjendja e treguar në ajetin e mëposhtëm është gjithashtu dëshmi se koha në të vërtetë është perceptim psikologjik.

Ose (nuk je i njohur) me shembullin e atij që kaloi pranë një fshati që ishte rrënuar në kulmet e tij, e tha: "Si e ngjallë All-llahu këtë pas shkatërrimit të tij?" e All-llahu e bëri të vdekur atë (pyetësin - Uzejrin) njëqind vjet, pastaj e ringjalli dhe i tha: "Sa qëndrove (i vdekur)?" Ai tha: "Një ditë, ose një pjesë të ditës!" Ai (All-llahu) Tha:"Jo, por ke ndejur (i vdekur) njëqind vjet, shikoje ushqimin dhe pijen tënde si nuk është prishur, e shikoje edhe gomarin tënd (si i janë shkapërderdhur eshtrat). E për të bërë ty argument për njerëzit (bëmë këtë sprovë), shiko se si i kombinojmë eshtrat e pastaj i veshim me mish. E kur iu bë e qartë atij tha: "U binda se me të vërtetë All-llahu ka mundësi për çdo send!" (Bekare: 259)

Ky ajet qartë thekson se Allahu i Cili ka krijuar kohën është i pavarur nga ajo. Njeriu, nga ana tjetër, është i varur nga koha, që është paracaktuar nga Allahu. Siç theksohet në ajet, njeriu nuk ka aftësi të dijë as sa gjatë ka fjetur. Në këtë gjendje, të pohohet se koha është absolute (sikurse materialistët e bëjnë, në mendimin e tyre të shtrembëruar) është shumë e paarsyeshme.

Fati

Relativiteti i kohës sqaron një çështje shumë të rëndësishme. Relativiteti është aq i ndryshueshëm që koha prej miliarda vjetësh mund të zgjasë vetëm një sekondë nga një perspektivë tjetër. Përveç kësaj, koha e pamasë që shtrihet prej fillimit të kësaj bote deri në fund të saj ndoshta nuk është zgjatë bile as një sekondë por vetëm një çast në dimensionin tjetër.

Kjo është esenca e konceptit të fatit – një koncept që nuk kuptohet mirë nga shumica e njerëzve, posaçërisht materialistëve që e mohojnë plotësisht. Fati është dituri e përsosur e Allahut për të gjitha ngjarjet në të kaluarën dhe të ardhmen. Shumica e njerëzve pyesin se si Allahu mund të dijë paraprakisht ngjarjet që ende nuk kanë ndodhur dhe kjo dërgon në mosnjohje e vërtetësisë së fatit. Sidoqoftë, “ngjarjet që ende nuk janë përjetuar” janë vetëm për ne. Allahu nuk është i varur nga koha dhe hapësira pasi që Ai i ka krijuar ato. Për këtë shkak, e kaluara, e ardhmja dhe e tashmja janë të njëjta për Allahun; për Të çdo gjë ka ndodhë dhe ka përfunduar.

Në librin Gjithësia dhe Dr. Einsteini, Lincol Barnett shpjegon se si Teoria e përgjithshme e relativitetit dërgon deri në këtë përfundim. Sipas Barnettit, gjithësia mund të jetë “e rrethuar me tërë madhështinë e tij vetëm nga një mendje kozmike”.32 Vullnetin që Barnetti e quan “mendje kozmike” është mençuria dhe dijenia e Allahut, i Cili sundon tërë gjithësinë. Siç mund të shohim lehtë fillimin, mesin dhe fundin e zotëruesit dhe të gjitha pjesët në mes si një tërësi, Allahu e di se koha të cilës i jemi nënshtruar është sa vetëm një çast prej fillimit të saj e deri në fund. Njerëzit, sidoqoftë, përjetojnë incidentet vetëm kur t’i vie koha dhe shohin se fati është krijuar për ta nga Allahu.

Është e rëndësishme gjithashtu që t’i përkushtohet vëmendje cekëtinës së kuptimit të shtrembëruar të fatit që dominon në shoqërinë tonë. Ky besim i shtrembëruar i fatit është paragjykim se Allahu ka përcaktuar “fatin” për çdo njeri por disa fate ndonjëherë mund të ndryshohen nga njerëzit. Për shembull njerëzit bëjnë deklarata sipërfaqësore për pacientin i cili është kthyer nga dyert e vdekjes si ”ai mposhti fatin e tij”. Askush nuk ka mundësi të ndryshojë fatin e tij. Personi që është kthyer nga dyert e vdekjes, nuk ka vdekur pasi nuk është shkruar që të vdesë në atë kohë. Është, në mënyrë ironike, fati i atyre njerëzve që e mashtrojnë veten duke thënë “e kam mposhtur fatin tim” se duhet të thonë ashtu dhe e mbajnë atë mënyrë të shikimit të gjërave.

Fati është dituri e përjetshme e Allahut dhe për Allahun, i Cili e njeh kohën sikurse një çast të vetëm dhe i Cili sundon tërë kohën dhe hapësirën; çdo gjë është paracaktuar dhe përfunduar në fat. Ne gjithashtu kuptojmë nga çfarë Ai tregon në Kur’an se koha është një për Allahun: disa incidente që për ne do të duhej të ndodhin në të ardhmen tregohet në Kur’an në atë mënyrë saqë duket se kanë ndodhur shumë kohë më përpara. Për shembull, ajetet që shpjegojnë llogarinë që njerëzit duhet ta japin para Allahut në ahiret tregohet me ngjarjet që kanë ndodhur shumë përpara:

Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit). Toka është ndriçuar me dritën e Zotit të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberet e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejtë... e jobesimtarët sillen në Xhehennem në grupe... E ata që ishin të devotshëm ndaj Zotit të tyre, sillen në grupe te Xhenneti. (Zumer: 68-73)

Disa ajete tjera në lidhje me këtë çështje janë:

E do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari. (Kaf: 21)

E qielli çahet, pse ai atë ditë është i rraskapitur. (Hakka: 16)

Dhe për shkak se ata duran, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi. Aty janë të mbështetur në kolltukë dhe aty nuk shohin as diell (vapë) e as të ftohtë. (Insan: 12-13)

E Xhehennemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh. (Nazi'at: 36)

E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët. (Mutaffifin: 34)

Kriminelët e shohin zjarri dhe binden se do të hedhen në të, dhe se nuk do të gjejnë shtegdalje prej tij. (Kehf: 53)

Siç mund të shihet, ngjarjet që do të ndodhin pas vdekjes sonë (nga pikëvështrimi ynë) tregohen në Kur’an si ngjarje të kaluara që tashmë kanë ndodhë. Allahu nuk është i varur nga korniza relative e kohës në të cilin ne jemi të kufizuar. Allahu ka pasur dëshirë që këto gjëra të jenë në atë mosekzistim të kohës; njerëzit tashmë i kanë kryer dhe të gjitha këto ngjarje e që kanë përfunduar. Ai thotë në ajetin e mëposhtëm se çdo ngjarje e vogël apo e madhe, është brenda diturisë së Allahut dhe e shënuar në libër:

Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kur'ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se Ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt. (Junus: 61)

Brenga e materialistëve

Çështjet e debatuara në këtë kapitull, dmth e vërteta mbi materien, mosekzistimi i kohës dhe hapësirës janë krejtësisht të qarta. Siç u shprehëm më parë, këto padyshim nuk janë lloj filozofisë apo mënyrë e të menduarit, por janë të rezultate shkencore që është e pamundur të mohohen. Përveç që është një realitet teknik, dëshmia gjithashtu nuk lejon alternativë tjetër logjike mbi këtë çështje: gjithësia është një entitet iluziv me tërë materien që e përbën atë dhe krijesat që jetojnë në të. Është një përmbledhje perceptimesh.

Materialistët nuk mund ta kuptojnë këtë çështje. Për shembull, nëse kthehemi tek shembulli i autobusit të Politzerit: edhe pse Politzeri teknikisht e ka ditur që nuk mund të dalë jashtë perceptimeve të tij ai mundet vetëm që të pranoj këtë në raste të caktuara. Pra, për Politzerin, ngjarjet ndodhin në tru derisa të bëhet goditja e autobusit, por posa goditja e autobusit ndodhë, gjërat dalin nga truri dhe fitojnë realitet fizik. Defekti logjik i kësaj çështjeje është shumë i qartë. Politzer ka bërë të njëjtin gabim sikurse materialisti Johnson i cili tha, “ Godita gurin, këmba më dhemb, prandaj ekzistoj”. Politzeri nuk e kuptoi se edhe goditja që e ka ndier pas goditjes së autobusit ishte vetëm një perceptim.

Arsyeja e vetëdijes që materialistët nuk mund ta kuptojnë këtë çështje është frika e tyre që ata do të ballafaqohen kur ta kuptojnë. Lincoln Barnett n’a tregon se disa shkencëtarë “dallojnë” këtë çështje:

Së bashku me reduktimin e filozofëve për tërë realitetin objektiv deri tek bota e shëmbëlltyrave të perceptimeve, shkencëtarët janë bërë të vetëdijshëm për kufizimet alarmante të shqisave njerëzore.33

Kur kupton se gjithësia në të cilën ai mendon se është duke jetuar, bota, trupi i tij, njerëzit tjerë, materialistët tjerë me të idetë e të cilëve është influencuar, dhe, shkurtimisht, çdo gjë është perceptim, ai ndjehet si i shastisur nga frika e të gjithë kësaj. Çdo gjë që ai varet, beson dhe ka burim papritmas zhduket. Ai ndjen shijen e një dëshpërimi që ai me të vërtetë do ta përjetojë në Ditën e Gjykimit, siç shpjegohet në ajetin "Dhe ata (idhujtarët) i dorëzohen All-llahut, e atë çka ata e trillonin u asgjësohet." (Nahl: 87)

Pastaj, materialisti mundohet të bind veten në realitetin e materies, dhe trillon “dëshminë” për këtë fund. Ai së pari godet murin me grusht, shqelmon gurët, bërtet, ulurin, por kurrë nuk mund të largohet nga realiteti.

Ashtu siç mundohen ta largojnë realitetin nga mendja e tyre, ata dëshirojnë që edhe njerëzit gjithashtu të heqin dorë. Ata gjithashtu janë të vetëdijshëm se nëse njerëzit në përgjithësi do të mësojnë për natyrën e vërtetë të materies, natyra primitive e filozofisë së tyre dhe injoranca e botëkuptimit do të zbulohej nga të gjithë në shesh, dhe nuk do të ketë më vend ku ata do të mund t’i gjejnë pikëpamjet e tyre. Kjo frikë është arsyeja pse ata janë aq të shqetësuar nga faktet e paraqitura këtu.

Allahu thotë se frika e jobesimtarëve do të intensifikohet në jetën e pastajme. Në Ditën e Gjykimit ata do të drejtohen kështu:

Përkujto ditën kur Ne i tubojmë të gjithë dhe u themi atyre që i shoqëruan: "Ku janë ata të shoqëruarit tuaj, që i trillonit?" (En'am: 22)

Pas kësaj, jobesimtarët do të shohin pasurinë e vet, fëmijët dhe të afërmit, që mendonin se janë të vërtetë dhe i kanë përshkruar shok Allahut, se si do t'i braktisin dhe do të zhduken. Allahu na informon për këtë në ajetin: "Shih, se si bëjnë gënjeshtra kundër vetes dhe si u shkoi huq ajo që trillonin!" (En'am: 24)

Dobia e besimtarëve

Derisa fakti se materia dhe koha janë vetëm perceptime i alarmon materialistët, e kundërta është për besimtarët. Besimtarëve u erdhi mirë kur morën vesh për fshehtësinë pas materies, pasi kjo çështje është çelës i të gjitha përgjigjeve. Me këtë çelës, të gjitha fshehtësitë zbulohen. Dikush do të kuptojë më lehtë shumë çështje se sa më përpara.

Siç u tha më parë, çështjet e vdekjes, xhennetit, xhehennemit, ahireti, ndërrimi i dimensioneve dhe pyetjes si “ku është Allahu?”, “çka kishte para Allahut?”, “kush e krijoj Allahun” “Sa do të zgjasë jeta në varr?”, “ku është xhenneti dhe xhehennemi?” dhe “ku janë tani xhenneti dhe xhehennemi?” përgjigjen më lehtë. Do të kuptohet se me çfarë rendi Allahu krijoi tërë gjithësinë nga asgjëja, kaq shumë vetëm se, me këtë fshehtësi, pyetjet si “kur?’ dhe “ku?” bëhen të pakuptimta pasi që atje nuk ka as kohë e as hapësirë. Kur mosekzistimi i hapësirës të kuptohet, do të kuptohet se xhehennemi, xhenneti dhe toka në të vërtetë gjenden në të njëjtin vend. Nëse mosekzistimi i kohës kuptohet, do të kuptohet se çdo gjë zë vend në një çast të vetëm: asgjë nuk pret për kohë dhe koha nuk ecën, për shkak se çdo gjë veçse ka ndodhur dhe ka përfunduar.

Me këtë fshehtësi të gërmuar, bota për besimtarin bëhet sikurse xhennet. Të gjitha brengat e dhembshme materiale, shqetësimet dhe frika humben. Personi e kupton se e tërë gjithësia ka një Sundues të vetëm, që Ai ndërron tërë botën fizike ashtu siç Ai dëshiron dhe krejt se çfarë duhet bërë është të mbështeturit në Të. Ai pastaj i nënshtrohet krejtësisht Allahut "...vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd..." (Ali Imran: 35)

Të kuptuarit e kësaj fshehtësie është dobia më e madhe në këtë botë.

Me këtë fshehtësi, një realitet tjetër i përmendur në Kur’an zbulohet: se “Allahu është më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.” (Kaf: 16). Siç të gjithë e dimë, damari i qafës është brenda në trup. Çfarë mund të jetë më afër ndokujt sesa që është ai vetë brenda trupit të tij? Kjo situatë mund të shpjegohet lehtë me realitetin e mosekzistimit të hapësirës. Ky ajet do të mund të kuptohej edhe më mirë me të kuptuarit e kësaj fshehtësie.

Kjo është e vërteta e qartë. Nga këtu do të mund të vërehet se nuk ka ndihmëtar dhe furnizues më të madh për njeriun sesa Allahu. Nuk ka asgjë tjetër përpos Allahut; Ai është qenie absolute tek te i Cili njeriu mund të kërkojë strehim, tek të i Cili mund të thërras për ndihmë dhe të llogarisë në shpërblim.

Kahdo që të kthehemi, është prania e Allahut.

Footnotes

29. Francois Jacob, Le Jeu des Possibles, University of Washington Press, 1982, p.111.

30. Lincoln Barnett, The Universe and Dr. Einstein, William Sloane Associate, New York, 1948, pp. 52-53.

31. Ibid., p.17.

32. Ibid., p.58.

33. Paul Strathern, The Big Idea: Einstein and Relativity, Arrow Books, 1997, p. 57.

34. Lincoln Barnett, The Universe and Dr. Einstein, William Sloane Associate, New York, 1948, p.84.

35. Ibid., pp.17-18.

9 / total 9
Ju mund të lexoni librin e E Vërteta e Jetës së Kësaj Bote Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
MEDYAMIZ ÖZKAN MAMATİ İSİMLİ KİŞİNİN GERÇEK YÜZÜNÜ MUTLAKA BİLMELİDİR
HAKLARINDA HİÇBİR KESİN YARGI KARARI OLMAYAN SN. ADNAN OKTAR VE...
MERVE BÜYÜKBAYRAK AKIL HASTANESİNE SEVK TALEBİ GEREKTİRECEK NE YAPTI?
BASINA ÖZEL HAZIRLANAN SENARYOLARLA HAKKIMIZDA ALGI OLUŞTURULMAYA...
MİLLİYET GAZETESİ MAGAZİN YAZARI SAYIN ALİ EYÜBOĞLU’NA AÇIK MEKTUP
AYRILIP DAĞILMA GİBİ BİR NİYETİMİZ ASLA YOK!
YENİ ŞAFAK GAZETESİ YAZARI SAYIN HASAN ÖZTÜRK’E AÇIK MEKTUP
SAYIN ÖZLEM GÜRSES'E AÇIK MEKTUP
SAYIN MİNE UZUN'A AÇIK MEKTUP
DAVA DOSYASI BOMBOŞ ÇIKINCA MEDET UMULAN ESKİ BİR İFTİRA: "GİZLİ TÜNELDEN...
KONUNUN TARAFLARINA SÖZ HAKKI VERMEDEN TEK TARAFLI YAYIN YAPMASI HABERTÜRK...
SAYIN AHMET HAKAN'A AÇIK MEKTUP
HALK TV'YE AÇIK MEKTUP
OZAN SÜER ARKADAŞIMIZIN TUTUKLANMASIYLA İLGİLİ OLARAK AV. SENA AKKAYA...
TÜRK İNSANI ADİL, TARAFSIZ, DÜRÜST, İLKELİ VE SEVGİ DOLU BİR BASIN ÖZLEMİ...
İFTİRA ÜZERİNE KURULAN DAVAMIZIN TEMELİNDEKİ SEBEP: "HUSUMET"
HÜRRİYET GAZETESİ VE YAZARLARINA CESARETLE VE ISRARLA DOĞRUDAN YANA OLMAK...
SEVGİ, KARDEŞLİK VE SELAM GÖNDERME İDDİALARI TUTUKLAMA GEREKÇESİ OLAMAZ
MEHDİYET İNANCI SEBEBİYLE SAYIN ADNAN OKTAR’IN YANINDAN AYRILMADIĞIMIZ...
TOPLU BİR AKIL TUTULMASI: "GALEYAN"
ELVAN KOÇAK BEY’İN YANLIŞ BİLGİLENDİRİLDİĞİ HUSUSLAR
AV. CELAL ÜLGEN'E AÇIK MEKTUP–3
İNGİLİZ DERİN DEVLETİNİN ÜLKEMİZDEKİ ALÇAK, HAİN VE AŞAĞILIK KRİPTO...
SAYIN MİNE KIRIKKANAT HANIMEFENDİ’YE BİR KEZ DAHA DOSTLUK VE SEVGİ...
MÜŞTEKİ İFADELERİ HAKKINDA BASINDA YER ALAN GERÇEK DIŞI HABERLER
SEVGİDEN VAZGEÇMEK ZULÜM OLUR, TEK İSTEĞİMİZ SEVGİ TOPLUMU OLUŞMASI
2 YILDAN BU YANA CAMİAMIZA KARŞI YAPILAN HAK VE HUKUK İHLALLERİ, ZULÜM VE...
ALİ İHSAN KARAHASANOĞLU KARDEŞİMİZ MASUMİYET KARİNESİNE VE SAVUNMA HAKKINA...
ATV KAHVALTI HABERLERİNDEKİ ASILSIZ İTHAMLARA CEVABIMIZDIR
MİLLİ ÇÖZÜM DERGİSİ BAŞYAZARI AHMET AKGÜL’ÜN İFTİRALARA DAYANARAK YAPTIĞI...
SEVGİYE DAİR HER DAVRANIŞIN SUÇ KAPSAMINA SOKULMA GAYRETİNDEN ENDİŞE...
AV. SN. CELAL ÜLGEN'E AÇIK MEKTUP
CÜBBELİ AHMET HOCAMIZ’DAN MÜSLÜMANLAR HAKKINDA KONUŞURKEN ADİL, DÜRÜST VE...
İSTİKLAL İNTERNET HABER SİTESİ YAZARLARINDAN SAYIN ÖMER AKDAĞ’A...
MADDİ GELİR ELDE ETMEK UĞRUNA TERTEMİZ, NUR GİBİ İNSANLARI ACIMASIZCA YOK...
DOSYAMIZDA ETKİN PİŞMANLIK İFADELERİ DEĞİL, CAN HAVLİYLE KENDİNİ...
SAYIN MİNE KIRIKKANAT HANIMIN SAVUNMA HAKKINI VE DEĞERLİ AVUKATLARI HEDEF...
BASIN KORKU DEĞİL ADALET, DÜRÜSTLÜK VE TARAFSIZLIK ÜZERİNE KURULU YAYIN...
AKİT'TEKİ KARDEŞLERİMİZ YAYINLARINDAKİ HAKARETAMİZ ÜSLUBA KARŞI MUTLAKA...
SN. ADNAN OKTAR DURUŞMALAR BOYUNCA MASKE KULLANMIŞ, GENEL SAĞLIĞIN...
MÜMİN ALLAH’TAN GELEN İŞARETLERİ GÖRÜR VE HAYRA YORAR
KANAL D ANA HABER PROGRAMINI HUKUK VE VİCDAN SINIRLARI İÇİNDE YAYIN...
ARKADAŞIMIZ BÜLENT SEZGİN'DEN SAYIN AYŞENUR ARSLAN HANIMEFENDİ’YE AÇIK...
SAYIN ADNAN OKTAR VE ARKADAŞLARINI GÜYA TEHLİKELİYMİŞ GİBİ GÖSTERME OYUNU
ARKADAŞIMIZ SERDAR SUPHİ TOGAY'IN MAHKEME İFADESİNDEN BASINA YANSIYAN...
SÖZDE ETKİN PİŞMAN OLMAK ZORUNDA BIRAKILAN ARKADAŞIMIZ ALİ ŞEREF GİDER’İN...
TURNİKE İFTİRASINA İTİBAR EDİP DİLE GETİRENLERİN ASIL ÖNCELİĞİ...
AKİT CAMİASINDAKİ KARDEŞLERİMİZ BİZİM İYİ NİYETİMİZİ YAKINDAN BİLİR VE...
GERÇEKLER SAYIN DOĞAN KASADOLU'NUN HAYAL DÜNYASINDA YAŞADIĞINDAN VE...
ALİ İHSAN KARAHASANOĞLU KARDEŞİMİZE HANIMLAR HAKKINDA SAYGILI VE NEZAKETLİ...
MUHAFAZAKAR CAMİADA HAKKIMIZDA MERAK EDİLEN BAZI SORULARA CEVAPLAR
DURUŞMADA YÖNELTİLEN SORULAR İDDİANAMEDE YER ALAN SUÇLAMALARIN ASILSIZ...
ARKADAŞIMIZ SEDAT ALTAN'DAN DEĞERLİ GAZETECİMİZ SAYIN AHMET HAKAN'A AÇIK...
ARKADAŞIMIZ MERVE BÜYÜKBAYRAK'IN MİNE KIRIKKANAT HANIMEFENDİ'YE AÇIK...
ARKADAŞIMIZ KARTAL İŞ'TEN SAYIN DOĞU PERİNÇEK’E AÇIK MEKTUP
AV. SN. KEREM ALTIPARMAK’IN “İNTERNET ERİŞİM ENGELLERİ VE İFADE ÖZGÜRLÜĞÜ”...
"NİHAYET DERGİSİ"NDE, CAMİAMIZ HAKKINDA YAPILMIŞ GERÇEK DIŞI, ÇİRKİN BİR...
HALKI, HALKA EZDİREN SİSTEM SON BULMALI
KONU DEKOLTE DEĞİL, SEVGİMİZE VE DOSTLUĞUMUZA DUYULAN ÖFKE
INDEPENDENT-TÜRKÇE'NİN MÜSLÜMANLARA EVRİM TEORİSİNİ KABUL ETTİRME TAKTİĞİ
BUGÜN BAZI GAZETECİLERİN TUTUKLANMASINI ELEŞTİREN CNN TÜRK GECE GÖRÜŞÜ...
DEKOLTE GİYDİLER DİYE MASUM İNSANLARA YÜZLERCE YIL HAPİS CEZASI İSTEYİP...
SN. ADNAN OKTAR’IN MEHDİLİK İLAN EDEREK DEVLETİ ELE GEÇİRECEĞİ İTHAMI AKLA...
ARKADAŞIMIZ EMRE BUKAĞILI'NIN SN. FAZIL SAYIN AÇIKLAMALARINA CEVABI
SÜLEYMAN ÖZIŞIK KARDEŞİMİZİN DE CEMAATLERİN MİLLETİMİZ İÇİN DEĞERİNİ ÇOK...
ADNAN OKTAR OLMASAYDI...
SAYIN ERGUN YILDIRIM’IN “YENİ MEHDİLER” BAŞLIKLI KÖŞE YAZISINA...
NORMAL VE LEGAL BİR YAŞAMDAN YAPAY SUÇLAR ÜRETİLEREK "HAYALİ BİR SUÇ...
SAYIN ADNAN OKTAR’IN TUTUKLANMASININ ARDINDAN...
CÜBBELİ AHMET HOCAMIZ MÜSLÜMANLARA ATILAN İFTİRALARA İTİBAR ETMEMELİDİR
ODATV GENEL YAYIN YÖNETMENİ SN. BARIŞ PEHLİVAN'A AÇIK MEKTUP
KOMPLOCULAR, KORKUTARAK "SÖZDE" İTİRAFÇI YAPTIKLARI ARKADAŞLARIMIZ...
CUMHURİYET GAZETESİNE AÇIK MEKTUP
GENİŞ HAYAL GÜCÜ İLE KURGULANAN DAVA DOSYASI
MODERNLİK İSLAM’IN GELİŞİP YAYILMASINDA EN ETKİLİ YÖNTEMDİR
SN. ENVER AYSEVER’İN PROGRAMINDA GÜNDEME GELEN İTHAMLARIN CEVAPLARI
SN. ADNAN OKTAR: "ALLAH'IN VERECEĞİ KARARI TALEP EDİYORUM"
MİNE KIRIKKANAT GİBİ AYDIN VE DEMOKRAT BİR HANIMA HUKUKUN TEMEL İLKELERİNE...
Adnan Oktar: "Allah’ın vereceği kararı talep ediyorum."
Adnan Oktar: "Allah’ın vereceği kararı talep ediyorum."
YENİ AKİT GAZETESİ VE ODA TV’DE YER ALAN “UYAP’TAN SANIĞIN ADI SİLİNDİ”...
SAYIN BİRCAN BALİ'YE CEVAP
SAYIN AVUKAT CELAL ÜLGEN'E AÇIK MEKTUP
SAYIN ALİ İHSAN KARAHASANOĞLU'NA CEVAP
SAYIN ADNAN OKTAR VE CAMİAMIZA YÖNELİK MANEVİ LİNÇ
SN. DOĞU PERİNÇEK VE SN. PROF. DR. ALİ DEMİRSOY'UN ÖNEMLİ OLDUĞUNU...
SAYIN PROF. DR. NURAN YILDIZ'A AÇIK MEKTUP
SN. ADNAN OKTAR VE ARKADAŞLARININ İSRAİL VE MUSEVİLERLE OLAN...
CAMİAMIZA YÖNELİK "YURTDIŞI LOBİ FAALİYETLERİ" İSNADI İLE İLGİLİ...
FETÖ'YE KARŞI EN GÜÇLÜ ELEŞTİRİLERİ SN. ADNAN OKTAR YAPMIŞTIR
DELİL VE ŞAHİT OLMADAN SUÇSUZ İNSANLARI CEZALANDIRMAK KUR’AN’A UYGUN...
ARKADAŞLARIMIZ MUAZZEZ VE YILDIZ ARIK’IN DURUŞMADAKİ GERÇEK DIŞI...
İNSANLARA NEREDE VE KİMLERLE YAŞAYACAKLARINA DAİR BASKI VE DAYATMADA...
ARKADAŞIMIZ BERİL KONCAGÜL’ÜN DURUŞMADAKİ GERÇEK DIŞI İDDİALARINA...
KANAL D'NİN UYDURMA HABERİ
MERVE BOZYİĞİT'İN DURUŞMADAKİ AÇIKLAMALARI KUMPASI GÖZLER ÖNÜNE SERDİ !!!
ARKADAŞLARIMIZ ALTUĞ ETİ, BURAK ABACI VE CEYHUN GÖKDOĞAN'IN...
KUMPASÇILARIN ARKADAŞLARIMIZA BASKI VE TEHDİTLE DAYATTIĞI GERÇEK DIŞI...
"NORMAL HAYATIN SUÇMUŞ GİBİ GÖSTERİLMESİ" ANORMALLİĞİ
ARKADAŞIMIZ ÇAĞLA ÇELENLİOĞLU'NUN DURUŞMADAKİ İDDİALARINA CEVABIMIZ
YENİ ŞAFAK VE GÜNEŞ GAZETELERİNDEKİ GERÇEK DIŞI İDDİALARA CEVAP
SAVUNMA HAKKIMIZ NASIL ENGELLENDİ?
ARKADAŞIMIZ ECE KOÇ'UN DURUŞMADAKİ İDDİALARINA CEVABIMIZ
ARKADAŞLARIMIZ MUSTAFA ARULAR VE EMRE TEKER'İN DURUŞMALARINDAKİ...
ARKADAŞIMIZ AYÇA PARS'IN DURUŞMADAKİ İDDİALARINA CEVABIMIZ
KAMU VİCDANI YALANI
DEVLETİMİZİN VERDİĞİ SİLAH RUHSATLARI CAMİAMIZA DUYDUĞU GÜVENİN AÇIK BİR...
ASIL HEDEF İSLAM ALEMİ, TÜRKİYE, SAYIN ERDOĞAN VE AK PARTİ HÜKÜMETİ
GERÇEK MODERNLİK İSLAM DİNİNDEDİR
TV PROGRAMLARINDA SEVGİ DİLİ ESAS ALINMALIDIR
"Allah'tan tahliyemizi istirham ediyorum"
AKİT GRUBUNA AÇIK MEKTUP
"....Allahvar.com sitesi kapatıldı, düşmanım bu siteyi yapmış olsa...
GARDIROP YALANI
SAYIN DOĞU PERİNÇEK'E AÇIK MEKTUP
'CRACKED.COM' SİTESİNDEKİ İDDİALARA CEVAP
1999 KAN KAMPANYASI TAMAMEN MEŞRU VE LEGAL BİR ORGANİZASYONDUR
HAKİM VE SAVCILARIMIZ YALNIZCA KANUN, HUKUK VE VİCDANI ESAS ALMALIDIR
HARUN YAHYA KÜLLİYATININ İMHASI ÇOK VAHİM VE TARİHİ BİR HATA OLUR
DİYANET İŞLERİ BAŞKANLIĞI RAPORUNA CEVAP
İLERİ DERECEDE MODERN GÖRÜNÜM VE DEKOLTE GİYİM TARZININ NEDENLERİ
"Adnan Bey’in çevresindeki her insan hayat dolu, mutlu, cıvıl cıvıl.”
SUÇSUZ BİR GENÇ KIZ DAHA HUKUKSUZ OLARAK TUTUKLANDI
SÖZDE İTİRAFÇI VEYA MÜŞTEKİ OLMAYA ZORLANMIŞ KARDEŞLERİMİZE ACİL KURTULUŞ...
YENİ BİR SAFSATA DAHA
"Müslümanlar Kardeştir..."
"Biz silahlı suç örgütü değiliz"
MEHDİYETİ GÜNDEME GETİRMEK LİNÇ KONUSU OLMAMALI
"Zorla alıkonma, İzole bir hayat yaşama iddialarını asla kabul etiyorum"
"Adnan Bey bizi çok sever, hep onore eder"
MEDYANIN ZORAKİ "BENZERLİK KURMA" TAKTİĞİ
"Ortada silahlı suç örgütü değil sadece birbirini çok seven arkadaş...
AYÇA PARS CANIMIZ GİBİ SEVDİĞİMİZ, MELEK HUYLU, MÜMİNE KARDEŞİMİZDİR
ÇOK DEĞERLİ BİR SİYASİ BÜYÜĞÜMÜZE AÇIK MEKTUP
"ALIKONMA" SAFSATASI
KUMPASÇILARIN KORKUTARAK İFTİRACI DEVŞİRME YÖNTEMLERİ
BERİL KONCAGÜL TEHDİT ALTINDADIR, CAMİAMIZA İFTİRAYA ZORLANMAKTADIR!
TAHLİYE OLAN ARKADAŞLARIMIZ HİÇ KİMSE İÇİN HİÇBİR ZAMAN BİR BASKI UNSURU...
AV. CELAL ÜLGEN ADİL VE DÜRÜST OLMALI
AKİT TV SUNUCUSU CANER KARAER HAKKINDA ÖNEMLİ BİLGİLENDİRME
MASUM İNSANLARIN TAHLİYESİ TAMER KORKMAZ'I DA SEVİNDİRMELİDİR
"Adnan Bey için ailelerimizle arasının iyi olmadığına dair iftiralar...
"Türkiye ve İslam Dünyasını zayıflatmak istiyorlar.."
"Adnan Bey`den ASLA ŞİDDET VE BASKI GÖRMEDİM..."
"Allah rızası için 40 yıldır Türk-İslam Birliği için çabalıyoruz"
"...En ufak bir suça dahi şahit olmadım..."
"Hakkımızda çok fazla SAHTE DELİLLER ÜRETTİLER..."
"Biz FETÖNÜN ANTİSİYİZ...."
“Bu dava sürecinde.... sözde dijital delillerin ibraz edilmemesi gibi pek...
"Zaten biz birbirimizi bu kadar çok sevdiğimiz için buradayız..."
"Biz bir arkadaş grubuyuz..."
"...Biz Vakıf faaliyetlerimiz ile her zaman Devletimizin yanında olduk"
"Biz kimseyle ilgili karalama faaliyeti yapmadık..."
"...Sözde tecavüz için mi buradaki arkadaşlarımla biraraya geleceğim?!"
"...Faaliyetlerimiz herkese hitap ediyor ..."
"Bizim amacımız şatafat içinde yaşamak değil, hiç kimsenin hitap edemediği...
"İnancım gereği ben insanlara yardım ederim"
"Ne yapsa "zorla" diyorlar. Zorla Gülümsüyor, Zorla, Zorla olur mu?"
"Bizim bir arada olma amacımız örgüt kurmak değil. ilmi mücadele...
"Biz birbirimizi Allah için seven.. arkadaşlarız"
"Polisler geldi, hangi eve operasyon yapacağız derlerken, balkona çıkıp...
"Biz örgüt değiliz"
"Devletimizi desteklediğimiz çok hayırlı faaliyetlerimiz var, Bunlar...
"Biz Allah`tan Razıyız Allah da Bizlerden Razı olur inşaAllah"
"İddia edildiği gibi katı bir ortam olsa 40-50 yıl niye kalalım?"
"Neden cömertsin?" diye soruyorlar
"İngiliz Derin Devleti bunu duyunca çıldırdı..."
"Biz Milli değerler etrafında birleşmiş bir sivil toplum kuruluşuyuz"
"Bir imza atıp dışarı çıkmayı ben de bilirim. Ama iftira büyük suçtur."
"Ben varlıklı bir aileden geliyorum, Saat koleksiyonum var"
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
"Ben Sayın Adnan Oktar `dan hiçbir zaman Şiddet, Eziyet, Baskı görmedim."
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
DURUŞMALARIN İLK HAFTASI
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.
"Bizler Suç Örgütü Değiliz..."