E Vërteta e Jetës së Kësaj Bote

Shkarko Librin

Download (DOC)
Download (PDF)
Komentet

Kapitujt e librit

< <
8 / total: 9

VËREJTJE

Kapitullin i ardhshëm që do ta lexoni zbulon fshehtësinë thelbësore të jetës suaj. Duhet që ta lexoni me shumë kujdes dhe tërësisht meqë ka të bëjë me temën e cila mund të bëjë ndryshime fondamentale në pikëpamjet tuaja për botën e jashtme. Tema e këtij kapitulli nuk është vetëm pikëpamja, qasja tjetër apo mendim tradicional apo filozofik; është fakt që të gjithë, ata që besojnë dhe ata që nuk besojnë, duhet që ta  pranojnë pasi që është vërtetuar edhe nga shkenca e sotme.

ESENCA E VËRTETË E MATERIES

Njerëzit që vrasin mendjen me arsye dhe mençuri për gjërat që i rrethojnë e kuptojnë se çdo gjë në gjithësi – e gjallë apo jo e gjallë - duhet jetë e krijuar. Pyetja rrjedh se: “Kush është Krijuesi i të gjitha këtyre gjërave?”

Është evidente se “fakti i krijimit”, që zbulon vetveten në çdo aspekt të gjithësisë, nuk mund të jetë si rezultat i vetë gjithësisë. P.sh., miza nuk mund të krijohet vetvetiu. Sistemi diellor nuk ka mund të krijohet dhe të organizohet vetë. As bimët, njerëzit, bakteret, eritrocitet (rruazat e kuqe të gjakut), e as fluturat nuk e kanë krijuar vetveten. Gjithashtu edhe mundësia se të gjitha këto e kanë prejardhjen “nga rasti”, as që mund të paramendohet.

Kështu që ne arritëm deri tek përfundimi si vijon: çdo send që e shohim është krijuar, por asnjërin qe ne e shohim nuk mund të jetë vetë “krijues”. Krijuesi është ndryshe dhe superior ndaj të gjitha çka jemi duke parë me sytë tanë, një fuqi e superiore që është e padukshme por ekzistimin dhe cilësitë e të cilit janë të shfaqura në çdo gjë që ekziston.

Këtu është pika kundërshtuese e atyre që e mohojnë ekzistimin e Allahut. Këta njerëz janë të kushtëzuar që të mos besojnë në ekzistencën e Tij derisa nuk ta shohin Atë me sytë e tyre. Këta njerëz, që nënvlerësojnë faktin e “krijimit”, janë të shtyrë që të injorojnë realitetin e “krijimit” që manifestohet përmes gjithësisë dhe përpiqen që të dëshmojnë se gjithësia dhe qeniet e gjalla në të nuk janë të krijuara. Teoria e evolucionit është një shembull thelbësor për përpjekjet e tyre të kota për këtë qëllim.

Ky gabim fondamental i atyre që mohojnë Allahun përkrahet nga shumë njerëz që në të vërtetë nuk e mohojnë ekzistencën e Allahut, por kanë një perceptim të gabuar për Të. Ata nuk e mohojnë krijimin por kanë besime paragjykuese se “ku” gjendet Allahu. Shumica e tyre mendojnë se Allahu është lart “në qiell”. Ata në mënyrë të heshtur paramendojnë se Allahu është pas ndonjë planeti të largët dhe ai ndërhyn në “çështjet e kësaj bote” nganjëherë, apo ndoshta nuk intervenon fare. Ata paramendojnë se Ai e ka krijuar gjithësinë dhe pastaj e ka lënë që njerëzit vetë të caktojnë fatet e tyre.

E disa besojnë se kanë dëgjuar se në Kur’an shkruan se Allahu është “gjithkund” por ata nuk mund të kuptojnë se çfarë saktësisht do të thotë kjo. Ata mendojnë se Allahu përfshinë çdo gjë sikur radio valët apo sikur gazi i padukshëm dhe i paprekshëm.

Sidoqoftë, kjo dhe besimet tjera që nuk mund ta sqarojnë se “ku” është Allahu (dhe ndoshta për këtë arsye ata e mohojnë Atë) janë të bazuara në gabimin e zakonshëm. Ata paragjykojnë pa kurrfarë baze dhe për këtë shkak kanë edhe mendime të gabuara për Allahun. Çfarë është ky paragjykim?

Ky paragjykim është për shkak të natyrës dhe karakteristikës së materies. Ne jemi aq të kufizuar në supozimet tona mbi ekzistencën e materies saqë kurrë nuk mendojmë se a me të vërtetë ekziston apo është vetëm një shëmbëllim. Shkenca bashkëkohore shkatërron këtë paragjykim dhe demaskon një realitet të rëndësishëm dhe të qartë. Në faqet në vazhdim, do të përpiqemi që t’i sqarojmë këtë realitet të madh për të cilin Kur’an tregon.

Bota e sinjaleve elektrike

Të gjitha informatat që i kemi për botën në të cilën jetojmë barten tek ne përmes pesë shqisave tona. Bota që ne e njohim përmbahet prej asaj se çfarë shohin sytë tanë, çfarë nuhasin hundët tona, shijojnë gjuhët tona dhe çfarë dëgjojnë veshët tanë. Ne kurrë nuk mendojmë se bota “e jashtme” mund të jetë çdo gjë tjetër përpos asaj se çfarë shqisat tona na e paraqesin neve, meqë ne jemi të varur që nga lindja në vetëm këto pesë shqisa.

Hulumtimet moderne në shumë fusha shkencore theksojnë për shumë kuptime të ndryshme dhe krijon dyshime serioze në lidhje me shqisat tona si dhe botën që e perceptojmë me to.

Pika nismëtare e kësaj qasjeje është se termi “botë e jashtme” e formuar në trurin tonë është vetëm përgjigje e krijuara në trurin tonë nga sinjalet elektrike. Ngjyra e kuqe e mollës, fortësia e drurit dhe sidomos, babai, nëna, familja jote dhe çdo gjë që ke, shtëpinë tënde, punën, si dhe rreshtat e këtij libri, janë të përbëra vetëm nga sinjalet elektrike.

Frederik Vester sqaron pikën deri ku ka arritur shkenca në lidhje me këtë çështje:

Deklaratat e disa shkencëtarëve me qëndrimin se "njeriu është një shëmbëlltyrë, dhe se çdo gjë që përjetohet është e përkohshme dhe mashtruese, dhe se kjo gjithësi është një hije, duket të jetë e vërtetuar nga shkenca sot.10

Filozofi i njohur, Xhorxh Berkli (George Berkeley) komentoi për këtë temë si vijon:

Besojmë se ekzistenca e objekteve bëhet vetëm për shkak se ato i shohim dhe i dëgjojmë, dhe reflektohen tek ne nga shqisat tona. Sidoqoftë, shqisat tona janë vetëm ide në mendjen tonë. Prandaj, objektet që i marrim me shqisat tona nuk janë asgjë tjetër përpos ide, dhe këto ide nuk janë esenciale përpos në trurin tonë...Meqë çdo gjë ekziston në mendje, dmth. se ne jemi të mashtruar me dinakëri kur paramendojmë gjithësinë dhe gjërat të ekzistojnë jashtë mendjes sonë. Prandaj, asnjë nga gjërat që na rrethojnë nuk ekzistojnë askund përpos në mendjen tonë.11

Në mënyrë që të sqarojmë çështjen, të marrim shqisën e të pamurit, e cila na furnizon me më së shumti informata nga bota e jashtme.

Si shohim, dëgjojmë dhe shijojmë?

brain electtic

Even at the moment when we feel the light and heat of a fire, the inside of our brain is pitch dark and its temperature never changes.

brain, matter

Bundles of light coming from an object falls upside-down on the retina. Here, the image is converted into electrical signals and transmitted to the centre of vision at the back of the brain. Since the brain is insulated from light, it is impossible for light to reach the centre of vision. This means that we view a vast world of light and depth in a tiny spot that is insulated from light.

Procesi i të pamurit zhvillohet vazhdimisht. Grimcat e dritës (fotonet) udhëtojnë nga objekti për në sy dhe kalojnë nëpër thjerrëzën që gjendet në pjesën e përparme të syrit ku thyhen dhe bien kokëposhtë në retinë në pjesën e prapme të syrit. Kështu, goditja e fotoneve shndërrohet në sinjale elektrike dhe transmetohen nga neutronet në një pikë të vogël që quhet qendra e shikimit në pjesën e prapme të trurit. Ky sinjal elektrik perceptohet si një shëmbëlltyrë në këtë qendër në tru pas një seri procesesh. Procesi i shikimit në të vërtetë përfshinë këtë pikë të vogël në pjesën e prapme të trurit, e që është “terr-burg” dhe plotësisht i izoluar nga drita.

Tani, le të rishqyrtojmë këtë proces që duket i zakonshëm dhe i thjeshtë. Kur ne themi, “shohim”, ne në të vërtetë shohim efektin e impulseve që arrijnë në sytë tanë dhe transferohet në trurin tonë, pas transformimit në sinjale elektrike. Kjo është, ajo, që kur themi “shohim”, në të vërtetë ne jemi duke i parë sinjalet elektrike në mendjen tonë.

Të gjitha imazhet që ne i shohim gjatë jetës sonë formohen në qendrën tonë të shikimit, e që përbëhet prej vetëm disa cm kub të vëllimit të trurit. Të dyja, kjo libër që je duke e lexuar momentalisht dhe panorama e paskajshme që e sheh në horizont i zë në këtë hapësirë të vogël. Një çështje tjetër që duhet ta kemi në mendje është se, siç theksuam edhe më parë, truri është i izoluar nga drita; dhe se brenda është errësirë absolute. Truri nuk ka kontakt fare me dritën.

Këtë situatë interesante mund të shpjegojmë me ndihmën e një shembulli. Të supozojmë se para nesh është një qiri i ndezur. Ne jemi përballë këtij qiriu dhe e shikojmë atë gjerësisht. Sidoqoftë, gjatë kësaj kohe, truri ynë kurrë nuk ka pasur kontakt direkt me dritën origjinale të qiririt. Edhe pse ne e shohim dritën e qiririt, brendësia e trurit tonë është plotësisht e errtë. Ne shohim botën e ngjyrshme dhe të ndryshme brenda trurit tonë të errët.

R.L. Gregory jap një sqarim rreth aspektit të shikimit, që ne e marrim si të gatshme:

Ne jemi aq të njoftuar për shikimin, saqë nevojitet vetëm një çast imagjinate që të kuptojmë se aty ka probleme që duhet zgjidhur. Por duhet ta kesh një gjë në konsideratë. Na janë dhënë shëmbëlltyra kokëposhtë në sy, e ndërsa ne shohim objekte të ngurta të ndara në hapësirën që na rrethon. Nga mostrat e stimulimeve në retinë ne perceptojmë botën e objekteve, dhe kjo nuk është më pak se një mrekulli.12

Gjendje e njëjtë vlen edhe për shqisat tjera. Zëri, prekja, shija dhe aroma të gjitha transmetohen në tru si sinjale elektrike dhe perceptohen në qendrat relevante në tru.

Shqisa e të dëgjuarit punon ngjashëm me atë të të pamurit. Veshi i jashtëm mbledh zërat dhe i drejton ato në veshin e mesëm. Veshi i mesëm i transmeton vibrimet e zërit në veshin e brendshëm dhe i intensifikon ato. Veshi i brendshëm i përkthen vibrimet në sinjale elektrike, të cilat dërgohen në tru. Sikurse me syrin, procesi i dëgjimit përfundimisht zë vend në qendrën për dëgjim në tru. Truri është i izoluar nga zëri ashtu si nga drita. Kështu që, pa marrë parasysh se sa zhurmshëm është jashtë, brendia e trurit është plotësisht e heshtur.

brain electtic

Stimulations coming from an object are converted into electrical signals and cause effects in the brain. When we "see", we in fact view the effects of these electrical signals in our mind.

Megjithatë, edhe zërat më të lehtë perceptohen nga truri. Kjo është aq precize saqë veshi i një personi të shëndoshë dëgjon të gjitha pa ndonjë zhurmë apo interferencë atmosferike. Në trurin tuaj, që është i izoluar nga zëri, mund të dëgjosh simfoni nga orkestra, të gjitha zërat nga vendi me turmë dhe t’i pranosh të gjitha zërat me një diapazon të gjerë të frekuencave, që nga shushurima e fletëve e deri tek oshtima e madhe e aeroplanit të udhëtarëve. Sidoqoftë, nëse niveli i zërit n trurin tuaj do të mund të matej me ndonjë aparat të ndjeshëm, do të mund të vërehej se në brendinë e trurit mbizotëron një qetësi absolute.

Perceptimi i aromës formohet në mënyrë të ngjashme. Molekulat e avullta të lëshuara nga gjërat si vanilja apo trëndafili arrin deri tek receptorët në qimet delikate në regjionin e epitelit të hundës dhe përfshihet në bashkëveprim. Bashkëveprimi transmetohet në tru si sinjal elektrik dhe perceptohet aroma. Çdo gjë që ka aromë apo erë, e këndshme apo e pakëndshme, nuk është asgjë tjetër përpos perceptim i trurit me bashkëveprim me molekulat e avullta pas transformimit të tyre në sinjale elektrike. Në këtë mënyrë pranohet aroma e parfumit, lules, ushqimit të preferuar, detit apo aromave që iu pëlqejnë apo jo, në trurin tuaj. Molekulat vetvetiu kurrë nuk arrijnë në tru. Njëjtë sikur me zërin dhe pamjen, ato që arrin në tru janë thjeshtë sinjale elektrike. Me fjalë të tjera, të gjitha erërat që ke pranuar – prej se keni lindur – që kanë arritur nga objektet nga jashtë janë vetëm sinjale elektrike që i ke ndier përmes organeve shqisore.

Ngjashëm, ekzistojnë katër lloj receptorësh (pranues) kimikë në pjesën e përparme të gjuhës së njeriut, dhe përbëhen nga katër lloj të shijeve: njelmët, ëmbël, hidhur dhe thartë. Receptorët tanë të shijes i shndërrojnë këto perceptime në sinjale elektrike përmes një zinxhiri të proceseve kimike dhe i transmetojnë në tru. Këto sinjale perceptohen nga truri si shije. Shija që e përjeton kur han çokollatën apo pemën që preferoni është një interpretim i sinjaleve elektrike nga truri yt. Kurrë nuk do të mund që të arrish objektin në botën e jashtme; kurrë nuk mund ta shohësh; nuhasësh apo të shijosh vetë çokollatën. P.sh. nëse nervat e shijes që udhëtojnë për në tru prehen, shija e gjërave që i han nuk do të arrijnë në tru; dhe plotësisht do të humbësh ndjenjën tuaj për shije.

Nga ky pikëvështrim, arritëm edhe deri tek një fakt. Kurrë nuk do të jemi të sigurt se çfarë përjetojmë kur e shijojmë ushqimin dhe çfarë përjeton tjetërkush kur e shijon ushqimin e njëjtë, apo çfarë ne perceptojmë kur dëgjojmë një zë dhe çfarë tjetërkush percepton kur ai dëgjon zërin e njëjtë, se do të jetë e njëjtë. Lincoln Barnett thotë se askush nuk e di se a e percepton tjetri ngjyrën e kuqe apo e ndien notën C ashtu si e percepton vet.13

GormeMerkezi

All we see in our lives is formed in a part of our brain called the "vision centre" which lies at the back of our brain, and which occupies only a few cubic centimetres. Both the book you are now reading and the boundless landscape you see when you gaze at the horizon fit into this tiny space. Therefore, we see objects not in their actual sizes existing outside, but in the sizes perceived by our brain.

Shqisa jonë e të prekurit nuk ndryshon nga të tjerët. Kur e prekim një objekt, të gjitha informatat që do të mund ta njohim botën e jashtme dhe objektet transmetohen në tru përmes nervave të të prekurit që gjenden në lëkurë. Ndjenja e të prekurit formohet në trurin tonë. Përkundër njohurisë së përgjithshme, vendi ku ne i pranojmë shqisën e të prekurit nuk është në maje e gishtërinjve, por në qendrën e të prekurit në trurin tonë. Pasi që interpretimi i stimulimit nga truri i sinjaleve elektrike vjen nga objektet, ne i përjetojmë këto objekte në mënyra të ndryshme, siç, a janë të forta apo të buta, të nxehta apo të ftohta. Ne i përftojmë të gjitha hollësitë që na ndihmojnë që të njohim ndonjë objekt nga këto stimulime. Sa i përket kësaj, mendimet e dy filozofëve të famshëm, B. Russell dhe L. Wittgenstein, janë si vijon:

Për shembull, pa marrë parasysh se a ekziston me të vërtetë limoni apo jo dhe si është bërë që të ekzistojë nuk do të mund të diskutohet apo hulumtohet. Limoni përbëhet vetëm nga shija që e ndiejmë me gjuhë, aroma e nuhatur me hundë, forma dhe ngjyra e parë me sy; dhe këto janë të vetmet tipare që çështja të studiohet dhe vlerësohet. Shkenca kurrë nuk do ta njoh botën fizike.14

Është e pamundur që ta arrijmë botën fizike. Të gjitha objektet rreth nesh janë koleksion i perceptimeve siç janë shikimi, dëgjimi dhe prekja. Duke proceduar të dhënat në qendrën e shikimit dhe në qendrat tjera të shqisave, truri ynë, gjatë jetës, nuk ballafaqohet me “origjinalin” e materies që ekziston jashtë nesh, por më saktë, me kopjen e formuar brenda trurit tonë. Në këtë pikë jemi të mashtruar duke menduar se këto kopje janë vetë materie jashtë nesh.

"Bota e jashtme" brenda në trurin tonë

brain electtic

Nga faktet fizike që janë shpjeguar deri më tani, mund të konkludojmë si vijon. Çdo gjë që ne e shohim, prekim, dëgjojmë dhe e perceptojmë si “materie” apo “gjithësi” është vetëm sinjal elektrik që shkaktohen në trurin tonë.

Dikush që është duke ngrënë një frut nuk ballafaqohet me frutin por me perceptimin e frutit në tru. Objekti i konsideruar nga njeriu si “frut” në të vërtetë përbëhet nga gjurmët elektrike të formës, shijes, aromës dhe ndërtimit të frutit në tru. Nëse nervat e shikimit që shkojnë në tru lëndohen papritmas, shëmbëlltyra e frutit papritmas do të zhduket. Ndërprerja në rrugën nga shqisat e hundës për në tru do të ndërpresë komplet shqisën e të nuhaturit. Thjeshtë, fruti nuk është asgjë tjetër përpos interpretim i sinjaleve elektrike.

Një pikë tjetër që duhet marrë në konsideratë është edhe ndjenja për largësi. Largësia, për shembull mes teje dhe këtij libri, është vetëm një ndjenë e hapësirës e formuar në trurin tënd. Objektet që duken të jenë të largëta nga pikëvështrimi i dikujt gjithashtu ekzistojnë në tru. Për shembull, dikush që është duke shikuar yjet në qiell mendon se ata janë me miliona vjet drite larg nga ai. Por, çfarë ai “sheh” në të vërtetë janë yjet brenda në të, në qendrën e tij të shikimit. Derisa je duke i lexuar këta rreshta, në të vërtetë ti nuk je brenda në dhomë, por përkundrazi, dhoma është brenda teje. Duke e shikuar trupin tënd bën që të mendosh se je brenda trupit tënd. Sidoqoftë, duhet pasur në mendje se trupi yt, gjithashtu, është një shëmbëlltyrë brenda në trurin tënd.

E njëjta gjë ndodh me të gjitha shqisat tjera. Për shembull, kur mendon se ke dëgjuar zërin e televizionit nga dhoma tjetër, në të vërtetë jeni duke përjetuar zërin brenda në trurin tuaj. Nuk mund të dëshmosh se ekziston një dhomë afër tëndes apo që zëri vjen nga televizioni nga ajo dhomë. Zëri që mendon se je duke e dëgjuar disa metra larg teje dhe biseda e dikujt afër teje perceptohet në qendrën e dëgjimit me vëllim prej disa cm kub në trurin tënd. Përndryshe nga kjo qendër e perceptimit, nuk ekzistojnë konceptet si majtas, djathtas, përpara dhe prapa. Kështu pra, zëri nuk vjen tek ti nga djathtë, majtë apo nga ajri; nuk ka drejtim të caktuar se nga vjen zëri.

new scientist kapağı

The findings of modern physics show that the universe is a collection of perceptions. The following question appears on the cover of the well-known American science magazine New Scientist, which dealt with this matter in its 30 January 1999 issue: "Beyond Reality: Is the Universe Really a Frolic of Primal Information and Matter Just a Mirage?"

Aromat që i percepton janë të ngjashme; asnjë aromë nuk arrin nga distanca e madhe. Mund të supozosh se efektet fundore të formuara në qendrën tënde të të nuhaturit janë aroma të objekteve në botën e jashtme. Sidoqoftë, ashtu siç formohet shëmbëllimi i trëndafilit në qendrën tënde të shikimit, ashtu formohet edhe aroma e trëndafilit është në qendrën tënde të të nuhaturit; prandaj nuk ka as trëndafil e as aromë që i përket botës së jashtme.

“Bota e jashtme” që neve na paraqitet me anë të perceptimeve tona është vetëm një koleksion i sinjaleve elektrike që arrijnë në trurin tonë. Gjatë jetës sonë, truri ynë përpunon këto sinjale dhe ne jetojmë pa e ditur se ne jemi duke gabuar që supozojmë se të gjitha këto janë versione origjinale të gjërave që ekzistojnë në “botën e jashtme”. Ne jemi të mashtruar vetëm për shkak se nuk mund të arrijmë vetë materien me anë të shqisave tona.

Bile edhe defekti më i vogël në retinën e syrit mund të shkaktojë verbësinë e ngjyrave. Disa njerëz perceptojnë të kaltrën si të gjelbër, disa të kuqën sikur të kaltër, ndërsa dikush i percepton të gjitha ngjyrat si nuanca të ndryshme të të përhiturës. Nga kjo pikë, nuk është e rëndësishme nëse objekti i jashtëm ka ngjyrë apo jo.

Përveç kësaj, truri ynë i interpreton dhe u jep kuptimin sinjaleve që ne i paramendojmë si “botë e jashtme”. Për shembull, të shqyrtojmë shqisën e dëgjimit. Truri ynë shndërron valët e zërit nga “bota e jashtme” në një simfoni. Mund të thuhet se muzika gjithashtu është perceptim i krijuar nga truri ynë. Në të njëjtën mënyrë, kur shohim ngjyrat, çfarë kap syri ynë janë vetëm sinjalet elektrike të gjatësive të ndryshme valore. Prapë truri ynë i transformon këto sinjale në ngjyra. Nuk ka ngjyra në “botën e jashtme”. As molla nuk është e kuqe e as qielli nuk është i kaltër apo bari i gjelbër. Ato janë asisoj, për shkak se ne i perceptojmë ashtu. “Bota e jashtme” plotësisht varet nga perceptuesi.

Mendimtari i spikatur Berkeley thekson për këtë fakt:

Në fillim, është besuar se ngjyrat, aromat, etj., “me të vërtetë ekzistojë”, por më pas pikëpamje të tilla ishin refuzuar, dhe është parë se ato ekzistojnë në varësi nga ndjenjat tona. 15

Si përfundim, arsyeja se si i shohim objektet të ngjyrosura nuk është për shkak se ato janë të ngjyrosura apo pse kanë ekzistencë materiale të pavarur jashtë nesh. E vërteta mbi materien është më saktë se të gjitha cilësitë që i atribuojmë objekteve janë brenda nesh e jo në “botën e jashtme”.

A është ekzistimi i "botës së jashtme" i domosdoshëm?

Mankind's Limited Knowledge

Deri më tani, kemi folur pandërprerë për një “botë të jashtme” dhe një botë të perceptimeve të formuar në trurin tonë, që është çfarë ne shohim. Sidoqoftë, pasi ne në të vërtetë nuk mundemi që të prekim “botën e jashtme”, si do të mund të jemi të sigurt se një botë e tillë me të vërtetë ekziston?

Në të vërtetë nuk mundemi. Pasi që çdo objekt është vetëm një koleksion i perceptimeve dhe ato perceptime ekzistojnë vetëm në mendjen tonë, është më e udhës që të themi se bota e vetëm që me të vërtetë ekziston është bota e perceptimeve. Bota e vetme që ne e njohim si botë është ajo që ekziston në mendjen tonë: ajo që është e dizajnuar, regjistruar, dhe e gjallëruar atje; ajo botë që, thënë shkurt, e krijuar brenda mendjes sonë. Kjo është e vetmja botë në të cilën mund të jemi të sigurt.

Kurrë nuk do të mund që të dëshmojmë se perceptimet që ne i studiojmë në trurin tonë kanë lidhje me materien. Këto perceptime mund të vijnë besnikërisht nga ndonjë burim “artificial”.

Është e mundur që të observohet kjo. Stimulimet e rreme mund të prodhojnë ”një botë materiale” krejtësisht imagjinare në trurin tonë. Për shembull, le të paramendojmë ndonjë instrument shumë të zhvilluar që mund të regjistroj të gjitha llojet e sinjaleve elektrike. Së pari, le t’i transmetojmë të gjitha të dhënat mbi ambientin (edhe imazhin e trupit) në këtë instrument duke i transformuar ato në sinjale elektrike. E dyta, të paramendojmë se truri mund të ekzistojë jashtë trupit. Dhe në fund, ta lidhim me instrumentin regjistrues në tru me elektroda që do të funksiononin sikur nerva që dërgojnë të dhënat e para-regjistruara në tru. Në këtë mënyrë, mund të përjetoni veten duke jetuar në një ambient të krijuar artificialisht. Për shembull, shumë lehtë mund të besosh se je duke vozitur shpejt në autostradë. Mundet që kurrë mos të jetë e mundur që të kuptohet se ti përbëhesh vetëm nga truri. Kjo është kështu pasi që me krijimin e një botë brenda trurit tënd nuk është e nevojshme ekzistenca e një bote të vërtetë, por më mirë me thënë, stimulim. Është krejtësisht e vërtetë se këto stimulime mund të vijnë edhe nga burim artificial, siç është një magnetofon.

Në lidhje me këtë, filozofi i shquar Bertrand Russell shkruan:

Pasi që shqisa e të prekurit kur e shtypim tavolinën me majat e gishtërinjve tonë, shkaktohet një çrregullim elektrik në elektronet dhe protonet e majave gishtërinjve tonë, që prodhohen, sipas fizikës moderne, nga afërsia e elektroneve dhe protoneve në tavolinë. Nëse çrregullimi i njëjtë në majat e gishtërinjve tonë bëhet ndryshe, ne duhet që të kemi ndjenjat, pavarësisht se a ka apo jo tavolinë.16

Me të vërtetë është shumë lehtë për ne që të mashtrohemi nga perceptimet që besojmë, pa kurrfarë lidhje me materien, që të jetë e vërtetë. Shpesh përjetojmë këtë ndjenjë kur ëndërrojmë, ku përjetojmë ngjarje, shohim njerëz, objekte dhe ambient që duket krejtësisht të vërtetë. Mirëpo, të gjitha këto janë vetëm perceptime. Nuk ka ndonjë ndryshim themelor në mes të ëndrrës dhe "botës reale"; që të dyja janë përjetime në tru.

brain electtic

As a result of artificial stimuli, a physical world as true and realistic as the real one can be formed in our brain without the existence of physical world. As a result of artificial stimuli, a person may think that he is driving in his car, while he is actually sitting at home.

Kush është perceptuesi?

Siç kemi treguar deri më tani, nuk ka dyshim se bota që ne mendojmë se jetojmë në të që e quajmë “botë e jashtme” perceptohet brenda në trurin tonë. Sidoqoftë, këtu lind një pyetje e dorës së parë. Nëse ngjarjet fizike që ne i njohim si perceptime të brendshme, çfarë është çështja e trurit tonë? Pasi truri ynë është pjesë e botës fizike sikur duart, këmbët tona apo çdo objekt tjetër, gjithashtu duhet që të jetë perceptues sikurse të gjitha objektet tjera.

Shembulli i ëndrrës do ta ndriçojë më tutje këtë çështje. Të paramendojmë se jemi duke ëndërruar në trurin tonë sipas asaj se çfarë kemi thënë deri më tani. Në ëndërr, do të kemi një trup të imagjinuar, një dorë të imagjinuar, një sy të imagjinuar dhe një tru të imagjinuar. Nëse gjatë ëndërrimit, do të pyeteshim, “ku sheh?” ne do të përgjigjeshim “në trurin tim”. Sidoqoftë, nuk ekziston truri që të mund të flasim për të, por një kokë dhe një tru i imagjinuar. Shikuesi i imazheve nuk është truri i imagjinuar në ëndërr por një “qenie” që është shumë më “superiore” se ai.

E dimë se nuk ka ndryshim fizik në mes të ambientit në ëndërr dha ambientit që ne e quajmë jetë reale. Prandaj po të pyeteshim në ambientin që ne e quajmë jetë reale me pyetjen e mësipërme “ku sheh”, do të ishte shumë e pakuptimtë po të përgjigjej “në trurin tim” si në shembullin e mësipërm. Në të dyja rastet, entiteti që sheh dhe percepton nuk është në truri, që sipas të gjithave nuk është gjë tjetër pos një copë mishi.

Kur të analizojmë trurin, ne nuk shohim tjetër pos molekula të lipoideve dhe proteinave, që gjithashtu ekzistojnë edhe në organizmat tjerë të gjallë. Kjo nënkupton se brenda një cope mishi që ne e quajmë “tru”, nuk ka asgjë për t’i observuar imazhet, që përbën vetëdijen, apo që të krijojë qenien që ne e quajmë “vetvete”.

R.L. Gregory i referohet gabimit që njerëzit e bëjnë në lidhje me perceptimin e imazheve në tru:

atom ve nöron

The brain is a collection of cells made up of protein and fat molecules. It is formed of nerve cells called neurons. There is no power in this piece of meat to observe images, to constitute consciousness, or to create the being we call "myself".

Kjo është një joshje, që duhet t’i shmangemi, që të thuhet se sytë prodhojnë pamjet në tru. Pamja në tru sugjeron nevojën për një lloj syri të brendshëm që të sheh – por kjo do të ketë nevojë edhe për një sy tjetër që të shoh këtë pamje... etj., etj,. në një nevojë të pafund të syve dhe të pamjeve. Kjo është absurde.17

Kjo është ajo pikëpamja që i ven materialistët, që nuk mbajnë asgjë tjetër pos materies që të jetë e vërtetë, në mëdyshje; kujt i takon “syri brenda” që sheh, që percepton çfarë sheh dhe reagon?

Karl Pribram gjithashtu fokusohet në këtë çështje të rëndësishme, se kush është perceptues, në botën e shkencës dhe filozofisë:

Që nga grekët, filozofët kanë menduar rreth “shpirtit” në makinë, “njeriu i vogël brenda njeriut të vogël”, etj. Ku është “uni”, qenia që e përdorë trurin? Kush e bën të diturit e vërtetë? Ose, si Shën Francis nga Assisi thotë: “Ne po kërkojmë atë që sheh”.18

Tani, mendo për këtë gjë: libri që e ke në duar, dhoma në të cilën gjendesh, shkurtimisht, të gjitha imazhet përpara teje shihen brenda trurit tënd. A janë atomet ato që i shohin këto imazhe? Atomet e verbëta, të shurdhëta dhe të pavetëdijshme? Pse disa atome e kanë këtë cilësi derisa të tjerat nuk e kanë? A përbëhen veprimet tona të të menduarit, të kuptuarit, të mbajturit mend, të gëzuarit, të hidhëruarit dhe çdo gjë tjetër prej reaksioneve elektrokimike në mes të këtyre atomeve?

Kur e vrasim mendjen me kësi lloj pyetjesh, shohim se nuk ka kuptim që të shikohet në vullnetin e atomeve. Është e qartë se qenia që sheh, dëgjon, dhe ndien është një qenie mbi-materiale. Kjo qenie është “e gjallë” dhe as nuk është materie apo shëmbëlltyrë e materies. Kjo qenie lidhet me perceptimet përpara saj duke përdorur imazhin e trupit tonë.

Kjo qenie është "shpirti".

Bashkësia e perceptimeve që e quajmë “botë materiale” është një ëndërr e shikuar nga ky shpirt. Sikurse trupi që e kemi dhe bota materiale që ne e shohim në ëndrrat tona nuk kanë realitet, gjithashtu edhe gjithësia që ne e okupojmë dhe trupin që e kemi nuk kanë realitet material.

Qenia e vërtetë është shpirti. Materia përmban vetëm perceptimet e shikuar nga shpirti. Qeniet inteligjente që i shkruajnë dhe i lexojnë këta rreshta nuk janë grumbuj atomesh apo molekulash si dhe reaksione kimike në mes tyre, por është “shpirt”.

Qenia absolute e vërtetë

Të gjitha këto fakte na sjellin përballë një çështje shumë të rëndësishme. Nëse gjëja që ne e njohim si botë materiale përbëhet vetëm nga perceptimet të para nga shpirti ynë, atëherë ku është burimi i këtyre perceptimeve?

Në të përgjigjurit e kësaj pyetjeje, duhet pasur parasysh çështjen në vazhdim: materia vetvetiu nuk ka ekzistencë të vetëqeverisje. Pasi materia është perceptim, është diçka “artificiale”. Dmth, ky perceptim duhet të jetë i shkaktuar nga një fuqi tjetër, që dmth duhet të jetë i krijuar. Përveç kësaj, ky krijim duhet të jetë i vazhdueshëm. Nëse nuk ka krijim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm, atëherë krejt çka ne e quajmë materie do të zhdukej dhe humbej. Kjo mund të lidhet me televizionin në të cilin piktura shfaqet derisa sinjali të transmetohet. Pra, kush bën që shpirti ynë t’i shoh yjet, tokën, bimët, njerëzit, trupat tonë dhe çdo gjë tjetër që shohim?

Është shumë evidente se është një Krijues, i Cili e ka krijuar tërë gjithësinë materiale, e kjo është, shuma e perceptimeve, dhe vazhdon krijimin e Tij pandërprerë. Pasi ky Krijues paraqet aq krijim të mrekullueshëm, Ai sigurisht ka fuqi të madhe dhe të përhershme.

Ky Krijues na prezantohet. Ai e ka shpallur Librin dhe përmes këtij Libri e ka përshkruar Veten, gjithësinë dhe arsyen pse ne ekzistojmë.

Ky Krijues është Allahu dhe emri i Librit të Tij është Kur’ani.

Faktet se qiejt dhe toka, dmth, gjithësia nuk është e qëndrueshme, dhe se prania e tyre është bërë e mundur me krijimin e tyre nga Allahu dhe se ato do të zhduken kur Ai përfundon këtë krijim, shpjegohen në këtë ajet:

All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s'ka askush pos Tij që mund t'i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë. (Fatir: 41)

Siç përmendëm në fillim, disa njerëz nuk kanë kuptim të vërtetë mbi Allahun ashtu që Atë e paramendojnë si qenie që është i pranishëm diku në qiejt dhe që nuk ndërhyn në çështjet e kësaj bote. Themeli i kësaj logjike në të vërtetë gjendet në mendimin se gjithësia është një ndërtim nga materia dhe Allahu është “jashtë” kësaj bote materiale, në një vend shumë të largët. Në disa fé të rreme, besimi në Allahun është i kufizuar në këtë kuptim.

Mirëpo, siç konsideruam deri më tani, materia përbëhet vetëm nga ndjenjat. Dhe se qenia e vetme absolute e vërtetë është Allahu. Kjo nënkupton. se ekziston vetëm Allahu; dhe të gjitha gjërat përpos Tij janë qenie nën hije. Si pasojë, është e pamundur që të përfytyrohet Allahu i ndarë dhe jashtë masës së materies. Allahu sigurisht është “gjithkah” dhe i përfshinë të gjithat. Ky realitet shpjegohet në Kur’an si vijon:

That we can never directly contact the material universe also answers the question of "Where is Allah?" that preoccupies a great many people.

All-llahu - s'ka zot pos Tij. I Gjalli, Vigjiluesi. Nuk e zë të koturit, e as gjumi. E Tija është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Kush mund të ndërmjetësojë te Ai, pos me lejen e Tij? Ai e di se ç'po u ndodhë dhe ç'do t'u ndodhë. Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë, pos sa të dojë Ai. Ndërsa pushteti i Tij përfshin qiejt dhe tokën. E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori. (Bekare: 255)

Që Allahu nuk kufizohet me hapësirë dhe që Ai përfshinë çdo gjë tregohet në ajetin si vijon:

Të All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe nga perëndimi, dhe kahëdo që të ktheheni, aty është anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm. (Bekare: 115)

Pasi qeniet materiale janë vetëm perceptime, ato nuk mund ta shohin Allahun; por Allahu e sheh materien dhe Ai e ka krijuar atë në të gjitha format. Në Kur'an, kjo tregohet kështu: "Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të parët. "(En'am: 103)

Pra, ne nuk mund ta përfshijmë (kuptojmë, shohim) qenien e Allahut me sytë tanë, por Allahu plotësisht neve na ka përfshirë brendësinë tonë, pjesën e jashtme, shikimet dhe mendimet tona. Nuk mund ta shqiptojmë asnjë fjalë pa e ditur Ai, bile pa dijen e Tij as frymë nuk mund të marrim.

maddenin gerçeği

If one ponders deeply on all that is said here, one will soon realise this amazing, extraordinary situation by oneself: that all the events in the world are but mere perceptions…

Derisa jemi duke i parë këto perceptime shqisore gjatë jetës sonë, qenia më e afërt e jona nuk është asnjëra nga këto ndjenja, por Vetë Allahu. Fshehtësia e ajetit në vazhdim në Kur’an zbulon këtë realitet: “Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij. “(Kaf: 16) Kur dikush mendon se trupi i tij është i përbërë vetëm nga “materia”, ai nuk mund që të kuptojë këtë fakt të rëndësishëm. Nëse e merr trurin e tij që të jetë “vetvetja”, atëherë vendi ku ai pranon të jetë është 20-30 cm larg tij. Mirëpo, kur të kuptojë se nuk ka asgjë nga ajo që quhet materie, dhe se çdo gjë është vetëm një imagjinatë, nocionet si jashtë, brenda, larg apo afër humbin kuptimin e tyre. Allahu e ka përfshirë atë dhe Ai është “skajshmërisht afër” tij.

Allahu e informon njeriun se Ai është "skajshmërisht afër" tyre me ajetin "E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër..." (Bekare: 186). Ajeti tjetër tregon për faktin e njëjtë: "Përkujto, kur Ne të thamë: "Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit..." (Isra: 60)

Njeriu mashtrohet duke menduar se qenia më e afërt e tij është vetvetja. Allahu, në të vërtetë, është më afër bile edhe se vetë ne. Ai na e ka tërheqë vëmendjen për këtë gjë në ajetin: “Përse, pra kur arrin shpirti në fyt, E ju në atë moment shikoni (se ç’po i ngjet). E Ne jemi më afër tek ai se ju, por ju nuk shihni. (Wakia: 83-85). Siç na tregon ajeti, njerëzit janë të pavetëdijshëm për këtë fakt të jashtëzakonshëm pasi nuk e shohin me sytë e tyre.

Nga ana tjetër, është e pamundur për njeriun, që nuk është gjë tjetër përpos një qenie nga hija që të ketë fuqi dhe vullnet të pavarur nga Allahu. Ajeti “E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni.” (Saffat: 96) tregon se çdo gjë që e përjetojmë bëhet nën kontrollin e Allahut. Në Kur’an, ky realitet qëndron në ajetin: “... ti nuk i gjuajte, (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por All-llahu (të ndihmoi) i gjuajti“ (Enfal: 17) ku theksohet se asnjë vepër nuk është e pavarur nga Allahu. Pasi qenia njerëzore është qenie nga hija, ai vetë nuk e bën aktin e gjuajtjes. Por, Allahu i jep kësaj qenie nga hija ndjenjën e vetvetes. Në realitet, Allahu i bën të gjitha veprimet. Nëse dikush i merr veprimet që i bën si te vetët, ai qartë e mashtron vetveten.

Ky është realiteti. Dikush mund të mos dëshiroj që të pranoj këtë dhe mund ta paramendojë vetveten si qenie të pavarur nga Allahu; por kjo nuk do të ndryshojë ndonjë gjë. Natyrisht mohimi i tij i pamatur është prapë brenda vullnetit dhe dëshirës së Allahut.

Çdo gjë që posedon është iluzion i brendshëm

Siç po shihet qartë, është fakt logjik shkencor se “bota e jashtme” nuk ka realitet material dhe që është koleksion i imazheve përherë të shfaqura shpirtit tonë nga Allahu. Megjithatë, njerëzit nuk e përfshijnë, apo më saktë nuk dëshirojnë që t’i përfshijnë, të gjitha në konceptin e “botës së jashtme”.

Mendo për këtë çështje sinqerisht dhe me guxim. Do të kuptosh se shtëpia juaj, mobilet, vetura – që ndoshta janë blerë para ca kohe, zyra, stolitë, llogaria bankare, gardëroba, bashkëshortja, fëmijët, kolegët dhe çdo gjë që i ke në fakt përfshihen në këtë botë të jashtme të imagjinuar që projektohet tek ti. Çdo gjë që sheh, dëgjon, apo nuhat – shkurtimisht – i pranon me pesë shqisat tuaja rreth teje si pjesë e kësaj “bote të imagjinuar”: zëri i këngëtarit të preferuar, fortësia e karriges që je ulur mbi të, era e parfumit që të pëlqen, dielli që të mban ngrohtë, lulja me ngjyra të bukura, zogu duke fluturuar përskaj dritares sate, barka motorike duke lëvizur me shpejtësi mbi ujë, kopshti juaj i pëlleshëm, kompjuteri i juaj që e përdorni në zyre, apo pajisja hi-fi në shtëpi që është punuar me një teknologji moderne...

This is the reality, because the world is created only to test man. All through our limited lives, we are tested with perceptions whose original sources we can never reach, which are intentionally presented as appealing and attractive. This fact is mentioned in the Qur'an:

Njerëzve u është zbukuruar dashuria ndaj të këndshmeve, ndaj grave, djemve e ndaj pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po te All-llahu është e ardhmja më e mirë. (Ali-Imran: 14)

Shumica e njerëzve largohen nga feja e tyre për shkak të lakmisë ndaj pasurisë, grumbullimit të arit dhe argjendit, dollarëve, stolive, llogarive bankare, kartelave të kredisë, gardërobës së shumtë, veturave të modeleve të fundit, shkurtimisht pas të gjitha formave të prosperitetit që ata i kanë apo përpiqen që t’i kenë. Ata përqendrohen vetëm në këtë botë duke e harruar ahiretin. Ata janë të mashtruar nga pamja “tërheqëse dhe e bukura” e jetës së kësaj bote, e harrojnë të falin namazin, të japin lëmoshë për të varfrit, dhe të bëjnë ibadet që të jenë të suksesshëm në ahiret. Përkundrazi ata thonë “Kam gjëra për të bërë”, “kam ideale”, “kam përgjegjësi”, “nuk kam mjaft kohë”, “më duhet t’i kryej disa punë” dhe “do ta kryej më vonë”. Ata e jetojnë jetën e tyre duke kërkuar prosperitet vetëm në këtë botë. Në ajetin, “Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbëruar (të pa-interesuar)” (Rum:7), shpjegohet ky botëkuptim i gabuar.

Faktin që e kemi shpjeguar në këtë kapitull, dmth se çdo gjë është imazh, është shumë i rëndësishëm për nënkuptimin e tij se i paraqet të gjitha epshet dhe kufizimet të pakuptimta. Vërtetimi i këtij fakti e bën të qartë se çdo gjë që njerëzit kanë apo përpiqen që ta kenë – pasurinë të fituar me lakmi, fëmijë me të cilët krenohen, gratë që ata i konsiderojnë si më të afërtat, miqtë, trupi i tyre i dashur, statuti shoqëror që ata besojnë të jetë superior, shkollat që i kanë kryer, pushimet në të cilat kanë kaluar – nuk janë tjetër përveçse iluzion i thjeshtë. Prandaj, e gjithë përpjekja, koha e kaluar dhe lakmia, dëshmon kotësinë.

imagintion

Për këtë disa njerëz padashur bëhen të marrë kur krenohen me pasurinë dhe pronën apo për “jahtet, helikopterët, kompanitë, fabrikat, çifligjet, aksionet dhe tokat” e tyre sikur ato të ekzistojnë në të vërtetë. Këta njerëz të pasur që mburren sa për t’u dukur udhëtojnë me jahte, tregojnë veturat e tyre, flasin pandërprerë për pasurinë e tyre, mendojnë se postet e tyre i vënë ata më lartë se të tjerët dhe mendojnë se ata janë të suksesshëm për tëra këto gjëra, në të vërtetë duhet që të mendojnë se në çfarë gjendje do ta gjejnë veten kur të kuptojnë se suksesi nuk është asgjë tjetër përpos një iluzion.

Këto pamje janë parë shumë shpesh edhe nëpër ëndërr. Në ëndrrat e tyre, ata gjithashtu kanë shtëpi, vetura të shpejta, stoli shumë të çmuara, tufa dollarësh, dhe sasi të mëdha të arit dhe të argjendit. Në ëndrrat e tyre, ata gjithashtu janë në pozita të larta, kanë fabrika me mijëra punëtorë, kanë fuqi për të sundojnë mbi shumë njerëz dhe veshën për lakmi të gjithëve. Sikurse do të ishte qesharake që dikush, duke u zgjuar, të mburret me pasurinë e tij në ëndërr, ai do të jetë po ashtu qesharak për mburrjen me imazhet që ai i sheh në këtë botë. Që të dyja atë që e ka parë në ëndërr edhe atë që e ka parë në këtë botë janë vetëm imazhe në mendjen e tij.

Në të njëjtën mënyrë, njerëzit që reagojnë ndaj ngjarjeve që ata përjetojnë në botë do të turpërohen kur të kuptojnë këtë realitet. Ata që pamëshirshëm luftojnë me njëri tjetrin, tërbohet shpejt, mashtron, merr mito, falsifikon, gënjen, me lakmi e mban paranë e vet, i bën keq njerëzve, i rrah dhe i mallkon të tjerët, sillet agresivisht, janë plot lakmi për zyrë dhe pozitë, janë ziliqarë dhe tregohen, do të jenë të turpshëm kur të kuptojnë se krejt çfarë kanë bërë ka qenë vetëm një ëndërr.

Since Allah creates the entire universe and reveals Pasi Allahu i krijon të gjitha këto imazhe, Poseduesi Përfundimtar i të gjithave do të jetë vetëm Allahu. Edhe ky fakt theksohet në Kur’an:

to every human being individually, the Ultimate Owner of all possessions in the world is Allah alone. This fact is revealed in the Qur'an:

Vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. All-llahu ka përfshirë çdo send. (Nisa: 126)

Është gabim i madh të hedhet poshtë feja për hir të pasioneve imagjinare e prandaj të humbet jeta e përjetshme.

Në këtë fazë, një gjë duhet të kuptohet. Nuk është thënë këtu se “pasuria, fëmijët, prona, bashkëshortet, miqtë, pozita që e keni arritur do të zhduket herët a vonë, e prandaj ato nuk kanë kurrfarë kuptimi”, por se “të gjitha pasuritë që iu duken se i keni nuk ekzistojnë, por janë vetëm ëndrra që përbëhen nga imazhet që Allahu t’i tregon që t’iu sprovojë”. Siç po shihet, është ndryshim i madh ndërmjet këtyre dy thënieve.

Edhe pse dikush nuk dëshiron që të pranojë këtë menjëherë dhe i duket se është më mirë që të mashtrohet duke menduar se çdo gjë me të vërtetë ekziston, në fund do të vdesim e çdo gjë do të bëhet e qartë në ahiret kur të ringjallemi. Në atë ditë “sheh shumë mprehtë. “ (Kaf: 22) dhe do të shohim çdo gjë shumë më qartë. Sidoqoftë, nëse kemi jetuar duke vrapuar pas qëllimeve imagjinare, ne do të dëshironim pastaj që mos të kishim jetuar kurrë në këtë jetë dhe duke thënë “Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja. “ (Hakka: 27-29).

Çfarë duhet të bëj njeriu i mençur, nga ana tjetër, është që të përpiqet që të kuptojë realitetin më të madh të gjithësisë këtu në këtë botë, derisa ende ka kohë. Përndryshe, ai do të jetojë duke vrapuar pas ëndrrave dhe do të përballet me dënimin e hidhur në fund. Në Kur’an, gjendja përfundimtare e këtyre njerëzve të cilët vrapojnë pas iluzioneve (imazheve) në këtë botë dhe e harrojnë Krijuesin e tyre, tregohet kështu:

E veprat e atyre që nuk besuan janë si fatamorganë (nga rrezet e diellit) në një shkretinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t'i afrohet atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen All-llahun dhe Ai do t'ia japë llogarinë e tij. All-llahu është i shpejtë në llogaritje. (Nur: 39)

Defektet logjike të materialistëve

Prej fillimit të këtij kapitulli, është thënë qartë se materia nuk është qenie absolute, siç pohojnë materialistët, por më saktë është një koleksion i përshtypjeve të shqisave të krijuara nga Allahu. Materialistët i rezistojnë këtij realitet evident, që e shkatërron filozofinë e tyre në mënyrë ekstreme dogmatike dhe i paraqet si të pabaza antitezat.

Për shembull, njëra ndër përkrahësit më të mëdhenj të filozofisë materialiste në shek. 20, një marksist i flaktë, George Polizer, e dha “shembullin e autobusit” si “dëshminë më të madhe“ mbi ekzistencën e materies. Sipas Polizerit, filozofët që mendojnë se materia është vetëm perceptim gjithashtu ikin kur ta vërejnë autobusin që do t’i shkelë ata dhe kjo është dëshmi e ekzistimit fizik të materies. 19

Kur materialisti tjetër i famshëm, Johnson, i është thënë se materia është koleksion i perceptimeve, ai “u përpoq” që të dëshmojë ekzistimin fizik të gurëve duke i shqelmuar.20

Shembull i ngjajshëm është dhënë edhe nga Friedrich Engels, mentor Politzerit dhe themelues së bashku me Marksin i materializmin dialektik. Ai shkroi, “nëse ëmbëlsira që e hamë është vetëm perceptim, atëherë ajo nuk do të na e ndalonte urinë tonë.21

Shembull i ngjajshëm është dhënë edhe nga Friedrich Engels, mentor Politzerit dhe themelues së bashku me Marksin i materializmin dialektik. Ai shkroi, “nëse ëmbëlsira që e hamë është vetëm perceptim, atëherë ajo nuk do të na e ndalonte urinë tonë.21

Ka edhe shembuj të ngjashëm si dhe fjalë fyese si “do ta kuptosh ekzistencën e materies kur ta hash shuplakën në faqe” në librat e materialistëve të njohur si Marksi, Engelsi, Lenini e tjerë.

Çrregullimi në të kuptuarit që lejon të depërtojnë shembujt e tillë të materialistëve është interpretimin e shpjegimit i tyre i "materies është perceptim" sikur "materia është mashtrim me dritë". Ata mendojnë se perceptimi është i kufizuar me shikim dhe të gjitha aftësitë tjera si prekja kanë lidhje fizike. Autobusi e godet njeriun i bën ata të thonë "shiko, autobusi e rroku, pra nuk është perceptim". Ata fare nuk e kuptojnë se perceptimet gjatë goditjes, si fortësia, ndeshja dhe dhimbja, gjithashtu janë të formuara në tru.

Shembulli i ëndrrave

DreamingLady

The World In Dreams

For you, reality is all that can be touched with the hand and seen with the eye. In your dreams you can also "touch with your hand and see with your eye", but in reality, then you have neither hand nor eye, nor is there anything that can be touched or seen. There is no material reality that makes these things happen except your brain. You are simply being deceived.

What is it that separates real life and dreams from one another? Ultimately, both forms of living are brought into being within the brain. If we are able to live easily in an unreal world during our dreams, the same can equally be true for the world we live in while awake. When we wake up from a dream, there is no logical reason not to think that we have entered a longer dream called "real life". The reason we consider our dream a fancy and the world 'real' is only a product of our habits and prejudices. This suggests that we may well be awoken from the life on earth, which we think we are living right now, just as we are awoken from a dream.

Shembulli më i mirë për të shpjeguar këtë realitet është ëndrra. Personi mund të përjetojë ngjarje shumë reale në ëndërr. Ai mund të rrokulliset poshtë shkallëve dhe ta thyej këmbën, të përjetoj fatkeqësi trafiku, të goditet nga autobusi, apo që të han ëmbëlsirë e të ngopet. Ngjarje të ngjashme me ato që i përjetojmë në jetën tonë të përditshme përjetohen edhe në ëndrra me ndjenjë të njëjtë bindëse për realitetin e tyre, dhe ngjallin ndjenja të njëjta në ne.

Ai që ëndërron se është goditur nga autobusi mund t’i hap sytë në spital dhe të jetë prapë në ëndërr dhe mund të kuptojë se është mbetur i palëvizshëm, por krejt kjo është vetëm ëndërr. Ai gjithashtu mund të ëndërrojë se ka vdekur në ndeshje komunikacioni, se engjëjt e vdekjes ia marrin shpirtin dhe se jeta në ahiret fillon. (Kjo ngjarje e fundit është përjetuar në të njëjtën mënyrë në këtë jetë, e që sikurse në ëndërr, është një perceptim.)

Ky person percepton imazhe e zëra shumë të qarta, ndjenjën e fortësisë, dritën, ngjyrat dhe ndjenjat tjera që i përngjan përjetimit në ëndërr. Perceptimet që ai i pranon në ëndërr janë aq natyrale si ato në jetën e “vërtetë”. Ëmbëlsira që ai e han e ngop atë edhe pse është vetëm një perceptim i ndjesisë së ëndrrës, pasi ngopja është perceptim i ndjesisë së ëndrrës. Sidoqoftë në realitet, ky person gjendet i shtrirë në atë çast. Aty nuk ka as shkallë, komunikacion apo autobus që të merren parasysh. Personi që ëndërron, e përjeton ëndrrën dhe i sheh perceptimet dhe ndjenjat që nuk ekzistojnë në botën e jashtme. Fakti se në ëndrrat tona, përjetojmë, shohim dhe ndjejmë ngjarjet pa lidhje fizike me “botën e jashtme” tregon qartë se “bota e jashtme” e jetës sonë zgjuar gjithashtu përbëhet absolutisht vetëm nga perceptimet.

Ata që besojnë në materializëm, posaçërisht marksistët, janë tërbuar kur iu është treguar ky realitet, esenca e materies. Ata citojnë shembuj nga arsyetimet sipërfaqësore të Marksit, Engelsit apo Leninit dhe bëjnë deklarata emocionale.

Sidoqoftë, këta njerëz duhet pasur në mend se ata mund të japin asi lloj deklaratash edhe në ëndrrat e tyre. Në ëndrrat e tyre, gjithashtu mund ta lexojnë “Kapitalin”, të marrin pjesë në mbledhje, të përleshen me policinë, të goditën në kokë, të ndjejnë dhimbje në plagët e tyre. Kur të pyetën në ëndërr, ata mendojnë se çfarë kanë ëndërruar gjithashtu përbëhet nga “materia absolute”, ashtu siç supozojnë se gjërat që i shohin kur janë zgjuar janë “materie absolute”. Sidoqoftë, në ëndërr apo zhgjëndërr, krejt çfarë shohim, përjetojmë apo ndjejnë janë vetëm perceptime.

Shembulli i lidhjes së nervave në mënyrë paralele

Të paramendojmë ndeshjen me automobil të dhënë nga Politzer në të cilën ai foli për dikë që e kishte goditur vetura. Nëse nervat e personit të goditur nga vetura që lëvizin nga pesë shqisat e tij deri tek truri, do t’i lidheshim me një person tjetër, p.sh. trurin e Politzerit, me lidhje paralele, në momentin kur vetura e godit personin, do ta godiste po në të njëjtën kohë edhe Politzerin duke ndenjur në shtëpi. Të gjithat çfarë e ka ndier personi gjatë aksidentit do të përjetonte edhe Politzeri, sikurse kënga e njëjtë e dëgjuar nga dy altoparlantë të ndryshëm të lidhur me magnetofonin e njëjtë. Politzeri do të ndjente, shihte dhe përjetonte frenimin e autobusit, prekjen e autobusit në trupin e tij, imazhet e krahut të thyer dhe gjakun, thyerjet, imazhet e hyrjes së tij në dhomën e operacionit, fortësinë e gipsit si dhe pafuqinë e krahut të tij.

Çdo njeri tjetër i lidhur paralel me nervat e këtij njeriu do të përjetonte aksidentin sikurse Politzeri që nga fillimi gjer në fund. Nëse i aksidentuari do të binte në komë, të gjithë do të binin në komë. Përveç kësaj, nëse të gjitha perceptimet që kanë lidhje me aksident të regjistroheshin në ndonjë aparat dhe nëse të gjitha këto perceptime do t’i transmetoheshin një personi duke e përsëritur, atëherë edhe autobusi do të godiste këtë person shumë herë.

Pra, cili nga autobusët që kanë goditur këta njerëz është i vërtetë? Filozofia materialiste nuk ka përgjigje të qëndrueshme për këtë pyetje. Përgjigja e drejtë është se ata të gjithë kanë përjetuar aksidentin me të gjitha detajet vetëm në mendjen e tyre.

Principi i njëjtë aplikohet edhe tek shembujt me ëmbëlsirën dhe gurin. Nëse nervat e organeve shqisore të Engelsit, i cili do të ndjente ngopjen dhe plotësinë e ëmbëlsirës në barkun e tij pas ngrënies së ëmbëlsirës, do të ishin të lidhur me trurin e personit tjetër në mënyrë paralele, edhe ai person do të ndihej i ngopur kur Engelsi do të hante ëmbëlsirën dhe të ngopej. Nëse nervat e Johnsonit, i cili ndien dhembjen në këmbën e tij nëse e shqelmon gurin, të ishin të lidhur paralelisht me personin tjetër, ai person do ta ndiente dhembjen e njëjtë.

Pra, cila ëmbëlsirë apo cili gur është i vërtetë? Filozofia materialiste prapë është e mangët që të jap përgjigje të duhura në këtë pyetje. Përgjigja korrekte dhe e duhur e kësaj pyetje është: të dy, Engelsi dhe personi i tjetër që ka ngrënë ëmbëlsirën në mendjen e tyre dhe janë ngopur; të dy, Johnsoni dhe personi tjetër kanë përjetuar njëjtë shkelmimin e gurit në mendjen e tyre.

Ta bëjmë një ndryshim në shembullin që e dhamë për Politzer: t’i lidhim nervat e njeriut të goditur nga autobusi në trurin e Politzerit dhe nervat e Politzerit që është ulur në shtëpinë e tij në trurin e njeriut që është goditur me autobus. Në këtë rast, Politzeri do të mendonte se është goditur nga autobusi edhe pse është duke ndenjur në shtëpinë e tij. Njeriu që në të vërtetë është goditur nga autobusi kurrë nuk do ta ndjejë efektin e aksidentit dhe do të mendonte se ai është duke ndenjur në shtëpinë e Plitzerit. Logjika e njëjtë mund të aplikohet edhe me shembujt e ëmbëlsirës dhe gurit.

Filozofi i njohur britanik David Hume i shpreh mendimet e veta në lidhje me këtë fakt:

Të flasim sinqerisht, kur përfshijë veten në atë që unë e quaj “vetja”, çdoherë has me një perceptim të veçantë që i përket të nxehtës apo të ftohtës, dritës apo hijes, dashurisë apo urrejtjes, të hidhurës apo të ëmblës apo ndonjë përfytyrim tjetër. kurrë nuk mund ta kap veten pa ndonjë perceptimit, dhe kurrë nuk mund të vërej ndonjë gjë përveç perceptimit. 22

Formimi i perceptimeve në tru nuk është filozofi, por fakt shkencor

Materialistët pohojnë se çfarë thamë deri më tani është një pikëpamje filozofike. Sidoqoftë, konsiderimi se “bota e jashtme”, siç e quajtëm ne, është një koleksion i perceptimeve nuk është çështje filozofike por thjeshtë një fakt shkencor. Se si formohen imazhet dhe ndjenjat në tru në detaje mësohet në shkollat e medicinës. Këto fakte, të dëshmuara në shek. 20-të nga shkenca e në veçanti nga fizika, qartë tregon se materia nuk ka realitet absolut dhe kështu, në njëfarë mënyre, çdonjëri është duke e shikuar “monitorin në trurin e vet”.

Çdokush që beson në shkencë, pavarësisht se a është ateist, budist apo dikush që mban ndonjë pikëpamje tjetër, duhet që të pranojë këtë fakt. Materialisit mund të mohojë ekzistencën e Krijuesit por nuk mund të mohon këtë fakt shkencor.

Paaftësia e Karl Marxit, Friederich Engelsit, Georges Politzerit dhe të tjerëve që të kuptojnë këtë fakt aq të thjeshtë dhe evident është befasues ende, edhe pse niveli i njohurive shkencore nga koha e tyre ishte ndoshta e pamjaftueshme. Në kohën tonë, shkenca dhe teknologjia kanë përparuar shumë dhe zbulimet e kohëve të fundit bën që ky fakt të kuptohet shumë më lehtë. Materialistët, nga ana tjetër, janë të mbushur me frikë nga mundësia e kuptimit të këtij fakti, bile edhe pjesërisht, dhe duke e kuptuar se kjo në mënyrë definitive e shkatërron filozofinë e tyre.

Frika e madhe e materialistëve

DreamingLady

Turkish materialist writer Rennan Pekunlu says that "the theory of evolution is not so important, the real threat is this subject", because he is aware that this subject proves that we cannot reach the original matter, the only concept in which he has faith.

Për pak kohë, asnjë përgjigje substanciale nuk ka ardhur nga qarqet materialiste turke në lidhje me këtë temë që është shtjelluar në këtë libër, dmth, faktin se materia është vetëm një perceptim. Kjo na jap një përshtypje se qëllimi ynë nuk është bërë tërësisht i qartë dhe se nevojitet sqarim i mëtutjeshëm. Sidoqoftë, edhe më përpara, është zbuluar se materialistët ndihen mjaft të shqetësuar për popullaritetin e kësaj teme dhe ndiejnë frikë të madhe për këtë gjë.

Për një kohë, materialistët me të madhe shfaqnin frikën dhe panikun e tyre në publikimet, konferencat dhe panelet e tyre. Fjalimet e tyre të pashpresa dhe shqetësuese bën të kuptohet se ata lëngojnë nga kriza të rënda intelektuale. Rrënimi shkencor i teorisë së evolucionit, që ishte e ashtuquajtura bazë e filozofisë së tyre, u kishte ardhur si goditje e madhe. Tani, ata e kuptojnë se kanë filluar ta humbin vetë materien, që është shtyllë më kryesore për ta sesa darvinizmi, dhe se janë duke përjetuar goditje edhe më të madhe. Ata deklaruan se kjo çështje është “kërcënimi më i madh” për ta dhe se kjo krejtësisht e “shkatërron fabrikën e tyre kulturore”.

Njëri prej atyre që e shprehu më haptazi frikën dhe panikun që ndjehet në qarqet materialiste ishte Renan Pekunlu, një akademik dhe shkrimtar i revistës Bilim ve Utopya (Shkenca dhe utopia) që është menduar se e ka detyrën për ta mbrojtur materializmin. Në artikujt e tij në “Shkenca dhe Utopia” dhe në panelet që ai ka marrë pjesë, ai prezantoi librin “Gjunjëzimi i evolucionit” nga Harun Yahya si kërcënim numër një ndaj materializmit. Çfarë e shqetësoi Pekunlun bile edhe më shumë sesa kapitujt që zhvlerësojnë darvinizmi, ishte pjesa që jeni duke e lexuar tani. Për lexuesit dhe publikun e vet, që së fundi ishin shumë të paktë, Pekunlu solli porosinë “mos e leni vetveten që të entuziazmoheni me sugjerimin e idealizmit por mbani besimin në materializëm”. Ai e citoi Leninin, udhëheqësin e revolucionit të përgjakshëm komunist në Rusi, si referim. Duke këshilluar çdonjërin që të lexojnë librin e tij të para një shekulli “Materializmi dhe empiriokriticizmi”, Pekunlu përsëriti këshillat e Leninit, “mos mendoni për këtë çështje, ose përndryshe do të humbni rrugën e materializmit dhe do të merreni pastaj me religjion”. Në një artikull që shkroi për revistën e lartshënuar, ai citoi Leninin:

Nëse njëherë e mohoni realitetin objektiv, që na jepet me anën e shqisave, menjëherë do të humbni armën kundër fideistëve (mbrojtësve të fesë), ngase keni rrëshqitur në agnosticizëm apo subjektivizëm – dhe kjo është e tëra që fideizmi kërkon. Vetëm një herë po të biesh në grackë, më nuk ka rrugëdalje. Dhe mashistët tanë të gjithë janë rënë në grackën e idealizmit, në një fideizëm të dobësuar dhe të holluar; janë zënë në grackën që nga momenti kur morën “shqisat” jo sikur një imazh i botës së jashtme por një “element” special. Janë shqisa të askujt, mendje e askujt, shpirt i askujt, vullnet i askujt.23

Këto fjalë qartë tregojnë se fakti të cilin, Lenini, në panik, e kuptoi dhe dëshironte që t’ua largonte nga mendja e tij dhe të “shokëve” të tij, gjithashtu në të njëjtën mënyrë i shqetëson edhe materialistët e sotëm. Sidoqoftë, Pekunlu dhe materialistët tjerë vuajnë nga ankthi edhe më i madh; pasi ata e dinë se ky fakt tani është duke ardhur më shumë në shprehje, më sigurt dhe më bindës sesa para 100 vjetësh. Për herë të parë në historinë botërore kjo temë është shpjeguar në mënyrë aq të pafrenueshme.

Megjithatë, piktura e përgjithshme është se numër i madh i shkencëtarëve materialistë ende marrin qëndrim sipërfaqësor kundër këtij fakti se ”materia nuk është asgjë tjetër përpos një iluzion”. Çështja e shpjeguar në këtë kapitull është njëra ndër temat më të rëndësishme dhe më ngacmuese që dikush mund të ndeshet në jetën e vet. Nuk ka shans që më përpara të jenë përballur me temë kaq kritike. Ende, reagimet e këtyre shkencëtarëve apo sjelljet e tyre filozofike në fjalimet dhe artikujt e tyre lënë të kuptohet se sa i cektë dhe sipërfaqësor është të kuptuarit e tyre.

Reagimet e disa materialistëve në lidhje me çështjen e debatuar këtu tregon se besnikëria e tyre ndaj materializmit ka shkaktuar një lloj dëmtimi të logjikës së tyre. Për këtë arsye, ata janë shumë larg të kuptuarit të çështjes. P.sh., Alaattin Senel, gjithashtu një akademik dhe shkrimtar për revistën periodike “Shkenca dhe Utopia”, shfaqi mendim të ngjashëm sikurse Pekunlu duke thënë: “Harroje gjunjëzimin e darvinizmit, kjo është temë që vërtetë kërcënon”. Duke kuptuar se filozofia e vet nuk ka bazë, ai bëri kërkesa si “dëshmo se çfarë je duke folur!”. Çfarë është më interesant, ky shkrimtar duke shkruar ka zbuluar se ai nuk mund ta kuptoj këtë fakt, çfarë ai e konsideron si rrezik.

P.sh., në artikullin që ai foli ekskluzivisht për këtë çështje, Seneli pranon se bota e jashtme perceptohet në tru si imazh. Sidoqoftë, ai pastaj vazhdon me pohimin se imazhet ndahen në dy pjesë: ato që kanë lidhje fizike dhe ato që nuk kanë, e se imazhet që janë të lidhura me botën e jashtme kanë lidhje fizike. Për të mbështetur këtë pohim, ai jep “shembullin e telefonit”. Në përmbledhje ai shkruan: “Nuk e di se imazhet në trurin tim a kanë apo jo lidhje me botën e jashtme, por e njëjta gjë vlen kur flas me telefon. Kur të flas në telefon, nuk e shoh fytyrën e bashkëbiseduesit por kjo bisedë konfirmohet kur më vonë e shoh sy më sy.”24

Me këto fjalë, autori në të vërtetë mendon: “Nëse kemi dyshim në perceptimet tona, ne mund të shikojmë në vetë materien dhe të verifikojmë realitetin e saj.” Sidoqoftë, kjo është ide e gabuar evidente pasi është e pamundur që ne të arrijmë vetë materien. Ne kurrë nuk do të mund të dalim nga mendja jonë dhe të dimë se çfarë është “përjashta”. Edhe nëse zëri në telefon ka apo jo lidhje me materien mund të konfirmohet nga personi nga skaji tjetër. Sidoqoftë, ky konfirmim është gjithashtu imazh, që përjetohet në mendje.

Këta njerëz edhe në ëndrrat e tyre përjetojnë gjëra të ngjashme. P.sh., Senel mund të shoh edhe në ëndërr që është duke biseduar në telefon dhe mandej të konfirmohet nga bashkëbiseduesi. Pekunlu mundet që në ëndrrën e vet të ndiej veten “të kërcënuar” dhe t’i këshillojë njerëzit e vet që të lexojnë libra të vjetër të Leninit. Megjithatë, pavarësisht se çfarë bëjnë, këta materialistët kurrë nuk mund të mohojnë se ngjarjet që kanë përjetuar dhe njerëzit me të cilët kanë biseduar në ëndërr nuk janë asgjë pos perceptime.

Kush, pra, do të konfirmojë se imazhet në tru kanë korrelacion apo jo? Qeniet hije në tru? Padyshim, është e pamundur për materialistët që të gjejnë burim të informatave që mund të japin të dhëna në lidhje me botën e jashtme jashtë trurit dhe që t’i konfirmojë ato.

Të pranuarit se të gjitha perceptimet formohen në tru, por edhe supozimi se mund “të dilet” nga kjo dhe të konfirmuarit e perceptimeve nga bota e jashtme reale zbulon se kapaciteti intelektual i personi është i kufizuar dhe se arsyeja e tij është e shtrembëruar.

Sidoqoftë, çdo njeri me nivel normal të të kuptuarit dhe të arsyetimit shumë lehtë mund t’i kuptoj këto fakte. Çdo njeri i paanshëm e di, në lidhje me atë çfarë thamë deri më tani, se është e pamundur për të që me shqisat e tij të testojë ekzistimin e botës së jashtme. Por, siç duket bindja e verbër ndaj materializmit e shtrembëron kapacitetin racional të njerëzve. Për këtë arsye, materialistët e sotëm shfaqin disa të metat logjike në gjykimin e tyre sikurse mentorët e tyre që u munduan që të “dëshmojnë” ekzistimin e materies me shkelmim e gurit apo me ngrënien e ëmbëlsirave.

Gjithashtu duhet thënë se kjo nuk është situatë mahnitëse, pasi paaftësia për të kuptuar është tipar i zakonshëm i të gjithë jobesimtarëve. Në Kur'an, Allahu veçanërisht thotë se ata janë "popull që nuk kupton." (Maide:58)

Materialistët kanë rënë në kurthin më të madhe në histori

Atmosfera e panikut që qëndron nëpër qarqet materialiste në Turqi, që ne i kemi përmendur vetëm disa shembuj, tregon se materialistët përballohen me një disfatë të plotë, që kurrë më parë nuk e kanë përjetuar në histori. Që materia është vetëm një perceptim është dëshmuar nga shkenca moderne dhe është parashtruar në mënyrë shumë të qartë, të hapur dhe efektive. Mbetet vetëm që materialistët të shohin dhe të pranojnë shembjen e tërë botës materiale në të cilët ata besojnë verbërisht dhe në të cilën mbështetën.

Mendimi materialist ka ekzistuar çdoherë gjatë rrjedhës historike të njerëzimit. Duke qenë shumë të sigurt në vetvete dhe në filozofinë që besojnë, ata u ngritën kundër Allahut i Cili i ka krijuar. Skenari që ata formuluan thotë që materia nuk ka as fillim e as fund, dhe e gjithë kjo nuk ka mundësi të ketë Krijues. Për shkak të arrogancës së tyre, ata mohuan Allahun dhe u strehuan tek materia, që ata besojnë se ka ekzistencë reale. Ata ishin aq të bindur në filozofinë e tyre saqë kurrë nuk menduan se ndonjëherë do të jetë mundshme të shtrohet një shpjegim që dëshmon të kundërtën.

Kjo është arsyeja pse faktet e treguara në këtë libër në lidhje me natyrën e vërtetë të materies i befasoi aq shumë këta njerëz. Ajo që është treguar këtu ka shkatërruar bazën e themelit të filozofisë së tyre dhe nuk ka lënë vend për diskutime të mëtutjeshme. Materia, në të c ilën ata i bazojnë tërë mendimet, jetët, arrogancën dhe mohimin u zhdukën përnjëherësh. Si mund të ekzistojë materializmi kurse materia jo?

Njëra prej cilësive të Allahut është planifikimi i Tij kundër jobesimtarëve. Kjo thuhet në ajetin "Ata bënin plane, e All-llahu i asgjësonte, se All-llahu është më i miri planifikues." (Enfal: 30)

Allahu i ka vërë në kurth materialistët duke i bërë që të mendojnë se materia ekziston dhe, duke e bërë këtë, i poshtëroj ata në mënyrë të paparë. Materialistët mendonin se pasuria, statusi e posti i tyre, shoqëria që i takonin, e tërë bota dhe çdo gjë tjetër ekziston me të vërtetë dhe u bënë arrogantë ndaj Allahut duke u mbështetur në këto. Ata e kundërshtuan Allahun duke qenë mburracak dhe me mosbesim të shtuar. Derisa e bënin këtë ata krejtësisht mbështeteshin në materie. Prandaj, ata kanë mungesë të të kuptuarit sa që nuk menduan se Allahu është gjithkah rreth tyre. Allahu tregon gjendjen në të cilën jobesimtarët janë drejtuar si rezultat i mendje-trashësisë së tyre:

A mos po të kurdisin ndonjë kurth, po ata që nuk besuan bijnë vetë në kurth. (Tur: 42)

Kjo sigurisht është edhe humbja më e madhe e tyre në histori. Duke u bërë arrogant, materialistët kanë qenë të mashtruar dhe kanë vuajtur humbje serioze në luftën që ata kryenin kundër Allahut duke sjellë diçka monstruoze kundër Tij. Ajeti “ Dhe ashtu (sikurse në Mekë) në çdo qytet kemi bërë kriminelët e tij pari, në mënyrë që të bëjnë dredhi në të, por nuk mashtrojnë tjetër kë pos veten e tyre dhe prapëseprapë nuk kuptojnë.“ (En’am: 123) tregon se sa të pavetëdijshëm janë këta njerëz që u ngritën kundër Krijuesit të tyre, dhe si do të përfundojnë. Në ajetin tjetër fakti i njëjtë tregohet kështu:

Ata përpiqen ta mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë. (Bekare: 9)

Derisa jobesimtarët përpiqen të mashtrojnë, ata nuk e kuptojnë një fakt shumë të rëndësishëm që është theksuar me fjalët “po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë” në këtë ajet. Ky është fakti se çdo gjë që ata përjetojnë është një fantazim i dizajnuar që të perceptohet nga ata, dhe të gjitha mashtrimet që ata shpikin janë vetëm imazhe të formuara në trurin e tyre sikurse çdo lloj veprimi që ata e bëjnë. Marrëzia e tyre i ka bërë që të harrojnë se ata janë vetëm me Allahun, e prandaj, ata janë zënë në kurth në planet e tyre tinëzare.

Jo më pak se jobesimtarët që jetuan më parë, ata që jetojnë sot përballen me një realitet që do të shkatërrojë planet e tyre tinëzare në themel. Me këtë ajet “ ... s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët” (Nisa: 76), Allahu thotë se këto mashtrime janë të dënuara që të mbarojnë ditën që janë kurdisur. Ai u jap lajme të mira besimtarëve me këtë ajet “... dinakëria e tyre nuk do t’u dëmtojë aspak.” (Ali Imran: 120)

Në një ajet tjetër Allahu thotë: “E veprat e atyre që nuk besuan janë si mirazh në një shkretinë ku i etshmi mendon se është ujë derisa kur t’i afrohet atij nuk gjen asgjë.” (Nur: 39). Edhe materializmi, bëhet një “mirazh” për mohuesit sikurse qëndron në këtë ajet; kur kërkojnë mbështetje nga ajo, ata do të shohin se kjo krejt ka qenë iluzion. Allahu mund t’i mashtrojë ata me gjëra të tilla si mirazhi, dhe t’i çorientoj në perceptimin e tërë këtij koleksion të imazheve si të vërtetë. Të gjithë ata njerëz “eminentë”, profesorë, astronomë, biologë, fizikanët dhe të gjithë të tjerët pa marrë parasysh postin e tyre janë të mashtruar thjeshtë sikur fëmijët, dhe janë të poshtëruar pasi morën materien si zot të tyrin. Duke supozuar koleksionin e imazheve si absolute, ata e bazuan filozofinë dhe ideologjinë e tyre në të, duke u përfshirë në debate serioze, dhe adoptuan të ashtuquajturën ligjëratë “intelektuale”. Ata bindën vetveten se janë mjaft të mençur që të ofrojë një argument mbi të vërtetën e gjithësisë dhe çka është më e rëndësishme, të polemizojnë për Allahun me inteligjencën e tyre të kufizuar. Allahu shpjegon gjendjen e tyre në ajetin e mëposhtëm:

E, ata (jobesimtarët) i kurdisën një dredhi, All-llahu iu kundërvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi. (Ali Imran: 54)

Ndoshta mund t’i iket disa dredhive; sidoqoftë, ky plan i Allahut kundër jobesimtarëve është aq i vendosur saqë është e pamundur që t’i iket. Pa marrë parasysh se çfarë bëjnë apo kujt i kërkojnë ndihmë, ata nuk mund të gjejnë ndihmues tjetër pos Allahut. Siç na informon Allahu në Kur’an, “... dhe pos All-llahut nuk do t’i gjejnë vetes as mbrojtës as ndihmës.” (Nisa: 173)

Materialistët kurrë nuk pritën që të bien në kurth të tillë. Duke i pasur të gjitha mjetet e shek. 20-të në kontroll, ata menduan se mund të bëhen kokëfortë në mohimin e tyre dhe t’i tërheqin njerëzit në mosbesim. Allahu në Kur’an e shpjegon këtë mendësi të përhershme të jobesimtarëve dhe përfundimin e tyre:

Ata përgatiten një kurth e Ne ua shpërblyem kurthin duke mos e hetuar ata. Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre.) (Neml: 50-51

Kjo, në nivel tjetër, është çfarë ajetet nënkuptojnë: materialistët janë bërë që të kuptojnë se çdo gjë që posedojnë nuk është asgjë tjetër veçse një iluzion, e prandaj çdo gjë që kanë është shkatërruar. Derisa ata i vëzhgojnë pasuritë, fabrikat, arin, dollarët, fëmijët, gratë, shokët, pozitën dhe statusin dhe trupin e tyre, të cilat i besojnë se ekzistojë, duke u rrëshqitur nga duart, ata janë të “shkatërruar”, siç thuhet në ajetin e 51-të të sures Neml. Në këtë pikë ata nuk janë më entitete materiale por vetëm shpirtra.

Padyshim, të kuptuarit e kësaj të vërtetën është gjendja më e vështirë për materialistët. Fakti që çdo gjë që kanë është vetëm një iluzion është i barasvlershëm, siç thonë ata, me “vdekjen para vdekjes” në këtë botë.

Ky fakt i lë vetëm me Allahun. Me ajetin “Ti, më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.” (Mudeththir: 11) Allahu na përkujton që të kemi në mendje faktin se çdo njeri, në të vërtetë, është i vetmuar në praninë e Tij. Ky fakt i mrekullueshëm përsëritet në shumë ajete tjera:

Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prapa shpinës atë që u patëm dhënë... (En'am: 94)

Dhe në ditën e kiametit secili do t'i paraqitet Atij i vetmuar. (Merjem: 95)

Kjo, në nivel tjetër, është çfarë tregojnë ajetet: ata që marrin materien si zot të tyrin rrjedhin nga Allahu dhe do t’i kthehen Atij. Ata do t’i nënshtrojnë vullnetin e tyre Allahut me apo pa dëshirën e tyre. Tani presin Ditën e Gjykimit kur çdokush do të thirret për të dhënë llogarinë e vet, pa marrë parasysh se a janë të gatshëm që ta kuptojnë.

Konkluzioni

Tema që e sqaruam deri më tani është njëra ndër të vërtetat më të mëdha që ndonjë herë do të dëgjosh në jetën tënde. Dëshmia se e gjithë bota materiale në të vërtetë është një “imazh”, kjo çështje është çelës për të kuptuar ekzistencën e Allahut dhe krijimin e Tij si dhe të kuptuarit se Ai është qenie e vetme absolute.

Njeriu që e kupton këtë çështje vëren se bota nuk është një vend ku shumica e njerëzve mendojnë se është. Bota nuk është një vend absolut me ekzistencë të vërtetë siç supozohej nga ata që bredhin pa qëllim të caktuar nëpër rrugë, rrahën nëpër kafene, tregohen nëpër kafene luksoze, mburren me pasurinë që kanë apo ata që ia kushtojnë jetën e tyre qëllimeve boshe. Bota është vetëm një koleksion i perceptimeve, një iluzion. Të gjithë njerëzit që i kemi cituar më lart janë vetëm hije që i shikojnë këto perceptime në mendjen e tyre; e akoma, nuk janë të vetëdijshëm për këtë.

Ky koncept është shumë i rëndësishëm pasi minon filozofinë materialiste e cila mohon ekzistencën e Allahut dhe bën atë që të dështojë. Kjo është arsyeja pse materialistët si Marxi, Engelsi dhe Lenini ndjen panikun, u zemëruan dhe i paralajmëruan përkrahësit e tyre “që mos të mendojnë” në lidhje me këtë koncept kur të flitet për të. Këta njerëz janë me aq të meta mentale që nuk munden as të kuptojnë se perceptimet formohen brenda trurit. Ata mendojnë se bota që e shohin në trurin e tyre është “bota e jashtme” e nuk mund të kuptojnë dëshminë e qartë që tregon të kundërtën.

Kjo pavetëdije është rezultat i mençurisë së pakët që Allahu iu ka dhënë jobesimtarëve. Siç thotë Allahu në Kur’an jobesimtarët “kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët.” (A’raf: 179)

Mund të hulumtosh pas kësaj pike duke përdorur të menduarit tuaj personal. Për këtë gjë, duhet që të koncentrohesh, përkushto vëmendjen dhe mendo thellë për mënyrën se si i sheh objektet rreth teje dhe mënyrën se si i ndjen kur t’i prekësh. Nëse mendon me plotë kujdes, do të ndjesh se qenia inteligjente që sheh, dëgjon, prek, mendon dhe lexon këtë libër mu në këtë çast është vetëm shpirti dhe shikon perceptimet e quajtura “materie” në ekran. Ai që e kupton këtë konsiderohet se është larguar nga fusha e botës materiale që mashtron pjesën më të madhe të njerëzve dhe ka hyrë në fushën e ekzistencës së vërtetë.

Ky realitet është kuptuar edhe nga një numër i madh i teistëve apo filozofëve gjatë historisë. Intelektualët islamikë si Imam Rabanni, Muhyddin Ibn al-’Arabi dhe Mawlana Jami kanë kuptuar këtë nga shenjat e Kur’anit dhe duke përdorur arsyen e tyre. Disa filozofë perëndimorë si George Berkley e kanë kuptuar realitetin e njëjtë përmes arsyes. Imam Rabbani në maktubatet (letrat) e tij ka shkruar se e tërë gjithësia është një “iluzion dhe supozim (perceptim)” dhe se Allahu është qenie e vetme absolute:

Allah...Substanca e këtyre qenieve që Ai krijoi është një asgjë hiç... Ai i krijoi të gjitha në sferën e shqisave dhe iluzioneve... Ekzistimi i gjithësisë është në sferën e shqisave dhe iluzioneve, dhe nuk është materiale... Në realitet, asgjë nuk është përjashta përpos Qenies Lavdiplotë, (e që është Allahu).25

Imam Rabbani qartësisht ka thënë se të gjitha imazhet që i paraqiten njeriut janë veç iluzione, dhe se nuk ka gjëra origjinale në “botën e jashtme”.

Ky qark i imagjinuar është i paraqitur në imagjinatë. Shihet deri në gjerësinë që është e paraqitur, sidoqoftë, me syrin e mendjes. Përjashta, duket sikur të shihet me syrin e kokës. Por, nuk është kështu. Nuk ka as paraqitje apo gjurmë të së jashtmes. As që ekzistojnë kushtet që të shihet. Është e njëjtë sikurse fytyra e dikujt e reflektuar nga pasqyra. Nuk ka qëndrueshmëri përjashta. Padyshim, si qëndrueshmëria si imazhi janë në IMAGJINATË. Allahu e di më së miri.26

Mawlana Jami ka theksuar faktin e njëjtë, që e ka zbuluar prej shenjave të Kur’anit dhe duke përdorur mendjen e vet: “Çfarëdo që ekziston në gjithësi janë shqisa dhe iluzione. Më mirë të themi janë sikurse reflektimi nga pasqyra apo hijet”.

Sidoqoftë, numri i atyre që kanë e kuptuar këtë fakt gjatë historisë gjithmonë ka qenë i kufizuar. Dijetarët e mëdhenj si Imam Rabbani ka shkruar se ndoshta nuk do të ishte mençuri që t’u tregohet ky fakt masës njerëzore pasi shumica e njerëzve nuk janë në gjendje që ta kuptojnë.

Në kohën e sotme, kjo ka bërë një fakt empirik me dëshmitë e dhëna nga shkenca. Fakti që gjithësia është një hije, është përshkruar mënyrë aq konkrete, të qartë dhe të hollësishme për herë të parë në histori.

Për këtë shkak, shek. 21-të do të jetë pikë kthese historike ku njerëzit në përgjithësi do të kuptojnë realitetin hyjnor dhe do të drejtohet me turma tek Allahu, Qenia e vetme Absolute. Besimet materialiste të shek. 19-të do të vendosen në grumbujt e mbeturinave të historisë, ekzistenca e Allahut dhe krijimtaria e Tij do të kapet nga mendja, do të kuptohet mosekzistimi i hapësirës dhe kohës, njerëzimi do të çlirohet nga velloja e vjetër shekullore e mashtrimeve dhe paragjykimeve që i kishte hutuar.

Nuk është e mundur që këtë rrjedhë të pandalshme ta pengojë ndonjë qenie nga hija.

Footnotes

14. Frederick Vester, Denken, Lernen, Vergessen, vga, 1978, p.6.

15. R.L.Gregory, Eye and Brain: The Psychology of Seeing, Oxford University Press Inc. New York, 1990, p.9.

16. Lincoln Barnett, The Universe and Dr. Einstein, William Sloane Associate, New York, 1948, p.20.

17. Orhan Hancerlioğlu, Dusunce Tarihi (The History of Thought), Istanbul: Remzi Bookstore, 6.ed., September 1995, p.447.

18. V.I.Lenin, Materialism and Empirio-criticism, Progress Publishers, Moscow, 1970, p.14.

19. Bertrand Russell, ABC of Relativity, George Allen and Unwin, London, 1964, pp.161-162.

20. R.L.Gregory, Eye and Brain: The Psychology of Seeing, Oxford University Press Inc. New York, 1990, p.9.

21. Ken Wilber, Holographic Paradigm and Other Paradoxes, p.20.

22. George Politzer, Principes Fondamentaux de Philosophie, Editions Sociales, Paris 1954, p.53.

23. Orhan Hancerlioglu, Dusunce Tarihi (The History of Thought), Istanbul: Remzi Bookstore, 6.ed., September 1995, p.261.

24. George Politzer, Principes Fondamentaux de Philosophie, Editions Sociales, Paris 1954, p.65.

25. Paul Davies, Tanrı ve Yeni Fizik (God and The New Physics), translated by Murat Temelli, Im Publishing, Istanbul 1995, pp.180-181.

26. Rennan Pekunlu, "Aldatmacanin Evrimsizligi", (Non-Evolution of Deceit), Bilim ve Utopya, December 1998 (V.I.Lenin, Materialism and Empirio-criticism, Progress Publishers, Moscow, 1970, pp.334-335).

27. Alaettin Senel, "Evrim Aldatmacasi mi?, Devrin Aldatmacasi mi?", (Evolution Deceit or Deceit of the Epoch?), Bilim ve Utopya, December 1998.

28. Imam Rabbani Hz. Mektuplari (Letters of Rabbani), Vol.II, 357, Letter, p.163.

8 / total 9
Ju mund të lexoni librin e E Vërteta e Jetës së Kësaj Bote Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
MEDYAMIZ ÖZKAN MAMATİ İSİMLİ KİŞİNİN GERÇEK YÜZÜNÜ MUTLAKA BİLMELİDİR
HAKLARINDA HİÇBİR KESİN YARGI KARARI OLMAYAN SN. ADNAN OKTAR VE...
MERVE BÜYÜKBAYRAK AKIL HASTANESİNE SEVK TALEBİ GEREKTİRECEK NE YAPTI?
BASINA ÖZEL HAZIRLANAN SENARYOLARLA HAKKIMIZDA ALGI OLUŞTURULMAYA...
MİLLİYET GAZETESİ MAGAZİN YAZARI SAYIN ALİ EYÜBOĞLU’NA AÇIK MEKTUP
AYRILIP DAĞILMA GİBİ BİR NİYETİMİZ ASLA YOK!
YENİ ŞAFAK GAZETESİ YAZARI SAYIN HASAN ÖZTÜRK’E AÇIK MEKTUP
SAYIN ÖZLEM GÜRSES'E AÇIK MEKTUP
SAYIN MİNE UZUN'A AÇIK MEKTUP
DAVA DOSYASI BOMBOŞ ÇIKINCA MEDET UMULAN ESKİ BİR İFTİRA: "GİZLİ TÜNELDEN...
KONUNUN TARAFLARINA SÖZ HAKKI VERMEDEN TEK TARAFLI YAYIN YAPMASI HABERTÜRK...
SAYIN AHMET HAKAN'A AÇIK MEKTUP
HALK TV'YE AÇIK MEKTUP
OZAN SÜER ARKADAŞIMIZIN TUTUKLANMASIYLA İLGİLİ OLARAK AV. SENA AKKAYA...
TÜRK İNSANI ADİL, TARAFSIZ, DÜRÜST, İLKELİ VE SEVGİ DOLU BİR BASIN ÖZLEMİ...
İFTİRA ÜZERİNE KURULAN DAVAMIZIN TEMELİNDEKİ SEBEP: "HUSUMET"
HÜRRİYET GAZETESİ VE YAZARLARINA CESARETLE VE ISRARLA DOĞRUDAN YANA OLMAK...
SEVGİ, KARDEŞLİK VE SELAM GÖNDERME İDDİALARI TUTUKLAMA GEREKÇESİ OLAMAZ
MEHDİYET İNANCI SEBEBİYLE SAYIN ADNAN OKTAR’IN YANINDAN AYRILMADIĞIMIZ...
TOPLU BİR AKIL TUTULMASI: "GALEYAN"
ELVAN KOÇAK BEY’İN YANLIŞ BİLGİLENDİRİLDİĞİ HUSUSLAR
AV. CELAL ÜLGEN'E AÇIK MEKTUP–3
İNGİLİZ DERİN DEVLETİNİN ÜLKEMİZDEKİ ALÇAK, HAİN VE AŞAĞILIK KRİPTO...
SAYIN MİNE KIRIKKANAT HANIMEFENDİ’YE BİR KEZ DAHA DOSTLUK VE SEVGİ...
MÜŞTEKİ İFADELERİ HAKKINDA BASINDA YER ALAN GERÇEK DIŞI HABERLER
SEVGİDEN VAZGEÇMEK ZULÜM OLUR, TEK İSTEĞİMİZ SEVGİ TOPLUMU OLUŞMASI
2 YILDAN BU YANA CAMİAMIZA KARŞI YAPILAN HAK VE HUKUK İHLALLERİ, ZULÜM VE...
ALİ İHSAN KARAHASANOĞLU KARDEŞİMİZ MASUMİYET KARİNESİNE VE SAVUNMA HAKKINA...
ATV KAHVALTI HABERLERİNDEKİ ASILSIZ İTHAMLARA CEVABIMIZDIR
MİLLİ ÇÖZÜM DERGİSİ BAŞYAZARI AHMET AKGÜL’ÜN İFTİRALARA DAYANARAK YAPTIĞI...
SEVGİYE DAİR HER DAVRANIŞIN SUÇ KAPSAMINA SOKULMA GAYRETİNDEN ENDİŞE...
AV. SN. CELAL ÜLGEN'E AÇIK MEKTUP
CÜBBELİ AHMET HOCAMIZ’DAN MÜSLÜMANLAR HAKKINDA KONUŞURKEN ADİL, DÜRÜST VE...
İSTİKLAL İNTERNET HABER SİTESİ YAZARLARINDAN SAYIN ÖMER AKDAĞ’A...
MADDİ GELİR ELDE ETMEK UĞRUNA TERTEMİZ, NUR GİBİ İNSANLARI ACIMASIZCA YOK...
DOSYAMIZDA ETKİN PİŞMANLIK İFADELERİ DEĞİL, CAN HAVLİYLE KENDİNİ...
SAYIN MİNE KIRIKKANAT HANIMIN SAVUNMA HAKKINI VE DEĞERLİ AVUKATLARI HEDEF...
BASIN KORKU DEĞİL ADALET, DÜRÜSTLÜK VE TARAFSIZLIK ÜZERİNE KURULU YAYIN...
AKİT'TEKİ KARDEŞLERİMİZ YAYINLARINDAKİ HAKARETAMİZ ÜSLUBA KARŞI MUTLAKA...
SN. ADNAN OKTAR DURUŞMALAR BOYUNCA MASKE KULLANMIŞ, GENEL SAĞLIĞIN...
MÜMİN ALLAH’TAN GELEN İŞARETLERİ GÖRÜR VE HAYRA YORAR
KANAL D ANA HABER PROGRAMINI HUKUK VE VİCDAN SINIRLARI İÇİNDE YAYIN...
ARKADAŞIMIZ BÜLENT SEZGİN'DEN SAYIN AYŞENUR ARSLAN HANIMEFENDİ’YE AÇIK...
SAYIN ADNAN OKTAR VE ARKADAŞLARINI GÜYA TEHLİKELİYMİŞ GİBİ GÖSTERME OYUNU
ARKADAŞIMIZ SERDAR SUPHİ TOGAY'IN MAHKEME İFADESİNDEN BASINA YANSIYAN...
SÖZDE ETKİN PİŞMAN OLMAK ZORUNDA BIRAKILAN ARKADAŞIMIZ ALİ ŞEREF GİDER’İN...
TURNİKE İFTİRASINA İTİBAR EDİP DİLE GETİRENLERİN ASIL ÖNCELİĞİ...
AKİT CAMİASINDAKİ KARDEŞLERİMİZ BİZİM İYİ NİYETİMİZİ YAKINDAN BİLİR VE...
GERÇEKLER SAYIN DOĞAN KASADOLU'NUN HAYAL DÜNYASINDA YAŞADIĞINDAN VE...
ALİ İHSAN KARAHASANOĞLU KARDEŞİMİZE HANIMLAR HAKKINDA SAYGILI VE NEZAKETLİ...
MUHAFAZAKAR CAMİADA HAKKIMIZDA MERAK EDİLEN BAZI SORULARA CEVAPLAR
DURUŞMADA YÖNELTİLEN SORULAR İDDİANAMEDE YER ALAN SUÇLAMALARIN ASILSIZ...
ARKADAŞIMIZ SEDAT ALTAN'DAN DEĞERLİ GAZETECİMİZ SAYIN AHMET HAKAN'A AÇIK...
ARKADAŞIMIZ MERVE BÜYÜKBAYRAK'IN MİNE KIRIKKANAT HANIMEFENDİ'YE AÇIK...
ARKADAŞIMIZ KARTAL İŞ'TEN SAYIN DOĞU PERİNÇEK’E AÇIK MEKTUP
AV. SN. KEREM ALTIPARMAK’IN “İNTERNET ERİŞİM ENGELLERİ VE İFADE ÖZGÜRLÜĞÜ”...
"NİHAYET DERGİSİ"NDE, CAMİAMIZ HAKKINDA YAPILMIŞ GERÇEK DIŞI, ÇİRKİN BİR...
HALKI, HALKA EZDİREN SİSTEM SON BULMALI
KONU DEKOLTE DEĞİL, SEVGİMİZE VE DOSTLUĞUMUZA DUYULAN ÖFKE
INDEPENDENT-TÜRKÇE'NİN MÜSLÜMANLARA EVRİM TEORİSİNİ KABUL ETTİRME TAKTİĞİ
BUGÜN BAZI GAZETECİLERİN TUTUKLANMASINI ELEŞTİREN CNN TÜRK GECE GÖRÜŞÜ...
DEKOLTE GİYDİLER DİYE MASUM İNSANLARA YÜZLERCE YIL HAPİS CEZASI İSTEYİP...
SN. ADNAN OKTAR’IN MEHDİLİK İLAN EDEREK DEVLETİ ELE GEÇİRECEĞİ İTHAMI AKLA...
ARKADAŞIMIZ EMRE BUKAĞILI'NIN SN. FAZIL SAYIN AÇIKLAMALARINA CEVABI
SÜLEYMAN ÖZIŞIK KARDEŞİMİZİN DE CEMAATLERİN MİLLETİMİZ İÇİN DEĞERİNİ ÇOK...
ADNAN OKTAR OLMASAYDI...
SAYIN ERGUN YILDIRIM’IN “YENİ MEHDİLER” BAŞLIKLI KÖŞE YAZISINA...
NORMAL VE LEGAL BİR YAŞAMDAN YAPAY SUÇLAR ÜRETİLEREK "HAYALİ BİR SUÇ...
SAYIN ADNAN OKTAR’IN TUTUKLANMASININ ARDINDAN...
CÜBBELİ AHMET HOCAMIZ MÜSLÜMANLARA ATILAN İFTİRALARA İTİBAR ETMEMELİDİR
ODATV GENEL YAYIN YÖNETMENİ SN. BARIŞ PEHLİVAN'A AÇIK MEKTUP
KOMPLOCULAR, KORKUTARAK "SÖZDE" İTİRAFÇI YAPTIKLARI ARKADAŞLARIMIZ...
CUMHURİYET GAZETESİNE AÇIK MEKTUP
GENİŞ HAYAL GÜCÜ İLE KURGULANAN DAVA DOSYASI
MODERNLİK İSLAM’IN GELİŞİP YAYILMASINDA EN ETKİLİ YÖNTEMDİR
SN. ENVER AYSEVER’İN PROGRAMINDA GÜNDEME GELEN İTHAMLARIN CEVAPLARI
SN. ADNAN OKTAR: "ALLAH'IN VERECEĞİ KARARI TALEP EDİYORUM"
MİNE KIRIKKANAT GİBİ AYDIN VE DEMOKRAT BİR HANIMA HUKUKUN TEMEL İLKELERİNE...
Adnan Oktar: "Allah’ın vereceği kararı talep ediyorum."
Adnan Oktar: "Allah’ın vereceği kararı talep ediyorum."
YENİ AKİT GAZETESİ VE ODA TV’DE YER ALAN “UYAP’TAN SANIĞIN ADI SİLİNDİ”...
SAYIN BİRCAN BALİ'YE CEVAP
SAYIN AVUKAT CELAL ÜLGEN'E AÇIK MEKTUP
SAYIN ALİ İHSAN KARAHASANOĞLU'NA CEVAP
SAYIN ADNAN OKTAR VE CAMİAMIZA YÖNELİK MANEVİ LİNÇ
SN. DOĞU PERİNÇEK VE SN. PROF. DR. ALİ DEMİRSOY'UN ÖNEMLİ OLDUĞUNU...
SAYIN PROF. DR. NURAN YILDIZ'A AÇIK MEKTUP
SN. ADNAN OKTAR VE ARKADAŞLARININ İSRAİL VE MUSEVİLERLE OLAN...
CAMİAMIZA YÖNELİK "YURTDIŞI LOBİ FAALİYETLERİ" İSNADI İLE İLGİLİ...
FETÖ'YE KARŞI EN GÜÇLÜ ELEŞTİRİLERİ SN. ADNAN OKTAR YAPMIŞTIR
DELİL VE ŞAHİT OLMADAN SUÇSUZ İNSANLARI CEZALANDIRMAK KUR’AN’A UYGUN...
ARKADAŞLARIMIZ MUAZZEZ VE YILDIZ ARIK’IN DURUŞMADAKİ GERÇEK DIŞI...
İNSANLARA NEREDE VE KİMLERLE YAŞAYACAKLARINA DAİR BASKI VE DAYATMADA...
ARKADAŞIMIZ BERİL KONCAGÜL’ÜN DURUŞMADAKİ GERÇEK DIŞI İDDİALARINA...
KANAL D'NİN UYDURMA HABERİ
MERVE BOZYİĞİT'İN DURUŞMADAKİ AÇIKLAMALARI KUMPASI GÖZLER ÖNÜNE SERDİ !!!
ARKADAŞLARIMIZ ALTUĞ ETİ, BURAK ABACI VE CEYHUN GÖKDOĞAN'IN...
KUMPASÇILARIN ARKADAŞLARIMIZA BASKI VE TEHDİTLE DAYATTIĞI GERÇEK DIŞI...
"NORMAL HAYATIN SUÇMUŞ GİBİ GÖSTERİLMESİ" ANORMALLİĞİ
ARKADAŞIMIZ ÇAĞLA ÇELENLİOĞLU'NUN DURUŞMADAKİ İDDİALARINA CEVABIMIZ
YENİ ŞAFAK VE GÜNEŞ GAZETELERİNDEKİ GERÇEK DIŞI İDDİALARA CEVAP
SAVUNMA HAKKIMIZ NASIL ENGELLENDİ?
ARKADAŞIMIZ ECE KOÇ'UN DURUŞMADAKİ İDDİALARINA CEVABIMIZ
ARKADAŞLARIMIZ MUSTAFA ARULAR VE EMRE TEKER'İN DURUŞMALARINDAKİ...
ARKADAŞIMIZ AYÇA PARS'IN DURUŞMADAKİ İDDİALARINA CEVABIMIZ
KAMU VİCDANI YALANI
DEVLETİMİZİN VERDİĞİ SİLAH RUHSATLARI CAMİAMIZA DUYDUĞU GÜVENİN AÇIK BİR...
ASIL HEDEF İSLAM ALEMİ, TÜRKİYE, SAYIN ERDOĞAN VE AK PARTİ HÜKÜMETİ
GERÇEK MODERNLİK İSLAM DİNİNDEDİR
TV PROGRAMLARINDA SEVGİ DİLİ ESAS ALINMALIDIR
"Allah'tan tahliyemizi istirham ediyorum"
AKİT GRUBUNA AÇIK MEKTUP
"....Allahvar.com sitesi kapatıldı, düşmanım bu siteyi yapmış olsa...
GARDIROP YALANI
SAYIN DOĞU PERİNÇEK'E AÇIK MEKTUP
'CRACKED.COM' SİTESİNDEKİ İDDİALARA CEVAP
1999 KAN KAMPANYASI TAMAMEN MEŞRU VE LEGAL BİR ORGANİZASYONDUR
HAKİM VE SAVCILARIMIZ YALNIZCA KANUN, HUKUK VE VİCDANI ESAS ALMALIDIR
HARUN YAHYA KÜLLİYATININ İMHASI ÇOK VAHİM VE TARİHİ BİR HATA OLUR
DİYANET İŞLERİ BAŞKANLIĞI RAPORUNA CEVAP
İLERİ DERECEDE MODERN GÖRÜNÜM VE DEKOLTE GİYİM TARZININ NEDENLERİ
"Adnan Bey’in çevresindeki her insan hayat dolu, mutlu, cıvıl cıvıl.”
SUÇSUZ BİR GENÇ KIZ DAHA HUKUKSUZ OLARAK TUTUKLANDI
SÖZDE İTİRAFÇI VEYA MÜŞTEKİ OLMAYA ZORLANMIŞ KARDEŞLERİMİZE ACİL KURTULUŞ...
YENİ BİR SAFSATA DAHA
"Müslümanlar Kardeştir..."
"Biz silahlı suç örgütü değiliz"
MEHDİYETİ GÜNDEME GETİRMEK LİNÇ KONUSU OLMAMALI
"Zorla alıkonma, İzole bir hayat yaşama iddialarını asla kabul etiyorum"
"Adnan Bey bizi çok sever, hep onore eder"
MEDYANIN ZORAKİ "BENZERLİK KURMA" TAKTİĞİ
"Ortada silahlı suç örgütü değil sadece birbirini çok seven arkadaş...
AYÇA PARS CANIMIZ GİBİ SEVDİĞİMİZ, MELEK HUYLU, MÜMİNE KARDEŞİMİZDİR
ÇOK DEĞERLİ BİR SİYASİ BÜYÜĞÜMÜZE AÇIK MEKTUP
"ALIKONMA" SAFSATASI
KUMPASÇILARIN KORKUTARAK İFTİRACI DEVŞİRME YÖNTEMLERİ
BERİL KONCAGÜL TEHDİT ALTINDADIR, CAMİAMIZA İFTİRAYA ZORLANMAKTADIR!
TAHLİYE OLAN ARKADAŞLARIMIZ HİÇ KİMSE İÇİN HİÇBİR ZAMAN BİR BASKI UNSURU...
AV. CELAL ÜLGEN ADİL VE DÜRÜST OLMALI
AKİT TV SUNUCUSU CANER KARAER HAKKINDA ÖNEMLİ BİLGİLENDİRME
MASUM İNSANLARIN TAHLİYESİ TAMER KORKMAZ'I DA SEVİNDİRMELİDİR
"Adnan Bey için ailelerimizle arasının iyi olmadığına dair iftiralar...
"Türkiye ve İslam Dünyasını zayıflatmak istiyorlar.."
"Adnan Bey`den ASLA ŞİDDET VE BASKI GÖRMEDİM..."
"Allah rızası için 40 yıldır Türk-İslam Birliği için çabalıyoruz"
"...En ufak bir suça dahi şahit olmadım..."
"Hakkımızda çok fazla SAHTE DELİLLER ÜRETTİLER..."
"Biz FETÖNÜN ANTİSİYİZ...."
“Bu dava sürecinde.... sözde dijital delillerin ibraz edilmemesi gibi pek...
"Zaten biz birbirimizi bu kadar çok sevdiğimiz için buradayız..."
"Biz bir arkadaş grubuyuz..."
"...Biz Vakıf faaliyetlerimiz ile her zaman Devletimizin yanında olduk"
"Biz kimseyle ilgili karalama faaliyeti yapmadık..."
"...Sözde tecavüz için mi buradaki arkadaşlarımla biraraya geleceğim?!"
"...Faaliyetlerimiz herkese hitap ediyor ..."
"Bizim amacımız şatafat içinde yaşamak değil, hiç kimsenin hitap edemediği...
"İnancım gereği ben insanlara yardım ederim"
"Ne yapsa "zorla" diyorlar. Zorla Gülümsüyor, Zorla, Zorla olur mu?"
"Bizim bir arada olma amacımız örgüt kurmak değil. ilmi mücadele...
"Biz birbirimizi Allah için seven.. arkadaşlarız"
"Polisler geldi, hangi eve operasyon yapacağız derlerken, balkona çıkıp...
"Biz örgüt değiliz"
"Devletimizi desteklediğimiz çok hayırlı faaliyetlerimiz var, Bunlar...
"Biz Allah`tan Razıyız Allah da Bizlerden Razı olur inşaAllah"
"İddia edildiği gibi katı bir ortam olsa 40-50 yıl niye kalalım?"
"Neden cömertsin?" diye soruyorlar
"İngiliz Derin Devleti bunu duyunca çıldırdı..."
"Biz Milli değerler etrafında birleşmiş bir sivil toplum kuruluşuyuz"
"Bir imza atıp dışarı çıkmayı ben de bilirim. Ama iftira büyük suçtur."
"Ben varlıklı bir aileden geliyorum, Saat koleksiyonum var"
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
"Ben Sayın Adnan Oktar `dan hiçbir zaman Şiddet, Eziyet, Baskı görmedim."
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
DURUŞMALARIN İLK HAFTASI
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.
"Bizler Suç Örgütü Değiliz..."