< <
4 / total: 8

Ata Të Cilët E Duan Allahun I Duan Profetët  Dhe Besimtarët

lake housePër shkak të dashurisë së tyre të fuqishme dhe afërsisë së vërtetë të tyre, ata të cilët kanë besim i duan të gjitha krijimet e Allahut dhe në çdo krijim shohin shfaqjen e vetive të Tij. Siç shpall Kur'ani:Miqtë dhe mbrojtësit tuaj janë vetëm Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët që falin namazin dhe japin zeqatin, duke qenë të përulur (në adhurim) ndaj Allahut. (Surja Ma'ide: 55) Prandaj, ata të cilët kanë besim ushqejnë një dashuri të thellë plot respekt ndaj besimtarëve të sinqertë si edhe ndaj profetëve të Tij, të cilët Ai i dërgoi të gjithë për ta udhëzuar njerëzimin në rrugën e drejtë. Profetët janë shembujt më të mirë për parimet morale të Kur'anit dhe shërbejnë si shembuj të besimit dhe moralit të lartë. Allahu thotë: Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun. (Surja Ahzab: 21) Jeta dhe morali i Profetit tonë (savs) përmbajnë shumë shembuj të bukur dhe urtësi për besimtarët, si lojaliteti i thellë i tij ndaj Allahut, devotshmëria, durimi, butësia, dhembshuria, zgjuarsia, trimëria, pastërtia, mëshira dhe besnikëria ndaj Allahut.

Profeti Muhammed (savs) na ka përkujtuar rëndësinë e dashurisë ndaj Allahut dhe të dërguarve të Tij, si vijon:

Askush prej jush nuk do të besojë derisa unë (i dërguari i Allahut) të mos jem më i dashur për të se babai i tij, fëmija i tij dhe mbarë njerëzimi.

Enesi (ra) transmeton se: I dërguari i Allahut (savs) ka thënë: 'Kushdo që ka këto tri cilësi do të ketë ëmbëlsinë e besimit: Ai i cili e do Allahun dhe të dërguarin e Tij (savs) më tepër se gjithçka tjetër; ai i cili e do një njeri vetëm për hir të Allahut; dhe ai i cili urren të kthehet në mosbesim pasi Allahu e ka shpëtuar atë, siç do të urrente të hidhej në Zjarr. 1

Gjithë profetët dhe të dërguarit e Allahut, të cilët Allahu i zgjodhi, kanë fituar kënaqësinë e Zotit tonë dhe kanë moral të lartë. Në Kur'an, Allahu jep shembuj për moralin e tyre të bukur dhe i përmend ata duke i lavdëruar. Profeti ynë (savs), Profeti Musa (as), Profeti Isa (as), Profeti Ibrahim (as), Profeti Ismail (as), Profeti Sulejman (as), Profeti Davud (as) dhe gjithë profetët dhe të dërguarit tjerë kanë qenë të gjithë shembujt më të mirë të besimit të sinqertë në Allahun, të frikës përplot respekt, të devotshmërisë dhe moralit të bukur. Përmes këtyre njerëzve të lavdëruar, të cilët e përdorën Kur'anin si udhëzues, besimtarët mësuan për tiparet e tyre të shkëlqyera dhe bënë përpjekje për ta arritur të njëjtën shkallë të moralit në mënyrë që edhe ata ta fitojnë kënaqësinë e Tij dhe t'iu bashkëngjiten atyre në Parajsë. Prandaj, ata përpiqen të dallohen për sa i përket respektimit të kufijve që Ai ka caktuar për njerëzimin dhe për të përmbushur obligimin e tyre ndaj Tij. Dashuria e thellë e besimtarëve për profetët dëshmon kuptimin e tyre të dashurisë. Dashuria e tyre për të tjerët buron nga besimi, morali i mirë dhe devotshmëria e tyre. Njohja e tipareve të tilla të një njeriu, madje edhe nëse kurrë nuk e takon atë njeri, shërben si mjet që atë njeri ta duam thellësisht dhe me entuziazëm.

Norway fjords

Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua mësojë Kur'anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.(Kuran, 3: 164)

Dhe ata i bëmë shembëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në punë të mira, në falljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë.(Kuran, 21: 73)

Madje edhe nëse ata të cilët kanë besim kurrë nuk shihen, takohen apo kanë kontakt, ata do të ndiejnë një dashuri të brendshme, respekt dhe një afërsi që i bashkon me të dërguarit e Allahut. Allahu i dërgoi të gjithë profetët si mëshirë dhe fakti që Ai i përmend me dashuri dhe lavd në shumë ajete e lartëson dashurinë e besimtarëve ndaj tyre. Këta besimtarë gjithmonë përmendin profetët dhe të dërguarit e Allahut me respekt, dashuri dhe lavdërim dhe gjithmonë i mbajnë ata para dhe mbi veten e tyre. Kurdo që u jepet mundësia, ata u flasin njerëzve për nënshtrimin e këtyre njerëzve të mëdhenj ndaj Allahut, afërsinë e tyre, dashurinë dhe moralin e tyre të mirë dhe u bëjnë thirrje të tjerëve që ta pasojnë rrugën e profetëve.

rose garden

... All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.(Kuran, 58: 22)

Allahu shfaq dashurinë e besimtarëve për profetët dhe na njofton se ata gjithnjë i vënë profetët para vetes së tyre:

I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre. Sipas Librit të Allahut, pjesëtarët e farefisit janë më të afërt për njëri-tjetrin, sesa besimtarët e tjerë dhe të mërguarit, përveç rastit kur doni t'u bëni ndonjë të mirë miqve tuaj të afërt (me anë të testamentit). Kjo është shënuar në Libër.... (Surja Ahzab:6)

Shumë ajete rrëfejnë për moralin e mirë dhe tiparet e larta të profetëve. Disa prej këtyre paraqiten më poshtë:

Dhe i lamë atij (Ibrahimit) kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm. Paqja qoftë mbi Ibrahimin! Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët. Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë. Ne i dhamë atij lajmin e mirë për (lindjen e) Is'hakut, profet prej njerëzve të mirë. Dhe Ne e bekuam atë dhe Is'hakun, por midis pasardhësve të tyre, përveç punëmirëve, ka edhe të atillë që e kanë ngarkuar dukshëm veten me gjynahe. (Surja Saffat: 108-113)

Dhe u lamë kujtim të mirë për ta brezave të mëvonshëm. Paqja qoftë mbi Musain dhe Harunin! Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët! E pa dyshim, ata të dy janë nga robërit Tanë besimtarë. (Surja Saffat: 119-122)

Dhe Ne i lamë atij kujtim të mirë te brezat e mëvonshëm: Paqja qoftë mbi Iljasin! Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët! Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë. (Surja Saffat: 129-132)

Ne i dhuruam atij Isakun dhe Jakubin. Që të dy këta i udhëzuam në rrugë të drejtë, ashtu siç patëm udhëzuar më parë Nuhun. Ndër pasardhësit e tij Ne udhëzuam Daudin, Sulejmanin, Ejubin, Jusufin, Musain dhe Harunin. Kështu i shpërblejmë punëmirët.
Ne udhëzuam edhe Zekerijan, Jahjain, Isain, Iljazin - të gjithë këta kanë qenë nga njerëzit e mirë.
Po ashtu, udhëzuam edhe Ismailin, Eljesain, Junusin dhe Lutin - secilin prej tyre e ngritëm mbi të gjithë njerëzit. Ne zgjodhëm dhe udhëzuam në rrugë të drejtë edhe disa nga paraardhësit, pasardhësit dhe vëllezërit e tyre. (Surja En'am: 84-87)

Norvay fjords

O ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra të i besoni se është më e dobishme për ju. Po nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç'ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahu di (gjendjen e robëve), është më urti.(Kuran, 4: 170)

Të dërguarit që ua lexon ajetet e qarta të All-llahut për t?i nxjerrë ata që besuan dhe bënë cepra të mira prej errësirave në dritë. Kush i beson All-llahut dhe bën vepra të mira, Ai e shpie atë në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjthmonë e kurrë pakëputur. All-llahu i ka dhënë atij furnizim të mirë.(Kuran, 65: 11)

Në Kur'an, Allahu u dërgon të dërguarve përshëndetjet e Tij:

Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve! (Surja Saffat: 181-182)

Profetët janë njerëzit më të dashur të Allahut, miqtë e Tij më të afërt dhe besimtarët më të devotshëm. Si rezultat, ata janë po ashtu njerëzit më të dashur të besimtarëve. Ata e shprehin këtë dashuri, ashtu siç duhet, duke u dërguar atyre përshëndetjet e veta (si në vargjet më lartë), duke e ndjekur rrugën e tyre dhe duke përvetësuar moralin e tyre.

garden

Ata të cilët e duan Allahun i duan besimtarët po ashtu

Ata të cilët i do Allahu i duan edhe besimtarët; ata të cilët miqësohen me Allahun miqësohen edhe me besimtarët; ata të cilët fitojnë kënaqësinë e Tij fitojnë edhe kënaqësinë e besimtarëve; dhe kushdo që e do Allahun duhet po ashtu t'i dojë edhe robërit e Tij. Ata besimtarë të devotshëm të cilët ndjekin rrugën e Tij janë prej atyre njerëzve që Allahu i do më së shumti. Për këtë arsye, besimtarët e duan njëri tjetrin dhe interesohen shumë për njëri tjetrin. Shumë ajete rrëfejnë për dashurinë e besimtarëve ndaj njëri tjetrit, afërsinë e tyre me njëri tjetrin, mëshirën e tyre për njëri tjetrin dhe dhembshurinë e tyre për njëri tjetrin. Disa prej këtyre ajeteve janë si vijon:

Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta. (Surja Kehf: 28)

horses

Vërtet, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të radhitur si të ishin një ndërtesë solide. (Surja Saff: 4)

Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë. (Surja Al 'Imran: 103)

Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqa, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhnjyes, i urtë.(Kuran, 9: 71)

... Ata që besuan por që nuk u shpërngulën, ju nuk keni përkujdes as ndihmë për ta deri sa të shpërngulen edhe ata. E nëse ata kërkojnë ndihmë prej jush për çështjen e fesë, atëherë jeni të obliguar t'u ndihmoni, përveç nëse është puna kundër një populli që me të keni marrëveshje (nuk mund t'u ndihmoni në luftë kundër atij populli). All-llahu mbikëqyr atë që veproni.(Kuran, 8: 72)

 

Fusnotat

1- Sahih Buhariu dhe Sahih Muslimi

 

4 / total 8
Ju mund të lexoni librin e Dashuria Ndaj Allahut Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
SAYIN ADNAN OKTAR VE ARKADAŞLARININ DURUŞMALARIN İLK HAFTASINDAKİ...
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.