24 Orë Nga Jeta E

Shkarko Librin

Download (DOC)
Download (PDF)
Komentet

Kapitujt e librit

< <
2 / total: 5

24 ORË NË JETËN E MUSLIMANIT SIPAS MËSIMEVE TË KUR'ANIT

Zgjimi në mëngjes

Një nga ndryshimet thelbësore midis atyre që jetojnë sipas urdhërave të Kur’anit dhe njerëzve të tjerë, të cilët e refuzojnë Allahun është ky: mençuria që Allahu u jep atyre që përdorin ndërgjegjen dhe qëndrojnë të përulur  prej madhështisë së Allahut. (Për një shtjellim më të gjerë shih: Mençuria e Vërtetë e Përshkruar në Kur’an, Harun Jahja) Për shkak të mençurisë së tyre, besimtarët bëhen menjëherë të vetëdijshëm për shkaqet që fshihen prapa ngjarjeve, të cilat, pabesimtarët dhe ata të cilët janë të paaftë ta kuptojnë të vërtetën, i trajtojnë si të pakuptimta.   

Që nga çasti që besimtari ngrihet në mëngjes, e di se në çdo përvojë që përjeton gjatë ditës ngërthen në vetvete një "shenjë", (siç i quan Allahu në Kur'an, ajet = shenjë). Fjala "shenjë" u vishet atyre ngjarjeve që janë prova të qarta të ekzistencës, njëshmërisë dhe cilësive të Allahut. Gjithashtu, ajo është fjala që përdoret për vargjet e Kur'anit. Një ide tjetër e ngjashme në kuptim është "faktet që të çojnë drejt besimit." Kjo mund të përkufizohet për ato fakte që e sjellin një njeri drejt besimit dhe, në të njëjtën kohë, bëjnë që besimi tij të rritet, të zhvillohet dhe të forcohet. Por, vetëm ata që i kthehen sinqerisht Allahut mund t'i njohin këto "shenja" dhe fakte që të shpien drejt besimit. Vargu i 190-të i Sures Ali Imran është një shembull për këtë:

Në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndërrimin e ditës dhe të natës, ka Shenja për njerëzit inteligjentë. (Sure Ali 'Imran: 190)

Uyuyan Çocuk

Për ata që kanë besim dhe jetojnë duke ndjekur këshillat e Kur’anit, çdo ditë e re është plot me prova të ekzistencës së Allahut dhe fakte që të orientojnë drejt besimit. Për shembull, hapja e  syve dhe fillimi i ditës është një nga mirësitë që Allahu i ka dhënë njerëzimit dhe një nga faktet mbi të cilat ne duhet të mendojmë pak më thellë. Kjo, për faktin se njeriu është i pavetëdijshëm gjatë gjithë natës dhe gjithçka mund të mbajë mend janë disa ëndrra të paqarta të cilat zgjasin veç 3-5 sekonda. Gjatë kësaj kohe, njeriu është në gjumë dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë botë. Shpirti i tij dhe trupi ndahen nga njëri – tjetri dhe kjo kohë për të cilën njeriu mendon se e kalon në gjumë është në të vërtetë një lloj vdekjeje. Allahu na shpall në Kur’an se shpirtrat e njerëzve merren gjatë kohës që ata janë në gjumë.

Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë. Pastaj, Ai ndal shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua lë deri në një kohë të caktuar... (Sure Zumer: 42)

Ai ua merr shpirtrat (ju vë në gjumë) natën duke e ditur ç'keni punuar ditën, pastaj ju zgjon që të plotësoni kohën tuaj të caktuar për të jetuar. (Sure En'am: 60)

Në këto vargje, Allahu thotë se shpirtrat e njerëzve merren gjatë gjumit, por kthehen përsëri deri sa të vijë ora e përcaktuar e vdekjes. Kur ndodhet në gjumë, njeriu e humb pjesërisht ndërgjegjjen për botën e jashtme. Të zgjohesh nga "vdekja" e gjumit dhe të bëhesh i vetëdijshëm dhe kështu me rradhë sot si dje, dhe të jesh i aftë të shohësh, të dëgjosh dhe të ndihesh përsosmërisht mirë është një mrekulli për të cilën duhet të mendojmë thellë. Një njeri që shkon për të fjetur në mbrëmje nuk ka se si të jetë i sigurt që këto bekime të pakrahasueshme do t'i jepen sërish në mëngjes. Dhe nuk mund të jemi të sigurt nëse do të hasim ndonjë fatkeqësi apo do të ngrihemi të shëndetshëm.

Uykulu Çocuk

  Besimtari kur e nis ditën, mendon për këto fakte dhe falenderon Allahun që e ka mbuluar atë me mëshirën dhe mbrojtjen e Tij. Ai e sheh ditën si një mundësi të dhënë nga Allahu për të fituar kënaqësinë e Tij dhe Parajsën. Sapo hap sytë herët në agim, ai i drejton mendimet e tij tek Allahu dhe e fillon ditën me një falje të sinqertë, faljen e agimit.   

Gjatë ditës, ai vepron dhe sillet duke patur parasysh se Allahu gjithmonë e vështron dhe e dëgjon dhe është i kujdesshëm për të fituar kënqësinë e Tij duke iu bindur urdhërave dhe këshillave të Tij. Ai tashmë ka vendosur një lidhje të fortë me Allahun dhe e ka filluar ditën me faljen e agimit. Në këtë mënyrë, ka pak të ngjarë që të harrojë të fitojë kënaqësinë e Allahut gjatë ditës apo të mos i’u bindet urdhrave të Tiij. Ai do të sillet gjatë ditës duke patur parasysh faktin që Allahu e ka vënë në provë në jetën e kësaj bote.    

Çdokush që i drejton sinqerisht mendimet e tij drejt Allahut do të ndihmohet të vërejë me kujdes mirësitë që i janë dhuruar dhe se, askush tjetër veç Allahut nuk ka fuqi t’ia japë. Në Kur’an, Zoti ynë thotë se njerëzit duhet të mendojnë mbi këto çështje:  

 

 

Thuaj: "Si mendoni? Nëse Allahu do t'ua merrte të dëgjuarit dhe të parit dhe do të vuloste zemrat tuaja, cili zot përveç Allahut do t'ua kthente sërish ato?" (Sure En'am: 46)

Sigurisht që është Allahu i Plotfuqishëm dhe i Gjithëditur, Ai, i cili e bën gjumin kohë pushimi për njerëzit dhe ua kthen atyre sërish mirësitë në mëngjes. Ata që e dinë këtë fakt, e ndiejnë afërsinë e Allahut që nga momenti që fillojnë ditën dhe janë të kënaqur me mirësitë e pakrahasueshme që gëzojnë.

Ata që nuk e ndjekin fenë dhe refuzojnë të mendojnë mbi këtë realitet nuk mund të jenë krejtësisht të vetëdijshëm për mirësitë që bartin dhe nuk mund ta njohin dhe provojnë gëzimin që përjetojnë besimtarët. Përgjithësisht, për ta është shumë e vështirë të ngrihesh nga një shtrat i ngrohtë ndaj ndihen të shqetësuar që do t'iu duhet të përballen me ditën e re që po lind. Disa janë në ankth dhe të mërzitur për shkak të rutinës së përditshme. Nuk duan të ngrihen nga shtrati; në mendjet e tyre bëhet luftë, të ngrihen apo të flenë edhe një minutë më tepër. Një dështim moral i hasur shpesh tek këta njerëz është se, kur ngrihen janë të inatosur, të shqetësuar dhe të ngrysur.

Ata që nuk e besojnë Allahun nuk mund të shijojnë kënaqësinë e mirësive të Tij. Qysh nga momenti kur ngrihen në mëngjes ata i rikthehen monotonisë duke bërë çdo ditë të njëjtat gjëra.

  Ndërsa, një lloj tjetër njerëzish, që nuk janë të vetëdijshëm se dita e re mund të jetë mundësia e fundit që u ka falur Allahu, përgatiten vrulltazi për të nisur ditën, për të fituar më shumë para, për t’iu mburrur të tjerëve me pasurinë apo paraqitjen e tyre, për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe për të qenë të pëlqyer nga ta.  

Ata që i anashkalojnë shenjat që ka shpallur Allahu në Kur’an, mund ta nisin ditën në mënyra nga më të ndryshmet, por, mes tyre shihet një mungesë e përgjithshme mençurie që përkapet në mënyrën si sillen: atyre nuk u bie ndër mend se është Allahu, Ai që i ka krijuar, se kanë përgjegjësi për t’iu bindur Atij dhe për të fituar kënaqësinë e Tij dhe as mendojnë se dita e re që u rri në prag  mund të jetë mundësia e fundit në përmbushjen e detyrës që kanë përpara Allahut.

Allahu na tregon për gjendjen e tyre me këto fjalë:

Dişini Fırçalayan Çocuk

Po u afrohet njerëzve dita për të dhënë llogari, por ata vazhdojnë të jenë të shkujdesur e të shmangur (nga e vërteta). (Sure Enbija: 1)

Është e qartë se, ata që jetojnë të zhytur në këtë humbje janë duke bërë një gabim të madh. Njeriu nuk duhet të harrojë se, çdo mëngjes mund të jetë fillimi i ditës së fundit të caktuar për të në jetën e kësaj bote. Vdekja mund të vijë në çdo  çast, për shkak të një aksidenti me makinë, një sëmundjeje të paparashikueshme apo nga çfarëdolloj shkaku tjetër. 

Për këtë arsye, ne duhet t'i japim kuptim ditës së re duke e çmuar si një mundësi më shumë për të fituar kënaqësinë e Allahut.

Pastrimi

Për ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj kur ngriheni në mëngjes, ka disa arsye. Fytyrat tuaja janë paksa të enjtura, flokët janë të pakrehura, trupi ka një aromë të pakëndshme dhe goja ka një shije të padëshirueshme. Fytyra e enjtur që shihni në pasqyrë dhe pamja e parregullt dëshmojnë varësinë tuaj. Çdo njeri duhet të lajë fytyrën në mëngjes, të lajë dhëmbët dhe të pastrohet. Ky fakt e përkujton atë që është i lidhur me mësimet e Kur'anit se ai nuk është aspak ndryshe nga njerëzit e tjerë dhe se, vetëm Allahu është Ai që nuk ka asnjë të metë.

Temizlik

Për ndryshimet që ndodhin në trupin tuaj kur ngriheni në mëngjes, ka disa arsye. Fytyrat tuaja janë paksa të enjtura, flokët janë të pakrehura, trupi ka një aromë të pakëndshme dhe goja ka një shije të padëshirueshme. Fytyra e enjtur që shihni në pasqyrë dhe pamja e parregullt dëshmojnë varësinë tuaj.

Për më tepër, kur dikush, që i kthehet Allahut sinqerisht, shihet në pasqyrë dhe nuk ndihet mirë me atë që sheh, e kupton më mirë se kushdo se nuk ka në dorë asgjë nga bukuria e tij sado ta dëshirojë atë.

 Siç shihet, Allahu ka krijuar tek robërit e Tij disa të meta në mënyrë që t’i përkujtojë për varësinë e tyre ndaj Tij. Fakti që trupi dhe ambienti bëhen pis me kalimin e kohës është një shembull që e dëshmon këtë. Por, Allahu ua ka treguar njerëzve se si mund t’i shmangin ato dhe ka bërë të mundur mirësi të tilla si sapuni dhe detergjentët në mënyrë që ne t’i përdorim. Ai na e tregon këtë në Kur’an:

Vërtet pas vështirësisë vjen lehtësia; Vërtet pas vështirësisë vjen lehtësia. (Sure Inshirah: 5-6)

Por, aftësia për të dalluar këtë sekret të krijimit, të mirësive dhe për të falenderuar Allahun u përket vetëm besimtarëve të pajisur me mençuri.

Kur besimtari pastrohet në mëngjes apo gjatë ditës, e falenderon Allahun që i ka vënë në përdorim të gjitha gjërat për ta kryer këtë. Ai e di se Allahu e do pastërtinë dhe ata që janë të pastër;  ndaj e sheh pastrimin si një vepër adhurimi dhe për këtë shpreson të fitojë shpërblimin e Allahut. Ai i bindet me zell asaj  që ka urdhëruar Allahu në vargjet 4 dhe 5 të Sures Muddeththir: 

Petkat e tua pastroji dhe largohu nga ndyrësia (adhurimi i idhujve). (Sure Muddeththir: 4-5)

Në vargun e mëposhtëm të shpallur me rastin e betejës së Bedrit, Allahu thotë se Ai dërgon ujë nga qielli për njerëzit në mënyrë që ata të pastrohen dhe të plotësojnë nevojat e tyre.

Ai bëri që ju të koteni në gjumë të lehtë si shenjë sigurie nga ana e Tij dhe lëshoi nga qielli shi, për t'ju pastruar nëpërmjet tij, për të larguar nga ju ndyrësinë e djallit dhe për t'i forcuar zemrat tuaja dhe këmbët. (Sure Enfal: 11)

BanyoUji është elementi bazë për njerëzit për pastrimin e trupit, të ambientit dhe të shtëpisë. Përveç se pastron papastërtinë e dukshme dhe ndotjen bakteriale të padukshme, uji ka gjithashtu vetinë për të na shlodhur. Kur uji rrjedh nëpër trup shpërndan energjinë elektrike statike, e cila i bën njerëzit të ndihen të lodhur dhe të plogësht. Ne nuk mund ta shohim elektricitetin statik të prodhuar në trupin tonë, por, ai ndonjëherë vihet re kur zhveshim pulovrat dhe ndjejmë një farë korrenti dhe një kërcitje të lehtë, kur prekim diçka apo mund të vihet re nga lëvizjet e flokëve. Kur lahemi, ne largojmë gjithë këtë grumbullim të elektricitetit statik dhe trupi ynë ndihet i lehtë dhe i shlodhur. Edhe freskia e ajrit pas shiut vjen gjithashtu nga fakti se uji i tij ka pastruar ajrin nga elektriciteti statik.

Allahu kënaqet me njerëzit që qëndrojnë të pastër dhe të rregullt. Kjo mund të shihet në disa vargje në Kur’an që bëjnë fjalë për pastërtinë fizike të njerëzve në Parajsë.    

Allahu thotë se: "… atje ka të rinj si perla të fshehura." (Sure Tur: 24), dhe në vargjet e tjera Allahu thotë se atje ka "gra të pastra" për njerëzit në Parajsë. (Sure Bekare: 25; Sure Ali Imran: 15; Sure Nisa: 57)

Disa njerëz i kushtojnë vëmendje pastrimit të tyre vetëm kur ndodhen në praninë e të tjerëve apo kur duan të ndihen të pëlqyer; ata nuk kujdesen për pastërtinë e tyre kur janë vetëm. Ta shohësh normale sorollatjen nëpër shtëpi deri në mbrëmje me fytyrë të palarë, me një erë të pakëndshme në gojë, i papastër, me shtratin ende të parregulluar dhe dhomën rrëmujë, buron nga një arsyetim i gabuar.  

Ayak İzleri

Sidoqoftë, Allahu i nxit Muslimanët të mbajnë një ambient të mirë dhe të pastër për veten e tyre dhe urdhëron çdokënd që të mbajë pastërti në gjithçka, që nga ushqimi dhe veshja deri tek vendi ku jetojnë.  

O ju njerëz! Ushqehuni me të gjitha ato gjëra të lejuara e të mira që gjenden në Tokë... (Sure Bekare: 168)

Të pyesin ty se ç'është e lejueshme që të hanë. Thuaju: "Ju lejohet juve çdo gjë që është e dëlirë …" (Sure Maide: 4)

… (Profeti) i urdhëron ata për çdo të mirë dhe i ndalon nga çdo e keqe, u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon nga ato të pakëndshmet … (Sure A'raf: 157)

Kujtoni kur e bëmë Qaben vendgrumbullimi dhe sigurie për njerëzit duke thënë "Bëjeni vendin e Ibrahimi si vend-faljeje!" Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: "Pastrojeni Shtëpinë Time për ata që rrethrrotullohen rreth saj, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty duke u përkulur dhe përulur." (Sure Bekare: 125)

Kështu pra, Ne i zgjuam që të pyesin njëri-tjetrin. Njëri nga ata tha: "Sa keni ndenjur (në gjumë?)" –U përgjigjën: "Kemi qëndruar një ditë a një pjesë të ditës." Disa thanë: "Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndenjur. Dërgoni njërin prej jush në qytet me këtë monedhë argjendi dhe le të shikojë se cili ushqim është më i pastër dhe t'ua sjellë juve për të ngrënë." (Sure Kehf: 19)

Butësi prej Nesh dhe dëlirësi. Ai (Jahja) ishte besimtar i përkushtuar dhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte i ashpër dhe i padëgjueshëm. (Sure Merjem: 13-14)

 Stili i jetës së njerëzve të paditur i bën ata që të krijojnë me duart e tyre  një ambient të pashëndetshëm dhe të parehatshëm, ndërsa  Muslimanët që përmbushin mësimet e Kur’anit bëjnë një jetë të mirë në këtë botë. Njerëzit e paditur mbajnë ambiente që janë shqetësuese edhe për veten e tyre, por edhe për të tjerët përreth, ndërsa Muslimanët jetojnë në vende të shëndetshme dhe frymëzuese ku secili mund të gjejë rehat dhe paqe shpirtërore. 

Përmbledhtazi, themi se me mësimet e Kur’anit besimtarët janë të këshilluar ta mbajnë veten pastër jo sa për sy e faqe, por, sepse kështu dëshiron Allahu dhe sepse natyrshëm kjo është ajo që sjell më shumë rehat. Kur e pastrojnë vendin ku jetojnë, ata ndjejnë një kënaqësi të madhe, sepse krijohet një ambient ku ndihen mirë; për besimtarët mbajtja e pastërtisë nuk mbetet çështje zgjedhjeje – ata bashkëjetojnë me vetëdijen e pastërtisë.

Veshja

kartopu

Kur një besimtar vendos se çfarë rrobash duhet të veshë gjatë ditës dhe vishet, është i vetëdijshëm për një të vërtetë të rëndësishme: veshjet janë një nga mirësitë e panumërueshme të Allahut dhe se ka një arsye thelbësore për ekzistencën e tyre. Çdokush mund të përfitojë nga kjo mirësi, por, vetëm muslimani që zbaton këshillat e Kur'anit mendon se veshja e bukur është mëshirë prej Allahut dhe e falenderon Atë për të.

Kur një besimtar vendos se çfarë rrobash duhet të veshë gjatë ditës dhe vishet, është i vetëdijshëm për një të vërtetë të rëndësishme: veshjet janë një nga mirësitë e panumërueshme të Allahut dhe se ka një arsye thelbësore për   ekzistencën e tyre. Çdokush mund të përfitojë nga kjo mirësi, por, vetëm  muslimani që zbaton këshillat e Kur’anit mendon se veshja e bukur është mëshirë prej Allahut dhe e falenderon Atë për të.

Veshja e përkujton besimtarin se gjallesat janë burim i leshit, pambukut dhe mëndafshit. Artikujt e veshjes që përdorim thuajse çdo moment të jetës sonë, përftohen nga bimët dhe kafshët, të cilët janë një mrekulli e krijimit. Me fjalë të tjera, nëse Allahu nuk do të kishte krijuar disa gjallesa me aftësinë për t’i furnizuar njerëzit me lëndë të para për prodhimin e veshjeve, nga ato më të domosdoshmet e deri tek ato luksozet, këto veshje nuk do të ekzistonin.  

Megjithëse disa njerëz e dinë këtë, përsëri nuk e vënë re dhe nuk e vlerësojnë mirësinë që kanë në dorë, sepse atyre u është kthyer veshja në një zakon që prej momentit kur kanë lindur. Ky zakon i pengon ata të kuptojnë se ky është një bekim dhe, rrjedhimisht, i pengon të jenë falenderues. Një nga arsyet pse Allahu krijoi mirësi të panumërta në këtë botë është që ne ta falenderojmë Atë. Le të shohim bashkë arsyet pse Allahu e krijoi veshjen për ne, duke filluar që nga dobitë që kemi prej tyre. 

Veshja shërben si një mburojë që e mbron trupin nga të ftohtët, nga rrezet e dëmshme të diellit dhe nga rreziqet më të vogla si prerjet dhe dëmtimet që mund të vijnë nga ambienti që na rrethon. Nëse nuk do të kishim veshje, lëkura e hollë që rrethon trupin do të dëmtohej nga këto ngacmime. Ato janë të dhimshme, kërcënim për shëndetin dhe lëkura do të merrte një pamje me të vërtetë të shëmtuar. 

Zoti ynë na shpall në Kur'an edhe një arsye tjetër të krijimit të veshjeve mbrojtëse:

O ju bijtë e Ademit! Ne ju kemi zbritur veshje për të mbuluar pjesët tuaja intime dhe petk zbukurues. (Sure A'raf: 26)

Ashtu siç na tregon edhe ky varg, veshja u jep njerëzve një pamje shumë më të mirë estetike.   

Kıyafetler

Është e qartë se ajo është një nevojë jetike dhe një mirësi tejet e rëndësishme që Allahu ka krijuar dhe na i ka vënë në përdorim. Besimtari që është i vetëdijshëm për këtë tregohet shumë i kujdesshëm dhe i matur në përdorimin e rrobave, dhe kjo shfaq mirënjohjen e tij ndaj Allahut për mirësinë që i është dhuruar. 

Është e qartë se ajo është një nevojë jetike dhe një mirësi tejet e rëndësishme që Allahu ka krijuar dhe na i ka vënë në përdorim. Besimtari që është i vetëdijshëm për këtë tregohet shumë i kujdesshëm dhe i matur në përdorimin e rrobave, dhe kjo shfaq mirënjohjen e tij ndaj Allahut për mirësinë që i është dhuruar. 

Një cilësi tjetër që i është falur besimtarit nga vlerat e Kur’anit është maturia në shpenzimin e parave dhe kjo gjen vend edhe tek harxhimi për rrobat që vesh. Ai blen ato artikuj që ka nevojë, që i shkojnë dhe janë të arsyeshme. Ai nuk hedh para të tepërta në shpenzime të panevojshme. Vargu që vjen më poshtë e tregon qartë këtë fakt: 

Edhe ata që, kur shpenzojnë nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen të mesmes. (Sure Furkan: 67)

Por, kujdesi me të cilin vishet një person që jeton me vargjet e Kur’anit, nuk mbaron këtu. Për shembull, përveç se duhet të përdorë veshje të pastra, besimtari që ka ndjenjshmëri mbi vlerat, do të kujdeset të vishet duke iu përshtatur  sa më mirë çdo rasti. Ashtu siç tregon edhe Kur’ani, veshja është një kënaqësi për syrin. (Sure A'raf: 26). Ka mjaft shembuj se si vishej Profeti ynë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dhe këshillat e tij në lidhje me këtë çështje në hadithet që janë transmetuar deri tek ne:  

"Hani çfarë të doni dhe pini çfarë të doni, me kusht që të mos kenë dy gjëra: ekstravagancën dhe lavdinë.") (Meulana Muhamed Mensur Nu'mani, Ma'ariful Hadith

Ja tek është një hadith tjetër, i cili na mëson se si vishej Profeti, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të: 

Sa herë që vinte një delegacion për të takuar të Dërguarin e Allahut, ai vishte rrobat e tij më të mira dhe i urdhëronte edhe sahabët të vepronin po kështu." (Tabakat Hadith, Volumi 4, Numër 346)

Kur ndonjëri nga sahabët nuk i kushtonte rëndësi pamjes së jashtme dhe dukej i çrregullt, Profeti ynë, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e këshillonte atë menjëherë. Tek ne ka erdhur edhe një shembull për këtë: 

"I Dërguari i Allahut ishte në xhami, kur hyri një njeri me flokë të pakrehura dhe mjekër të shpupurisur. Profeti (s.a.v.s.) ia vuri në dukje këtë dhe ai u largua, u rregullua dhe erdhi sërish. Atëherë Profeti (s.a.v.s.) tha: "A nuk është më mirë kështu se sa të vijë ndonjëri nga ju me flokë të pakrehura?" (Muuatta, Imam Malik, Volumi 2, Numër 949)

Në Kur’an, Allahu thotë se rrobat dhe zbukurimet do të jenë nga mirësitë më të mëdha të Parajsës. Disa nga ato janë përmendur në vargjet në vazhdim: 

E, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Allahu i vendos në kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj, aty stolisen me rrathë të artë e me xhevahirë e petkat e tyre janë të mëndafshta. (Sure Haxh: 23)

Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja ulur ballë për ballë. (Sure Duhan: 53)

Kanë të veshura petka mëndafshi të hollë e të gjelbër dhe mëndafsh të trashë, janë të stolisur me byzylykë të argjendtë... (Sure Insan: 21)

Në këto vargje, Zoti ynë flet për petka të mëndafshta dhe zbukurime prej ari, argjendi dhe perla. Bizhuteritë që kemi ne në këtë botë janë të ngjashme me ato të Parajsës dhe kur besimtari i sheh ato, qofshin të tijat ose jo, mediton mbi Parajsën dhe i shtohet edhe më tepër dëshira për të shkuar atje. Besimtari e sheh qëllimin e krijimit të këtyre gjërave dhe e kupton se të gjitha mirësitë e kësaj bote janë kalimtare. Të vetmet mirësi të vërteta janë ato që do të zgjasin përjetësisht në Botën Tjetër. 

 

Sa për ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, sigurisht që Ne nuk do t'ua humbim shpërblimin punëmirëve. Pikërisht atyre u përket Xhenneti i Adnit, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Ata do të stolisen atje me byzylykë të artë dhe do të vishen me rroba të gjelbërta prej mëndafshi të hollë e të trashë, duke ndenjur të mbështetur në shtretër në shtretër të lartë. Sa shpërblim i mrekullueshëm dhe sa vendbanim i bukur! (Sure Kehf: 30-31)
kardan adam

Një nga gjërat që duhet të ketë parasysh një njeri që ndjek dritën e Kur’anit dhe të Sunnetit, përsa i përket veshjes është se, pamja e jashtme është shumë e rëndësishme në vendosjen e marrëdhënieve me të tjerët. Për këtë arsye, besimtari duhet t’i kushtojë asaj kujdes të madh kur fton njerëz në pranimin e Islamit. Ai do të përpiqet të veshë rroba të pastra, të thjeshta dhe që i përshtaten. Kjo tregon vëmendjen e tij për të zbatuar urdhërat e Allahut dhe për të respektuar njerëzit e tjerë.      

Vetëm ata të cilët udhëzohen nga Fjala e Allahut,  janë të ndjeshëm ndaj gjendjes së brendshme të dikujt, të cilit i tregojnë për shpëtimin e përjetshëm, po aq edhe të përgjegjshëm, duke u kujdesur imët edhe për atë që kanë veshur.

Si përfundim, mund të themi se, një njeri i cili merr si shembull Profetin tonë, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, del gjithmonë i pastër, i rregullt dhe me rroba të mira. Ai apo ajo ndjen kënaqësi nga kjo dhe shpreson të fitojë shpërblimin e Allahut prej saj. 

Ngrënia e mëngjesit

Çdo besimtar, të cilit Allahu i ka dhënë aftësinë për të menduar dhe për të kuptuar, kur shkon në kuzhinë për të ngrënë mëngjes, e di se të gjitha mirësitë në ushqime dhe pije janë shenja që të çojnë drejt besimit.

Aile

Për shembull, zjarri që përdor për të gatuar mund t’i shkaktojë shumë dëm atij, po ashtu edhe sendeve të tjera sepse ai ka aftësinë për të shkatërruar. Por, nxehtësia është një domosdoshmëri për ta bërë ushqimin të ngrënshëm dhe nga kjo pikëpamje është një mirësi e madhe. Me fjalë të tjera, si çdo gjë në tokë edhe zjarri është vendosur në shërbim të njeriut. Në Kur’an, Allahu thotë:   

Dhe për ju nënshtroi gjithçka ka në qiej dhe në tokë. (Sure Xhathije: 13)

Përveç kësaj, zjarri në këtë botë, është një përkujtues për besimtarin, i cili i sjell ndër mend vuajtjet në Ferr. Kur përshkruan në Kur’an ata që do të shkojnë në të, Allahu na përkujton për një zjarr të fortë. Në disa vargje, Ai jep tablonë e dhimbjeve në zjarrin e krijuar për ata që e mohojnë Atë.  

Atë Ditë ata do të përcëllohen në Zjarr. (Sure Dharijat: 13)

Zjarri do t'ua djegë fytyrat dhe buzët (aq sa do t'u duken dhëmbët). (Sure Mu'minun: 104)

Kush nuk beson në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, le ta dijë se Ne për mohuesit kemi përgatitur një Zjarr flakërues. (Sure Fet'h: 13)

Kur sjellin ndër mend besimtarët me besim të fortë për këtë Zjarr të tërbuar të Ferrit, iu rritet frika ndaj Allahut, i luten Atij dhe kërkojnë mbrojtje me ndihmën e Tij. Në këtë mënyrë, edhe gjërat e parëndësishme të përditshme shërbejnë si përkujtues për gjëra të tjera më të mëdha dhe kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e praktikës së besimtarit.   

Një njeri, i cili mendon sinqerisht dhe pa paragjykim për  ushqimin që ha, do të gjejë shumë përkujtues në të. Shija dhe aroma e bukës, mjaltit, djathit, domateve, çajit, apo lëngut të frutave, vlera e tyre ushqyese dhe ngjyrat e tyre të bukura dhe të shumëllojshme janë të gjitha mirësi prej Allahut. Ato na ushqejnë me proteina, aminoacide, karbohidrate, yndyrna, minerale dhe lëngje, për të cilat ka aq shumë nevojë trupi ynë. Për të bërë një jetë të shëndetshme, ne duhet të ushqehemi rregullisht dhe në mënyrën e duhur, por, kjo nuk është një punë e vështirë për ne; është diçka që ne e bëjmë me kënaqësi. Frutat, perimet, drithërat dhe brumërat plotësojnë të gjitha nevojat e njeriut për ushqim dhe, po ashtu, i japin atij shumë kënaqësi.   

Gjithçka kemi përmendur deri këtu, janë me të vërtetë sende të vogla që çdokush i njeh mirë dhe jeton me to përgjatë 24 orëve, qysh se ka lindur. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk i marrin parasysh siç duhet ato që Zoti ynë na ka dhënë për përdorim të përditshëm. Ata i marrin ato si të mirëqëna dhe nuk e kuptojnë se sa të vlefshme janë ato.  

Gjithë këto ushqime dhe pije të shijshme kanë vetinë për t’i dhënë shumë dobi trupit tonë dhe secila nga këto është një mrekulli e krijimit.  Për shembull, një bletë që peshon vetëm disa gram, prodhon mjaltë. Për vitaminat dhe mineralet që përmban dhe cilësitë e përbërjes, mjatë do të thotë shëndet dhe shërim për njerëzit. Në Kur’an, Allahu thotë se Ai e ka frymëzuar këtë cilësi të mjaltit dhe punën e bletës: 

Zoti yt e frymëzoi bletën, (duke thënë): "Ndërto shtëpi në male dhe në drurë dhe në atë (kosheret) që kanë ngritur njerëzit! Ushqehu me gjithfarë lloje frutash dhe ec rrugës së Zotit tënd pëulshëm!" Nga barku i tyre del lëng, ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin. (Sure Nahl: 68-69)
Yemekler

Besimtari, i cili vëren prodhimin e mjaltit, bëhet i vetëdijshëm për mrekullinë e krijimit që ai përmban. Ai përkujton se as lulëzmi i frutave të pemëve, që është materiali bazë për prodhimin e mjaltit, nektari i të cilit kthehet në mjaltë, dhe as vetë mjalti i mrekullueshëm nuk mund të prodhohen rastësisht. Të kuptuarit e gjithë kësaj e afron atë edhe më tepër me Allahun. 

Po ashtu, edhe bindja absolute e një blete të vogël ndaj Zotit tonë është edhe një e vërtetë tjetër që të orienton drejt besimit. Besimtari e kupton se, vetëm nëpërmjet frymëzimit të Allahut, bleta, e cila nuk ka as zgjuarsi dhe as vetëdije, në mënyrën që ne i kuptojmë ato, punon pa pushim dhe me një disiplinë të përsosur për të përmbushur  detyrat e saj të mrekullueshme. 

Rëndësia e mishit, qumështit, djathit, dhe produkteve të tjera që vijnë nga kafshët si mirësi prej Allahut për njerëzimin, përmendet në Kur’an: 

Vërtet edhe te bagëtitë për ju ka shenja (për të medituar): Ju pini atë që gjendet në barkun e tyre, hani mishin e tyre e nxirrni shumë dobi të tjera. (Sure Muminun: 21)

HamburgerNë Kur'an përmendet: "me lëng prej barkut të tyre", dhe Allahu na mëson për të mirat që kemi nga kafshët. Për shembull, ka diçka që mbetet në sistemin tretës, nga ushqimi që ka ngrënë një lopë, nga uji që ka pirë, gjaku që qarkullon nëpër venat e saj dhe organet e saj të brendshme. Është me të vërtetë një mrekulli që një përzierje si qumështi, me aromë të këndshme, i pastër e i bardhë, i cili është aq i dobishëm për shëndetin, vjen nga një përzierje e tillë. Përveç kësaj, ai prodhohet në kushtet më higjenike, përkundër faktit që ndodhet në një zonë që përmban material që duhet nxjerrë jashtë.

Një tregues tjetër i dijes së pafund të Allahut është fakti se, materiali bazë që prodhon qumështin është bari i gjelbër. Po kafshët që prodhojnë qumësht, nga një lëndë e gjelbër dhe e ashpër, krijojnë një lëng të bardhë, falë një sistemi të mrekullueshëm që Allahu ka krijuar në trupin e tyre. Në Kur'an, Allahu na tregon se nga se përbëhet qumështi:

Në fakt, edhe te bagëtitë ju keni shenja për të mësuar prej tyre. Ne ju japim atë që kanë në barkun e tyre prej ushqimit të përpunuar dhe gjakut: qumësht të pastër dhe të shijshëm për ata që e pinë. (Sure Nahl: 66)

Siç e dimë, qumështi është një ushqim shumë i pasur, i cili përmban disa lëndë për të cilat ka nevojë trupi ynë; ai është një lëng që luan një rol shumë të rëndësishëm edhe në ushqyerjen e fëmijëve dhe të të rriturve. 

Një ushqim tjetër që vjen nga kafshët, i vogël në vetvete, por me një vlerë të madhe ushqyese është veza. Ndërtimi i kësaj magazine proteinash, vitaminash dhe mineralesh është një mrekulli tjetër. Pula prodhon vezë çdo ditë pa vetëdijen më të vogël dhe i mbron ato me një mbështjellëse të habitshme. Të mendosh se si krijohet aq mrekullisht një lëvozhgë veze përreth lëngut që ka brenda, apo si është futur lëngu brenda, ndonëse nuk ka asnjë mbështjellëse, e rrit habinë që ndjen besimtari për mjeshtërinë krijuese të Allahut.

Pije të ndryshme, të cilat merren të mirëqëna nga disa njerëz, duke i parë ato të domosdoshme për mëngjes, vijnë nga bimët. Pasi gjethet e pemëve u janë nënshtruar disa proceseve, bëhen lëngje të ëmbla dhe me aromë të këndshme. Gjithashtu mijëra lloje bimësh të tjera që i rrit e njëjta tokë, shfaqin fuqinë e pamatë, diturinë e lartë dhe mëshirën e Allahut i cili i krijoi ato. Ashtu siç thotë Zoti ynë në Kur'an:

İnekTavuk

Është Ai që ka krijuar kopshte vreshtash të larta dhe të shtruara, hurma dhe bimë, me shije të ndryshme, ullinj e shegë, të ngjashme dhe të ndryshme… (Sure En'am: 141)

Besimtari është i vetëdijshëm se Allahu po e sprovon dhe se çdo gjë në këtë jetë është kalimtare. Në Kur'an, Ai thotë se do t'i sprovojë njerëzit me të mira dhe me të këqija.

Allahu na ka falur mirësi të panumërta që i ka krijuar për t’i shijuar ne. Ai i sprovon njerëzit në jetën e kësaj bote me pasuri dhe varfëri, por, Ai kënaqet me ata të cilët shfaqin cilësi të shkëlqyera morale  kur përballen me këto sprova. Ai thotë në Kur’an se këta lloj njerëzish do të shijojnë mirësi të pafundme në Parajsë. Për shembull, disa njerëz hanë një mëngjes të shijshëm dhe të pasur, ndërsa, disa të tjerë hanë vetëm disa kafshata sa për të mbajtur frymën. Por besimtari, përtej pasurisë apo varfërisë, sillet gjithmonë në atë mënyrë që fiton kënaqësinë e Allahut dhe e falenderon Atë për çdo gjendje. Nëse është i pasur nuk lëvdohet dhe nuk bëhet kryelartë. Nëse është i varfër, nuk ndihet në ankth  dhe as nuk i vjen keq për veten. 

 Besimtari është i vetëdijshëm se Allahu po e sprovon dhe se çdo gjë në këtë jetë është kalimtare. Në Kur’an, Ai thotë se do t’i sprovojë njerëzit me të mira dhe me të këqija. “Ne ju sprovojmë me të mira dhe me të këqija dhe ju do të ktheheni tek Ne.” (Sure Enbija': 35)

Për këtë arsye, një person që ve në jetë fjalët e Kur’anit e di se shpërblimin e Allahut nuk do t’ia sjellin mirësitë që ka marrë, por qëndrimi i tij ndaj këtyre mirësive. Edhe pse nuk është i pasur, ai e falenderon sinqerisht Allahun. Në Kur’an, Ai thotë se do t’ua shtojë mirësitë atyre që falenderojnë duke qenë të sinqertë dhe të durueshëm dhe i paralajmëron mosmirënjohësit se dhimbjet e Ferrit janë të tmerrshme: 

(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: "Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t'ua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë. (Sure Ibrahim: 7)

Kur dikush mediton mbi provat e krijimit të përsosur rrotull tij, po ashtu edhe arsyet e krijimit të ushqimit, do të shohë qëllimin që fshihet prapa në ndërtimin dhe punën e gojës së krijuar për t’i ngrënë këto gjëra me lehtësi. Që të hajë njeriu, duhet që: ushqimi, buzët, dhëmbët, nofullat, gjendrat e pështymës, dhe miliona qeliza të punojnë në një harmoni të përsosur. Dhe kjo është krijuar kaq përsosmërisht sa, të tilla veprime mund të kryhen në të njëjtën kohë në mënyrë harmonike, pa më të voglën pengesë. Dhëmbët e përtypin ushqimin në pjesëza të vogla, ndërsa gjuha e shtyn atë midis dhëmbëve për ta përtypur. Me muskujt e tyre të fortë, nofullat ndihmojnë dhëmbët për ta përtypur, në kohën që njeriu e lëviz gjuhën siç duhet. Buzët shërbejnë si një derë e mbyllur mirë për ta penguar ushqimin të bjerë nga goja.   

Kız ÇocuğuPërveç kësaj, pjesët që i përbëjnë këto organe, punojnë së bashku në një harmoni të përkryer. Për shembull, sipas vendndodhjes dhe ndërtimit të tyre, e ndajnë ushqimin në copa dhe e bluajnë atë. Të gjithë dhëmbët janë vendosur me rregull nëpër vendet e tyre sipas  detyrës që kanë; secili prej tyre rritet deri në një farë gjatësie me qëllim që të punojë në bashkëpunim me dhëmbin tjetër që ndodhet përballë tij. Sigurisht që, këto organe nuk kanë as vetëdije dhe as inteligjencë; ato nuk mund të vendosin bashkarisht në mënyrë që të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Ky rregullim i shkëlqyer i përshkruar shkurtimisht më lart, nuk mund të ndodhë rastësisht. Çdo pjesë e tij është ndërtuar ashtu siç duhet për të përmbushur një qëllim të caktuar. Nuk ka dyshim se, ky projektim i mrekullueshëm është krijuar nga Zoti ynë, i Cili "krijoi gjithçka dhe e përcaktoi atë." (Sure Furkan: 2). Allahu ka krijuar gjithë këto gjëra me qëllim që t’ua lehtësojë njerëzve ushqyerjen, dobinë dhe kënaqësinë që vjen prej saj.   

 Diçka tjetër e rëndësishme mbi të cilën mund të thellohet besimtari është se, ai mund të ndjejë aromën e ushqimeve në kuzhinë dhe e bën këtë pa ndonjë mundim. Kjo bëhet e mundur për shkak të aftësive të tij mrekullueshme. Shqisat e shijes dhe nuhatjes, të cilat nuk rreshtin së vepruari gjatë gjithë jetës, punojnë për mrekulli pa asnjë sforcim prej tij; ato nuk kanë bërë ndonjë stërvitje për të punuar në mënyrë kaq frytdhënëse dhe vetë ato nuk janë të vetëdijshme për punën e tyre.  

Nëse njeriu nuk do ta kishte shqisën e të shijuarit, shijet e ndryshme të mishit, perimeve, supërave, sallatave, frutave, pijeve dhe reçelit nuk do të kishin kuptim për të. Veç kësaj, shija e këtyre ushqimeve nuk do të ishte e mirë; ato mund të ishin pa shije, të njëtrajtshme dhe ngacmuese për stomakun. S’ka dyshim se, shijet dhe aftësia për t’i ndier ato janë krijuar posaçërisht për njerëzit. Do të ishte një gabim i madh të jemi indiferentë ndaj këtij fakti, për shkak të pakujdesisë apo pandjeshmërisë së fituar, si pasojë e zakonit. Kur'ani na tregon se, Allahu krijoi ushqim të mirë dhe të pastër: 

Allahu është Ai që ua bëri tokën vendbanim e qiellin kulm, ju ka dhënë formë e jua ka përsosur atë dhe ju ka furnizuar me ushqime të mira. Ja, ky është Allahu, Zoti juaj. Qoftë i lartësuar Allahu, Zot i botëve! (Sure Gafir: 64)

Sigurisht që, për njerëzit që mendojnë thellë, çdo lloj shije është një mënyrë për ta lartësuar Allahun ashtu siç e meriton, për ta përkujtuar Atë me mirënjohje, ta lavdërojmë dhe ta falenderojmë. Besimtari, i cili e di se të gjitha llojet e ushqimeve dhe pijeve vijnë nga Allahu, mendon për këtë sa herë që ulet në tavolinë për të ngrënë dhe e falenderon Zotin tonë. Ai thotë në Kur’an:

Shenjë për ata është toka e vdekur; Ne e ringjallim atë dhe nga ajo nxjerrim drithëra, me të cilat ushqehen. Ne kemi krijuar në tokë kopshte hurmash dhe vreshta e kemi bërë të shpërthejnë në të burime uji, që ata t'i hanë frutat e tyre. Këto nuk i bënë duart e tyre; ndaj përse ata nuk duan të jenë mirënjohës? (Sure Ja Sin: 33-35)

Vallë, a nuk e shohin ata se, ndër gjërat që Duart Tona kanë krijuar për ta, janë bagëtitë që ata zotërojnë?! Ne bëmë që ato t'u nënshtohen atyre, kështu që disa i shalojnë e prej disave ushqehen, prej disave pinë dhe nxjerrin dobi të tjera. Vallë, si të mos falenderojnë! (Sure Ja Sin: 71-73)

Disa njerëz mendojnë se, nuk është e rëndësishme të reflektojnë mbi disa shenja shumë të rëndësishme, edhe pse hanë ushqime të shijshme dhe me aromë të këndshme dhe i kanë plotësuar nevojat e tyre gjatë gjithë jetës. Ata nuk e marrin parasysh faktin se, Allahu i ka krijuar për ta këto mirësi të pakrahasueshme dhe se duhet ta falenderojnë Atë që i ka pajisur me to. Ky është një qëndrim i gabuar; ndaj, ata nuk duhet të harrojnë se do të pyeten në botën tjetër nëse kanë qenë falenderues ndaj Allahut apo jo.   

Besimtari është i vetëdijshëm se Allahu ia ka dhënë trupin si një amanet dhe ai është përgjegjës për t’u kujdesur sa më mirë për këtë mirësi të madhe dhe për këtë ai duhet të ushqehet në një mënyrë të shëndetshme. Ai e di se për të kryer vepra të mira ai duhet të jetë i shëndetshëm, ndaj duhet të ushqehet me një dietë të balancuar. Ai e di se trupi duhet të marrë gjithë ushimin që ka nevojë për zhvillimin e 100 trillion qelizave  në mënyrë që ato të rigjallërohen dhe të punojnë ashtu siç duhet. Kështu që edhe për mëngjes ose në çdo kohë të ditës ai do të hajë ushqime natyrale dhe të shëndetshme dhe do të shmangë ushqimet e dëmshme, sado tërheqëse dhe të shijshme që mund të duken në pamjen e jashtme. Ai nuk është as dembel dhe as i pakujdeshëm në këtë drejtim. Për shembull, ai e di se puna e organeve të trupit, aftësia që ka trupi i tij për t’u pastruar nga lëndët toksike dhe kapaciteti i tij për ta mposhtur ankthin dhe lodhjen, të gjitha këto varen nga uji (të cilin shumë njerëz  e neglizhojnë ta pinë rregullisht) dhe ai do të jetë i kujdesshëm që të pijë një sasi të mjaftueshme gjatë ditës. Profeti, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në disa raste na tërheq vëmendjen për rëndësinë e ujit.   

Për shembull, gjatë një udhëtimi ai u ul diku dhe kërkoi ujë nga ata që kishte pranë. Pasi lau duart dhe fytyrën dhe piu pak prej tij, u tha sahabëve: Hidhni pak ujë në fytyrë dhe në kraharorin tuaj.” (Sahihul-Buhari) Profeti ynë paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë pasi piu ujë: 

"Falenderimi i takon Allahut, i Cili e ka bërë atë të shijshëm dhe të ëmbël me madhështinë e Tij dhe nuk e ka bërë as të kripur as të hidhur." (Ihja Ulumud-Din, Imam Ghazali)

Në Rrugë

Çocuklar Çocuklar

Njerëzit, të cilët kanë mbaruar mëngjesin janë bërë gati për të përballuar përgjegjësitë e ndryshme në vendet e tyre të punës, shkollat apo vende të tjera, para mbarimit të ditës.

Njerëzit, të cilët kanë mbaruar mëngjesin janë bërë gati për të përballuar përgjegjësitë e ndryshme në vendet e tyre të punës, shkollat apo vende të tjera, para mbarimit të ditës. Allahu  e përshkruan këtë situatë në Kur'an:

Vërtet ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh). (Sure Muzzemmil: 7)

Ai ua bëri ditën për gjallërim. (Sure Furkan: 47)

Besimtari e sheh ditën që ka përpara, si një mundësi për të fituar dashurinë e Allahut,  kënaqësinë e Tij dhe Parajsën, duke kryer vepra të mira. Pavarësisht se sa i zënë mund të jetë me punë, ai është i kujdesshëm për të mos harruar të kënaqë Zotin e tij. Ai merr si shembull lutjen e Sulejmanit, ashtu siç përmendet në vargun e 19-të të Sures Neml, duke dëshiruar që Zoti i tij ta frymëzojë në veprat që do të kryejë gjatë ditës: 

"Zoti im, Më mundëso që të jem mirënjohës për mirësitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur. Më prano me mëshirën Tënde në gjirin e robërve të Tu të devotshëm. " (Sure Neml: 19)

TeleskopGjithkush që largohet nga shtëpia për në shkollë apo në punë ndesh shumë njerëz, objekte dhe ngjarje mbi të cilat mund të mendojë. Gjithçka që sheh një person ekziston në dijen e Allahut dhe ka ardhur në ekzistencë me vullnetin e Tij dhe ndodh për një arsye të caktuar. Kështu, kur besimtari vështron qiellin duke patur parasysh këtë fakt në mendje, ai sheh se ata janë krijuar në mënyrë të mrekullueshme. Ai gjen të shpalosur para syve të vërtetën e vargut të shpallur: "Ne e bëmë qiellin kulm të mbrojtur dhe të ruajtur …" (Sure Enbija: 32)

Funksioni i qiellit si një “çati e mbrojtur” vjen nga atmosfera e tij dhe kjo atmosferë rrethon globin dhe kryen funksionin e saj jetësor në mënyrë që të mbijetojnë njerëzit nën të. Atmosfera filtron rrezet që vijnë nga hapësira, të cilat janë të rrezikshme për gjallesat; ajo neutralizon meteorët e mëdhenj dhe të vegjël që i afrohen tokës dhe i pengon ata që të mos kërcënojnë botën dhe krijesat në të. Gjithashtu, ajo e mbron tokën nga ngrica, afërsisht minus 270° Celcius e hapësirës. Edhe pse disa njerëz nuk e vlerësojnë këtë fakt si duhet, Allahu ka krijuar një ambient ideal për ne dhe na mbron nga kërcënimet që mund të vijnë nga qielli.  

Në Kur’an, Allahu shpall se besimtari që vëren qiellin i kupton shpejt provat se ai është një krijim i përkryer dhe në harmoni. 

Ai ka krijuar shtatë qiej njëri mbi tjetrin. Nuk mund të gjesh në krijimin e Mëshiruesit kurrfarë ceni. Hidhe vështrimin: a sheh ndonjë plasaritje? Pastaj hidhe sërish vështrimin; sytë e tu do të kthehen të lodhur e të molisur. (Sure Mulk: 3-4)

Uzay

Allahu thotë në Kur'an se, për njerëzit që i studiojnë ata të mbushur me besim, në krijimin e qiejve dhe të tokës ka shenja.  

A nuk e shohin ata qiellin që qëndron sipër tyre, si e kemi ndërtuar dhe zbukuruar, pa pasur kurrfarë plasaritje në të? Ndërsa Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë, që nga ajo të mbijnë gjithfarëlloj bimësh të bukura, si mjet ndriçimi të mendjes dhe përkujtesë për çdo rob që i drejtohet Zotit të vet. (Sure Kaf: 6-8)

Muslimani që e kthen vështrimin e tij nga qielli në tokë do të shohë një provë tjetër të krijimit. Nën tokën mbi të cilën ecën me kaq siguri ndodhet një shtresë shkëmbinjsh të shkrirë, pabesueshmërisht të nxehtë, e quajtur “magmë”. Në krahasim me këtë, korja e tokës është shumë e hollë, çka do të thotë se ky shkëmb i shkrirë ndodhet pothuajse nën këmbët tona. Kështu, që trashësia e kores së tokës krahasur me vetë tokën mund të përngjasohet me trashësinë e lëkurës së mollës, krahasuar me gjithë mollën. Një besimtar, i cili i merr parasysh këto çështje, do ta kuptojë edhe një herë se bota dhe gjithë qeniet e gjalla në të ekzistojnë për shkak të ekuilibrit të përsosur që Allahu ka vendosur me vullnetin e Tij dhe se çdo krijesë vazhdon të jetojë në siguri dhe mbrojtje në sajë të vullnetit të Allahut.  

Besimtari, i cili sheh me syrin meditues do të verë re bukurinë që e rrethon dhe mrekullitë e krijimit. Për shembull, zogjtë në qiell, frutat që dekorojnë vitrinën e një dyqani me ngjyrat e tyre tërheqëse, aroma e mirë që vjen nga pastiçeria, duan të thonë diçka për besimtarin, atë që njerëzit e tjerë nuk mund ta kapin: ato janë mirësi nga Allahu. 

Besimtari, i cili thellohet gjithashtu mbi provat e panumërta dhe të ndryshme që has ndërsa është duke ecur në rrugë, do të jetë i kujdesshëm për mënyrën se si sillet. Për shembull, ai do të ecë pa e tepruar apo pa u lavdëruar ndaj njerëzve, sepse Allahu shpall në një varg në Kur’an: “Bëju i matur në ecjen tënde...” (Lukman: 19) Njeriu i përulur i bindet urdhrit të Allahut dhe, si në çdo aktivitet tjetër, ai mban një rrugë të mesme edhe në mënyrën se si ai ecën. Kjo është e pranueshme edhe përpara Allahut, edhe përpara besimtarëve.  Ata e dinë se Allahu i krijoi qeniet njerëzore dhe i pajisi ata me të gjitha cilësitë e tyre. Kurse ata që nuk  pasojnë vlerat e Kur’anit nuk e vlerësojnë këtë të vërtetë dhe mendojnë se të gjitha cilësitë që kanë u përkasin atyre. Ata njerëz të cilët mendojnë se bukuria e tyre, pasuria, dituria dhe suksesi kanë ardhur si rezultat i vetvetes, bëhen krenarë dhe mendjemëdhenj dhe për shkak të mendjemadhësisë ata duan të tregojnë epërsinë e tyre duke u ngritur mbi të tjerët. Ky qëndrim dallohet edhe në mënyrën se si ata ecin, po ashtu edhe në atë se çfarë thonë dhe veprojnë. Sidoqoftë, çdo njeri është i pafuqishëm përpara fuqisë dhe diturisë së Allahut dhe ne kemi nevojë për Të në çdo moment të jetës. Në Kur’an, Allahu na paralajmëron për këtë dhe na ndalon që të lavdërohemi:  

Mos i trajto njerëzit me nënçmim dhe mos ec në tokë me mendjemadhësi, se Allahu nuk i do mendjemëdhenjtë e mburracakët! (Sure Lukman: 18)

Mos ec nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti, në të vërtetë, as nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve. (Sure Isra': 37)

Anne ile ÇocukÇdo njeri që praktikon këshillat e Kur'anit është i vetëdijshëm se është i pafuqishëm, se jeton sipas vullnetit të Allahut dhe se është Ai i vetmi i adhuruar në Univers, i Cili i ka falur gjithçka që posedon. Besimtari, i cili jeton me këtë vetëdije, e kupton gjithçka që ndodh përreth sipas fjalëve të Kur'anit.

Një njeri nuk mund të ecë në këmbë shumë gjatë ditës, ndërsa për të ecur pak është e lehtë. Aftësia për të ecur është një mirësi e madhe nga Allahu. Po njerëzit nuk mund t’ia dalin duke ecur gjatë; trupi lodhet dhe nuk mund të ecin më. Ai e njeh këtë dobësi të robërve të Tij, ndaj ka krijuar kafshë dhe mjete për t’i  bartur ata dhe e ka lehtësuar këtë transport. Ja tek janë disa vargje nga Kur’ani në lidhje me këtë mirësi të madhe nga Allahu që tregon mëshirën, dhembshurinë dhe bujarinë kundrejt robërve të Tij: 

Ato (kafshët) bartin barrët tuaja deri në vende të largëta, tek të cilat ju do të arrinit me mundim të madh; me të vërtetë Zoti juaj është i Butë dhe Mëshirëplotë. (Ai ka krijuar) edhe kuajt, mushkat edhe gomerët, që ju t'i shaloni dhe t'i mbani për bukuri. Ai krijon edhe gjëra që ju nuk i dini. (Sure Nahl: 7-8)

Ai, që ka krijuar çifte për çdo lloj krijese, që ka bërë anije e kafshë që t'i shaloni. (Sure Zuhruf: 12)

A nuk e sheh ti, se Allahu ka vënë në shërbmin tuaj gjithçka ka në tokë dhe anijet që lundrojnë në det me urdhrin e Tij?! Është Ai që e mban qiellin të mos bierë në tokë; kjo mund të ndodhë vetëm me lejen e Tij. Vërtet Allahu është i Butë, dhe i Mëshirshëm me njerëzit. (Sure Haxh: 65)

 Po  të mendojmë, do ta vëmë re se Ai krijoi minerale të tilla si hekuri dhe çeliku me kapacitete të tilla dhe i frymëzoi njerëzit për t’i përdoruar ato për të prodhuar automjete të ndryshme. Vetëm me vullnetin e Allahut njerëzit kanë ndërtuar automjete të tilla si: makinat, autobusat, trenat, anijet dhe aeroplanët. Kështu Ai e lehtësoi për ne udhëtimin, çka ne nuk do të kishim kurrë mundësi. Ajo që ne duhet të bëjmë në përgjigje të këtyre mirësive është ta përkujtojmë Allahun kur hipim në këto auotmjete, ta lavdërojmë emrin e Tij dhe ta falenderojmë. Allahu na tregon për këtë në Kur’an:  

"E të mbaheni fort mbi to, e pastaj t'i kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj dhe të thoni: "qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për neve, se vetë ne këto nuk do t'i kishim nën pushtet ." (Sure Zuhruf: 13)
Ulaşım Araçları

Transporti në ditët e sotme është shumë më i shpejtë, më i lehtë dhe më i rehatshëm se ç’ishte në të kaluarën. Për një njeri që jeton i udhëhequr nga drita e Kur’anit, të menduarit për këtë mirësi është një rrugë e rëndësishme për t’iu afruar Allahut dhe për ta falenderuar Atë me sinqeritet për bekimet që na ka dhuruar.

 Transporti në ditët e sotme është shumë më i shpejtë, më i lehtë dhe më i rehatshëm se ç’ishte në të kaluarën. Për një njeri që jeton i udhëhequr nga drita e Kur’anit, të menduarit për këtë mirësi është një rrugë e rëndësishme për t’iu afruar Allahut dhe për ta falenderuar Atë me sinqeritet për bekimet që na ka dhuruar.  

Besimtari e përkujton Allahun kur është në udhëtim. Personi që ndodhet anash tij duke drejtuar makinën, modeli dhe ngjyra e makinës, njerëzit rreth tij, lëvizjet e tyre, shkrimi në xhamin e pasëm të automjetit që ndodhet përpara, rradha e ndërtesave përgjatë rrugës, format dhe dritaret e tyre, reklamat dhe shkrimet mbi to janë krijuar të gjitha nga Allahu me vullnetin e Tij. Ai ua shpall këtë të vërtetë njerëzve në vargun e mëposhtëm:

Ne kemi krijuar gjithçka me masë të caktuar. (Sure Kamer: 49)

 Allahu ka krijuar gjithçka që ne hasim në çdo moment të jetës tonë, jo vetëm për një individ të vetëm, por për bilionët e njerëzve mbi tokë. Për dikë që jeton sipas vlerave të Kur’anit, të mendosh për këtë është një mënyrë për të ditur se Allahu është gjithmonë pranë, se Ai sheh çdo lëvizje dhe veprim. Për shkak se është i vetëdijshëm për këtë të vërtetë përgjatë gjithë ditës, as ngecja e makinave në trafik, as një makinë që dredhon para tij dhe asnjë vështirësi tjetër që mund të përjetojë ai, nuk mund t’ia ndyshojnë qëndrimin e tij të nënshtruar ndaj Allahut.  

Disa njerëz i shohin madje edhe pengesat e vogla si fatkeqësi të mëdha; ata në këto raste bëhen kaq të paduruar dhe ndonjëherë e humbin fare kontrollin duke u sjellë në një mënyrë të pahijshme. Trafiku i rënduar apo një shofer i pavëmendshëm shpejt i nxeh dhe  ata fillojnë të flasin me vete apo t’u bërtasin të tjerëve. Nuk kanë aspak durim kur mbeten në trafik dhe e tregojnë këtë duke u rënë borive pandërprerë dhe duke shqetësuar të tjerët. Arësyeja që fshihet pas kësaj sjellje është se ata kanë harruar se gjithçka është nën kontrollin e Allahut.      

Për dikë që ia ka kthyer shpinën Allahut, transporti nuk është një mirësi, por përkundrazi një mërzi dhe shqetësim. Për shembull, gropat në rrugë, trafiku i madh, një stuhi e papritur, dhe shumë gjëra të tjera ia turbullojnë mendjen gjithë ditën. Por, këto mendime të pavlera nuk janë të dobishme për të as në këtë botë dhe as në botën tjetër. Disa njerëz pretendojnë se ajo që i pengon ata të mendojnë thellë për këto gjëra është lufta që duhet të bëjnë në këtë botë. Në përpjekjen për të siguruar ushqim, strehim dhe shëndet të mirë, ata pretendojnë se nuk kanë kohë për të menduar për Allahun apo për të vërtetat që të çojnë drejt besimit. Por, kjo nuk është asgjë tjetër veçse shmangie nga përgjegjësia. Detyrat familjare të një njeriu dhe pozicioni në të cilin gjendet nuk kanë të bëjnë aspak me të menduarit. Një njeri, i cili me qëllim që të fitojë kënaqësinë e Allahut, mendon për shenjat që të udhëzojnë drejt besimit, si kaderin (përcaktimin) e Allahut, botën tjetër, vdekjen dhe përsiat mbi mirësitë që na ka dhënë Allahu në këtë jetë, - do ta gjejë ndihmën e Allahut gjithmonë pranë. Ai do të shohë se mjaft nga problemet e tij zgjidhen lehtësisht dhe ka më tepër kohë për të menduar. Balon

Besimtari kurrë nuk harron se Allahu ka krijuar çdo situatë në të cilën ai e gjen veten gjatë ditës. Qëllimi i krijimit të këtyre gjërave është që ne të mësojmë të bëhemi të duruar apo të vemë në punë mendjen për t’u përpjekur për të zgjidhur problemet në atë mënyrë që e kënaq Allahun. Nëse ka ndonjë vështirësi që nuk mund të zgjidhet me përpjekje personale, atëherë gjëja e vetme e cila na mbetet të bëjmë është të tregojmë durim. Të inatosesh, të fillosh të ulërish dhe të grindesh ashtu siç veprojnë disa njerëz, është e gabuar dhe e palogjikshme, sepse mund të jetë e rrezikshme, qoftë për ne, qoftë për të tjerët.  

Për njerëzit, është e gabuar që të presin sprova me dhimbje të mëdha apo tragjedi, si prova të durimit tonë, për arsye se Allahu i provon njerëzit gjatë gjithë ditës me sprova të ndryshme të mëdha dhe të vogla. Kështu, gjërat e mërzitshme si ngecjet në trafik, apo vonesa për të mbëritur diku dhe pengesat e vogla janë sprova për njerëzit. Po, në këtë situatë, ata që venë në jetë këshillat e Kur’anit nuk ndjejnë mërzi dhe e ruajnë  baraspeshën pa u ankuar. Në Kur’an, Allahu shpall se është cilësi e besimtarëve që të tregohen durimtarë në sprovat në të cilat gjenden:   

Atyre, zemrat e të cilëve frikësohen kur përmendet Allahu, që janë të durueshëm për gjithçka që i godet, të cilët rregullisht i falin namazet dhe që cilët ndajnë nga ajo që Ne ua kemi dhënë. (Sure Haxh: 35)

Nëse pësojnë ndonjë aksident në trafik, besimarët e ruajnë gjakftohtësinë, jo në një kuptim pasiv, por duke pranuar realisht atë që Allahu ka caktuar për ta. Në një situatë të tillë ata sillen në mënyrë të arsyeshme duke ditur se Allahu ka krijuar gjithçka që u ka ndodhur dhe përpiqen të bëjnë diçka për të shpëtuar të dëmtuarit, thërrasin për ndihmë dhe e kufizojnë dëmin. Ata e dinë se janë përgjegjës çdo moment të jetës së tyre për t’u sjellë në një mënyrë e cila e kënaq Allahun. 

Në suren Mulk, Allahu shpall qëllimin e krijimit të njeriut dhe përgjegjësinë që na është dhënë: 

Ai i ka krijuar jetën dhe vdekjen, për t'ju provuar se cili prej jush do të veprojë më mirë. Ai është Ngadhënjyesi, Falësi i Madh. (Sure Mulk: 2)

Kuş Tüyleri

Besimtari, i cili e jeton çdo çast të jetës në këtë botë sipas  vargjeve të Kur’anit, nuk e le mendjen e tij të mbytet me mendime të pakuptimta dhe të paqëllimta gjatë udhëtimit; ai e drejton vëmendjen drejt gjërave dhe ngjarjeve për të cilat mund të mendojë thellë. Për shembull, për ata njerëz që janë larg Kur’anit, zogjtë që fluturojnë në qiell janë një ndodhi mëse e zakonshme. Për besimtarin, janë shenjë edhe zogjtë, të cilët mbahen të varur në ajër dhe kryejnë akrobacira me krahët e tyre delikate. Krahët e tyre janë projektuar në mënyrë që ata të fluturojnë, dhe t’i kryejnë këto lëvizje me shpejtësi. Sqepat e tyre janë ndërtuar posaçërisht për një ushqyerje të përshtashme, teknikat e tyre të fluturimit, strukturat e veçanta të skeletit, sistemet e frymëmarrjes, nervore dhe të tjera, strukura aerodinamike e puplave të tyre, teknikat e ndërtimit të foleve, tingujt e ndryshëm që lëshojnë në varësi të situatave të ndryshme, dhe sistemet e studiuara tek zogjtë janë mrekulli të krijimit. Të gjitha këto janë prova të ekzistencës së Allahut, fuqisë dhe diturisë së pafund. Ai na tërheq vëmendjen për këtë në Kur’an:  "A nuk i kanë parë ata shpendët përmbi kokat e tyre, krahëhapur dhe kur krahët i palosin? Askush nuk i mban ata, përveç të Gjithëmëshirshmit; Ai, me të vërtetë sheh çdo gjë." (Sure Mulk: 19)

Kur besimtarët ecin në rrugë, vënë re mrekullitë e krijimit që i rrethojnë dhe janë në çdo çast dëshmitarë të fuqisë së pamatë të Allahut.

Në punë

Shumica e të rriturve ia kushtojnë punës pjesën më të madhe të ditës. Por, ata që sillen në pajtim me këshillat e Kur’anit janë krejt ndryshe nga kolegët e tyre, me të cilët kanë një moral të përbashkët. Për besimtarin, pavarësisht se sa urgjente mund të jetë një punë gjatë ditës, ai do të falet dhe ta adhurojë Allahun. Për të kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër. Allahu e shpreh këtë në Kur’an:

…Thuaj: "Ajo që është tek Allahu është shumë më e mirë se dëfrimi dhe tregëtia, e Allahu është Furnizuesi më i mirë. " (Sure Xhumu'a: 11)

 Besimtari është i vetëdijshëm për këtë dhe asnjë punë nuk e pengon atë për ta përmendur Allahun apo për ta adhuruar Atë; ai nuk i le pas dore apo t’i braktisë detyrimet fetare për hir të përfitimit material. Zoti ynë na e tërheq vëmendjen për këtë në një varg në Kur’an:    

Në xhamitë që Allahu ka urdhëruar të ngrihen, e të përmendet aty emri i Tij, Atë e lavdërojnë mëngjes e mbrëmje, njerëz, të cilët shitblerja nuk i pengon për ta përmendur Allahun dhe të cilët falin namazin dhe japin zekatin, dhe të cilët kanë frikë nga Dita (e Kijametit), kur zemrat dhe shikimet do të tronditen. (Sure Nur: 36-37)

İş Hayatı Arsyeja pse tërhiqet vëmendja posaçërisht për tregëtinë në këtë varg, është sepse dëshira për përfitim material është një nga dobësitë më të mëdha tek njerëzit. Disa njerëz lenë pas dore urdhëresat e besimit për hir të fitimit të sa më tepër parave, sigurimit të sa më shumë pasurive apo të fitimit të pushtetit. Për shembull, ata nuk falen dhe nuk përmbushin detyrimet e tjera fetare e nuk shfaqin cilësi të mira të karakterit, ndonëse i kanë mundësitë për të vepruar kështu.

Ka disa gjëra që këta njerëz presin, në këmbim të punës së tyre. Ata duan një jetë të mirë në këtë botë, të jenë të pasur, të fitojnë pozitë në shoqëri dhe respekt nga të tjerët dhe të nderohen, të kenë një martesë të mirë dhe fëmijë të vyeshëm... Këto janë vetëm disa zgjedhje në këmbim të botës tjetër, për njerëzit që e kanë ndarë veten e tyre nga vlerat e Kur’anit. Në të vërtetë, këto janë disa nga mirësitë e natyrshme, të cilat çdo njeri që kërkon të fitojë kënaqësinë e Allahut dhe jetën e lumtur në botën tjetër, me të drejtë synon t’i arrijë. Edhe besimtarët dëshirojnë të kenë të njëjtat mirësi: punësim dobiprurës, të fitojnë para dhe të kenë pasuri. Por, ata kanë disa cilësi që i veçojnë nga njerëzit e tjerë: punojnë që të fitojnë kënaqësinë e Allahut, i harxhojnë paratë e tyre në mënyrat me të cilat na ka këshilluar Allahu dhe në biznesin e tyre si në çdo gjë tjetër, ata i binden urdhërave të Allahut me kujdes të madh.    

Në një varg në Kur’an, Allahu në tërheq vëmendjen nga rreziku i vlerësimit  të tregëtisë mbi fenë: 

Thuaj: "Në qoftë se etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia, për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë, shtëpitë ku e ndjeni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë prisni derisa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur." (Sure Teube: 24)

 Besimtari me besim të rrënjosur do të bëjë çdo përpjekje për t’iu shmangur rënies në këtë grackë të pasionit. Nga besimtarët, Allahu pret një karakter fisnik, të cilin ata e shfaqin në çfarëdo lloj pune që angazhohen. Në tregëti ata janë të ndershëm, të sinqertë, vetësakrifikues, punëtorë, të drejtë dhe të thjeshtë. E gjithë vëmendja e tyre përqendrohet në fitimin e kënaqësisë së Allahut dhe në ruajtjen e kufijve që Ai ka vënë midis asaj që është e lejuar dhe asaj që është e ndaluar. Allahu i ka urdhëruar besimtarët që në tregëti të mos shkelin të drejtën e asnjë njeriu. Ata duhet të masin dhe të peshojnë me drejtësi dhe të mos ia zvogëlojnë vlerën e mallrave blerësve. (Sure Hud: 85)

Në disa vargje Allahu ka shpallur rëndësinë e të qenit i drejtë në biznes, e trajtimit me drejtësi të njerëzve dhe njëkohësisht, duke shfaqur cilësi të mira për të fituar kënaqësinë e Tij:  

Saktësojeni matjen kur matni dhe peshoni me peshore të rregullt. Kjo është e mira që çon në përfundimin më të bukur. (Sure Isra: 35)

Prandaj matni drejt e mos hani në peshë. (Sure Rrahman: 9)

Në Kur’an, Allahu shpjegon se si njerëzit duhet të angazhohen në tregëti dhe zanate. Në rradhë të parë, Allahu ka ndaluar qartazi kamatën: "Po Allahu e ka lejuar tregëtinë dhe ka ndaluar kamatën." (Sure Bekare: 275) Diçka tjetër që Allahu ka shpallur është se si të administrojmë tregëtinë dhe borxhet. Ai ka urdhëruar që: në biznes, një njeri, i cili merr borxh për një afat kohor të përcaktuar,  duhet ta shkruajë atë (ta dokumentojë). E nëse personi i cili merr borxh është i dobët apo i paaftë të diktojë, atëherë për të, duhet të diktojë kujdestari i tij në mënyrë të drejtë dhe dy burra duhet të shërbejnë si dëshmitarë.

O besimtarë! Shkruajeni huan që ia jepni njëri-tjetrit për një afat të caktuar. Le ta shënojë atë me drejtësi një shkrues ndërmjet jush; asnjë shkrues të mos ngurrojë ta shkruajë ashtu siç e ka mësuar Allahu. Ai le të shënojë, kurse borxhliu le të diktojë dhe le t'i frikësohet Allahut, Zotit të botërave. (Sure Bekare: 282)

Diçka tjetër për të cilën duhet të jenë të kujdesshëm besimtarët në punën e tyre është konsultimi me të tjerët, marrja parasysh e mendimeve të të tjerëve në marrjen e vendimeve, kur fillojnë një biznes apo kur përmirësojnë punën e tyre. Allahu thotë në Kur’an se kjo është cilësi e besimtarit.  

Si në çdo sferë të jetës, ashtu edhe në tregëti, Kur’ani sjell atë që është më e mirë, më e lehtë dhe më e vërtetë në jetën njerëzore. Në këtë mënyrë, ai i ndihmon njerëzit të jenë larg ankthit dhe dëshpërimit dhe u mundëson atyre të punojnë në një ambient të shëndetshëm dhe të paqtë, ku mund t’i nënshtrohen Allahut, të marrin vendime të drejta dhe të konsultohen me të tjerët për to.

Përveç kësaj, besimtari është një njeri me mendje të hapur si në jetën ashtu edhe në punë, i cili bën plane afatshkurtra dhe afatgjata dhe planifikon fazat e ndryshme të punës. Pasi ka filluar punë, ai patjetër llogarit fazat e mëvonshme, çfarë masash do t’i sigurojnë atij suksesin në vazhdimësi dhe të gjitha mundësitë e tjera të realizueshme. Ndaj, do të marrë të gjitha masat e nevojshme që Allahu ka dhënë në Kur’an për t’u siguruar se një investim që ai e mendon si të dobishëm sot, të mos dalë i dështuar më vonë. Në kohën që është i angazhuar me punë, ai i lutet vazhdimisht Allahut nga thellësia e zemrës, dhe i kërkon Atij t’ia lehtësojë përpjekjen me bindjen se asgjë nuk ka sukses pa ndihmën e Allahut. Ai shpreson se puna që kryen do të jetë një mënyrë për të fituar kënaqësinë e Allahut.   

İletişim

Në epokën në të cilën po jetojmë, janë shfaqur mjaft zbulime dhe zhvillime shkencore, të cilat njerëzit në të kaluarën as që i kishin imagjinuar. Fjalët e Kur’anit, na thonë që ne duhet të falenderojmë për këto mundësi të pakrahasueshme. Për shembull, shkenca, teknologjia, transporti modern, dhe komunikimi kanë arritur një nivel të lartë përparimi në ditët e sotme. Falë teknologjisë së kompjuterave dhe internetit, njerëzit në çdo skaj të botës mund të shihen me njëri-tjetrin vetëm brenda disa sekondave, të shkëmbejnë informacion dhe të vendosin lidhje mes tyre. Sigurisht që, këto janë mirësi për të cilat ne duhet të mendojmë shumë thellë. Profetët, të cilët Allahu i ka dhënë si shembuj në Kur’an, gjithmonë i afroheshin Allahut në mënyrë të sinqertë dhe gjithmonë e kishin Atë në mendje dhe e falenderonin kur ishin të zënë në punën e tyre. Në suren Sebe, Allahu thotë:  

Ata punonin për të çfarë dëshironte: faltore dhe statuja, enë të gjera si puse, dhe kazanë të mëdhenj të palëvizshëm. "O familje e Daudit! Bëni falenderim (për Allahun)!" Megjithatë, pak nga robërit e Mi janë falenderues. (Sure Sebe': 13)

Në treg

Alışveriş

Sot, blerja është një aktivitet shumë i rëndësishëm për shumë njerëz. Për shembull, shumë njerëz shpenzojnë orë, madje ditë të tëra duke vizituar dyqane për të blerë rroba, me të cilat t’u krenohen shokëve të tyre. Ata harxhojnë shumë para për veshje, të cilat do t’i veshin vetëm disa herë në jetën e tyre dhe, ndonëse, dollapin mund ta kenë plot, ende vazhdojnë të blejnë me etje të shfrenuar. Për këta njerëz, të blerit ka shkuar përtej plotësimit të nevojave dhe është bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre. Ata e humbasin veten duke blerë, dhe shumë shpesh blejnë sende për të cilat më vonë pendohen. 

Sot, blerja është një aktivitet shumë i rëndësishëm për shumë njerëz. Për shembull, shumë njerëz shpenzojnë orë, madje ditë të tëra duke vizituar dyqane për të blerë rroba, me të cilat t’u krenohen shokëve të tyre. Ata harxhojnë shumë para për veshje, të cilat do t’i veshin vetëm disa herë në jetën e tyre dhe, ndonëse, dollapin mund ta kenë plot, ende vazhdojnë të blejnë me etje të shfrenuar. Për këta njerëz, të blerit ka shkuar përtej plotësimit të nevojave dhe është bërë një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre. Ata e humbasin veten duke blerë, dhe shumë shpesh blejnë sende për të cilat më vonë pendohen.   

Alışveriş

Sigurisht, bërja e pazarit është e domosdoshme për çdo njeri dhe madje mund të jetë një punë e këndshme. Por, gabimi në të qëndron, se ajo mund të rrënjosë dëshirat e pangopura për këtë botë dhe t’i bëjë njerëzit tërësisht të pavetëdijshëm për botën tjetër. Ata në këtë mënyrë ia dedikojnë gjithë jetën, mendimet dhe planet e tyre këtij aktiviteti dhe, në vend që të kërkojnë mënyra se si ta kënaqin Allahun, i cili i krijoi, ata përpiqen të gjejnë kënaqësi në punë të vogla si blerja.   

Si në çdo sferë të jetës, një njeri që e drejton jetën e tij sipas mësimeve të Kur’anit, edhe në këtë sferë ai do të përpiqet të shohë tek blerja si aktivitet, të mirën që ka krijuar Allahu dhe kuptimin që fshihet përtej gjërave që ndodhin. Për të, blerja nuk është një sorrollatje e paqëllimtë, por një mundësi që i jepet atij për të furnizuar atë dhe familjen e tij me ato sende për të cilat kanë nevojë. Sigurisht që, ky aktivitet nuk do ta largojë atë nga adhurimi i Allahut. Ai i urdhëron besimtarët në Kur’an:    

Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët) duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë, zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave të veta, duke shkelur çdo kufi. (Sure Kehf: 28)

Muslimani, i cili del për të bërë pazar do të ketë parasysh se: Allahu ka krijuar ushqime të ndryshme, po ashtu dhe veshje dhe shumë mirësi të tjera për besimtarët. Në shumë vende, për shkak të papunësisë, varfërisë apo luftrave, njerëzit mezi e sigurojnë bukën e gojës. Ndonëse jetojnë në vende të pasura me burime natyrore, ka njerëz të cilët janë shumë të varfër për të blerë ato sende për të cilat kanë nevojë. Këta të gjithë janë nën mbikqyrjen e Allahut dhe ka një arsye që fshihet prapa sasisë së furnizimit që Allahu u lëshon njerëzve. Ai na tërheq vëmendjen për këtë në Kur’an në vargun e mëposhtëm:

A nuk e dinë ata se Allahu ia shton apo ia pakëson rrizkun kujt të dojë?! Vërtet në këtë ka shenja për njerëzit që besojnë. (Sure Zumer: 52)

Allahu ka krijuar rrethana të ndryshme për t’i vënë në provë njerëzit. Kështu, muslimani nuk do të rreshtë së falenderuari për atë që i është dhënë, pa marrë paraysh se në çfarë gjendje ndodhet. Ai është i vetëdijshëm se sprova dhe rrethanat, në të cilat gjendet, janë kalimtare. Për këtë arsye, dëshiron të sillet në çdo moment në mënyrë të tillë që Allahu të kënaqet prej tij. Ai e falenderon Allahun thellë në zemër për mirësitë që i ka falur në fjalët dhe në veprat e tij. Nga ajo që i është dhënë, ai shpenzon për të kryer vepra të mira dhe, nëse Allahu e sprovon duke ia pakësuar furnizimin, ai tregohet durimtar dhe vazhdon ta falenderojë Atë me sinqeritet. Ai e di se tashmë po provohet me varfëri dhe i lutet Allahut t’i japë durim. Në çdo rrethanë, besimtari është i kënaqur me Zotin e tij dhe shpreson se edhe Ai do të jetë i kënaqur me të.      

Ata, të cilët ndjekin traditat, zakonet dhe vlerat e një shoqërie e cila nuk jeton sipas mësimeve të Kur’anit, menjëherë e humbin ndjenjën e tyre të falenderimit kur hasin edhe vështirësinë më të vogël. Allahu i dënon ata në Kur’an, për shkak se ata dështuan në të kuptuarit se pasuria dhe shëndeti i tyre janë një sprovë e njëjtë me përvojën e tyre të varfërisë dhe nevojës: 

Për sa i përket njeriut, kur Zoti i tij e sprovon atë, duke e ngritur lart dhe duke i dhënë mirësi, ai thotë: "Zoti im më ka nderuar." Por, kur e sprovon atë, duke ia ngushtuar mjetet e jetesës, ai thotë: "Zoti im më ka poshtëruar." (Sure Fexhr: 15-16)

Allahu ka krijuar mirësi të panumërta mbi tokë, por njerëzit, të cilët nuk e kuptojnë këtë, harrojnë se kjo ndodh sipas vullnetit të Allahut dhe vetëm me lejen e Tij ata mund të blejnë ushqimin dhe veshjet. Ata nuk e falenderojnë Allahun, por, vazhdimisht veprojnë nën kontrollin e dëshirave të tyre egoiste. Gjithçka që  synojnë kur janë duke blerë është: si t’u bëjnë përshtypje shokëve me veshjen tyre. Ata shqetësohen vazhdimisht ku të gjejnë modën më të fundit dhe më tërheqëse me ngjyrat dhe cilësinë që e dëshirojnë. Janë gjithmonë në merak për atë që kanë njerëzit e tjerë dhe ndjejnë zili për ta dhe nuk mund të durojnë të qenit pa pasuri dhe bollëk material. Ata ndjejnë dëshirë të madhe për të pasur pasuri dhe prona. Krahasojnë atë që u është dhënë atyre me atë që u është dhënë njerëzve të tjerë dhe bëhen të paduruar duke menduar se ata janë trajtuar padrejtësisht dhe nuk falenderojnë. Në Kur’an, Allahu na zbulon mosmirënjohjen e atyre të cilët nuk janë të kënaqur me atë që kanë dhe gjithmonë lakmojnë më tepër:     

Në të vërtetë, Zoti yt është Bamirës i madh i njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës. (Sure Neml: 73)

Besimtari, i cili udhëhiqet nga drita e Kur’anit, e di se mirësitë që e rrethojnë janë dhuratë prej Allahut dhe tregohet i kujdesshëm për të mos shpenzuar para me tepri. Ai është i kujdesshëm për të mos shpenzuar shumë para dhe kohë me blerjet. Ai vepron ashtu siç thotë Allahu në Kur’an: "…hani e pini, por mos e teproni. Ai nuk i do ata që e teprojnë." (Sure A'raf: 31)  Besimtari nuk harron, se ata njerëz që shpenzojnë në mënyrë të shfrenuar, Allahu i quan  "vëllezër të djallit" (Sure Isra': 27)  

Ashtu siç na kërkohet nga Kur’ani, që të mos shpenzojmë para me tepri kur bëjmë pazar apo kur blejmë gjëra të tjera, po ashtu na kërkohet që të jemi bujarë. Allahu e shpall këtë në Suren Furkan: Dhe ata që kur shpenzojnë nuk janë as dorëshpuar, as dorështrënguar, por i përmbahen së mesmes. (Sure Furkan: 67)

Ky varg përmbledh mençurinë që tregon besimtari në mënyrën se si kryen çdo blerje.

Ushtrimet dhe stërvitja fizike

Spor Spor

Çdo njeri me besim e di se trupi i tij i është besuar për një kohë të shkurtër në jetën e kësaj bote; ai ka përgjegjësi për t’u kujdesur për të në mënyrën më të mirë, prandaj tregohet i kujdesshëm për shëndetin.

Çdo njeri me besim e di se trupi i tij i është besuar për një kohë të shkurtër në jetën e kësaj bote; ai ka përgjegjësi për t’u kujdesur për të në mënyrën më të mirë, prandaj tregohet i kujdesshëm për shëndetin. Për këtë arsye, gjatë aktivitetit të tij ditor ai i kushton një kohë të caktuar ushtrimeve apo stërvitjes fizike. Ushtrimet dhe stërvitja fizike ndihmojnë në forcimin e trupit, i japin atij qëndrueshmëri dhe e aftësojnë të funksionojë në një mënyrë të rregullt dhe të shëndetshme, po aq sa i mundësojnë të punojë edhe më mirë për të kënaqur Allahun dhe për të kryer vepra të mira. 

Metabolizmi i qenieve njerëzore nuk pajtohet me plogështinë, ai është krijuar për të ndihmuar lëvizjen. Në ditët e sotme është bërë e njohur se ushtrimet kanë dobi të shumta: ato forcojnë sistemin imunitar, atë të frymëmarrjes dhe atë nervor; ato e bëjnë trupi rezistent ndaj viruseve dhe sëmundjeve; mundësojnë funksionin e rregullt të sistemit hormonal, zemrës dhe arterieve, forcojnë muskujt, arikulacionet dhe tendinat, përmirësojnë gjendjen e organizmit dhe i sjellin fuqi; ndihmojnë në mbajtjen në ekuilibër të sheqerit në gjak, ulin nivelin e kolesterolit “të keq” dhe ngrenë nivelin e kolesterolit të “mirë”. 

Spor

Një arsye tjetër pse njerëzit me besim bëjnë përpjekje në këtë drejtim është se shëndeti fizik është një cilësi për të cilën Allahu na tërheq vëmendjen në Kur’an. Për shembull, kjo mund të shihet në vargun 144 të Sure A’raf, në të cilën Allahu i flet Musait (as), duke e zgjedhur atë të udhëheqë Bijtë e Izraelit, ku ai tregon për forcën e tij fizike. Një varg tjetër, gjithashtu, flet për forcën fizike të Talutit (as) i cili u dërgua të sundojë njerëzit e tij:  

Profeti i tyre u tha: "Allahu ka dërguar Talutin si mbretin tuaj." Ata thanë: "Si mund të bëhet ai mbreti ynë, kur ne kemi më tepër merita se ai për të sunduar?! Përveç kësaj, ai nuk ka ndonjë pasuri të madhe." Ai u përgjigj: Allahu e ka zgjedhur atë për mbretin tuaj dhe e ka pajisur me dijeni të gjerë dhe fuqi trupore. Allahu ia jep pushtetin e Vet kujt të dojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm." (Sure Bekare: 247)

Kjo është një arsye tjetër pse besimtarët duhet të jenë të kujdesshëm në kryerjen e ushtrimeve: nëse një njeri, i cili u mëson të tjerëve Fjalën e Allahut duket fizikisht i fortë dhe tërheqës ai do të ketë ndikim mbi të tjerët; pamja e tij e jashtme fisnike dhe tërheqëse do të lerë përshtypje të mirë tek njerëzit me të cilët flet.

Për këtë arsye, besimtarët duhet të përpiqen gjithmonë për të mbajtur një trup të fortë dhe të shëndetshëm. Ata nuk mund të jenë përtacë, të shkujdesur apo  moskokëçarës në këtë drejtim.

Falja e namazit

Kitap okuyan Çocuk Kitap okuyan Çocuk

"Vargu 56 i Sures Dharijat, i cili thotë se: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjeter, veçse të më adhurojnë" shpall se Allahu i ka krijuar qeniet njerëzore që ta adhurojnë.

Vargu 56 i Sures Dharijat, i cili thotë se: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjeter, veçse të më adhurojnë" shpall se Allahu i ka krijuar qeniet njerëzore që ta adhurojnë. Me fjalë të tjera, qëllimi i krijimit të njeriut është, siç thotë Allahu në Kur’an, t’i shërbejë Zotit tonë, i Cili ka krijuar gjithçka. Pra, ata të cilët e marrin Kur’anin si udhërrëfyesin e tyre dhe e vendosin adhurimin e Allahut mbi gjithçka tjetër dhe e kalojnë jetën e tyre të shkurtër – vetëm 70 vjet, nëse do t’u jepej edhe aq,- me synimin për të fituar botën tjetër dhe për të fituar kënaqësinë e Allahut, adhurimi i tyre spikat në çdo çast të jetës në këtë botë. 

Muslimani është i vetëdijshëm se mësimet e Kur’anit nuk gjejnë vend vetëm për një drejtim të jetës së tij në këtë botë, apo në momente dhe faza të caktuara në të, por në të gjithë jetën. Ai u bindet urdhërave të Allahut me të gjitha mundësitë e tij dhe kryen aq vepra të mira sa i lejojnë mundësitë. E kalon kohën në vepra adhurimi të cilat Allahu i ka shpallur në Kur’an dhe kur mbaron një vepër të mirë vazhdon me një tjetër. Për arsye se Allahu thotë në vargun 162 të Sures En'am: "Thuaj: “Namazi im dhe kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun, Zotin e botërave”, ai ndjek atë që është e mirë dhe e dobishme dhe në përpjekjet e tij nuk ka pushim, ndalim apo kufij. Për besimtarin, fillimi i një pune të re pasi është mbaruar e mëparshmja është i domosdoshëm, sepse ai e di se duhet të kalojë çdo sekondë që i është dhuruar në këtë jetë duke punuar për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe se do të japë llogarri në botën tjetër për çdo moment të kaluar në këtë botë. Për këtë arsye, kalon çdo minutë duke shpresuar të fitojë kënaqësinë e Allahut dhe vazhdon të kryejë ato gjëra për të cilat ai shpreson se Allahu i do. Në Kur’an, Allahu u thotë besimtarëve të bëjnë përpjekje në këtë drejtim:  

Prandaj, kur të çlirohesh (nga punët e ndryshme), përpiqu fort (në adhurim). (Sure Inshirah: 7)

Veprat e besimtarit për të fituar kënaqësinë e Allahut janë të pandërprera nga dita në ditë. Kjo duket edhe në vargun 76 të Sures Merjem:  Veprat e mira që mbesin, janë të shpërblyera më mirë te Zoti yt dhe kanë përfundimin më të mirë. (Sure Merjem: 76)

Dhe, në një varg tjetër, Zoti ynë shpall se Ai dëshiron që njerëzit të këmbëngulin në adhurim:

Ai është Zoti i qiejve dhe i tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin e Tij. A njeh ti ndokënd që ka emrin e Tij? (Sure Merjem: 65)

Logjika e çoroditur e disa njerëzve të paditur i bën të dyshojnë jetën tjetër. Ata kryejnë disa vepra adhurimi kokë pas kohe. 

Disa njerëz të tjerë bëjnë gabimin e madh në përpjekjen për të fituar vetëm të mirat e kësaj bote, të cilat ia kanë vënë vetes si qëllim; ata bëjnë gjithçka për t’u bërë të pasur, për të fituar grada në shoqëri dhe për të fituar gjithçka që dëshirojnë. Brenda një kohe të shkurtër ata përfshihen në një garë të paparë për hir të "një vlere të vogël" (Sure Teube: 9) të cilën shpejt e humbin. Ndërsa besimtari, që ka për qëllim të fitojë kënaqësinë e Allahut dhe rrugën e Parajsës, përpiqet vetëm për hir të Allahut. Kjo cilësi e besimtarit përshkruhet në Kur’an kështu: 

Sa për atë që dëshiron botën tjetër dhe përpiqet për të me gjithë shpirt e duke qenë besimtar, përpjekja e tij do të shpërblehet. (Sure Isra': 19)

Müslüman kızBesimtari, i cili e kalon gjithë ditën duke kërkuar të fitojë kënaqësinë e Allahut, është i vendosur dhe i zellshëm në kryerjen e namazit (faljes). Ai e kujton Allahun përgjatë gjithë ditës, në zemër e në aktivitetet e tij dhe mediton thellë mbi fuqinë, inteligjencën, diturinë, mjeshtërinë artistike dhe cilësitë e tjera të Tij. Ky qëndrim është zbatimi në jetën e vërtetë të urdhërit kuranor që jepet në vargjet e mëposhtme.

… Përkujtoje Zotin tënd shumë dhe madhëroje Atë mëngjes e mbrëmje. (Sure Ali Imran: 41)

Përkujtoje Zotin tënd në vetvete me frikë dhe me përulësi, jo me zë të lartë, në mëngjes dhe në mbrëmje… (Sure A'raf: 205)

Në vargun 28 të Sures Ra'd, Zoti ynë thotë se zemrat gjejnë qetësi vetëm me përkujtimin e Tij:  

…Ata që besojnë, zemrat e të cilëve qetësohen me përkujtimin e Allahut. (Sure Ra'd: 28)

Një njeri që ve në jetë urdhërat e Kur’anit do të jetë i kujdeshëm në kryerjen e veprave të adhurimit si psh, falja e pesë namazeve, agjërimi dhe pastrimi para faljes (abdesi) ashtu siç ka urdhëruar Allahu. Për shembull, falja e namazit në kohën e tij është një çështje shumë e rëndësishme. Ai nuk lejon që punët e kësaj bote t’i ndërhyjnë në faljen e namazit dhe ta pengojnë atë prej tij. Sa herë që falet, ai qëndron me përulësi, gëzim dhe zell duke shpresuar që t’i afrohet Allahut.     

Ata njerëz, të cilët nuk i afrohen Allahut me ngazëllim të vërtetë, por sa për t'u dukur nga frika e njerëzve, duke patur parasysh çfarë do të thonë të tjerët për ta, nuk mund të përjetojnë gëzim në adhurimin e Allahut. Kur falen, atyre as që u shkon ndër mend se kjo mund t'i afrojë tek Allahu. Mendjet e tyre janë shumë të zëna me punët e përditshme, për ta përkujtuar Allahun dhe për ta lavdëruar Atë. Në Kur'an, Allahu i paralajmëron ata të cilët e lenë pas dore faljen e tyre:

Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet, të cilët duan vetëm që të duken … (Sure Ma'un: 4-6)

Kjo do të thotë se ata e vonojnë faljen jashtë kohës së saj ose e lenë atë fare.   Megjithatë, ndonëse kjo sure nuk i referohet asaj, njerëzit e mençur këshillohen dhe frikësohen nga të vepruarit me pakujdesi në namaz. 

Njerëzit e humbur, duke menduar se po bëjnë diçka për hir të Allahut pa iu frikësuar Atij, bëjnë gabim të madh, duke menduar për Të, por pa ndier praninë apo afërsinë e Tij. Vepra që e sjell njeriun afër Allahut është sinqeriteti në kryerjen e namazit, frika ndaj Tij, bindja dhe përulësia para Tij.  

Müslümanlar

Disa njerëz kanë një të kuptuar shumë të ngushtë të namazit duke menduar se kaq mjafton për t’ju bindur disa prej urdhrave të Allahut përgjatë ditës. Por, sipas Kur’anit, adhurimi nuk kufizohet vetëm me detyra fetare si: namazi, agjërimi, haxhi dhe zekati. 

Adhurim do të thotë robërim. Kjo do të thotë se ai përbëhet prej  botëkuptimit dhe gjendjes mendore të njeriut dhe gjithçkaje tjetër që ai kryen apo flet si rob i Allahut. Pa zbehur rëndësinë e namazit si një vepër adhurimi për njeriun, po ashtu vlera fisnike janë edhe përmbajtja e zemërimit, përdorimi i gjuhës së zgjedhur, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, të paturit besim tek Muslimanët e tjerë dhe lënia e grindjeve. Të gjitha këto përmblidhen në adhurim. (Për dije më të hollësishme shih  Ligjet më të Anashkaluara të Kur’anit nga Harun Jahja) Për këtë arsye, sjellja e mirë është prej atyre çështjeve të cilat duhet të zbatohen dhe të praktikohen po aq me kujdes dhe me vendosmëri sa edhe ritet e adhurimit.

Krahas kësaj, Muslimanët duhet të njohin llojet e ndryshme të këmbimeve në botë; si blerja dhe shitja, marrja hua, martesa dhe divorci të cilat janë të pranueshme dhe mënyrat e drejta për t'i kryer ato. Shkurtimisht, besimtarët në çdo çast të jetës së tyre tregojnë kujdes të madh për të gjitha urdhërat e Allahut të shprehura në Kur'an, gjithashtu edhe për urdhërat, ndalesat dhe këshillat e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

Një nga veprat më të rëndësishme të adhurimit që mund të kryejë besimtari gjatë ditës është komunikimi i këtij mesazhi, që do të thotë ftesa e njerëzve për të ndjekur rrugën e drejtë, urdhërimi i tyre për të mirë dhe ndalimi nga e keqja, ftesa e tyre për të shtuar dijet rreth Islamit, Imanit (besimit) dhe Ihsanit (mirësisë) si dhe në leximin e Kur'anit. Ky adhurim është pjesë e rëndësishme e ditës së besimtarit. Në çdo sekondë ai është i përgjegjshëm për të qenë mëkëmbës i Allahut midis krijesave të Tij duke shpallur fenë e Allahut me fjalët, sjelljen dhe natyrën e tij si njeri. Kjo përgjegjësi nuk kufizohet vetëm me ritet e adhurimit; besimtari përpiqet të jetë shembull për ata që e rrethojnë duke u sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme. Zoti ynë flet për këtë në Kur'an:

Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zekatin dhe i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Këta janë që do t'i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë është i Plotfuqishëm dhe i Urtë. (Sure Teube: 71)

Besimtari bën çmos për të thirrur njerëzit e tjerë në besimin tek Allahu dhe ecja në rrugën e Tij. Kështu, ai u flet atyre për Të, për Njëshmërinë dhe cilësitë e Tij, për qëllimin e krijimit të njeriut, për sjelljen dhe qëndrimin e mirë, mënyrën e jetesës që e kënaq Allahun, për të mirën dhe të keqen, të drejtën dhe të padrejtën sipas Kur’anit, për Ditën e Gjykimit, Zjarrin dhe Parajsën dhe shumë tema të tjera. Ai u tregon atyre për Profetin Muhamed, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, në atë mënyrë që ata të afrohen tek ai duke ndjekur shembullin e tij dhe duke e nderuar siç e meriton. 

Biseda që besimtarët bëjnë midis tyre është një këshillim i ndërsjelltë. Ata e ftojnë njëri-tjetrin për t’ju bindur urdhrave të Allahut dhe për të vënë në jetë Sunnetin (Traditën) e të Dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të dhe për të përvehtësuar në jetë vlerat islame. E thënë thjesht, mënyra e jetesës së një besimtari është përkujtim dhe këshillë. 

Besimtarët përdorin njëkohësisht këshillën bisedore dhe atë të shkruar, shfrytëzojnë mjetet bashkëkohore më të zhvilluara të komunikimit masiv. Në ftesën e njerëzve drejt mësimeve të Kur’anit, ata përfitojnë nga dobitë e televizionit, radios,  librave, revistave, gazetave, internetit dhe mjeteve të tjera të komunikimit.   

Po aq e rëndësishme sa ftesa e përditshme e besimtarëve, të cilët praktikojnë këshillat e Kur’anit, është edhe koha që duhet për të përgatitur këtë ftesë. Në Kur’an, Allahu thotë se, ata që dëshirojnë të ndërmarrin betejën e ideve në rrugën e Tij, së pari, duhet të përgatiten për të. Për këtë arsye, është shumë e rëndësishme që njeriu të përgatitet në çdo lloj mënyre të mundshme për këtë vepër. Allahu thotë:

Sikur të kishin dashur të dilnin me ty, do të ishin përgatitur... (Sure Teube: 46)

Për të transmetuar mesazhin e Allahut, një nga gjërat që duhet të bëjë besimtari i zgjedhur për këtë, është ngritja e nivelit të tij duke përvetësuar çfarëdo lloj diturie të dobishme me qëllim përhapjen e fesë së Allahut. Kjo do të thotë se, ai duhet ta përgatisë veten si nga ana shpirtërore, ashtu edhe nga ana intelektuale. Ai duhet të bëjë çdo përpjekje për të folur dhe për të shkruar si duhet, në mënyrë që të godasë në shenjë dhe të mos dalë nga tema, të jetë bindës, frytdhënës dhe të kënaqë dëgjuesit me mençurinë e mësuar nga feja e Allahut. Detyrë kryesore për  besimtarin është të mësojë fenë Islame, të dijë kuptimin e vargjeve Kur’anore dhe t’i mbështetet sjelljes dhe thënieve të Profetit tonë, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të. Në këtë mënyrë, të gjitha këto përgatitje dhe përpjekje zënë një vend të veçantë në jetën e përditshme të besimtarit, i cili është i specializuar dhe i autorizuar për t’i ftuar njerëzit tek Allahu dhe i Dërguari i Tij. 

Shkuarja për në shtrat

Gece Gece

Për të gjithë njerëzit e mençur, ka shumë çështje mbi të cilat mund të reflektojmë përsa i përket krijimit të natës. Zoti ynë ua ka shpallur këtë njerëzve në vargun e mëposhtëm në Kur’an: "Një shenjë tjetër për ta është nata prej së cilës Ne e largojmë ditën dhe atëherë ata mbeten në errësirë.” (Sure Ja Sin: 37)

Për të gjithë njerëzit e mençur, ka shumë çështje mbi të cilat mund të reflektojmë përsa i përket krijimit të natës. Zoti ynë ua ka shpallur këtë njerëzve në vargun e mëposhtëm në Kur’an: "Një shenjë tjetër për ta është nata prej së cilës Ne e largojmë ditën dhe atëherë ata mbeten në errësirë.” (Sure Ja Sin: 37) Në tretjen graduale të dritës ka diçka të fshehtë. Për shkak të këtij kalimi të ngadalshëm, qeniet e gjalla përshtaten lehtësisht ndaj ndryshimit të dritës dhe temperaturës midis ditës dhe natës dhe nuk kalojnë asnjë lloj vështirësie. Allahu, me diturinë dhe fuqinë e Tij të pamatë tregon mëshirë për robërit e Tij dhe po ashtu, për të gjithë qeniet e gjalla. Ai ua jep këtë mirësi të gjithë njerëzve, por shumica prej tyre nuk mendojnë për të as edhe njëherë të vetme gjatë jetës. 

Kur besimtari, i cili jeton sipas vlerave të Kur'anit, i vëren këto çështje, sheh edhe një provë të asaj që ka shpallur Allahu në vargun 92 të Sures Jusuf: "… Ai është më Mëshiruesi i Mëshiruesve."

Nuk ka  dyshim se në ndërimin e ditës dhe të natës është një nga mirësitë e panumërta që ka dhuruar Allahu për njerëzit. Me qëllim që ta kuptojmë më mirë, Zoti ynë na tërheq vëmëndjen për këtë në Kur’an: 

Thuaj: "Sikur Allahu t'ua bënte natën të përhershme deri në Ditën e Kijametit, ç'mendoni, cili Zot pos Allahut do t'u sillte juve dritë? A nuk merrni vesh? Thuaj: "Më tregoni, nëse Allahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në Ditën e Kijametit, cili zot pos Allahut do t'ju sjellë natë që të pushoni në të? A nuk shihni? (sa po gaboni) (Sure Kasas: 71-72)

Allahu krijoi kushtet, ekuilibrat dhe sistemet e domosdoshme për ditën dhe natën, e në mungesë të ndonjërit pre tyre, vetëm Allahu mund të ndihmojë. Nëse Allahu do të kishte dashur, Ai do të kishte krijuar ditë apo natë të vazhdueshme, por, qeniet e gjalla nuk mund të mbijetonin nën të tilla kushte. E nëse do të krijoheshin ndonjëherë kushte të tilla, jeta në tokë do të merrte fund. Nuk ka dyshim se, është Allahu Ai që krijon ditën dhe natën me një rend të përsosur, duke siguruar një ambient në të cilin mbijetojnë të gjitha qeniet e gjalla. Kjo është një shenjë e mëshirës dhe dhembshurisë së Tij të pafund. Në vargun që pason, Zoti ynë thotë:  

Po nga mëshira e Tij Ai iu bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, prandaj të jeni mirënjohës! (Sure Kasas: 73)

Por vetëm ata, të cilët venë në punë mendjen duke vërtetuar krijimin e Allahut, i frikësohen Atij; ata të cilët përsiatin mbi arsyet për ndërrimin e rregullt të ditës dhe të natës. Allahu e shpreh këtë në disa vargje:  

Në krijimin e qiejve dhe të tokës, në ndryshimin e ditës dhe të natës ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. (Sure Ali Imran: 190)

Në ndërrimin e natës dhe të ditës dhe në çka krijoi Allahu në qiej e në tokë, vërtet ka fakte për njerëzit që kanë droje. (Sure Junus: 6)/span>

Në krijimin e qiejve dhe të tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë nëpër det për t'u sjellë dobi njerëzve, në ujin që zbret Allahu prej qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash, në qarkullimin e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit dhe tokës, pra, (në të gjitha këto) sigurisht që ka shenja për njerëzit me intelekt. (Sure Bekare: 164)

Allahu e ka krijuar metabolizmin e njeriut të tillë, që ka nevojë të pushojë gjatë natës dhe Ai e shpreh këtë në vargjet e mëposhtme: 

Ai jua krijoi natën për të pushuar në të, kurse ditën për të parë dhe këtu ka shenja (argumente) për njerëzit që ua vënë veshin. (Sure Junus: 67)

Allahu e ka bërë natën që ju të pushoni, ndërsa ditën të ndritshme për të parë. Vërtetë Allahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk janë mirënjohës. (Sure Gafir: 61)

Përveç se është një kohë për pushim, nata ka edhe një cilësi tjetër të veçantë. Një nga arsyet për krijimin e natës është se, këto orë të paqes dhe qetësisë në botë, janë shumë frytdhënëse për disa vepra adhurimi. Po ta krahasojmë me kohën ditore aktive, koha e natës është më shtytëse për të menduar, lexuar dhe për t’u falur. Allahu e shpall këtë në Kur’an: 

Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse, ngaqë ti ditën je vërtet shumë i zënë. Prandaj përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju krejtësisht Atij!(Sure Muzzemmil: 6-8)

FenerNatën është më e lehtë të përqendrohesh për t'u thelluar rreth krijimit të Allahut, për të lexuar Kur'an dhe për t'u lutur. Një besimtar, i cili është i vetëdijshëm për këtë, nuk do ta kalojë gjithë natën në gjumë. Ai do t'i kthehet i vetëm Allahut në qetësi, për t'iu lutur për nevojat e tij dhe për t'i kërkuar falje për gabimet dhe të metat. Ai do ta rikthejë edhe një herë në mend ditën që kaloi, do rishikojë gabimet që bëri në të, do të pendohet dhe do të kërkojë falje. Ai do ta kalojë këtë kohë në një mënyrë me të cilën Allahu është i kënaqur, do ta përkujtojë Atë dhe do të afrohet te Ai. Gjithashtu, do të mendojë për shumë gjëra të tilla si: ekzistenca e Allahut dhe madhështia e Tij, Kur'ani, krijimi i jashtëzakonshëm i universit, gjallesat mbi tokë me sistemet e tyre të përsosura, mirësitë që Allahu krijon pandërprerë, Parajsa, Zjarri dhe përjetësia. Kjo sjellje e besimtarit, i cili falet natën, lavdërohet në disa vargje në Kur'an:

Dhe ata që e kalojnë natën duke iu falur Zotit të tyre në sexhde dhe në këmbë. (Sure Furkan: 64)

Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë dhe shpresë... (Sure Sexhde: 16)

A mund të krahasohet ai që falet natën duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë e që ruhet prej jetës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij (me jobesimtarin)?! Thuaj: "A janë të barabartë ata që dinë me ata që nuk dinë?! Vetëm mendarët i pranojnë këshillat!" (Sure Zumer: 9)

Në këtë mënyrë, besimtarët kanë vënë në praktikë Sunnetin e të Dërguarit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), i cili kalonte një pjesë të natës në falje, meditim dhe adhurim. Kjo përmendet në një varg ku thuhet:  

Natyrisht, Zoti yt e di se ti (o Muhamed) falesh më pak se dy të tretat e natës, ndonjëherë gjysmën ose të tretën e saj, si dhe sisa prej atyre që janë me ty... (Sure Muzzemmil: 20)

Hadithet e Profetit tonë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, që kanë ardhur deri tek ne, thonë se ai lutej që Allahu t’i jepte karakter dhe sjellje të mirë; transmetohet se ai lutej me këto fjalë: 

"O Allah, ma bëj trupin tim dhe sjelljen time të mirë. O Allah, më ruaj nga karakteri dhe sjellja e keqe." (Ihja Ulum-Id-Din nga Imam Gazali)

  Nuk duhet të harrojmë se, siç e përmendëm më lart, gjumi i ngjan vdekjes dhe, nëse Allahu dëshiron, njeriu nuk ka mundësi të ngrihet më prej tij. Për këtë arsye, minutat e fundit para se të biem në gjumë, mund të jenë rasti i fundit për  njeriun, që të kërkojë falje. Allahu e shpreh këtë në Kur’an:

Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë. Pastaj Ai ndal shpirtin e atij të cilit i është caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua lë deri në një kohë të caktuar. Me të vërtetë këto janë shenja për njerëzit që mendojnë. (Sure Zumer: 42)

Besimtari që zbaton këshillat e Kur’anit, e di vlerën e kësaj mundësie që i është dhuruar atij, ndoshta kjo edhe e fundit, para se të bjerë në gjumë. Ai e mban këtë në mendje dhe afrohet tek Allahu sinqerisht; kërkon falje për gabimet, i lutet Allahut për ndihmë në të gjitha çështjet dhe vetëm Atij i drejtohet në qetësinë e natës. 

 

2 / total 5
Ju mund të lexoni librin e 24 Orë Nga Jeta E Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
DURUŞMALARIN İLK HAFTASI
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.