< <
10 / total: 10

Përfundim

E Ardhmja e Ndrıtshme Që e Pret Botën

Gjatë këtij libri, ne kemi ekzaminuar gjendjen e botës Islamike, nevojën urgjente për krijimin e Unionit Islamik dhe përfitimet që do të rezultojnë nga kjo për Muslimanët dhe kombet tjera njëlloj. Siç patëm mundësi të shohim në kapitullin e mëparshëm, zhvillimet e kohës së fundit qartë dëshmojnë se bota Islamike ka arritur pjekurinë për një ndryshim të madh dhe rrënjësor. Kur’ani dhe literatura e haditheve sugjeron se periudha që po afron do të jetë e ndritshme për Muslimanët e mbarë botës, me vullnetin e Zotit. Themelimi i Unionit Islamik do ta shpejtojë procesin dhe do të fillojë një epokë të re të begatisë dhe përparimit për njerëzimin në përgjithësi.

çiçek

Situata e tanishme mund të duket se është shumë negative në shikim të parë, ndërsa në realitet çdo zhvillim negativ sinjalizon afrimin e një periudhe të bekuar. Lufta, skamja, uria, shtypja dhe tirania kundër Muslimanëve në mbarë botën janë shenja të Fundit të Kohës të profetizuara nga ana e Profetit tonë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të). Se gjithë këto zhvillime po ndodhin është një shenjë e qartë se sundimi global i moralit Islamik po afron, siç është profetizuar nga ana e Profetit tonë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) (Allahu e di më së miri). Prandaj, situata e tanishme nuk duhet t’i bëj Muslimanët të ndjehen të dëshpëruar dhe të pashpresë; përkundrazi, ajo duhet t’i motivojë ata dhe ta shtojë përkushtimin dhe ngazëllimin e tyre. Veç kësaj, ata duhet të veprojnë me ndërgjegjen se humbja e shpresës për lehtësim nga Zoti nuk është një opsion, sepse

“Mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”. (Kur'an, 12:87)

Dijetari i madh Bediuzaman Said Nursi sqaroi, në Hutben e famshme të Damaskut (Hutbe Samije), kushtet në të cilat jetojnë Muslimanët, tërhoqi vërejtjen për rreziqet e rënies në dëshpërim dhe foli për të ardhmen e ndritshme që i pret ata, si vijon:

Dëshpërimi është sëmundja më e dëmshme. Ajo ka përshkuar zemrën e botës Islamike... Një dëshpërim i tillë që i ka zënë frymën moralit tonë sublim, duke e shmangur vëmendjen tonë nga interesat e përgjithshme kah interesat tona personale. Është pikërisht ky dëshpërim i njëjtë që ka thyer fuqinë tonë shpirtërore... Dëshpërimi është sëmundja më e llahtarshme e popullit tonë... Ajo është preteksti i frikacakut, i të dobëtit dhe të paaftit... Vetëm Islami është ai i cili vërtetë edhe shpirtërisht do t’i përshkoj kontinentet e së ardhmes dhe do ta udhëzojë njerëzimin drejt lumturisë si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. 58

Fundi i kohës

Literatura e haditheve është burimi më i spikatur që zbulon ardhmërinë e ndritshme të botës Islamike. Kjo literaturë, e cila përshkruan në hollësi natyrën e Fundit të Kohës (periudhës para Ditës së Fundit), zbulon se këto shenja bartin ngjashmëri të madhe me ngjarjet që po ndodhin tani. Shenjat më të dukshme janë se njerëzit përpiqen të distancohen nga qëllimi i krijimit të tyre dhe, rrjedhimisht, marrin pjesë në shkatërrimin shpirtëror të shoqërisë duke ndryshuar ligjin e Zotit, duke mohuar haptas ekzistencën e Zotit, duke përhapur kaos dhe rrëmujë rreth e rrotull botës dhe duke shtuar dekadencën. Shenjat tjera përfshijnë fatkeqësitë e shpeshta natyrore (si tërmetet dhe vërshimet, thatësirat dhe uria); rritja e numrit të luftërave, konflikteve dhe gjakderdhjes; shfaqja e bidateve (risive, që ndryshojnë mësimin burimor të Profetit); varfëria e përhapur gjithandej; ngjarjet e habitshme dhe tronditëse; dhe humbja gati e plotë e kënaqësisë dhe qëndrueshmërisë. Në Fundin e Kohës, mbytja, vrasja dhe luftimet do të shpeshtohen dhe shtypja e Muslimanëve do të përkeqësohet edhe më shumë. Veç kësaj, Muslimanët që jetojnë gjatë kësaj periudhe do t’i nënshtrohen një dhune dhe tiranie të tillë dhe shumica prej tyre nuk do të mund të gjejnë rrugëdalje nga mjedisi mizor në të cilin jetojnë.

Pas kësaj periudhe të vështirë dhe kaotike, Zoti do ta dërgojë shpëtimtarin e shenjtë, Mehdiun (ai që udhëzon në rrugën e drejtë), i cili do t’i nxjerr njerëzit nga errësira e mosdijes në dritën e diturisë së vërtetë. Ky person i shenjtë do të ndriçojë mendjen e botës Islamike së pari dhe pastaj do t’i sjellë paqe, dashuri dhe parime morale tërë botës. Me ardhjen e tij, të gjitha ideologjitë antifetare që mohojnë ekzistencën e Zotit do të përgënjeshtrohen krejtësisht, morali fetar do të kthehet në gjendjen e tij të pastër dhe burimore, siç shpallet në Kur’an dhe në hadithe dhe bota Islamike do të arrijë fuqi ekonomike, politike dhe shoqërore.

Siç theksojnë disa dijetarë Islamik, Mehdiu do të jetë me siguri një entitet shpirtëror (Allahu e di më së miri). Ne besojmë se Mehdiu do të jetë një qenie shpirtërore me karakter superior, që do të mishërojë në vetvete besimin dhe shpirtin e njerëzve të devotshëm dhe heroik.

Këto hadithe po ashtu zbulojnë se Isai (paqja qoftë mbi të) do të kthehet në Tokë gjatë Fundit të Kohës. Ardhja e tij e dytë është njëra prej ngjarjeve më madhështore të Fundit të Kohës dhe është shpallur në një numër hadithesh dhe në shumë ajete Kur’anore. Zoti shpall në Kur’an se Isai nuk është mbytur e as kryqëzuar, por se Ai bëri që njerëzve t’iu duket kështu dhe pastaj e ngriti atë në praninë e Tij (Për më shumë informacion, ju lutemi shihni Isai do të kthehet të Harun Jahjasë [London: Ta-Ha Publishers Ltd., 2001]). Kjo e vërtetë është shpallur në Suren Nisa’:

Dhe për fjalët e tyre: “Ne e vramë Mesihun – Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut”. Por, ata as e vranë, as e kryqëzuan, por ashtu u është dukur. Ata që nuk u pajtuan për çështjen e tij, me siguri që gjenden në dyshim për të. Ata nuk kanë ditur kurrgjë për të, por vetëm kanë hamendësuar. Ata, në të vërtetë, nuk e kanë vrarë, por, Allahu e ka ngritur pranë Vetes. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (Kur'an, 4:157-158)

Kur të kthehet Isai (paqja qoftë mbi të), ai do të njihet për nga respekti i tij, ndershmëria dhe superioriteti i tij, pikërisht ashtu siç ishin të gjithë profetët tjerë. Ata të cilët do ta shohin atë do ta njohin atë në çast dhe nuk do të kenë kurrfarë dyshimi në zemrat e tyre. Një faktor që do ta bëj të njohur atë është se ai nuk do të ketë të afërm, familje dhe asnjë njeri i cili do ta njoh atë përpara kësaj. Askush nuk do ta njoh atë për nga zëri i tij, pamja fizike apo fytyra e tij kur ai të kthehet. Askush nuk do të jetë në gjendje të thotë: “Unë e njoh atë prej më herët,” sepse çdokush i cili e kishte njohur atë do të ketë jetuar dhe vdekur 2,000 vite më parë.

Kur të kthehet Isai, ai do të sundojë me anë të Kur’anit. Ai do t’i lirojë të Krishterët nga mitet e tyre dhe do t’i thërras ata të jetojnë sipas vlerave të Kur’anit. Në këtë mënyrë, Islami dhe Krishterimi do të bashkohen në një besim dhe bota do të hyjë në një epokë të re të artë në të cilën do të mbizotërojnë paqja, lumturia, siguria, kënaqësia dhe prosperiteti. Epoka e Artë, sikurse koha e Profetit tonë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), do të jetë një kohë e bekuar e karakterizuar me drejtësi në vend të mizorisë. Do të ketë përparim aq të madh sa që ata të cilët dëshirojnë t’u japin lëmoshë të varfërve nuk do të mund ta gjejnë askënd për ta pranuar atë. Zhvillimet në shkencë dhe teknologji do të rritin kualitetin e jetës dhe mirësia dhe rehatia do të shtohen. Ngado që të kthehen, njerëzit do të shohin përparim dhe bukuri.

Disa prej haditheve të Profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) për Fundin e Kohës janë të paraqitura më poshtë.

Karakteristikat e Epokës në të cilën do të paraqitet Mehdi

Mehdiu, njëri prej fëmijëve të mi, do të vjen në jetë, me mirësinë e Allahut, me afrimin e Ditës së Gjykimit dhe dobësimin e zemrave të besimtarëve për shkak të vdekjes, urisë dhe zhdukjes së sunetit dhe shfaqjes së risive dhe humbjes së mjeteve me të cilat të urdhërohet e drejta dhe të ndalohet e gabuara. Drejtësia dhe mbarësia e tij do t’i qetësojnë zemrat e besimtarëve dhe miqësia dhe dashuria do të vendosen midis kombeve jo-arabe dhe arabe. 59
Një kohë kur bota do të jetë në harxh (çrregullim dhe rrëmujë të plotë), do të shfaqet fitneja (turbullira), rrugët do të ndërpriten, disa njerëz do t’i atakojnë të tjerët, të moshuarit s’do të kenë mëshirë për të rinjtë dhe të rinjtë s’do t’i respektojnë të moshuarit, Zoti do ta dërgojë një njeri (Mehdiun). Ky njeri do t’i çrrënjosë armiqësitë dhe do t’i pushtojë kështjellat e prapësisë, do ta mbështes besimin në Fundin e Kohës mu ashtu siç e mbështeta unë më parë dhe do ta mbush me drejtësi këtë Tokë ku dhuna mbizotëroi më parë.60
Trazirat, korrupsioni dhe frika do të shfaqen në Perëndim... Korrupsioni do të përhapet me shpejtësi.61
Korrupsioni, të cilit s’mund t’i shmanget askush, do të shfaqet dhe përhapet menjëherë prej aty ku shfaqet në një vend tjetër.62
Para se të shfaqet Mehdiu, tregtia dhe rrugët midis kombeve do të ndërpriten dhe mosmarrëveshjet mes njerëzve do të shtohen.63
Mehdiu nuk do të shfaqet përveç nëse masakrohen njerëzit e pafajshëm dhe ai do të shfaqet kur ata në Tokë dhe ata lartë në qiej nuk do të mund të durojnë më masakra të tilla.64

 Mënyra e jetës gjatë kohës së Mehdiut

Mu ashtu sikurse Profeti ynë mbështeti Islamin në fillim, Mehdiu do ta mbështes Islamin në fund.65
Mëria dhe urrejtja e ndërsjellë do të ngritet (hiqet)... Toka do të mbushet me paqe, siç mbushet një enë me ujë; fjala (kalima) do të bëhet një (dmth, vetëm Islami do të mbizotërojë) dhe vetëm Allahu do të adhurohet; lufta do të ndalojë (domethënë luftës do t’i vjen fundi). 66
Gjatë kësaj kohe, ujqërit dhe delet do të luajnë bashkë dhe gjarpërinjtë nuk do t’u bëjnë dëm fëmijëve. Njerëzit do të mbjellin vetëm një grusht farë, mirëpo do të korrin 700 grushte sosh. Hipokrizia, interesi, tradhtia bashkëshortore dhe shprehia e pirjes do të marrin fund dhe nuk do të ketë shkelje të besimit. E liga do të shkatërrohet, dhe më nuk do të ketë asnjë njeri i cili nuk do ta dojë Profetin tonë (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.)67
Në fundin e kohës do të ketë një kalif (pasardhës) i cili do të jep pasuri madje pa e llogaritur atë.68
Nuk do të mbetet më armiqësi mes njerëzve dhe armiqësia, lufta dhe zilia do të zhduken përfundimisht.69
Në atë kohë, banorët e qiejve dhe të Tokës dhe të gjitha kafshët e egra, shpezët dhe madje edhe peshqit në oqeane do të jenë të kënaqur me kalifatin (sundimin) e tij. Në kohën e tij, madje edhe lumenjtë do të kenë ujë të bollshëm. Mehdiu do t’i zbulojë thesaret.70
Gjatë kësaj (periudhe), umeti (populli) im do të çoj një jetë të tillë të rehatshme dhe të pabrenga që ata kurrë më parë nuk e kanë njohur.71
Gjatë kohës së Mehdiut, do të mbizotërojë drejtësia deri në atë masë sa që çdo pronë e marr me dhunë do t’i kthehet pronarit të saj, veç kësaj, prona e një personi tjetër, madje edhe nëse dikush e mban me dhëmbë atë, do t’i kthehet pronarit të saj. ... Siguria do të mbizotërojë në Tokë dhe disa femra të vetme do të kenë mundësi ta kryejnë haxhin pa qenë të shoqëruara nga një grup meshkujsh.72

Siç zbulojnë hadithet e përmendura, bota Islamike është në rrugë për një ndryshim të madh dhe të rëndësishëm. Si për gjithçka tjetër, Zoti ka përcaktuar një fat për botën Islamike, sepse: "Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet" (Kur’an, 9:32). Ky ajet shpall se Zoti do të bëjë që vlerat Kur’anore të përhapen në mbarë botën, se filozofitë jofetare do të rrënohen dhe se e keqja do të shkatërrohet në mënyrë që paqja dhe siguria të mund t’iu sillen gjithë njerëzve. Me emrin e Zotit, këto ditë të numëruara do të pasohen me zotërimin global të parimeve morale Islamike, gjë që do të mundësojë që paqja dhe siguria të zbresin mbi njerëzimin. Nuk duhet harruar se Zoti ka shpallur:

Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikërisht ata janë të mbrapshtët. (Kur'an, 24:55)

Secili Musliman duhet ta përmirësoj karakterin e tij apo të saj dhe të shtoj numrin e veprave të mira të bëra në dobi të Islamit dhe të Muslimanëve për t’u përgatitur për këtë epokë të lavdëruar. Që kjo kohë në të cilën njerëzit do të hyjnë në fenë e Zotit në turma të vjen me shpejtësi, njëra prej përgatitjeve më të rëndësishme është të krijohet Unioni Islamik.

Thirrje drejtuar Botës së Islamit

Aktualisht, sistemet jofetare të mendimit po rrënohen në mbarë botën dhe njerëzit po i kthehen besimit dhe moralit fetar. Për më tepër, Islami është bërë tema më e rëndësishme në agjendën botërore dhe vëmendja e njerëzve është drejtuar nga feja e vërtetë. Zhvillimi teknologjik i kohës sonë ka bërë më të lehtë bashkëpunimin ndër-musliman dhe ka krijuar mundësinë që masave t’iu komunikohet bukuria e moralit Islamik

kedi

Mirëpo, disa pjesë të botës Islamike ende vuajnë nga varfëria dhe mosdija. Ata të cilët përfitojnë nga kjo situatë veprojnë në emër të Islamit, por në kundërshtim me Islamin dhe në këtë mënyrë ndikojnë që Muslimanët të akuzohen në sytë e botës. Qarqet të cilat kundërshtojnë moralin Islamik përdorin dobësinë dhe rrëmujën e tanishme të Muslimanëve për t’i mbajtur ata nën zgjedhë dhe planifikojnë tirani edhe më të keqe. Zgjidhja për tensionin dhe konfliktin e vazhdueshëm të botës Islamike, si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm, qëndron në formimin e Unionit Islamik që do t’i bashkojë të gjithë Muslimanët dhe që do t’i udhëzojë ata në rrugën e drejtë. Prandaj, secili Musliman duhet të punojë për krijimin e tij.

Të gjitha qeveritë Muslimane duhet të përgatiten për Unionin Islamik duke përmirësuar marrëdhëniet e tyre me vendet tjera Muslimane dhe duke organizuar aktivitete kulturore që do ta ndihmojnë ngritjen e moralit Islamik në vendet e tyre. Të gjitha OJQ-të, shoqatat, shoqatat bamirëse, pjesëtarët e mjeteve të komunikimit dhe udhëheqësit intelektual Musliman duhet të bëjnë përpjekje të vërteta për të zgjidhur dallimet midis Muslimanëve dhe për të arritur unitet dhe solidaritet. Të gjithë Muslimanët duhet të punojnë për të krijuar këtë unitet Islamik, pavarësisht nga xhamia apo shkolla që e ndjekin, faqet e Internetit që vizitojnë dhe shoqatat bamirëse apo shoqatat që u takojnë. Për më tepër, ata duhet t’i inkurajojnë Muslimanët tjerë ta ndjekin shembullin e tyre.

Është lutje e të gjithë Muslimanëve që qytetërimi madhështor Islamik, i cili do të sjell mirësi, drejtësi dhe paqe për Muslimanët dhe jomuslimanët njëlloj, të lulëzoj përsëri. Me vullnetin e Zotit, formimi i Unionit Islamik do të bëjë që të gjitha këto të bëhen realitet. Të gjithë Muslimanët të cilët dëshirojnë të luajnë një rol në këtë detyrë të shenjtë duhet ta bëjnë lutjen në vazhdim dhe pastaj të veprojnë në pajtim me të:

Ejani, t’i shërojmë përçarjet midis Muslimanëve. Le të mbyllim hendeqet midis Muslimanëve të cilët nuk falen në xhamitë e njëri tjetrit, të cilët nuk lexojnë librat e njëri tjetrit dhe të cilët janë armiqësor ndaj njëri tjetrit për shkak të dallimeve të vogla ideologjike. Le t’i heqim këto ndasi artificiale. Le të jetë shtëpia e Zotit, xhamia, vendi i adhurimit jo i këtij apo atij grupi apo sekti por i tërë Muslimanëve. Le ta përshëndet dhe të bisedoj secili Musliman me secilin Musliman tjetër. Le t’u japim fund grindjeve midis komuniteteve apo individëve dhe të gjithë Muslimanët le të punojnë së bashku me përulje dhe tolerancë për t’i shërbyer fesë së Zotit. Mos ta harrojmë urdhrin e Zotit:

Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kur’anin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë. (Kur'an, 3:103)

 

NOTES

58. Bediuzzaman Said Nursi, Hutbe-I Samiye (Damascus Sermon)

59. Al-Muttaqi al-Hindi, Al-Burhan fi `Alamat al-Mahdi Akhir az-Zaman, 6

60. Ibid.

61. Mukhtasar Tazkirah Qurtubi, 440

62. Ibn Hajar Haythami, Al-Qawl al- Mukhtasar fi `Alamat al-Mahdi al-Muntazar, 23.

63. Ibid., 39.

64. Ibid., 37.

65. Ibid.

66. Sunan Ibn Majah.

67. Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qawl al- Mukhtasar, 43.

68. Sahih Muslim.

69. Ibid.

70. Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qawl al-Mukhtasar, 36.

71. Sunan Ibn Majah.

72. Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qawl al-Mukhtasar, 23.

73. Sidney Fox, Klaus Dose, Molecular Evolution and The Origin of Life, New York: Marcel Dekker, 1977, s. 2

10 / total 10
Ju mund të lexoni librin e Thirrje Për Union Islamik Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
SAYIN ADNAN OKTAR VE ARKADAŞLARININ DURUŞMALARIN İLK HAFTASINDAKİ...
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.