< <
9 / total: 10

Lajmi I Mirë I Unionit Islamik

Ky libër u shkrua në verën e vitit 2003. Do të kishte qenë shumë vështirë të flitet për një Union Islamik 20, 30, 40, apo 50 vite më parë, sepse as bota në përgjithësi dhe as bota Islamike në veçanti nuk përmbushën kriteret e nevojshme për formimin e një unioni të tillë. Përkundrazi, shumë rrethana do ta kishin ndaluar atë. Mirëpo, pas një vargu ndryshimesh nga viti 1980 e këndej, ideja e një unioni të tillë nuk ishte më jorealiste. Le të analizojmë këto ndryshime një nga një.

Muslimanët janë bërë më të lirë

“Unioni Islamik” i fundit ishte Perandoria e madhe Otomane. Që nga rënia e saj, bota Islamike është ndarë në shumë shtete komb që mbetën nën sundimin kolonial, disa për një periudhë të zgjatur kohe. Që nga viti 1920 e këndej, pjesa më e madhe e Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore, nën-kontinentit Indian dhe Muslimanëve të Azisë Juglindore ranë nën sundimin e fuqive koloniale Evropiane, në veçanti të Francës dhe Britanisë. Muslimanët e Azisë Qendrore dhe të Kaukazit së pari ranë nën sundimin e Rusëve dhe më vonë, edhe më keq, të Sovjetëve. Muslimanët e Ballkanit ranë nën sundimin e popujve të tillë jomuslimanë si Serbët dhe Kroatët, sunduesit e të cilëve, pas Luftës së Dytë Botërore, pranuan komunizmin.

Me pak fjalë, shumica e Muslimanëve jetuan nën sundimin kolonial. Me fundin e kolonializmit në vitet e 1950-ta dhe 1960-ta, Muslimanët filluan ta fitojnë pavarësinë e tyre. Britania së pari u tërhoq nga nën-kontinenti Indian dhe pastaj nga Lindja e Mesme. Në nën-kontinentin Indian, u krijuan India, Pakistani Perëndimor dhe Lindor (që më vonë themeloi Bangladeshin). Në Lindjen e Mesme, kombet e ndryshme Arabe fituan pavarësinë e tyre. Në Juglindje, Malajzia dhe Indonezia shpallën pavarësinë e tyre në vitin 1965.

Në fund të viteve të 1980-ta u shpërbë Blloku Lindor dhe në vitin 1991 Unioni Sovjetik u rrëzua dhe shumë popuj Musliman fituan pavarësinë e tyre. Në Azinë Qendrore, kombet Muslimane Turke më në fund u çliruan nga pushtimi Rus/Sovjetik pas 150 viteve dhe u bënë republika të pavarura. Fundi i komunizmit gjithashtu çliroi Muslimanët e Ballkanit. Bosnja dhe Hercegovina u çlirua nga Jugosllavia a dominuar nga Serbët dhe një komb Musliman lindi në Evropën Qendrore dhe Shqipëria u çlirua nga regjimi tiranik dhe gjakpirës komunist i Enver Hoxhës.

Përveç Muslimanëve që jetojnë si pakica në vende të ndryshme ose nën pushtim (si Palestina dhe Kashmiri), Muslimanët tani sundojnë veten e tyre. Ky ndryshim i madh politik bëri të mundshme që të flitet për një Union Islamik.

Ideologjitë jofetare po humbin ndikimin e tyre

darwinizm, leninizm

Edhe pse kombet Muslimane u bënë të pavarura nga vitet e 1950-ta e këndej, kjo nuk nënkupton domosdo se ato kishin arritur të vetëdijesohen. Përkundrazi, në disa prej këtyre vendeve Islamike, mbizotëruan ideologjitë që u kundërvihen parimeve qendrore të Islamit. Një shembull është socializmi Arab, i cili thellësisht preku botën Arabe në vitet e 1950-1960-ta. Papritur, fitoi në rëndësi nacionalizmi militant Arab që ishte i papajtueshëm me parimet morale të Islamit dhe i mbështetur në metodat dhe retorikën Marksiste. Edhe pse ra gati po aq shpejt sa edhe ishte shfaqur, shpenzoi kohë dhe shkaktoi tension

Përveç kësaj, kombet Muslimane ishin shpërndarë midis skajshmërive dhe ishin ndarë në dy kampe kryesore të dominuara nga Amerika dhe Bashkimi Sovjetik. Pavarësisht se lëviznin bashkë, ato ishin gati të ndara në mënyrë të barabartë midis këtyre dy poleve. Pjesa më e madhe e vendeve Arabe ishin të afërta më Bashkimin Sovjetik. Egjipti “Musliman” nuk shihte ndonjë problem në mbajtjen e anës Indisë gjatë luftës së saj me Pakistanin Musliman. Definimi i botës Islamike si i tillë u bë i mundshëm vetëm për nga aspekti politik, strategjik dhe kulturor pas përfundimit të luftës së ftohtë, kur “bota Islamike” filloi të luante një rol të rëndësishëm.

Procesi i spastrimit të botës Islamike nga mbeturinat e epokës së luftës së ftohtë ende vazhdon. Zhvillimet që ndodhin përkrah tij sugjerojnë se një klimë më demokratike dhe më tolerante po merr formë, një klimë që do të krijoj një atmosferë më të favorshme për një kuptim, shpjegim dhe praktikim më të mirë të vlerave të Kur’anit. Dallimet tradicionale ndërmuslimane po zbuten me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, siç është rasti me Sunnit dhe Shi’at Irakian që falen së bashku në të njëjtën xhami për të parën herë në histori.

Türk_İslam Birliği

During the twentieth century, major changes took place in the Islamic world: In 1950s and 1960s, many Muslim countries became independent, and in the 1990s, communism collapsed, which enabled most Muslims living under its system to achieve a better and more comfortable life.

Qytetërimi fiton në rëndësi në marrëdhëniet ndërkombëtare

Fundi i luftës së ftohtë i dha fund ndarjes “së dhunshme” të Muslimanëve në dy kampe kundërshtare politike. Qytetërimet, në vend të ideologjive politike, kanë filluar të fitojnë në peshë. Siç ka thënë Samuel Hantington, njerëzit më nuk përcaktohen me pyetjen “cilës anë i takon?” por “kush je?” 53 Për shumë njerëz, të shpërndarë nga Ballkani në Azinë Qendrore dhe nga Lindja e Largët në Afrikë, të cilët më parë identifikoheshin si “socialist”, “jugosllav”, “sovjetik”, “antikomunist” ose “nacionalist”, u bë më e rëndësishme që të përcaktohet se cilin qytetërim e përfaqësonin.

Teoria e “përplasjes së qytetërimeve” e Hantingtonit, e cila e shpreh këtë fakt, është e rëndësishme në këtë aspekt. Hantingtoni parashikoi se shekulli njëzet e një do të karakterizohej për nga qytetërimet më shumë se për nga shtetet kombëtare apo grupimet politike dhe se identiteti mbizotërues do të jetë identiteti i “qytetërimit”. Dhe, ai kishte të drejtë. Ai gjithashtu me saktësi parashikoi se këto qytetërime do të mbështeteshin në fe. Mirëpo, ai e kishte gabim që sugjeroi se konflikti do ta përcaktonte marrëdhënien midis qytetërimeve, sepse ka më shumë mundësi që kjo marrëdhënie do të mbështetet mbi miqësi dhe bashkëpunim. Që të arrihet kjo, gjithçka që duhet bërë Hantingtoni dhe të tjerët, të cilët mendojnë sikurse ai, është ta braktisin botëkuptimin e njëanshëm Social Darvinist që i çorienton ata.

Fundi i luftës së ftohtë nuk është e vetmja arsye që bota të karakterizohet për nga civilizimet. Një tjetër arsye e rëndësishme është rënia e ateizmit dhe ngritja e fesë. Këto zhvillime janë ngushtë të lidhura me fillimin e rënies së filozofive materialiste, për arsye të zbulimeve të reja shoqërore dhe shkencore që po i përgënjeshtrojnë ato, që kanë pasur monopol kulturor mbi botën për dy shekujt e kaluar. Në veçanti, zhvillimet shkencore po i gërryejnë rrënjët e materializmit dhe kjo u mundëson njerëzve që t’i shohin më qartë dëshmitë e ekzistencës së Zotit. Në një kohë kur besimi në Zotin po merr vrull dhe njerëzit përsëri po u kthehen parimeve morale fetare, besimi në Islam po ashtu po rritet me shpejtësi.

Gjithkush po flet për Islamin

Një tjetër zhvillim që bie në sy është njohja universale e faktit se Islami është feja që ka rritjen më të shpejtë në botë. Veç kësaj, Islami është tema më me rëndësi e çështjeve aktuale. Situata rreth 30 apo 40 vite më parë ishte tërësisht e ndryshme. Bota mendonte brenda kornizave të kufizuara ideologjike të luftës së ftohtë dhe shumë njerëz besonin, për shkak të ndikimit të botëkuptimit materialist, se morali fetar nuk mund të ishte faktor përcaktues në jetët e njerëzve dhe bashkësive. Por në fillim të viteve të 1980-ta, Islami papritur u bë tema më e përfolur në planet dhe Perëndimi kuptoi se morali i Islamit ishte një fuqi madhështore që mund t’i vinte në lëvizje si njerëzit ashtu edhe kombet.

Në vitet e 1990-ta, interesi i Perëndimit për Islamin u rrit edhe më shumë, siç dëshmohet, pjesërisht, me rritjen e numrit të artikujve mbi Islamin që paraqiten në mjetet e komunikimit. Interesimi më i madh për Islamin lindi pas 9/11, një tragjedi që ishte në kundërshtim të plotë me parimet morale të Islamit. Perëndimorët, në veçanti Amerikanët, filluan të bëjnë përpjekje të mëdha për ta kuptuar dhe njohur Islamin për së afërmi. Aktualisht, studiuesit dhe anëtarët e mjeteve të komunikimit janë shumë të interesuar për Islamin. Edhe pse një pjesë e këtij studimi është e njëanshme, ai po tërheq vëmendjen e botës ndaj Islamit dhe po ndikon që një numër shumë më i madh i njerëzve të njihen me parimet e tij morale (Për më shumë informacion, ju lutemi të shihni Ngritjen e Islamit të Harun Jahjasë [Kuala Lumpur: A. S. Noordeen, 2003]).

Shtimi i dialogut global dhe i solidaritetit midis Muslimanëve

şehit müslümanlar

Islam is the most rapidly spreading reli- gion in the world. Many people in the West are making an effort to learn about its morality and frankly express the admiration and interest they feel for Islam.

Yeni Şafak Gazetesi, 2.10.2002
Yeniçağ Gazetesi, 2.2.2002
Milli Gazete, 12.1.2001
Sabah Gazetesi, 10.2.2003

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm që i hapi rrugën Unionit Islamik është globalizimi, një proces që filloi në vitet e 1980-ta dhe mori vrull në vitet e 1990-ta me përparimet në teknologjinë e komunikimit, në veçanti Internetit. Ka Muslimanë të cilët e shohin globalizimin si bartës të kulturës Perëndimore dhe kështu e konsiderojnë atë si zhvillim negativ. Mirëpo, në realitet, ky proces i mundëson tërë botës të hyj në një dialog të thellë kulturor me vetveten me një gjuhë të përbashkët. Globalizimi gjithashtu e bën më të lehtë për Muslimanët të kenë qasje ndaj informacionit dhe të rrisin bashkëpunimin e tyre dhe dialogun me njëri tjetrin në nivele të papara më parë. Në fakt, globalizimi ka qenë një katalizator i rëndësishëm për ndriçimin mendor të vazhdueshëm të botës Islamike.

Interneti, një dhuratë e rëndësishme për tërë njerëzimin, vërteton rritjen e gjerë të dialogut midis Muslimanëve. Duke iu falënderuar atij, përpjekjet e përbashkëta u zgjeruan dhe u rrit dhe u bë e larmishme mundësia e qasjes. Si rezultat i kësaj, gjenerata të tëra të reja që mendojnë, lexojnë, zhvillojnë ide dhe krijojnë zgjidhje lindën në gjithë botën. Dr. Farish A. Nur, një shkencëtar politik nga Malajzia i cili ligjëron në Universitetin Freie të Berlinit si profesor vizitor, thotë si vijon lidhur me efektet e globalizimit në botën Islamike:

Si rezultat i përmirësimit të teknologjisë komunikuese dhe lehtësimit të rrjedhës së lirë të informacionit dhe dijes, Muslimanët tani janë të lirë (ose më të lirë) të hyjnë drejtpërdrejt në thelb të vet mësimit Islam: Tekstet kryesore, tregimet dhe idetë e mendimit Islamik nuk janë më të kufizuara në libra të rrallë të vendosur në librari të largëta...
Njëra prej pasojave të këtij shkatërrimi të hierarkive tradicionale dhe strukturave të ngurta edukative është krijimi i përbërësve të rinj të ndërgjeshëm dhe të shkolluar për Islamin. Qasja ndaj teksteve dhe diturisë Islamike ka nënkuptuar se femrave Muslimane dhe Muslimanëve laik u është lejuar po ashtu të mësojnë, të diskutojnë dhe të komentojnë më shumë për Islamin. Kjo po ndodhë në mbarë botën Muslimane duke iu falënderuar krijimit të rrjeteve globale Islamike...54

Për të përdorur terminologjisë e Nurit: “këto janë shkëndija të një bote Muslimane ku koha dhe hapësira më nuk shërbejnë si barriera.” 55

Të dyja, si interneti ashtu edhe mjetet e komunikimit global bashkojnë Muslimanët e botës. Një ngjarje në një vend Islamik mund të shikohet në të gjitha vendet tjera menjëherë dhe kështu kjo bëhet një çështje Muslimane gjithandej. Të gjitha këto mjete dëshmojnë se bota Islamike mund t’i gëzohet një të ardhmeje shumë më të ndritshme.

Hulumtimi i Otomanëve nga perëndimorët

Siç e kemi theksuar që nga fillimi, nga krijimi i Unionit Islamik do të kenë dobi Muslimanët dhe jomuslimanët njëlloj dhe ai do të ketë natyrë të drejtë, demokratike dhe përparimtare. Pas formimit të tij, qytetërimet tjera, në veçanti Perëndimi, do të kenë të bëjnë me një autoritet stabil dhe të besueshëm me të cilin do të jenë në gjendje të kenë marrëdhënie miqësore dhe paqësore. Pasi që Unioni Islamik do të jetë përgjegjës për ndalimin dhe kurimin e elementëve radikal që paraqiten në emër të Muslimanëve, Perëndimi nuk do të ketë shkak për brenga të tilla.

Një shenjë që profetizon ardhjen e këtij unioni është domosdoshmëria e tij, të cilën e pranon Perëndimi. Është diagnostifikuar një boshllëk autoriteti në dheun e vjetër Otoman dhe ideja që ndërtimi i një sistemi të ngjashëm do të mund ta shëronte këtë problem po gjen shumë e më shumë mbështetës. Siç e dëshmon historia, Perandoria Otomane solli paqe dhe stabilitet në këtë rajon. Dhe, bazuar në këtë sukses, zbatimi i modelit Otoman në këtë rajon të trazuar do të arrijë shumë sa i përket zgjidhjes së problemeve dhe trazirave të tij të tanishme. Për shembull, në artikullin e tij, të titulluar “Një botë që ende vizitohet nga fantazmat Otomane” The New York Times (9 Mars 2003), David Fromkin fillon duke thënë se “Një fantazmë po i ndjekë SHBA-të. Ajo është fantazma e Perandorisë Otomane” dhe vazhdon:

Sot, personalitetet më ambicioze në administratën e Bushit propozojnë jo vetëm që të pushtohet Iraku, por që atë ta përdorin si bazë për transformimin e Lindjes së Mesme Arabe. Një herë më parë në historinë moderne, vendet Perëndimore – Anglia dhe Franca – filluan ribërjen e këtyre tokave Otomane. Pas daljes fitimtar nga Lufta e Parë Botërore, ata ri-vizatuan hartën e Lindjes së Mesme. Iraku ishte njëri prej shteteve artificiale që u krijua.

Pas Luftës së Parë Botërore, Britania dhe Franca, morën kontrollin mbi tokat Arabe duke e mposhtur Perandorinë Otomane, dhe me këtë, një stoli joshëse; mundësinë që depozite të pafund nafte mund të gjendeshin atje.

Evropianët dhe partnerët e tyre Amerikan të biznesit shpresuan të krijonin regjime stabile dhe miqësore. Pasi që ri-vizatuan kufijtë në fillim të viteve të 1920-ta, Britania dhe Franca futën në përdorim një sistem shtetëror dhe u përpoqën gjithashtu të ofrojnë udhëzim politik. Por sistemi nuk rezistoi. Në vend të kësaj, rajoni u bë më i trazuar dhe më i paqëndrueshëm.
Nëse kujtojmë të kaluarën, bëhet e qartë se shumë karakteristika të Lindjes së Mesme, disa prej të cilave Presidenti Bush do të dëshironte t’i ndryshonte, u formuan nga sundimi pesë shekullor Otoman. 56

Gazetari Britanik Timothi Garton Ash shprehu pikëpamje të ngjashme në një artikull të botuar në The Guardian (27 Mars 2003). Ash duke u marr me problemet e Shqiptarëve në Kosovë dhe të Kurdëve në Irakun verior thotë: “në të dyja rastet, ne ende po luftojmë, pothuajse një shekull më vonë, me trashëgiminë e Perandorisë Otomane,” dhe konkludon:

Ta pranojmë: kur kjo luftë e përgjakshme të ketë mbaruar, ne do të kthehemi prapa në vitin 1918, duke u përballur me shumë prej pyetjeve të njëjta me të cilat përballeshin stërgjyshërit tonë, nga Ballkani deri në Lindjen e Mesme. Dhe ne ende nuk i kemi përgjigjet. Nganjëherë mendoj se duhet të ri-sajojmë Perandorinë Otomane. 57

Është e qartë se në një kohë kur madje Perëndimi është duke diskutuar se si të ri-sajohet Perandoria Otomane, Muslimanët duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë kësaj çështje. Zhvillimet që ndodhën që nga fillimi i shekullit pesëmbëdhjetë Hixhri dëshmojnë se Muslimanët ndodhen në një udhëkryq historik. Ne të gjithë duhet të jemi të denjë për këtë përgjegjësi.

Osmanlı Devleti'nin üstünlüğü

THE OTTOMANS LEFT AND PEACE CAME TO AN END)
The New York Times wrote that the fragmentation of the Ottoman Empire lay at the root of most of the international problems and conflicts.
Daily Turkiye, 3.12.2002 (The truth on which the world is agreed...
Daily Milliyet, 28.4.2003 (The Guardian: As the Ottomans Left, the Problems Began)

 

şehit müslümanlar

Daily Ortadogu, 4.12.2002
THEY WISH THE OTTOMANS WERE BACK
The fact that present day wars in many countries, from the Caucasus to the Balkans and the Middle East, began with the end of Ottoman rule is on foreigners' agendas.

Daily Yeni Safak, 18.12.2001
(THE OTTOMANS LEFT AND PEACE CAME TO AN END)

 

vizeler kaldırılıyor

Daily Bugun, 17.09.2009 (TURKEY AND SYRIA HAVE LIFTED THE VISA REQUIREMENTS BETWEEN THEM)
Daily Zaman , 20.09.2009 (EVERY DAY IS NOW A HOLIDAY ON THE SYRIAN BORDER!)
Daily Star , 24.072009 (A GIANT UNION IN THE MIDDLE EAST)
Daily Bugun , 18.09.2009 (BASRA AND EDIRNE WILL BE LINKED TOGETHER)

 

Türk-İslam Birliği

Daily Milli Gazete, 6.06.2008 (BEFORE ALL ELSE, TURKISH-ISLAMIC UNION)
Daily Sabah, 10.02.2009 (THE NEW OTTOMANS WILL RESOLVE THIS PROBLEM)
Daily Vakit, 17.07.2009 (MUSLIMS CAN GET BACK ON THEIR FEET WITH ISLAMIC UNION)

 

NOTES

53. Anouar Boukhars, "The ‘global divide' is not Islam vs. America," Global Beat Syndicate (May 12, 2003).

54. Dr. Farish A. Noor, The Caliphate: Coming Soon To A Country Near You?The Globalisation of Islamic Discourse and its Impact in Malaysia and Beyond (Institut fur Islamwissenschaft; Freie Universitat of Berlin, 2000), 31. Online at: www2.ucsc.edu/globalinterns/cpapers/noor.pdf.

55. Ibid., 26

56. David Fromkin, "A world still haunted by Ottoman Ghosts," New York Times March 9, 2003.

57. Timothy Garton, The Guardian, March 27, 2003.

9 / total 10
Ju mund të lexoni librin e Thirrje Për Union Islamik Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
DURUŞMALARIN İLK HAFTASI
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.