< <
4 / total: 10

Pse Unioni Islamik?

Shumë filozofë bashkëkohor mendojnë se e ardhmja e botës Islamike ka një ndikim të drejtpërdrejt në paqen dhe sigurinë botërore, sepse potencialisht është një fuqi serioze. Përafërsisht një e katërta e njerëzimit pason Islamin, tokat e tyre përmbajnë burime të pasura natyrore dhe i gjithë rajoni ka një rëndësi të madhe strategjike. Deri në Luftën e Dytë Botërore, shumica e vendeve Muslimane kanë qenë koloni Evropiane. Disa prej tyre është dashur të ndërmarrin luftëra çlirimtare për të fituar pavarësinë e tyre. Kjo gjendje ka ndryshuar pamjen e gjeografisë Islamike. Megjithatë, ndryshimi i vërtetë ndodhi pasi që mori fund lufta e ftohtë. Deri atëherë, bota Islamike merrej në kuptimin e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë; tani, ajo është shndërruar më tepër në një çështje Euro-aziatike me Shqipërinë dhe Bosnjën në Perëndim dhe Çeçeninë dhe Taxhikistanin, Kirgistanin dhe Kazakistanin në lindje. Në vitet e 1980-ta, Turqia ishte vendi i vetëm Islamik i përfaqësuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Tani, nëntë vende Muslimane bëjnë pjesë aty: Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani, Turqia, Turkmenistani dhe Uzbekistani.8

Ndryshimet e tilla në përhapjen demografike të botës Islamike kanë pasur ndikim në termin “gjeografia Islamike”. Deri në fillim të shekullit njëzet, përveç pushtimeve afatshkurtra, pjesa më e madhe e Muslimanëve  jetuan në tokat Muslimane nën sundimin Islamik. Që nga fillimi i shekullit njëzet e tutje, Muslimanët kanë migruar me dëshirë në Evropë dhe Amerikë, ku gradualisht u bën pakica të rëndësishme. Aktualisht, Islami është religjioni që ka rritjen më të shpejt në këto vende. Kjo ngritje u ka mundësuar këtyre Muslimanëve që të luajnë një rol më aktiv në shoqërinë dhe politikën Perëndimore.

müslüman ülkeler_manzaralar

Po edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë (të mirat) e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron.
(Kur'an 16/18)

The Islamic world, which covers a vast geographic area, enjoys great wealth, with abundant natural beauty being the foremost. Under the Turkish Islamic Union, the Islamic countries will put these resources to better use.

müslüman ülkeler_manzaralar

Buddhism used to be widespread in the Maldives, a land known for its striking natural beauty. Later on, its people embraced Islam due to the missionary activities of Muslim travelers. Today, nearly all of its people are Muslims.

Prandaj, gjeografia Islamike nuk i referohet vetëm vendeve me popullatë shumicë Muslimane apo vendeve që udhëhiqen nga Muslimanët, por përbëhet nga një rajon më i gjerë. Nga Kaukazi deri në Tanzani dhe nga Maroku e deri në Fixhi, bota Islamike tani shtrihet mbi një rajon të pafund dhe mbulon tokat që u dhanë shtytje qytetërimeve më madhështore në histori. Kualitetet gjeopolitike, kulturore dhe gjeo-ekonomike e vendosin këtë gjeografi në agjendën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës botërore madje edhe sot.

müslüman ülkeler_manzaralar

Islam is the world's most rapidly spreading religion. This map shows the general distribution of Muslims.

Udhëkryqet dhe rrugët transitore të tregtisë botërore ndodhen brenda këtij territori. Kur e marrim parasysh se kanalet dhe lidhjet e drejta që bashkojnë Detin e Zi dhe atë të Mesdheut, Detin e Mesdheut me Gjirin Persik dhe Gjirin Persik me Oqeanin Indian janë nën kontrollin e Muslimanëve, rëndësia e botës Islamike në aspektin e baraspeshës botërore bëhet më e kuptueshme. Veç kësaj, tokat më të pasura të botës, në aspektin e burimeve të tilla të rëndësishme strategjike si nafta dhe gazi natyror, ndodhen në vendet Muslimane. Përdorimi efikas i këtyre burimeve përfaqëson një mundësi strategjike për botën Islamike për të rritur ndikimin e saj në politikën botërore.

Suudi Arabistan, Birleşik Arap Emirlikleri, petrol çıkarma tesisleri

Oil complexes in the United Arab Emirates and Saudi Arabia.

Gjendja e tanishme sugjeron qartë se Muslimanët do të kenë ndikim në zhvillimet e shekullit njëzet e një në një mënyrë apo tjetër. Mirëpo, ajo që vërtet ka rëndësi këtu është se nga ky ndikim duhet të përfitojnë bota Islamike në veçanti dhe njerëzimi në përgjithësi. Gjëja e parë që na bie në mend në këtë fazë është nëse bota Islamike mund të luaj një rol të tillë, duke pasur parasysh gjendjen e saj të tanishme. Megjithatë, nëse i hedhim një vështrim vendeve Muslimane sot vërejmë shumë probleme, në mesin e tyre mungesa e demokracisë stabile, paaftësia për ta mbajtur hapin me përparimin teknologjik dhe një ekonomi e pazhvilluar. Një botë Islamike që bëhet gati për të luajtur një rol aktiv në politikën botërore duhet së pari t’i zgjidhë këto dhe probleme të ngjashme me to.

palace

Mungesa e unitetit dhe copëzimi i botës Islamike është madje një çështje më urgjente dhe problem më jetik që duhet të zgjidhet. Fakti se Muslimanët nuk kanë qenë në gjendje të krijojnë një Union Islamik aktiv dhe të fuqishëm është një ndër kontribuuesit kryesor për shumicën e të këqijave të sotme. Kur të formohet një Union Islamik i fuqishëm, problemet e tilla ose nuk do të shfaqen ose do të zgjidhen shumë më shpejtë se që mund të parashikohet.

Duhet të konstatojmë këtu se shumëllojshmëria që gjendet në botën Islamike, si edhe ekzistenca e shkollave të ndryshme të mendimit Islamik, nuk paraqet ndonjë problem në këtë aspekt. Gjithashtu, Unioni nuk është i barabartë me praktikën apo sistemin e njëjtë. Për më tepër, kjo shumëllojshmëri duhet të bashkohet nën ombrellën e besimit dhe mbi bazën e tolerancës dhe solidaritetit reciprok. Dallimet në mendime, praktikë apo pikëpamje janë normale dhe të zakonshme në të gjitha shoqëritë. Parimet morale Islamike kërkojnë që Muslimanët të mos harrojnë kurrë se ata të gjithë janë vëllezër dhe motra, pa marr parasysh dallimet e tyre. Çfarëdo qoftë raca, gjuha, kombi apo dega e Islamit që një njeri mund ta pasojë, të gjithë Muslimanët janë vëllezër dhe motra. Prandaj, dallimet e tilla duhet të vlerësohen si burim i pasurisë e jo të merren si burim i konfliktit apo ndarjes së mundshme. Një pikëpamje e tillë e gabuar vetëm largon vëmendjen e njeriut prej çështjeve reale dhe vonon veprimin e rëndësishëm parandalues dhe urgjentisht të nevojshëm.

Kapitujt pasues do të merren me nevojën për një Union Islamik dhe se çfarë do të nënkuptojë ai për paqen botërore, nga perspektiva ekonomike, sociologjike dhe politike. Mirëpo, ne duhet së pari ta hulumtojmë procesin që çoi deri në shpërbërjen e botës Islamike dhe mënyrën se si ky zhvillim mund të kthehet mbrapsht.

Shkaqet e ndarjes

Bota Islamike filloi të shpërbëhej gjatë fillimit të shekullit njëzet. Deri atëherë, Muslimanët me bindje të ndryshme sektariane, të racave dhe gjuhëve të ndryshme jetonin së bashku në harmoni dhe siguri nën sundimin e Islamit dhe ishin të fuqishëm.

şehit müslümanlar

The twentieth century was one of oppression, violence, war, and conflict. Millions of innocent people lost their lives.

Njëra prej lëvizjeve më shkatërrimtare të shekullit nëntëmbëdhjetë, nacionalizmi radikal, kishte ndikim të fuqishëm në botën Islamike, sepse disa Muslimanë ranë nën ndikimin e ideologjive Perëndimore që u imponuan atyre. Me dobësimin dhe pastaj rënien e Perandorisë Otomane, pjesa më e madhe e tokave Muslimane u kolonizuan nga Evropa dhe Bashkimi Sovjetik. Para se kolonialistët të tërhiqeshin nga këto toka dekada më vonë, ata hartuan kufij artificial dhe në këtë mënyrë krijuan shumë shtete të reja. Kur kjo u ndërthur me nacionalizmin radikal të përhapur midis Muslimanëve, ky rajon u shndërrua në një moçal. Dallimet etnike u bën burim i konfliktit dhe grupet e ndryshme etnike Muslimane, të cilat kishin jetuar në të njëjtin vend deri vonë, papritur filluan të jetonin në anë të ndryshme të këtyre kufijve artificial. Së shpejti, këto kombi artificiale filluan të zihen me njëra tjetrën për shkak të kufijve dhe çështjeve tjera, dhe lindën ndjenjat e armiqësisë. Disa prej këtyre grindjeve madje u përshkallëzuan në luftëra brutale të shkallës së gjerë, siç është rasti me luftën Iran-Irak. Kishte filluar një periudhë 100 vjeçare e paqëndrueshmërisë.

Dashuria e një njeriu për kombin, popullin dhe pavarësinë është një ndjenjë me vend dhe e respektueshme. Megjithatë, nacionalizmi bëhet i padurueshëm kur dashuria shndërrohet në fanatizëm. Nëse dikush ka ndjenja armiqësore ndaj kombeve tjera pa një arsye të duhur, ai, për interes të vendit të tij, do t’i shpërfill të drejtat e kombeve apo popujve tjerë. Si rezultat i kësaj, një vend do të përpiqet të marr apo grabit tokën e vendit tjetër dhe në këtë mënyrë bëhet i padurueshëm. Në të njëjtën mënyrë, nëse njerëzit dashurinë e tyre për kombin e vet e kthejnë në racizëm, duke pohuar se janë më superior gjenetikisht, ata do të kenë zhvilluar një ide të paligjshme. Po ashtu, është gabim që nacionalizmi të shndërrohet në ideologji raciste, sepse kjo dëmton parimin Islamik se “të gjithë Muslimanët janë vëllezër dhe motra”, apo të lejohet që armiqësia ta vras atë përgjithmonë.

şehit müslümanlar, ağlayan çocuklar

Zoti nxjerr në pah këtë qëndrim të gabuar, të njohur si “zemërim fanatik,” dhe shpall se ky është një aspekt i mosdijes. Në kontekstin Islamik, mosdija nënkupton njerëzit dhe shoqëritë që janë të larguara shumë nga feja e vërtetë, siç bëhet e qartë në Kur’an:

Dhe, kur në zemrat e mohuesve u shfaq zelltaria pagane, Allahu zbriti qetësinë e Tij në zemrën e të Dërguarit të Tij dhe të besimtarëve e i bëri ata të mbështeten fort në fjalën e përkushtimit (ndaj Allahut). Ata kishin më të drejtë e qenë më të denjë për të. Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë. (Kur'an, 48:26)

Ky ajet flet për zemërimin fanatik në njërën anë dhe se Zoti zbriti qetësi mbi besimtarët në anën tjetër,. Gjendja shpirtërore e njerëzve të cilët zemërohen dhe bëhen agresiv për shkak të dashurisë ndaj kombit të tyre është në kundërshtim me parimet morale Islamike. Nacionalizmi që u zhvillua në Evropën materialiste të shekullit nëntëmbëdhjetë ishte agresiv dhe radikal. Fatkeqësisht, ai ishte një formë e nacionalizmit që u bart në botën Islamike dhe në shumë vende tjera, ku nuk solli asgjë tjetër pos konfliktit dhe paqëndrueshmërisë politike.

Hitler

All race-based theories, such as those adopted by Hitler, are great misconceptions. No race is inherently better or superior to another.

Është në kundërshtim me parimet morale Islamike të bëhet dallim në mes të njerëzve në baza racore apo të lejohet që dallimet etnike të shkaktojnë konflikt. Zoti ynë në një ajet thotë:

O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë. (Kur'an, 49:13)

Zoti po ashtu shpall se dallimet racore dhe kombëtare janë prej argumenteve të Tij. Këto dallime nuk duhet të jenë burim konflikti apo armiqësie, por më tepër burim i pasurisë dhe i shumëllojshmërisë:

Ndërmjet shenjave të Tij janë krijimi i qiejve e i Tokës dhe shumëllojshmëria e gjuhëve dhe e ngjyrave (racave) tuaja. Pa dyshim, në këtë ka shenja për ata që dinë. (Kur'an, 30:22)

Historia është përplot me shembuj të aftësisë së Islamit për t’i zgjidhur dallimet etnike. Profeti ynë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i paralajmëroi Shokët e tij që t’iu shmangen ndasive fisnore apo racore; ndarjes së njerëzve sipas racës, gjinisë, gjuhës apo fisit; dhe dallimit midis njerëzve sipas pasurisë. Në Hutben e tij Lamtumirëse, ai deklaroi:

O njerëz! Vërtet Zoti juaj është një dhe babai juaj është një. Të gjithë ju jeni pasardhës të Ademit dhe Ademi u krijua prej dheut. Një Arab nuk është më i mirë se një jo-arab dhe një jo-arab nuk është më i mirë se një Arab, as një i bardhë më i mirë se një i zi dhe as një i zi më i mirë se një i bardhë, përveç se [sa i përket] devotshmërisë. Vërtet, më fisniku nga mesi juaj është ai që është më i devotshmi.9
farklı ırklardan çocuklar

Pushtimet e vazhdueshme nën sundimin e Profetit tonë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe të katër kalifëve të udhëzuar drejt zgjeruan shumë kufijtë e botës Islamike dhe shumë kombe të ndryshme u bashkuan nën flamurin e Islamit. Lindja e Mesme, që deri atëherë ishte dëshmitare e shumë luftërave fisnore dhe gjakmarrjeve të rrepta, gjeti paqe dhe luftërat fisnore ndër-arabe ndaluan si brenda ashtu edhe jashtë. Konfliktet e vazhdueshme në mes të sekteve të Krishtera u zgjodhën në mënyrë paqësore dhe fiset që kishin qenë armiq për vdekje mësuan t’i respektojnë të drejtat e njëri tjetrit dhe jetuan nën flamurin Islamik.

Hitler

"Collision of Arab Horsemen." Oil painting on canvas, The Walters Art Gallery, Maryland.

Muslimanët e sotëm duhet të zhvillojnë të njëjtin botëkuptim. Besimi dhe karakteri i mirë janë të rëndësishëm kur bëhet fjalë për raportet e tyre të ndërsjella, jo raca, origjina etnike, gjuha, gjendja financiare, pozita apo vendi i punës. Dashuria në mes të besimtarëve të sinqertë zhvillohet përmes frikës dhe vetëdijes për Zotin dhe dashurinë e vërtetë për Zotin dhe për veprat e mira dhe një karakter të mirë. Nëse njerëzit i përkushtohen rrugës së Zotit, e pasojnë atë me të gjitha veprimet dhe sjelljen e tyre dhe bëjnë vepra të mira me shpresën që të fitojnë kënaqësinë dhe mëshirën e Zotit, besimtarët e tjerë do t’i duan dhe respektojnë ata. Si rezultat i kësaj, ngjyra e tyre e lëkurës, raca apo pozita financiare nuk do të kenë rëndësi dhe nuk do të ndikojnë në dashurinë që të tjerët ndiejnë për ta. Kriteret e njëjta duhet të vlejnë për marrëdhëniet në mes të kombeve Muslimane, të cilat duhet të mbështeten në mendjehollësinë Kur’anore që Muslimanët janë ndihmues dhe mbrojtës të njëri tjetrit.

Njëra prej arsyeve kryesore për ndarjen e tanishme të botës Islamike është mungesa e kësaj vetëdije, nënvleftësimi i parimeve morale Islamike dhe ndikimi i ideologjive dhe lëvizjeve jofetare. Disa intelektual u çorientuan prej filozofive dhe ideologjive të ndryshme Evropiane, të cilat ishin përplot me gabime dhe besonin se futja e tyre në botën Islamike do ta ndihmonte përparimin e saj. Dëmi i shkaktuar nga ky gabim historik mund të vërehet edhe sot. Në vend të drejtësisë, devotshmërisë, dhembshurisë, tolerancës, mungesës së paragjykimeve dhe të menduarit përparimtar që nxitën vlerat e Kur’anit, përpjekja e imponimit të filozofive dhe ideologjive të rrejshme zëvendësuan rendin dhe solidaritetin e botës Islamike me kaos dhe përçarje. Në disa vende, për t’i dhënë fund kaosit, u zhvilluan modele që janë në kundërshtim me vlerat e Kur’anit. Mirëpo, kjo vetëm solli në jetë regjimet despotike që shtypën popullin.

Është e rëndësishme të mësojmë nga këto gabime të së kaluarës kur bëjmë përzgjedhjen e një strategjie të re dhe të jemi të vetëdijshëm për manipulimet dhe sugjerimet çorientuese. Historia na tregon qartë se bota Islamike mund të ngrihet përsëri vetëm nëse u kthehet vlerave dhe parimeve të saj qendrore, duke qenë uniteti dhe solidariteti Musliman më e rëndësishmja prej tyre.

Shembull nga historia: Unioni Islamik i Salah ud-Din al-Ejjubi (Saladinit)

Haçlılar

Qëndrimi i botës Islamike ndaj kryqtarëve është një shembull i rëndësishëm në këtë aspekt. Kur ushtritë e Kryqëzatës së Parë arritën në Lindjen e Mesme, Muslimanët ishin të ndarë në fraksione që buronin nga konflikte dhe arsye të ndryshme. Kjo përçarje u pamundësoi atyre të bënin rezistencë efikase dhe kështu pushtuesit barbar Evropian ishin në gjendje të krijonin një perandori me qendër në Jerusalem pasi që masakruan popullatën vendase. Mirëpo, disa dekada më vonë, komandanti Musliman Saladini bashkoi grupet e ndryshme Muslimane nën komandën e tij dhe i mposhti pushtuesit.

Megjithatë, mposhtja e kryqtarëve nuk do të ndodhte brenda natës. Saladini jo vetëm që bashkoi Muslimanët nën një flamur, por po ashtu filloi një vetëdijesim shkencor dhe moral. shkruan Encyclopedia Britannica:

Inkurajimi i shtimit dhe përhapjes së institucioneve fetare Muslimane ishte pjesë thelbësore e politikës së tij (Saladinit). Ai i inkurajonte dijetarët dhe predikuesit e fesë, themeloi kolegje dhe xhami për përdorimin e tyre dhe i autorizoi ata të shkruajnë vepra që ngritin moralin ... Përmes ripërtëritjes morale që ishte pjesë e vërtetë e mënyrës së tij të jetës, ai u përpoq ta rikrijojë, në mbretërinë e tij, një pjesë të përkushtimit dhe entuziazmit që ishte dëshmuar aq me vlerë për gjeneratat e para të Muslimanëve kur, pesë shekuj më parë, e kishin pushtuar gjysmën e botës së njohur.10

Kur ky rigjenerim moral, shkencor dhe fetar u ndërthur me unionin politik, qytetërimi Islamik rilindi edhe njëherë. Saladini, duke komanduar një ushtri të bashkuar Islamike, u shkaktoj disfatë kryqtarëve të shpërndarë dhe të demoralizuar në Betejën e Hatinit në vitin 1187 dhe çliroi pothuajse të gjitha tokat e pushtuara Palestineze, përfshirë Jerusalemin.

A painting showing the Crusaders' 1099 massacre and destruction during their invasion of Jerusalem.

Njëri prej aspekteve më të rëndësishme të Unionit Islamik të Saladinit ishte se ai përfaqësonte idealet Kur’anore të drejtësisë, përmbajtjes dhe paqedashjes. Edhe pse më së shumti njihet për këtë fitore ushtarake, Saladini ishte gjithashtu shumë falës dhe i drejtë ndaj kryqtarëve si edhe ndaj të Krishterëve tjerë. Edhe pse kryqtarët kishin bërë mizori që s’mund të përshkruhen me fjalë mbi Muslimanët, Saladini nuk kërkoi hakmarrje ndaj tyre dhe asnjë civil nuk u dëmtua kur ai çliroi Jerusalemin. Veç kësaj, ai mbajti autoritetin e tij mbi radikalët në mesin e njerëzve të tij. Pas masakrës së 3,000 civilëve të pafajshëm Muslimanë në Kështjellën e Akrës, të urdhëruar nga Mbreti Riçard Zemërluani, komandanti i Kryqëzatës së Tretë, disa Muslimanë kërkuan hakmarrje: Ata donin t’i masakronin të Krishterët e Xhafasë (Tel Avivit të sotëm). Saladini i qetësoi ushtarët e tij me sukses dhe shoi etjen e tyre për gjak dhe kështu ju garantoi siguri të Krishterëve të Xhafasë.

Në fund, Saladini solli paqe në Tokën e Shenjtë duke iu dhënë kryqtarëve disa privilegje dhe duke iu bërë disa lëshime. Më 28 Gusht 1192, të dyja palët u pajtuan dhe nënshkruan një marrëveshje paqësore. Saladini bëri një gjest madhështor: Ai i ftoi komandantët e kryqtarëve, të cilët kishin vrarë me mija Muslimanë në përpjekjen e tyre për të pushtuar Jerusalemin, të qëndrojnë aty si mysafirët e tij. Ata kryqtarë që vizituan Jerusalemin u mahnitën nga falja, toleranca dhe drejtësia madhështore e Muslimanëve. Me një rast, pasi që mësoi se armiku i tij i mëparshëm Mbreti Riçard ishte i sëmurë, Saladini dërgoi për ta shëruar mjekun e tij, si dhe i dërgoi akull për t’ia zbritur temperaturën që kishte. Saladini u shndërrua në legjendë në Evropë për karakterin e tij të drejtë, i cili bazohej në vlerat e Kur’anit.

Thënë shkurt, Unioni Islamik i Saladinit u dhuroi Muslimanëve pushtet dhe fitore, si edhe mundësinë për të vendosur drejtësi, tolerancë dhe paqe që përbëjnë bazën e parimeve morale Islamike. Muslimanët u nxitën për t’i shërbyer Islamit, për ta ndaluar përhapjen e disa lëvizjeve radikale në mesin e Muslimanëve dhe për të jetuar në pajtim me Kur’anin.

Haçlılar, Selahaddin Eyyubi

The borders of the Ayyubid Sultanate before and after Saladin's reign.

Kanë kaluar tetë shekuj që nga koha e atij Unioni Islamik. Muslimanët e sotëm kanë nevojë për një Union Islamik për të njëjtat arsye për të cilat kishin nevojë atëherë. Edhe pse bota Islamike nuk është nën sulmin e një ushtrie të një koalicioni, siç ishte në kohën e kryqëzatave, ajo po ballafaqohet me shumë kërcënime. Për më tepër, bota Islamike ka mbetur prapa qytetërimeve tjera sa i përket shkencës, teknologjisë, kulturës, artit dhe mendimit. Që nga shekulli nëntëmbëdhjetë, bota Islamike është dëmtuar seriozisht prej shumë ideologjive dhe filozofive të rrejshme të krijuara tjetërkund, të importuara në mesin e saj nga njerëzit e larguar nga udha e drejtë dhe u përhap në mesin e atyre të cilët nuk i kishin të njohura vlerat e Kur’anit. Në anën tjetër, disa radikal të cilët pohonin se përfaqësojnë Islamin përderisa bënin çmos për të përmbysur parimet e tij morale, shpeshherë pa dashje u ndihmuan atyre të cilët me vetëdije po mbjellnin farën për konflikt të mëvonshëm.

Që e gjithë kjo të marr fund, Muslimanët duhet ta rindërtojnë qytetërimin e tyre në mënyrë që edhe njëherë ta udhëzojnë botën, ta ndriçojnë rrugën, dhe ta sjellin paqen dhe drejtësinë. Por që ky vizion të bëhet realitet, ata duhet ta ndjekin rrugën e Saladinit: të punojnë për rilindjen e parimeve morale, dijes dhe besimit Islamik dhe ta arrijnë Unionin politik të botës Islamike.

Bashkimi nëpërmjet respektimit të dallimeve

Domosdoshmëria për një Union të tillë bazohet jo vetëm në nevojën për një zgjidhje politike për t’i dhënë fund situatës së tanishme; më saktë, e që është më e rëndësishme, uniteti është një kusht i të qenit Musliman. Si në të gjitha fushat e jetës së tyre, Muslimanët duhet të veprojnë në përputhje me vlerat e Kur’anit në politikat e tyre kombëtare dhe ndërkombëtare. Pasi që këto parime morale kërkojnë ribashkimin e botës Islamike si prioritet, marrja e parimeve morale Islamike si parim udhërrëfyes do ta mundësoj këtë aleancë, si edhe do ta bëj jetëgjatë dhe aktive.

Parimet morale Islamike kërkojnë që Muslimanët të jenë gjithmonë pajtues dhe të jenë vëllezër dhe motra në besim, si edhe në solidaritet dhe bashkim. Zoti i urdhëron besimtarët që të: “mos grinden ndërmjet vete”(Kur’an, 8:46), sepse duke vepruar kështu, kjo vetëm se do t’i dobësoj ata. Një ajet tjetër urdhëron si vijon:

Mos u bëni si ata që, pasi u erdhën provat e qarta, u përçanë dhe u grindën. Për këta do të ketë dënim të madh. (Kur'an, 3:105)

Është e pamundshme që Muslimanët të cilët kanë mendje dhe ndërgjegje të shëndoshë të mos bashkohen me besimtarët tjerë apo të jenë të përfshirë në një konflikt të vazhdueshëm me ta. Kjo është e vërtetë në baza individuale, si edhe në rrafshin e bashkësive dhe kombeve. Zoti e nxjerr në pah këtë fakt në Kur’an dhe iu ndalon kombeve Muslimane të jenë të padrejta dhe armiqësore ndaj njëra tjetrës. Kur’ani shpall se ata të cilët bëhen pjesë e veprimeve të tilla të dëmshme duhet të ndalohen dhe i udhëzon kombet tjera Muslimane që të “vendosin paqe në mes tyre”:

Nëse dy palë besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, pajtojini ata. Por, nëse njëra palë sulmon tjetrën, atëherë luftoni kundër sulmuesit, derisa të kthehet në urdhrat e Allahut. E, nëse kthehet, atëherë pajtojini ata midis tyre, me drejtësi dhe paanësi, sepse Allahu i do ata që veprojnë me drejtësi. (Kur'an, 49:9)

Beytüllahim şapeli, namaz

O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër...
...ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.

(Kur'an:49/13)

Chapel at Bethlehem, Thomas Allom

Natyrisht, mund të ketë dallime sa i përket qëndrimit dhe praktikës kulturore, tradicionale dhe lokale në mes të kombeve Muslimane për arsye të pikëpamjeve, interpretimeve të ndryshme dhe shkollave të mendimit. Gjërat e tilla janë të natyrshme. Mirëpo, këto dallime nuk do të duhej të ndikonin që kombet Muslimane t’i kundërvihen njëra tjetrës, t’i japin fund dialogut të ndërsjellë dhe ta konsiderojnë kombin tjetër si të huaj dhe armiqësor, në vend se të pajtohen për vlerat e tyre të përbashkëta. Të vepruarit e tillë vetëm shpie drejt situatave të patolerueshme

Zoti paralajmëron Muslimanët që të largohen prej gabimeve dhe zbulon gabimet e Ithtarëve të Librit (Çifutëve dhe të Krishterëve) në këtë aspekt si shembull se çfarë mund të ndodhë. Kur’ani shpall në ajetin 98:4 se ata u përçanë në mes vete dhe morën drejtimin e tyre, edhe pse u erdhën Dëshmi të Qarta për të kundërtën. Ajetet tjera shpallin se arsyet e kësaj përçarjeje ishin tiparet e liga të karakterit si zilia, padrejtësia dhe kryengritja kundër të vërtetës. Në vazhdim pasojnë disa prej këtyre ajeteve:

Sidoqoftë, ata u përçanë midis tyre prej smirës, vetëm pasi u erdhi dijenia… (Kur'an, 42:14)

Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami. Ata që u është dhënë Libri, patën mospajtime nga zilia që kishin midis tyre, vetëm pasi u erdhi dituria. Por kushdo që i mohon udhëzimet e Allahut, ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogari. (Kur'an, 3:19)

Historia Hebreje dhe e Krishterë është përplot me konflikte për shkak të kësaj përçarjeje të vazhdueshme. 16 shekujt e parë të Krishterimit mund të përshkruhen gjithashtu si histori e sekteve të krishtera që ishin në luftë me njëra tjetrën. Madje edhe dallimet e vogla në interpretim çuan në akuza të ndërsjella për herezi. Me kalimin e kohës, Kisha Katolike mori primatin dhe filloi t’i persekutojë shkollat tjera të mendimit fetar që ajo i konsideronte si heretike, siç janë Docetizmi, Montanizmi, Adopcionizmi, Sabelianizmi, Arianizmi, Plagjiarizmi dhe Gnosticizmi. Persekutimi nga ana e Kishës Katolike i besimeve të tilla fetare si Katarët dhe Bogomilët që nga shekulli i njëmbëdhjetë e këndej, si edhe lufta e përgjakshme njëshekullore midis Protestantëve dhe Katolikëve, përkojnë me epokën më të errët të historisë Evropiane. Është e rëndësishme të përmendim se qytetërimi Evropian filloi të pësoi ngritje pasi që mori fund kjo luftë sektare. Siç pranojnë shkencëtarët politik, Evropa moderne lindi vetëm pasi sektet e ndryshme të Krishtera u pajtuan për tolerancë të ndërsjellë në Paqen e Vestfalias në vitin 1648.

Njerëzit ndahen në praktikat dhe në të kuptuarit e tyre fetar, sepse nuk praktikojnë parimet morale, ashtu siç janë të urdhëruar nga Zoti. Ky moral njeh modestinë. Ata të cilët distancohen nga kjo modesti, i kuptojnë idetë e tyre si të vërtetën përfundimtare, shpërfillin ata të cilët mendojnë ndryshe dhe ndiejnë armiqësi ndaj tyre. Pasi që ata nuk dyshojnë në vërtetësinë e pikëpamjeve të tyre, nuk vënë në dyshim vetveten dhe në këtë mënyrë nuk mund të përmirësohen dhe ta gjejnë të vërtetën. Kur’ani përshkruan ata të cilët vlerësojnë vetëm bindjet e tyre si vijon:

Por ata (popuj ku u çuan të dërguarit) u ndanë në grupe në çështje të fesë së tyre. Çdo grup ishte i kënaqur me atë që kishte. (Kur'an, 23:53)

Muslimanët të cilët ndiejnë frikë-respekt ndaj Zotit dhe të cilët besojnë se do të japin përgjegjësi për veprimet e tyre në Ditën e Gjykimit, duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë gjendje. Ata të cilët e kuptojnë rëndësinë e kësaj çështje duhet t’iu tërheqin vërejtjen Muslimanëve tjerë për rreziqet e përçarjes, copëtimit dhe ndarjes dhe të punojnë për unitetin e Muslimanëve sipas vlerave të Kur’anit.

Muslimanët shembullor u afrohen të tjerëve me dashuri, dhembshuri dhe mëshirë, sepse ata i shohin të gjithë njerëzit si manifestim të disa prej emrave dhe vetive të Zotit tonë. Ata i konsiderojnë të gjithë njerëzit të cilët ndajnë besimin e njëjtë dhe të cilët besojnë në Kur’an, iu binden urdhrave të Zotit dhe veprojnë në përputhje me Sunnetin e Profetit tonë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), si vëllezër dhe motra të tyre dhe nuk harrojnë kurrë se janë mbrojtës të njëri tjetrit. Ata duhet të përmbahen nga fraksionizmi i rrënjosur në pikëpamjet kulturore, tradicionale apo nga dallimet në pikëpamje dhe, në vend se të krijojnë një çështje kurdo që t’iu jepet mundësia, duhet të përkrahin unitetin sipas vlerave të Kur’anit. Muslimanët duhet të mbështesin njëri tjetrin në këtë union dhe të jenë tolerant dhe të kenë mirëkuptim kur kanë të bëjnë me çështje kontestuese. Siç e përmendëm më parë, Muslimanët e sinqertë të cilët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj çështje, si edhe mendimtarët dhe intelektualët kryesor të botës Islamike, janë të obliguar në veçanti të punojnë me vendosmëri për solidaritetin dhe unitetin Musliman. Në botën Muslimane duhet të vendoset një solidaritet i mbështetur në dashuri, respekt, dhembshuri dhe tolerancë. 

Në thelbin e vet, parimet morale Islamike përmbajnë unitetin fetar dhe vlerat e përbashkëta, e jo kundërshtimet dhe ndarjen. Profeti Muhammed (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ju ka treguar rrugën që duhet ndjekur Muslimanët me anë të hadithit vijues:

Në mesin tuaj kam lënë Librin e Zotit dhe Sunnetin e të Dërguarit të Tij. Nëse mbaheni fort për to, kurrë nuk do të humbni.11

Ne duhet vetëm të veprojmë në përputhje me këtë këshillë. Zoti ynë i urdhëron të gjithë besimtarët ta pasojnë fenë e vërtetë dhe t’i shmangen përçarjes. Zoti thotë:

Ai ka urdhëruar për ju atë Fe, të cilën ta zbuloi ty (o Muhamed) dhe që pati urdhëruar për Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, duke thënë: “Qëndroni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!” Por për idhujtarët është e rëndë ajo, në të cilën po i fton ti. Allahu zgjedh për këtë fe kë të dojë dhe udhëzon drejt saj këdo që kthehet tek Ai me pendim. (Kur'an, 42:13)

Beytüllahim şapeli, namaz

Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër...
...Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.

(Kur'an:3/ 103)

Humayun's Tomb, India. One of the most important works of the Mughal Empire.

Forcimi i ndjenjës së unitetit

Faytoum, Renoir, Londra

"The city of Faytoum." Paul Renoir, Mathaf Gallery, London.

Uniteti kërkon vetëdije, përkushtim, besnikëri dhe devotshmëri. Zoti urdhëron unitetin për Muslimanët dhe zbulon se Shejtani do të përpiqet të krijoj konflikt për të ndaluar këtë unitet. Muslimanët janë të obliguar të përmbahen nga fjalët lënduese, zemërimi, mosrespektimi dhe çfarëdo lloj sjelljeje që mund ta dëmtoj këtë ndjenjë të unitetit kur kanë të bëjnë me vëllezërit Muslimanë. Nga secili Musliman kërkohet të jetë i përkushtuar ndaj të tjerëve, të jetë i durueshëm, të punoj për të mirën e të tjerëve dhe të jetë besnik dhe i sinqertë. Të gjithë Muslimanët duhet t’i përvetësojnë këto veti të larta. 

Shembull i mirë për këtë është raporti në mes të atyre Muslimanëve të cilët migruan në Medine me Profetin tonë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) dhe atyre Muslimanëve të cilët tashmë ishin vendosur atje. Muslimanët të cilët iu zotuan për besnikëri Profetit tonë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) i mirëpritën në Medine të shpërngulurit Mekas për hir të Zotit në mënyrën më të mirë të mundshme dhe u kujdesën shumë mirë për ta. Këto dy bashkësi të ndryshme, të cilat nuk kishin lidhje të ndërsjellë fisnore, e konsideronin besnikërinë ndaj Islamit si matësin e vetëm të rëndësishëm. Muslimanët e Medinës dëshmuan besnikërinë e tyre duke hapur dyert e shtëpive të tyre, duke ndarë ushqimin e tyre dhe duke i vënë nevojat e të shpërngulurve përpara nevojave të tyre. Zoti ynë zbulon sjelljen e mirë të tyre në Kur’an:

Ndërsa ata që banojnë në Medinë dhe që e kanë pranuar besimin qysh më parë, i duan mërgimtarët që vijnë në Medinë dhe në zemrat e tyre nuk ndjejnë kurrfarë rëndimi, për atë, që u është dhënë atyre, por duan t’u bëjnë më mirë mërgimtarëve se sa vetes, edhe pse vetë janë nevojtarë. Kushdo që ruhet nga lakmia e vetvetes, me siguri që do të jetë fitues. (Kur'an, 59:9)

Muayyad Camisi, tablo

Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit.
(Kur'an:8/46)

"Interior of the Mosque of the Metwalys," by British painter David Roberts.

Karakeri shembullor dhe superior i shfaqur në këtë ajet zbulon se çfarë duhet të jetë marrëdhënia në mes të dy bashkësive Muslimane. Profeti ynë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) përshkruan solidaritetin në hadithin vijues:

Muslimanët janë sikur një trup. Nëse një sy dhemb, i tërë trupi ndien dhimbje; nëse dhemb koka, i tërë trupi ndien dhimbje.12

Dashuria në mes të Muslimanëve dhe mungesa e çfarëdo keqdashjeje janë dhurata të mëdha të Zotit. Kur’ani thotë si vijon për këtë dhunti, e cila do të përmbushet plotësisht në Parajsë:

Ne do ta heqim urrejtjen nga zemrat e tyre; ata do të rrinë ulur si vëllezër përballë njëri-tjetrit në divane. (Kur'an, 15:47)

Prandaj, Muslimanët duhet të veprojnë duke qenë të vetëdijshëm se solidariteti, vëllazëria dhe një ndjenjë përkatësie janë dhurata që duhet mbrojtur me anë të durimit dhe vullnetit të fortë. Ajeti në vazhdim zbulon po ashtu rëndësinë e këtij uniteti:

Prandaj, frikësojuni Allahut, rregulloni marrëdhëniet midis jush dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij, nëse jeni besimtarë të vërtetë”. (Kur'an, 8:1)

Profeti ynë (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) thekson rëndësinë e unitetit në hadithin vijues:

Mos kini zili njëri tjetrin, mos urreni njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit dhe mos dëmtoni njëri tjetrin. Më mirë, O robër të Zotit, jini vëllezër…13
terör

The prevalence of violence and cruelty reveals dimensions of the responsibility upon Muslims.

Muslimanët janë gjithmonë të obliguar të jenë falës, por nëse grupi tjetër përbëhet prej Muslimanëve, grupi i parë duhet të jetë madje edhe më i durueshëm. Ata duhet të kujtojnë se grupi i dytë përbëhet prej vëllezërve Muslimanë dhe se të dyja palët e kanë frikë Zotin, i binden Profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), dhe veprojnë në përputhje me përkufizimet e Kur’anit për të drejtën dhe të gabuarën. Të gjithë Muslimanët e dinë se ata duhet të kenë dashamirësi për vëllezërit e tyre Muslimanë; se duhet të jenë të kujdesshëm dhe se duhet të përgjigjen me durim, dhembshuri dhe dashuri kur lindin mosmarrëveshjet. Kur’ani shpall lutjen e Muslimanëve për vëllezërit e tyre Muslimanë:   

Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (Kur'an, 59:10)

Pikërisht siç janë Muslimanët të obliguar të ndërmjetësojnë për miqësi mes tyre, ata janë të obliguar të zgjedhin çfarëdo konflikti midis dy bashkësive Muslimane. Zoti thotë:

Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni. (Kur'an, 49:10)

Është e qartë se ky mentalitet krijon një ndjenjë të fuqishme përkatësie dhe uniteti, sepse Zoti ynë thotë:

 

Vërtet, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij, të radhitur si të ishin një ndërtesë solide. (Kur'an, 61:4)

Kjo luftë ideologjike kundër filozofive dhe ideologjive jofetare është detyrë e gjithë Muslimanëve. Pa dyshim, është gabim historik të zhvillohet një komunitet i mbyllur që merret me çështje të brendshme në vend se të mbahet mbi supe përgjegjësia që kjo luftë ideologjike të sjell dritë në një botë përndryshe të errët. Tani, njerëzimi, e në veçanti Muslimanët e shtypur po gjurmojnë për një rrugëdalje nga kjo situatë dhe po presin për një udhëzim që do të sjellë paqe, lumturi dhe drejtësi në botë dhe do t’i përkujtoj njerëzit për qëllimin e vërtetë të ekzistencës së tyre. Ky udhëzim është përgjegjësi e bashkësisë Islame dhe të gjithë Muslimanët janë të obliguar të veprojnë në mënyrë të ndërgjegjshme.

Fakti se dhuna, terrori, mizoria, mashtrimi, pandershmëria, amoraliteti, konflikti dhe varfëria janë të zakonshme dëshmon se e gjithë bota është përplot me “korrupsion.” Shumë çështje që janë shndërruar në problem midis Muslimanëve humbin rëndësinë e tyre përballë këtij realiteti. E gjithë kjo mizori dhe prapësi mbahen në jetë nga sisteme të rrejshme të ndërtuara prej atyre që e mohojnë ekzistencën dhe njësinë e Zotit dhe nuk e besojnë Ahiretin. Prandaj, njerëzit e ndërgjegjshëm duhet të bashkohen në ndershmëri.

kır, çiçekler, kediler

Ky unitet do të jetë njëra prej fazave më të rëndësishme në mposhtjen e ideologjive jofetare. Zoti ynë vë në pah aleancën e mosbesimtarëve dhe shpall domosdoshmërinë e miqësisë dhe solidaritetit ndër Muslimanët në mënyrë që bota të pastrohet nga mizoria. Kur’ani thotë:

Kurse jobesimtarët janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit. Nëse nuk veproni ashtu siç jeni urdhëruar, do të bëhet ngatërresë dhe shkatërrim i madh në Tokë. (Kur'an, 8:73)

Duke marr parasysh se Muslimanët kanë një përgjegjësi kaq të madhe, ata duhet të bashkohen. Nëse rrethanat i ndalojnë që ta bëjnë këtë, duhet të mendojnë për pyetjet në vazhdim:

A është më me rëndësi kjo çështje se sa uniteti i Islamit?”

“A nuk ka zgjidhje për të?”

“A është e pranueshme të biem në konflikt me një bashkësi tjetër Muslimane në vend se të punojmë së bashku kundër ideologjive jofetare?”

Secili që përgjigjet në këto pyetje në mënyrë të ndërgjegjshme do ta dijë se prioritet më i lartë është përmbajtja prej konflikteve të pambarim dhe vendosja e një unioni të bazuar në vlerat e Kur’anit.

Muslimanët nuk guxojnë asnjëherë të harrojnë se Shejtani punon gjithmonë për të shkaktuar armiqësi në mes të Muslimanëve për ta ndaluar unitetin dhe solidaritetin e tyre. Zoti ynë ua tërheq vërejtjen besimtarëve për këtë rrezik:

Thuaju, robërve të Mi, që të flasin atë që është më e mira. Në të vërtetë, djalli mbjell ngatërresa ndërmjet tyre. Vërtet, djalli është armik i hapët i njeriut. (Kur'an, 17:53)

Ky ajet i këshillon Muslimanët që t’iu shmangen fjalëve lënduese, tallëse, të ashpra dhe akuzuese kundër Muslimanëve tjerë dhe përmend nevojën për sjellje të mirë në kërkimin e unitetit.

Kur’ani po ashtu thekson se konfliktet e tilla dhe sjelljet tjera të dëmshme dëmtojnë ndjenjën e përkatësisë së njeriut dhe dobëson fuqinë e Muslimanëve. Zoti ynë thotë:

Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit. (Kur'an, 8:46)

Siç u tha më herët, kjo vlen si për individët Muslimanë ashtu edhe për kombet Muslimane. Nëse bota Islamike dëshiron të ndërtoj një qytetërim të fuqishëm, stabil dhe përparimtar që udhëzon dhe ndriçon botën në çdo aspekt, duhet të veproj e bashkuar. Mungesa e një bashkimi të tillë është përgjegjëse për papajtueshmërinë dhe përçarjen e botës Islamike, mungesën e një zëri të përbashkët dhe pamundësinë e mbrojtjes së Muslimanëve të pafajshëm. Një numër i pafund i grave, fëmijëve dhe njerëzve të moshuar e të varfër kanë nevojë të madhe për shpëtim nga tirania në Palestinë, Kashmir, Turkistanin Lindor (vendbanim i popullit Ujgur të sunduar nga Kinezët), Filipinet Jugore (vendbanim i popullit Musliman Moro) dhe në shumë rajone tjera. Përgjegjësia për këta popuj i bie botës Islamike përpara kujtdo tjetër. Muslimanët s’duhet të harrojnë kurrë fjalët në vijim të Profetit (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të):

Muslimani është vëlla i Muslimanit. Ai nuk i bën keq atij e as nuk e braktis atë.14

Bota Islamike duhet t’i lërë mënjanë konfliktet e ndryshme të saj dhe të kujtoj se të gjithë Muslimanët janë “vëllezër” dhe “motra”, në mënyrë që kështu të mund të jap shembuj që pasqyrojnë karakterin e vërtetë të Islamit dhe të idealeve të tij. Ky unitet i besimtarëve është një dhuratë dhe mirësi e Zotit. Muslimanët e sinqertë duhet t’i falënderohen Zotit tonë për këto të mira dhe t’i binden urdhrit të Tij “të mos përçahen”:

Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë. (Kur'an, 3:103)

aile, insanlar, family, love, union

Uniteti do t’i forcojë Muslimanët

Siç u përmend më herët, grindjet dhe konfliktet shkaktojnë copëtim të brendshëm, që dobëson Muslimanët shpirtërisht. Kjo është njëra prej shumë fshehtësive që Kur’ani u shpall besimtarëve dhe thekson edhe një të vërtetë tjetër të rëndësishme. Pikërisht sikur që konfliktet dhe grindjet i dobësojnë ata shpirtërisht, uniteti dhe solidariteti i forcojnë ata. Zoti u thotë besimtarëve të bashkohen dhe të bëjnë qëndresë kur atyre u bëhet ndonjë e padrejtë (Kur’an, 42:39). Ky urdhër hyjnor përmban urtësi të madhe. Për shembull, shkatërrimi i ideologjive jofetare do të jetë i mundshëm vetëm kur Muslimanët të bashkohen.

Mirëpo, ajo që me të vërtetë e bën aq të fuqishëm bashkimin e besimtarëve është besimi dhe besnikëria e tyre. Pasi që vetëm besimi i vërtetë mund të sjellë miqësinë dhe lidhjen e vërtetë, Muslimanët duhet ta duan njëri tjetrin me zemër të dëlirë dhe për të fituar kënaqësinë e Allahut, pa pasur as interesin më të vogël. Një union i ngritur mbi themelet më të forta që njeh njerëzimi – frikën dhe dashurinë ndaj Zotit – kurrë nuk do të shpartallohet, pos nëse Allahu dëshiron ndryshe. Një lidhje e tillë e fortë do t’iu jap Muslimanëve natyrshëm fuqi që rrallë herë arrihet. Në ajetin vijues, Allahu tregon se suksesi nuk varet nga madhësia e grupit:

Sa herë, me ndihmën e Allahut, një ushtri e vogël ka ngadhënjyer mbi një ushtri të madhe! Allahu është me të durueshmit. (Kur'an, 2:249)

Një union Islamik i bazuar në besim dhe devotshmëri do t’iu ofrojë Muslimanëve entuziazmin e nevojshëm dhe fuqinë e vullnetit për sukses të madh.

Në një ajet tjetër, Zoti shpall se edhe pse mohuesit duket të jenë të bashkuar, ata nuk kanë arritur unitetin e vërtetë:

Ata nuk do të luftojnë kundër jush së bashku, veçse në vende të fortifikuara ose pas mureve. Lufta ndërmjet tyre është e ashpër. Ti mendon se ata janë të bashkuar, mirëpo zemrat e tyre janë të përçara, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë. (Kur'an, 59:14)

Pavarësisht se sa solid duket të jetë një union, ai në fakt është shumë i paqëndrueshëm nëse nuk ndërtohet mbi sinqeritet dhe qëllime të sinqerta, sepse kjo nënkupton se ai mbështetet vetëm në interesa të ndryshme. Dhe, kur cilido prej këtyre interesave kërcënohet, unioni do të shpartallohet shpejtë. Sepse Zoti e ka shpallur këtë fshehtësi në Kur’an, unioni i Muslimanëve nuk është lëkundur nga humbjet e dynjasë; në të vërtetë, ai është forcuar. Kjo vetëdije e bën këtë union shumë solid. Dijetar i madh Islamik Said Nursi përdor shembullin në vazhdim për të sqaruar pse një union i formuar nga Muslimanët e sinqertë do të jetë i fuqishëm:

Pra ne sigurisht se kemi nevojë për solidaritet dhe bashkim të vërtetë, të arritur përmes sinqeritetit – sepse misteri i sinqeritetit siguron përmes katër individëve forcën morale të një mijë e njëqind e njëmbëdhjetë sosh – vërtet, ne jemi të detyruar ta arrijmë atë.

Po, nëse tre elifët (shkronja “A” në gjuhën Arabe, e cila merr trajtën e një vije të vetme vertikale, sikurse shkronja “I” apo numri 1) nuk bashkohen, kanë vlerën e numrit tre. Por nëse ato bashkohen, nëpërmjet misterit të numrave, ato marrin vlerën e numrit njëqind e njëmbëdhjetë. Nëse katër herë katër mbesin të ndarë, ata kanë vlerën e numrit gjashtëmbëdhjetë. Por nëse, nëpërmjet misterit të vëllazërisë dhe duke pasur një qëllim të përbashkët dhe detyrë të përbashkët, ata bashkohen, duke u bashkuar krah për krah në një rresht, ata kanë forcën dhe vlerën e katër mijë e katërqind e dyzet e katër. Pikërisht siç dëshmojnë ngjarjet e shumta historike që forca morale dhe vlera e gjashtëmbëdhjetë vëllezërve që vetëflijohen ka qenë më e madhe se ajo e katër mijë njerëzve.

Arsyeja themelore e këtij misteri është kjo: Secili anëtar i një bashkimi të vërtetë e të sinqertë mund të shoh po ashtu edhe me sytë e vëllezërve tjerë dhe të dëgjojë me veshët e tyre. Sikur secili person i një bashkimi të vërtetë prej dhjetë vetëve të ketë vlerën dhe forcën e të parit me njëzet sy, të menduarit me dhjetë mendje, të dëgjuarit me njëzet vesh dhe të punuarit me njëzet duar.15

Temat të cilat i kemi shqyrtuar gjer më tani tregojnë nevojën për unitetin Islamik dhe natyrën e një bashkimi të tillë. Pjesa tjetër e librit do të merret me veçoritë e këtij bashkimi.

Ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër. S’ka dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë.
(Kuran: 38/46-47)

 

NOTES

8. Ahmet Davutoglu, Stratejik Derinlik- Turkiye'nin Uluslarası Konumu (Strategical Depth: Turkey's International Status) (Istanbul: Kure Publications, 2001), 250.

9. Sahih Bukhari.

10. "Saladin," The Encyclopedia Britannica, 2002 CD Edition.

11. Sahih Bukhari.

12. Sahih Muslim.

13. Ibid.

14. Sahih Bukhari and Sahih Muslim.

15. Bediuzzaman Said Nursi, Risale-i Nur Collection, "The Twenty-First Flash, Your Second Rule."

4 / total 10
Ju mund të lexoni librin e Thirrje Për Union Islamik Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
SAYIN ADNAN OKTAR VE ARKADAŞLARININ DURUŞMALARIN İLK HAFTASINDAKİ...
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.