< <
5 / total: 9

Kënaqësitë e kësaj bote të humbura nga pabesimtarët 1/3 - Kënaqësitë e humbura shpirtërore

Dashuria është një bekim i madh të cilën pabesimtarët e hedhin

Dashuria është një nga emocionet më të forta dhe më të thella që një njeri mund të përjetoj. Gjithashtu është një mga begatitë më të mrekullueshme që Allahu ka krijuar për qeniet njerëzore në këtë botë. Njerëzit kënaqen shumë me dhuratat shpirtërore dhe materiale që Allahu ka krijuar për ta; ata kënaqen me pamje të bukura, shtëpi të rehatshme, muzikë të mirë, dhe gatim të mirë. Por asnjëra nga këto kënaqësi nuk mund të krahasohet me lumturinë që sjell dashuria. Për të përjetuar dashuri të plotë, janë të nevojshme kushte të caktuara. Para së gjithash, një individ duhet të jetë në gjendje të shoh kualitetet e mira të të tjerëve dhe të çmoj vetitë e tyre të mira. Sa më e hapur të jetë mendja dhe ndërgjegja e një individi, aq më e fortë do t’jetë aftësia e tyre për të dashuruar. Por, faktori i vetëm që mund t’ia jep këtë aftësi është besimi dhe frika e tij në Allahun. Prandaj, një njeri është në gjendje të dashuroj n’bazë të masës së besimit dhe frikës së tyre në Allahun; dhe në atë masë ai mund të kënaqet. Në mënyrë të njejtë, me qëllim që ai t’a don tjetrin, ai njeri duhet t’ketë veti që mund të duhen, dhe prap, këto veti rrjedhin nga frika dhe besimi në Allahun. Sa më shumë një individ t’a don Allahun, dhe sa më shumë t’i frikësohet Allahut, aq më shumë veti të dashurisë do të ketë ai. Kjo është sepse ai që ka frikë Allahun ka një karakter (veti)㍑të moralit të mirë, dhe s’bashku me frikë ndaj Allahut ata shfaqin mëshirë, tolerancë, siguri, kurajo, vetë-flijim, mençuri dhe ndërgjegje të mirë. Të gjitha këto veti krijojnë në mënyrë të natyrshme një kuptim të fortë dhe të thellë të dashurisë në zemrën e secilit që sheh me sy të besimit. Por nëse mungojnë këto kushte; besimi dhe frika nga Allahu-don të thotë nëse baza e dashurisë mungon - atëherë askush nuk mund të përjeton dashuri të vërtetë.

Burimi themelor i dashurisë që ndjejnë besimtarët për të tjerët është dashuria e tyre ndaj Allahut. Dijenia se Allahu krijon kënaqësi që vjen prej dashurisë nga zemra që ata ndjejnë për të tjerët, si manifestim të Vetë Atij (Vetvetës së Tij) i jep asaj dashurie thellësinë e saj. Por, pasiqë dashuria e pabesimtarëve është e bazuar (themeluar) në pritjën e tyre për dobi (hair), ata realisht kurrë nuk mund të përjetojnë dashuri. Ata i dojnë vetëm ata që janë të dobishëm për ta, që i rehatojnë, dhe që bëjnë atë që ata e konsiderojnë si përkrahje. Por një dashuri e tillë prehet në themelet e shkatërruara dhe asnjëherë nuk mund të bëhet një dashuri e sinqertë dhe e ndjerë nga zemra. Në realitet ata e dojnë vehtën më shumë se të tjerët dhe duke menduar se janë më t’vlefshëm se të tjerët dëshirojnë që të tjerët t’u bëjnë të mira, t’i mbrojnë dhe të interesohen për ta. Sa kohë që e kanë këtë përkujdesje, ata ndjejnë një kuptim të caktuar të dashurisë. Por më së shpeshti kjo lloj dashurie nuk i bënë të tjerët të lumtur ose të ndihen të dashuruar, për këtë është e rremë dhe e drejtuar drejt levërdisë. Duke qenë jo më shumë se një shtirje e sjellshme në kërkim të ndjenjave të njerëzve të tjerë, ajo mbaron kur arrihet qëllimi. Natyrisht, ata nuk mund të tregojnë ndonjë dhëmbshuri të sinqertë, pa marr parasysh se sa shpesh e shprehin dashurinë e tyre. Gjithë çka mund të bëjnë është të shqiptojnë disa fjalë dhe fraza stereotipike përgjithësisht në dispozicion për këtë qëllim dhe të përdorura në ditë të caktuara të vëna menjanë për shprehjet e dashurisë. Megjithëatë, besimtarët mund të shprehin dashuri të vërtetë ndaj të tjerëve fjalë të sinqerta, prekëse, dhe të mrekullueshme, sepse kënaqësia e dashurisë është e gjallë në zemrat e tyre. Me të vërtetë, besimtarë të cilët sinqerisht dashurojnë dhe nderojnë të dashurin asnjëherë nuk dot thonë diçka që e lëndon atë person. Mbi të gjitha, kjo lloj dashurie nuk mvaret nga rrethanat apo ndonjë shpërblimi të pritur nga njerëzit. Dashuria e vërtetë prêt shpërblim vetëm prej Allahut, për këtë qëllimi i tij i vetëm është të fitoj simpatinë e Tij. Pabesimtarët mendojnë se dashuria zvogëlohet me kohë për shkak të mërzisë së dyanshme dhe humbjës së entuziazmit. Natyrisht, shumë lidhje në mes të pabesimtarëve përfundojnë në këtë mënyrë, për shkak se dashuria e tyre ka qenë e bazuar në mashtrim dhe asnjëherë nuk ka qenë e vërtetë. Në dashuri të vërtetë, koha gjithmonë luan rol pozitiv, dhe kështu i mundëson çdo njeriu t’a çmoj më mirë keqardhjën e të tjerëve, mëshirën, bujarinë (zemërgjerësinë), interesimin, vetë-flijimin, dhe vetitë tjera të mira. Me kohë, dashuria e tyre forcohet, sikurse që personalitetet e tyre, kuptimi i moralit, dhe qëndrimet e tyre zhvillohen drejt përsosmërisë. Asnjëherë nuk ka mërzi dhe zhgënjim në dashuri të vërtetë, dhe dukjet e mira, mjetet materiale, dhe prestigji bëhen jorelevante (të pa vend). Gjëja e vetme me rëndësi është karakteri ( vetitë) moral i të dashurit/rës. Por pabesimtarët, që gjykojnë çdo gjë në bazë të standardit material, vuajnë atë humbje materiale kur ajo bazë të shembet ( shkatërrohet). Mund të shohim se pabesimtarët kanë një besim të thyer në zemrat e tyre. Për këtë arsye, ata jetojnë në një botë pa dashuri dhe nuk mund të nxjerrin kënaqësi nga gjërat që i japin shpirtit njerëzor kënaqësinë më madhe. Më e rëndësishmja është se, këta njerëz nuk mund t’a dijnë dashurinë e vertetë dhe si të dashurojnë dhe t’jenë të dashur nga të tjerët, ata nuk do t’a përjetojnë këtë begati në Parajsë, i cili është një vend i mbushur me dashuri të Allahut. Atje, njerëzit dot dinë si të dashurojnë dhe si të përjetojnë kenaqësinë e të qenit të dashur. Në Kur’an Allahu n’a tegon për bekimet që i presin besimtarët në Parajsë si shpërblim për karakterin e moralit të mirë të tyre. Njëra nga këto do të jetë dashuria e zjarrtë që ndajnë dy partner. Në ajetet vijuese, Allahu përshkruan se si duket Parajsa;

Janë në shtretër të qendisur me ar.Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit. Prej së cilës pije (vere) as nuk i dhemb koka, as nuk dehen. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha. Si të ishim inxhi të ruajtura. Shpërblim për atë, që ata punuan. Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër). Vetëm thënie: selam pas selami. E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve? Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba). Të bananeve me fruta palë-palë. Nën hije të përhershme. Pranë ujit rrjedhës. Edhe ndër pemë shumë llojesh. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta). Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re). Dhe ato i kemi bërë virgjëresha. Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe. (Ato janë) për ata të djathtët. (Surja Al Wakia 15-38)

Humbja e besnikërisë dhe besueshmërisë

Siç kemi thënë që në fillim të këtij libri, injorantët i bazojnë sjelljet e tyre në marrjën e çdo gjëje që munden nga jeta e tyre dhe njerëzit e tjerë përreth. Ky qëllim bosh i drejton ata që t’vlerësojnë çdo gjë nga pikëpamja e fitimit dhe deri te ky qëllim ata janë t’përgatitur të flijojnë gati çdo gjë, duke përfshirë shumë prej gjërave që ata i çmojnë më së shumti dhe të gjithë ata për t’cilët deklarojnë se i dojnë. Prandaj, është e pamundur që këta njerëz të përjetojnë besnikëri dhe besueshmëri të vërtetë. Në kërkimin e tyre të zjarrtë për para, mallra, dhe prona pabesimtarët harrojnë rëndësinë e ndjenjës së dashurisë, respektit, dhe besnikërisë. Ata, gabimisht (pa vend) mendojnë se gjërat materiale do t’i bëjnë më të lumtur.

Megjithatë, siç thamë edhe më herët, asnjëra prej këtyre gjërave nuk do t’u sjell kënaqësinë që e kërkojnë. Pa marrë parsysh se sa kanë respekt, famë dhe nam në shoqëri dhe pa marrë parsysh se sa kanë mallra dhe pronë asnjëra nga këto gjëra nuk mund tu blejë atyre shoqëri të vertëtë njerëzore dhe besnikëri. Të lënë pa këto vlera ata kurrë me të vërtetë nuk mund të bëhen shokë me dikënd, sepse ata gjithmonë e pyesin vehtën se n’cilat baza dhe sipas çfarë kritereve ata duhet t’i zgjedhin shokët. Në vend se të kërkojnë shokë që respektojnë dhe kanë frikë Allahun dhe përcjellin parimet morale të Kur’anit, ata kërkojnë njerëz prej t’cilëve kanë përfitim dhe t’cilët i bëjnë ata t’jenë të respektuar nga kolegët e tyre. Njerëzit që jetojnë në një pjesë të mirë të qytetit duhet t’zgjedhin shokët të cilët jetojnë në një zonë të ngjajshme. Ata duhet të jenë të pasur, tërheqës dhe të pashëm, t’kenë një veturë të re, të vijnë nga një familje e mirë, apo të kenë një emër të respektuar. Për ata që jetojnë në një lagje më modeste, një shok i ardhshëm duhet së paku të jetë e respektuar atje: ai apo ajo duhet të jetë e diplomuar në një shkollë të mirë, t’ketë profesion të respektuar, të jetë mjaft tërheqëse dhe e pashme, dhe mjaft e fortë për t’siguruar trajtim të sjellshëm. Por asnjëra nga këto cilësi nuk lejon një rritje të dyanshme të besnikërisë dhe besueshmërisë. Në një shoqëri të tillë, përgojimi, tradhëtia, dhe flijimi i një shoku për levërdi janë mjaftë të zakonshme. Në mënyrë të njejtë, nëse dikush prej shokëve futet në probleme materiale dhe psikologjike dhe ka nevojë për ndihmë, kjo mund t’i jap fund shoqërisë, duke e ditur që të tjerët mund t’mos jenë të gatshëm t’ia shtrijnë dorën sepse nuk kanë levërdi t’a bëjnë një gjë të tillë. Kështu, zgjidhja më e mirë është t’a braktisin shokun e tyre dhe të kërkojnë dikend për t’a plotësuar boshllëkun dhe i cili do të jetë i dobishëm për ta. Ne mund t’a shohim këtë pabesi ndër pabesimtarë të martuar.

Me të vërtetë shpesh ata flasin në lidhje me këtë se si janë trajtuar padrejtësisht. Ka aq shumë pabesi midis bashkëshortëve sa që nuk duket më e çuditshme. Kur të martohen, çftet premtojnë se do t’jenë besnik ndaj njëri-tjetrit në kohëra ë mira dhe të këqija, se nuk do t’a braktisin njëri-tjetrin, dhe se do të kujdesen dhe mbrojnë njëri-tjetrin. Por së shpejti, këto premtime thehen, dhe duhet të gjenden mënyra tjera për t’siguruar besnikëri. Disa e bëjnë nëpërmes kontratave prenuptiale (lloj kontrate që bëhet midis bashkëshortëve para martese ku shkruhet se si dot ndahet pasuria nmes tyre në rast se ndahen) për t’a mbrojtur pronën e tyre. Për t’i shmangur rreziqet e mundshme materiale dhe emocionale, ata nënshkruajnë kontrata se kush- çka do të merr në rast se vendosin të ndahen. Kjo e sqaron se si e kosniderojnë njëri-tjetrin këto do palë. Qartë, dashuria e tyre, respekti dhe shoqëria nuk është e bazuar në besnikëri dhe besueshmëri, dhe kështu qysh nga fillimi e pranojnë mundësinë se nuk do t’mbesin gjithmonë burrë e grua. Një marëdhënie e tillë e luhatshme është gjithmonë në rrezik të merr fund. Shembuj të pabesisë shpesh shihen në jetërat e tyre profesionale. Për të bërë më shumë para, shpesh ata mund t’mashtrojnë njëri-tjetrin ose edhe të vjedhin para nga të tjerët. Shumë pabesimtarë ankohen se marëdhëniet me shokët e tyre janë prishur për këtë arsye dhe kështu nuk kanë dëshirë të bëjnë biznes me të afërmit e tyre. Kjo pabesi mund të shihet në shoqëri në tërësi. Shpesh, shoqëria i trajton disa njerëz me respekt dhe vlerësim, dhe ata marrin lavdërata dhe lajkatime nga njerëzit. Por kur ata humbin dobishmërinë, ata gjithashtu humbin këtë respekt dhe dashuri. Shembuj të këtij lloji të pabesisë mund të shihen gati gjithëkund. Jetimoret, shtëpiat e pleqve, dhe qendrat për trajtimin e njerëzve të dhënë pas drogës, janë vende ku kjo pabesi reflekton në mënyrën më të qartë. Kur njerëzit që dikur kanë qenë të dobishëm për tjerët dhe të dashur dhe respektuar humbin çkado që i ka bërë objekte të vëmendjës, ata braktisen dhe lihen vetëm edhe nga fëmijët, nipat dhe të afërmit e tyre. Prindërit mund të shpenzojnë vite dhe shumë mund për t’i rritur fëmijët e tyre, por për shkak se nuk pasojnë parimet morale të Kur’anit, fëmijët mund t’i lënë ata vetëm në pleqëri. Me kohë, shoqëria i harron ata që i kanë shërbyer mirë asaj në fushat e politikës, kulturës ose edukimit. Gjatë viteve shkollore, familja dhe studentët tregojnë respekt të madh për mësuesit e tyre, i dëgjojnë ata dhe mundohen t’i bëjnë ata për vete. Por sapo të mbaroj shkolla, studentët i harrojnë mësuesit e tyre sepse dobia (vlera) e tyre ka mbaruar. Një çështje për t’a mbajtur në mend këtu është se pabesia dhe jobesnikëria të hasur nga pabesimtarët në fakt është një reflektim i karakterit të “moralit” të tyre. Duke drejtuar jetërat e tyre sipas direktivave dhe sistemeve të tyre t’moralit, ata marrin shpërblimin e të mos qenit të lidhur me dikend me ndonjë besnikëri dhe besueshmëri të vërtetë. Megjithëate, shoqëria e formuar nga besimtarët të cilët pasojnë parimet morale të Kur’anit nuk e ka asnjërën nga këto shqetësime. Besimtarët e duan njëri-tjetrin pa shiquar levërdinë, rininë apo shëndetin. Matja e vetme që ata i bëjnë dashurisë së tyre është dashuria e të tjerëve për Allahut dhe karakteri i tyre i moralit të mirë. Nëse këto janë në vend, nuk ka rëndësi për një person se a plaket, bëhet nevojtar, ose i paaftë për t’fituar para. Besimtarët do të vazhdojnë t’a trajtojnë me dashuri dhe respekt të sinqertë. N’fakt, besnikëria dhe besueshmëria e vërtetë vijnë vetëm duke zbatuar mësimet morale të Kur’anit. Ata që e dojnë njëri-tjetrin, nga dashuria e tyre ndaj Allahut ata janë të palëkundur në shoqërinë e tyre dhe në shfaqjën e dashurisë dhe respektit. Vetëm ata mund t’a kuptojnë kënaqësinë që vjen nga një kuptim i besnikërisë dhe besueshmërisë.

Humbja e admirimit dhe repsektit për të tjerët

Respekti tregon dashurinë e njerëzve ndaj njëri-tjetrit dhe vlerën e vendosur mbi to. Cilësitë e mira që shihen tek të tjerët tërheqin një kuptim të thellë të respektit ndaj të tjerëve. Por, një karakter i mirë mund të vie vetëm duke pasuar parimet morale të Kura’nit , dhe një karakter të pjekur, të besueshëm, dhe stabil të moralit që mund të mbahet (ruhet) në të gjitha situatat mund të arrihet vetëm duke pasur frikë nga Allahu. Natyrisht, shoqëritë injorante kanë një koncept të caktuar të respektit, por të kuptuarit e tyre është e bazuar në themele të rreme. Ata të cilët jetojnë sipas kritereve injorante tregojnë dashuri dhe përkrahje për ata për t’cilët mendojnë se janë epror të tyre. Nëse një person tjetër është më i pasur, më i repsektuar, flitet më tepër për të, më i vënë re dhe ka një karierë më të lakmueshme kjo është një bazë për respekt e një shoqërie ignjorante. Ndaj një kuptueshmërie të tillë, karakteri moral i një personi, qoftë se i kryen apo jo punët mirë dhe qëndrimi i tij ndaj të tjerëve përreth tij shihen si të parëndësishme. Edhe nëse kanë siguruar pasurinë dhe namin e tyre prej burimeve të pasigurta dhe të paligjshme, ata trajtohen me respekt dhe admirim nga disa segmente të shoqërisë. Por kjo nuk është admirim apo respekt i vërtetë, për këtë bazohet në atë se si të tjerët mendojnë se mund të përfitojnë prej tyre. Që nga fillimi i këtij libri, ne kemi përmendur se për shkak se këta njerëz refuzojnë Allahun, ata nuk mund t’a çmojnë karakterin e moralit të mirë të të tjerëve siç duhet, intelektin e përpunuar ose cilësi tjera të admirueshme. Për këtë arsye të njejtë, ata nuk mund të ndiejnë ndonjë kënaqësi apo admirim naturor në zemrat e tyre. Përkundrazi, kjo i zemëron ata edhe nëse për hir të levërdisë, ata duhet të shtirren se respektojnë dikend që nuk e dojnë. Në fakt, njerëzit që nuk i praktikojnë parimet morale të fesë gjitmonë dëshirojnë që ata të jenë superior, të respektuar dhe të admiruar. Ata kanë dëshirë t’a thonë fjalën e fundit dhe të tjerët të bëjnë si u thonë këta. Dhe e lëndon krenarinë e tyre nëse duhet të bëjnë kompromis unin e tyre, qoftë edhe përkohësisht, për hir të dikujt tjetër. Gjëja interesante këtu është se në mbarim të marrjës së respektit të rremë personi është në dijeni mbi situatën. Ai e din se tjetri nuk e respekton me të vërtetë, por e përdor fuqinë materiale që ka, duke u shtirur se nuk e vërenë ate duke përdorur respekt të rremë në avantazh të tij.

Në anën tjetër, besimtarët, të cilët nuk sundohen nga josinqeriteti, e dojnë njëri-tjetrin sinqerisht për shkak të cilësive të mira të moralit që shohin në njëri-tjetrin. Prandaj, respekti i tyre është i pandryshueshëm. Kur’ani u thotë bjesimtarëve t’a respektojnë njëri-tjetrin, dhe kështu japin krejt nga vetja për të praktikuar këto parime të larta të moralit me qëllim që t’fitojnë simpatinë e Tij. Ata veprojnë duke ditur se respekti i rremë është i papranueshëm në shikimin e Allahut dhe se Ai do t’u kompenzoj për atë që kanë në zemrat e tyre. Rrallë gjindet një respekt dhe admirim i tillë tek pabesimtarët. Disa individ mund të jenë mosrespektues ndaj prindërve të tyre, të cilët i kanë rritur me vështirësi. Të tjerët mund të tregojnë mosrespekt të madh ndaj njerëzve më të vjetër që shohin në rrugë duke i munduar (hipur në qafë), apo duke u tallur me dobësitë e shkaktuara nga mosha dhe shëndeti i keq i tyre. Megjithatë, Allahu i këshillon besimtarët të jenë të mëshirshëm, dhurues, të respektueshëm ndaj të pastrehëve, të varfërve, të burgosurve, prindërve dhe jetimave. Dhe kështu besimtarët e sinqertë japin gjithçka nga vetja për t’i respektuar më të vjetrit dhe të jenë të durueshëm kur prindërit e tyre të bëhen nevojtar dhe të dobësuar nga mosha. Në Kur’an Allahu shpall këto urdhëra për besimtarët:

Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). (Isra 23).

Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet. (Nisa 36).

Ata kur nuk mund t’i dinë kënaqësitë e miqësisë

Gjithkush, gjithmonë kërkon një shok të mirë, dikush me të cilin do t’a ndajnë lumturinë, i cili do t’i përkrah në kohë të vështira, dhe që u ndihmojnë të gjejnë përgjigje në probleme të vështira. Gjithkush dëshironë t’a gjen dikend i cili do t’i ofroj dashuri pa kushte, besnikëri, interesim, mirëkuptim, dhe rehati gjatë kohës së sëmundjës dhe pleqërisë. Por pasi që njerëzit e tillë është vështirë të gjenden, shumica e njerëzve janë të kënaqur t’a gjejnë vetëm një shok të mirë.

Natyrisht, gjetja e një shoku (miku) të vërtetë është një bekim i vërtetë. Shokët e tillë qëndrojnë me ty në kohë të mira dhe në të këqija, dëshirojnë për ty atë që dëshirojnë për vetën, dëshirojnë që ti t’jesh i lumtur dhe t’kesh më të mirën ashtu siq i kishin dashur ato gjëra për vetën. Me fjalë të tjera, shokët e tillë asjëherë nuk janë xheloz me njëri-tjetrin. Prej cilësive të tyre është dëshira që shokët e tyre të jenë të lumtur në të dy botërat. Prej cilësive të tyre është se ata janë të hapur dhe të sinqertë me njëri-tjetrin rreth gabimeve (t’metave) të tyre dhe u tregojnë atyre se si t’i kapërcejnë ato. Përgjithësisht njerëzit mendojnë se ky është një qëndrim agresiv, megjithatë, vetëm një shok i vërtetë do t’a bënte këtë. Ata të cilët kanë një ndjenjë të konkurrencës dhe zilisë (lakmisë) për tjetrin nuk do të tregojnë gabimet e njerëzve të tjerë nëse nuk janë të detyruar, për arsye se nuk dëshirojnë që personi tjetër të jetë më i mirë se ata. Dhe kështu i lavdërojnë ata; “Ti je shumë i mirë”, “Mos ndrysho”, “Gjithmonë qëndro ashtu si je”. Për të qenë një shok i mirë, ti duhet të jesh në gjendje t’i duash shokët e tu për shkak të cilësive të tyre të mira; frika dhe respekti i tyre ndaj Allahut, sinqeriteti, dhe karakteri i moralit të mirë. Vetëm shoqëria e themeluar mbi këto vlera është e qëndrueshme. Kështu, edhe pse dëshira e tyre për t’a bërë këtë mund të jetë e madhe, ata të karakterit të moralit injorant shumë shpesh nuk mund t’a gjejnë asnjë shok të mirë. Pa dyshim ju keni ndëgjuar njerëzit duke bërë ankesa të ngjajshme me këto, “Jam shumë i vetmuar”, “Nuk kam asnjë shok të vetëm” dhe” të gjithë kanë shkuar dhe më kanë lënë në baltë”. Unë mendoj se ata kanë qenë shokë që të lënë në baltë. Miqësitë e bazuara në pasuri, bukuri, respekt, pozitë apo statusin social asnjëherë nuk zgjasin shumë për shkak se ndryshojnë kushtet. Posa të ndryshojnë disi kushtet në të cilat bazohet miqësia, miqësia mbaron vetvetiu. Për shembull, pabesimtarët mund të shoqërohen me dikend që është tërheqës dhe i/e pashme. Por në qoftë se pamjet e këtij personi ndryshojnë për shkak të një aksidenti dhe nevojës për t’u përkujdesur për të, atëherë miqësia mbaron. Megjithatë, nëse miqësia e tyre ka qenë e bazuar në frikën reciproke dhe respektin ndaj Allahut, besimin, dhe parimet e larta të moralit, çfarëdo ndryshimi fizik nuk do t’mund t’a ndryshonte këtë. Përkundrazi, një shok i vërtetë do të ndiente edhe më shumë keqardhje. Edhe vetë pabesimtarët vuajnë nga kjo pabesi. Për shembull, ata mund t’i humbin dukjet e tyre, rininë, pasurinë dhe mallrat dhe së shpejti e gjejnë vehtën të braktisur nga ata për të cilët kanë menduar se ishin shokë të vërtetë. Në kohëra të mira, këta njerëz ishin të afërt dhe të ngushtë dhe kanë premtuar se do të jenë besnik deri në vdekje, por tani, ata shtirren se nuk e njohin njëri-tjetrin. Ata nuk kanë me kend t’i ndajnë problemet, askend që mund t’i besojnë, të kërkojnë këshillë dhe ndihmë. Ata zbulojnë se shokët i kanë dashur ata vetëm për përfitimet që kanë mundur t’u ofrojnë. Megjithatë, besimtarët jetojnë në një mjedis të përshkuar nga frika në Allahun dhe besimi, dhe e gjithë kjo krijon ndjenjat e dashurisë dhe respektit. Ata të cilët nuk pasojnë parimet morale të Kur’anit dhe i dinë parimet e turpshme të moralit të njëri-tjetrit nuk mund të besojnë apo të ndjejnë dashuri të vërtetë dhe respekt për të tjerët. Si mund t’a duash dikend për t’cilin e di se është gënjeshtar dhe një dyftyrësh dhe i shfrytëzon të tjerët për përfitime të veta? Edhe nëse i trajtoni ata si shokë të afërt dhe të ngushtë, ti e din se miqësia e tyre është e pasinqertë sepse ata kanë një motiv të mëvonshëm në mendje. Ky stil i jetës, produkt i mosbesimit është një mbarim i vërtetë e i vdekur. Ata e dinë këtë dhe gjithmonë ankohen për kënaqësitë që i kanë humbur, dhe ende nuk e kërkojnë lumturinë në besim duke ndjekur parimet morale të Kur’anit. Ata kurrë nuk do t’i zgjidhin vështërsitë tyre, sepse kërkojnë zgjidhje të bazuara në mosbesim.

Ata nuk mund t’i shijojnë kënaqësitë që vijnë duke qenë të sinqertë

Njerëzit e sinqertë janë gjithmonë të njejtë, pa marr parasysh se a i shohin të tjerët ata a jo, dhe për këtë çka ndijnë dhe përjetojnë ata nga brenda reflekton edhe jashtë. Ata janë të ndershëm, të hapur dhe të drejtpërdrejt (të çiltër), nuk i fshehin mendimet dhe ndjenjat e tyre të vërteta, e tregojnë karakterin e tyre pa llogaritur, dhe e prezentojnë vehtën ashtu si janë në ralitet. Sinqeriteti e ngrit besimin dhe i lidh njerëzit në dashuri dhe respekt. Allahu i ka krijuar qeniet njerëzore në atë mënyrë që nëse i praktikojnë parimet morale të Kur’anit, ata do të jetojnë duke qenë të kënaqur, të lumtur dhe të lehtësuar. Kështu, ata që nuk janë të sinqertë e humbin respektin e të tjerëve dhe si rezultat, nuk mund t’i dojnë dhe respektojnë shokët e tyre të supozuar dhe kolegët e ngushtë. Duke jetuar një jetë publike e cila është e kundërt nga jeta e tyre private, dhe duke e bazuar jetën e tyre publike në mashtrim, pandershmëri, dhe në shtirje, sjell shqetësim dhe falsitet edhe ndaj atyre që i kanë konsideruar si shokë të ngushtë.

Pabesimtarët jetojnë këtë jetë të ngopur me shqetësim, si një i larguar nga rrethi i ngushtë (familiariteti). Duke mos pasur në zemrat e tyre përvojë dashurie, respekti dhe mëshire ata vetëm mund t’i imitojnë këto ndjenja. Shtirja e tyre është e qartë, megjithëate, se çka njerëzit ndijnë në zemra medoemos reflekton në qëndrimet e tyre. Dashuria e sinqertë nuk mund të fshihet, kështu që është e qartë në fytyrën e njeriut, pamjën e jashtme, sjelljën, dhe qëndrimin. Në të njejtën mënyrë, zemërimi dhe antipatia e brendshme i njërit, reflekton në shprehjën e tij të fytyrës, zghedhjet e fjalëve dhe të fjalive. Me këtë lloj sjelljeje injorantën veçse dëmtojnë vetvetën. Ata u afrohen të tjerëve me josinqeritet, me pretendime të rreme, dhe atyre që u drejtohen, u drejtojnë të njejtin josinqeritet edhe atyre. Gjatë gjithë jetës së tyre, siq thamë edhemë herët, ata janë djegur për një shok të sinqertë dhe të ndershëm, por asnjëherë nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë një begati të tillë- për shkak të të kuptuarit të shtrembëruar të moralit, që dominon në shoqërinë e tyre. Nuk mund të jenë shokë të sinqertë me askend, dhe nuk mund të përjetojnë asnjë marëdhënie të afërt dhe të ngrohtë. Ata do të lidhen me shokët e tyre më të ngushtë, prindërit apo bashkëshortet me të njejtin josinqeritet. Megjithate, të qenurit i ndershëm, i sinqertë, dhe duke pasur një shpirt transparent dhe të sinqertë u sjell kënqësi të madhe, për shkak se qeniet njerëzore janë krijuar që t’jetojnë në këtë mënyrë. Për këtë arsye, ata që sillen në bazë të natyrë së lindur të tyre nxjerrin kënaqësi të madhe nga qetësia e ndërgjegjës së tyre. Edhe nëse e dinë se do të vuajnë ndonjë pengesë, kënaqësia e nxjerrë nga ndërgjegja e qetë e tyre, asnjëherë nuk do të lëkundet. Por pabesimtarët të cilët nuk bëjnë asnjë përpjekje që t’jenë të sinqertë janë të zhytur në cilësitë e moralit negativ të tyre, duke u frikësuar se të tjerët dot mësojnë për cilësitë e vërteta të tyre. Prandaj, ata i fshehin mendimet dhe ndjenjat e tyre të vërteta aq sa munden. Besimtarët në anën tjetër, nuk ngurrojnë t’i shfaqin kualitetet (cilësitë) që i kanë në zemrat e tyre. Nëse mendojnë mirë për dikend, ata ia tregojnë atij personi haptazi, nëse mendojnë negativisht për diçka, ata ia thonë këtë në një mënyrë që do t’ishte e dobishme për personin tjetër, për këtë edhe Allahu u thot njerëzve t’i thirrin njerëzit në të mirë dhe t’mundohen t’i largojnë ( zhbindin) nga e keqja:

(Të Xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falenderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoj besimtarët. (Tewbe 112).

Pabesimtarët besojnë se do të vuajnë nëse shfaqin ndonjë kuptim të ndershmërisë. Megjithatë, ky është një burim i rëndësishëm i dashurisë për njerëzit të cilët jetojnë me të njejtin nderë dhe sinqeritet. Asnjë komplimet apo përkujdesje nuk mund të krijojë dashuri, afërsi dhe besën të cilën sinqeriteti e vendos në zemrat e tyre. Kështu, ata i hargjojnë të gjitha kënaqësitë që këto cilësi të mira i japin shpirtit, kështu që idetë e tyre të shtrembëruara i bëjnë ata që pretendimi i rremë dhe dredhia t’u duken më tërheqëse. Prapë, janë vetë ata që vuajnë më së shumti nga ajo që besojnë, dhe edhe pse gjatë tërë jetës së tyre janë të mashtruar nga ata përreth tyre, ata nuk heqin dorë nga idetë e tyre. Në Kur’an, Allahu na tregon se ata të cilët e mohojnë Atë, e kuptojnë se nuk ka zgjidhje tjetër përpos parimeve morale të fesë. Por, mohuesit janë të përcaktuar të jetojnë në sistemet e tyre të shtrembëruara, dhe ata vuajnë si shpërblim për këtë;

Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdo prapë si mendjemadh sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmroje për një vuajtje të dhembshme. (Xhathia 8)

Dhe ata ishin vazhdimisht në mëkatin e madh. (Vakia 46)

Ata i kanë humbur kënaqësitë e sjelljës me moral

Secili ka dëshirë të sheh qëndrimet e moralit të pjekur që janë në pajtim me ato të mësuara nga Kur’ani, që të trajtohen mirë, që të tolerohen dështimet e tyre, të trajtohen me drejtësi nëse rrjedh problemi, dhe t’u afrohemi me një ngrohtësi të plotë nderim, pavarësisht nga niveli i arrogancës s ë tyre. Pa marrë parasysh se sa e papranueshme të jetë sjellja e tyre, ata dëshirojnë që të tjerët të jenë të durueshëm me ta, t’u ofrojnë ndihmë kur kanë nevojë për të, t’iu falin gabimet pavarësisht nga natyra e tyre e vazhdueshme, dhe t’i trajtojnë me respekt. Kur kjo t’mos ndodh, ata pezmatohen dhe asnjëherë nuk ndalen së ankuari se njerëzimi është i vdekur, njerëzit nuk janë siç kanë qenë më parë, të gjithë mendojnë vetëm për vehtën e tyre, dhe se njerëzit nuk mund të ndjejnë më me emocionet e njerëzimit në këtë botë materiale. Pavarësisht nga këto akuza, ata nuk bëjnë asnjë përpjekje t’i trajtojnë të tjerët në ndonjë mënyrë më të mirë. Ata dëshirojnë që të tjerët t’i trajtojnë me mirësi, përderisa ata mendojnë vetëm për vehtën e tyre. Ata dëshirojnë më tepër që vuajtjet të bijnë mbi të tjerët se sa mbi ta, dhe për shkak të besimeve të tyre injorante, ata shmangin sjelljën me moral. Në rrënjë të kësaj logjike të prapambetur qëndron mungesa e frikës nga Allahu: si rezultat, këta njerëz veprojnë më tepër vetëm sa për hir të përfitimit, se sa që ia vëjnë veshin zërit të ndërgjegjës së tyre. Vetëm besimi dhe respekti dhe frika e njeriut ndaj Allahut mund të shkaktoj një karakter të moralit të mirë. Përndryshe, sjellja e mirë e njeriut është gjithmonë e llogaritur dhe e herë pas hershme. Për shembull, kur ai ndjen se mund të përfitoj nga ndonjë shitblerje, ai mund të duket se i vë menjanë parimet e tij të moralit injorant: papritmas ai mund të duket si bujar dhe tolerant, por është i drejtuar kah një sjellje e dukshme e moralit nga përfitimet që ai pret t’i ketë. Kjo mënyrë e shtrembëruar e t’menduarit është shumë e dëmshme. Pa marrë parasysh se sa i nënvlerësojnë këta njerëz fitimet e kësaj bote dhe të heqin dorë nga sjellja egoiste, jotolerante dhe e padrejtë, sjellja e pahijshme e moralit të tyre i shkakton shpirtit të tyre një dëm të madh. Çdoherë që bëjnë diçka kundër ndërgjegjës së tyre, ata bëhen më të hutuar dhe më të zbrazët përbrenda, dhe më të humbur shpirtërisht. Për çdo ditë ata kanë mundësi të veprojnë në një mënyrë pozitive, por gjithmonë ata i keqpërdorin këto mundësi. Ndërgjegjet e tyre bëhen të pandjeshme. Asgjë nuk i lëviz, dhe ata mund të kryejnë edhe veprimin më të keq pa brejtjën më të vockël të ndërgjegjës. Ata kanë dëshirë të kalojnë një jetë të mirë në një botë të mrekullueshme pa punuar për të.

Njeriu nuk lodhet prej kërkesës për mirë, e kur atë e godit e keqja, ai keqësohet shumë dhe humb shpresën. (Fussilet 49)

Por pa punë, asgjë e mirë nuk mund të prodhohet. Kur vjen pyetja e punës drejt një karakteri të moralit të mirë, ata thonë: “Kështu jam unë” ose” Nuk mund të ndryshoj në këtë moshë”. Por, personaliteti i këtij individi nuk është punë e moshës së tij apo mënyrës se si është rritur ai. Ai thjesht ka dëshirë të veproj ashtu si të don pa bërë asnjë përpjekje. Një person mund ta arrij një karakter të mirë vetëm atëherë kur punon për të dhe kur këmbëngul të bëjë gjëra të drejta. Por, individët injorant nuk shohin arsye t’a trajnojnë unin e tyre apo ti përdorin dëshirat e tyre. Ata nuk besojnë në jetën e përtejme ose se në Ditën e Gjykimit ata do të thirren për t’dhënë llogari se a kanë vepruar në bazë të ndërgjegjës së tyre. Kështu ata nuk mund të shohin arsye pse t’i nënshtrohen një pune të tillë të rëndë ose pse prapëseprapë nuk duhet të sillen si të dëshirojnë. Megjithatë, ata janë gabim dhe do të japin llogari për gjithçka që kanë bërë tek nuk konsultoheshin me ndërgjegjën e tyre. Veç kësaj, një karakter i moralit të mirë, u lejon njerëzve të kënaqen në këtë jetë, për shkak se prodhon gëzim dhe kënaqësi në shpirtin e njeriut gjë që në intensitet nuk mund të krahasohet me asnjë përfitim material. Askush nuk mund t’a kuptoj këtë në mungesë të përvojës së drejtëpërdrejtë. Kjo kënaqësi është e kundërta e saktë zbrazëtisë e prodhuar në shpirtin e njeriut nga mosbesimi. Pasi që gëzimi dhe kënaqësia që vijnë nga ndëgjimi i ndërgjegjës së njëriut nuk mund të gjenden në lakminë e përfitimeve të kësaj bote, karakteri egoist i pabesimtarëve bënë që ata të jetojnë në një botë të errët, një që nuk ka hapësirë për njerëz bujar dhe tolerant, t’butë dhe falës, dhe të mëshirshëm dhe të dashur. Prandaj, ata janë të denuar të jetojnë në një botë të kaosit dhe rrëmujës, një botë që nuk ofron paqe, miqësi apo qetësi. Të paaftë të gjejnë qetësi në të qenurit bujar, ata jetojnë me brejtje të ndërgjegjës që sjell egoizmi. Pasi që kurrë ata nuk kanë ditur të jenë të ndjeshëm dhe të flasin butësisht, ata vuajnë nga të jetuarit në një rreth kundërshtues dhe grindavec. Ata e dinë mjerimin fizik dhe shpirtëror të irritimit, dhe iu përgjigjen asaj duke bërtitur dhe duke e kthyer në dhunë fizike. Ata jetojnë në një mjedis të vështirë, në një mjedis ku njerëzit flasin me inat dhe sarkazëm dhe dëshirojnë t’a kënaqin dëshirën e tyre për hakmarrje. Të paaftë që në mënyrë të lehtë të shfaqin përulje, ata forcohen me krenari dhe arrogancën e tyre të trishtuar. Gjithmonë dëshirojnë më shumë, nuk dinë asgjë rreth qetësisë shpirtërore që vjen nga të qenurit i falemnderuar dhe i kënaqur, dhe duhet t’i durojnë vështërsitë duke qenë lakmitar dhe koprrac (dorështrënguar). Ata janë në ankth të vazhdueshëm sepse ata veprojnë në kundërshtim me ndërgjegjën e tyre. Dhe fakti që njerëzit përreth tyre gjithmonë shfaqin të njejtin karakter të moralit, i dëshpëron dhe i irriton ata. Natyrisht, ata që kanë për qëllim të jetojnë jetëra të mira dhe sa më shumë shfrytëzojnë dhuratën e kësaj bote janë të dëshpëruar nga këto jetëra të zhytura në errësirë. Por kurrë mos e harroni, që këta individë me vetëdashje i kanë zgjedhur këto jetëra të errësirës. Ndonëse për ta është e mundshme t’a besojnë Allahun dhe t’i shijojnë kënaqësitë e bollshme të të dy botërave, ata janë të kënaqur me ca kënaqësi t’përkohshme e materiale të kësaj bote. Ndonëse mund të jetojnë një jetë me moral të mirë duke zgjedhur të ndjekin ndërgjegjën e tyre në vend të dëshirave të tyre egoiste, ata zgjedhin këte të fundit. Në dëshirën e tyre për një mjedis kaotik, ata me dashje i shkatërrojnë kënaqësitë që mund t’i kishin pasur.

Allahu na informon se çka i prêt njerëzit e tillë në botën e përtejme:

Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e dynjasë dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë indieferentë ndaj argumenteve Tona. Vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punuan. (Junus 7-8).

Ata nuk mund t’i dinë shpërblimet që vijnë nga dhëmbshuria dhe mëshira

Dhembshuria dhe mëshira janë përbërës të rëndësishëm të një karakteri të moralit të mirë. Ata të cilët e kanë këtë karakter shfaqin këto cilësi, që u japin atyre një kuptim të thellë të kënaqësisë dhe u mundësojnë atyre të fitojnë dashurinë, respektin dhe admirimin e atyre përreth. Mëshira i sjell njeriut akoma më shumë karakteristika të moralit të mirë, dhe kështu ata mund të tregojnë më shumë dashuri, respekt, tolerancë, pjekuri, sinqeritet dhe ndihmë. Dikush që është i mëshirshëm së pari mendon për nevojat e personit tjetër; njerëzit që nuk kanë mëshirë janë zemërfortë dhe së pari mendojnë për vehtvetën. Interesimi i tyre kryesor është t’i qojnë jetërat e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme. Por, karakteri i tyre i prishur i privon ata nga shumë kënaqësi. Në fakt disa prej tyre bile mund t’mos e vërejnë primivin shpirtëror të cilës iu janë nënshtruar. Vetëm besimtarët u ndihmojnë atyre nëpër rrugë që kanë të ftohtë apo që janë të uritur, ose janë bujar dhe human ndaj atyre që janë të sëmurë. Kënaqësia që vjen nga të pasuarit parimet morale të Kur’anit nuk është si çfarëdo kënaqësi tjetër materiale që ofron bota. Edhe sikur t’u ipeshin miliona dollar, si dhe pronë dhe pasuri, asnjëra nga këto nuk dot mund të krahasohej me kënaqësinë që vjen duke pasur një karakter të moralit të mirë. Ata shfaqin këtë lloj të parimeve morale për hir të Tij dhe shpresojnë si shpërblim t’fitojnë simpatinë e Tij, dhe shijojnë kënaqësinë, gëzimin, dhe ngacmimin që vjen nga të pasuarit e Kur’anit dhe thënieve të Profetit (s.a.v.s), të cilat janë mbi çdo gëzim tjetër. Por, pabesimtarët nuk mund të shijojnë asnjërën nga këto kënaqësi sepse zemrat e tyre të forcuara nuk përmbajnë mëshirë apo dhembshuri. Natyrisht, disa prej tyre duket se sillen me mëshirë, por presin që edhe të tjerët nga ana tjetër t’jenë të obliguar ndaj tyre ose t’jenë në gjendje të kërkojnë diçka si këmbim për t’mirat që ua kanë bërë. Në Kur’an Allahu na tregon për karakterin e paturpshëm të këtyre njerëzve.

A e ke parë ti (a e sheh) atë, që përgënjeshtron përgjegjësinë dhe llogarinënë botën tjetër? Po ai është që e përzë në mënyrë të vrazhdë bonjakun. Dhe që nuk nxit për të ushqyer të varfërin. Ata që vetëm shtiren (sa për sy e faqe). Dhe nuk japin as sendin më të vogël (as hua). (Maun 1-3, 6-7).

O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim siç bën ai që ia jep pasurinë e vet sa par sy e faqe të njerëzve, e nuk beson All-llahun dhe botën tjetër. Shembulli i tij është si një gur i madh e i lëmuar bmi të cilin ka pak dhe, e kur e godet atë një shi i madh e lë të zhveshur (lakuriq). Ata (formalistët) nuk arrijnë asgjë nga ajo që punuan. All-llahu nuk udhëzon popullin pabesimtar. ( El Bekare 264)

Pabesimtarët, bile edhe shokëve të tyre më të ngushtë iu afrohen me pritjet e njejta të prishura me shpresën se dot fitojnë ndonjë epërsi. Për shembull, duke qenë se njerëzit bëhen nevojtar materialisht dhe emocionalisht me kalimin e viteve, ata kanë nevojë për dikend që dot kujdeset dhe të interesohet për ta. Kështu që, pabesimtarët tregojnë interesim, dashuri dhe dhembshuri për t’afërmit e tyre ndërsa llogarisin se çka mund t’u ndodh në të ardhmën. Por ata që nuk kanë karakter të moralit të mirë do të marrin, shpërblimin’’ për sjelljet e tyre. Atyre do t’u tregohet vetëm dhembshuri e pasinqertë, dhe askush nuk do të formojë miqësi të ngushtë dhe të sinqertë me ta. Njerëzit dot tregojnë për ta dhembshuri vetëm për atë që dot mund të marrin si shpërblim. Kështu që ata e detyrojnë vetvetën të jetojnë në një botë të lire nga vlerat shpirtërore, ku dhembshuria dhe dashuria janë të prishura dhe ku posedimet materiale janë interesimet e vetme të rëndësishme. Në këtë mënyrë, ata pranojnë shpërblime të qarta për karakterin e keq të moralit të tyre. Por, në Kur’an Allahu i përshkruan jetërat e vështira të atyre që e mohojnë si Atë'' të errata dhe të ngushta”.

E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” Ai (All-llahu) thotë: “Ashtu si harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”. Po kështu Ne e shpërblejmë edhe atë që zhytet në mëkate dhe nk i beson argumentet e Zotit të vet, po dënimi në botën tjetër është edhe më i ashpër dhe i përjetshëm (Ta-Ha 124-127).

Ata i kanë humbur rehatitë e të jetuarit në kënaqësi dhe siguri

Pabesimtarër jetojnë një jetë me tension dhe pakënaqësi të vazhdueshme, në një botë të mbushur me frikë dhe shqetësim. Ata ecin nëpër rrugë me shprehje të merakut në fytyrat e tyre, të frikësuar se rreziku mund t’u ndodh në çdo moment. Të moshuuarit shihen qartë të shqetësuar se frigohen se mos dikush do t’i trajton keq. Nevojtarët dhe të varfërit duken të dëshpëruar sepse ata e dijnë se shikohen me përçmim dhe shoqëria nuk ka respekt për ta. Shqetësimi i pastër se do të mashtrohen në çdo moment dhe se do t’u vjedhet pasuria: këto janë vetëm disa nga fytyrat e trazuara që mund të shihen në këtë shoqëri. Kjo është situata në rrugë, por në shtëpi, njerëzit përjetojnë të njejtin tension, në vendin më të afërt ku ata duhej të ndiheshin të sigurt dhe të lehtësuar. Gati çdo ditë, mbrapa dyerve të mbyllura nodhin grindje familjare ku fëmijët trajtohen me humbje durimi, këto janë vetëm dy prej burimeve të tensionit. Situata nuk ndryshon aspak në vendin e punës. Atje është një konkurrencë (rivalitet) në të cilën njëri është jotolerant ndaj tjetrit dhe secili me xhelozi provon t’a gryej nga themeli tjetrin, si rezultat mbretëron pakënaqësia. Secili në department (zyre) është i tmerruar nga bërja e një gabimi: dhe tensioni më i madh vjen kur provojnë t’i fshehin gabimet që tashmë janë bërë. Shumica nuk mund t’i besojnë shokut më të ngushtë; gjithmonë ekziston mundësia që këta do t’jenë të humbur ose të tradhtuar: dhe kjo ngrit tensione të vazhdueshme.

Çdo kund në botë, fëmijët mund të vjedhin nga familjet e tyre, familjet mund t’i rrahin fëmijë deri në vdekje, dhe njerëzit mund të kryejnë vrasje në rrugë për para pa ngurruar. Për çdo ditë, në television pamjet e frikës dhe tmerrit (horrorit) dramatizohen. Në shumë shtete, terrori dhe dhuna janë bërë gjëra të zakonshme. Vendet e punës ose qendrat tregtare të stërmbushura me njerëz shpeshherë bombardohen, një bank gjoja e siguruar plaçkitet ose menagjeri i përvetëson parat e klientëve, një person mund të jetë jobesnik ndaj bashkëshortës, ndaj shokut të punës, ose ndaj dikujt që ai apo ajo e ka mbrojtur dhe është kujdesur për të. Gazetat janë plot me tregime të tilla. Kështu, cili është shkaku i gjithë kësaj? Arsyeja kryesore është se njerëzit nuk pasojnë parimet morale të Kur’anit dhe nuk e besojnë Allahun. Sikur njerëzit t’kishin pasur frikë nga Allahu ashtu siq duhej, nuk do t’i trajtonin njerëzit e tjerë padrejtësisht. Gjithkush do t’mendonte mirë për të tjerët, t’i përkrahte dhe do t’sillej moralisht. Kështu nuk dot rezultonte asnjë shqetësim apo tension, kështu që mjedisi i tyre do t’ishte i kënaqshëm dhe i sigurt. Për t’i ikur këtij shqetësimi dhe kësaj frike njerëzit duhet të shprehin besim në Allahun. Shqetësimi dhe tensioni dalin duke mos qenë në dijeni se Allahu kontrollon çdo gjë, dhe duke mos pranuar t’i besojnë dhe t’i nënshtrohen Atij. Ata të cilët jetojnë me shqetësim të vazhdueshëm nuk kuptojnë se Allahu kontrollon gjithçka që ndodh, jo vetëm ata por gjithkend me të cilin ata janë në kontakt, pa përjashtim. Ata supozojnë se tërmetet, vërshimet, stuhitë e shiut apo zjarret nuk ndodhin vetvetiu pa pasur lidhje me diqka tjetër. Për shkak se iu mungon çfarëdo besimi në Allahun, ata mendojnë se t’gjitha këto katastrofa ndodhin rastësisht ose nga ndonjë fat i keq i imagjinuar. Kjo mënyrë e t’menduarit vetëm se iu lenë tension sepse një, befasi” tjetër e tillë mund të ndodhë në çdo moment. Megjithatë, nuk është zgjidhje t’jetohet me këtë frikë dhe shqetësim të vazhdueshëm. Përkundrazi, kushdo që përjeton një shqetësim të tillë, jeton një ekzistencë shumë të vështirë, të pakënaqshme dhe jo të lumtur dhe nuk mund t’i shijoj gjërat e mira në jetë. Zgjidhja është të besojmë në Allahun. Gjithçka që ndodh në gjithësi është nën kontroll të Tij, dhe Ai ka krijuar gjithçka për t’mirën e shërbyesve të Tij. Ata që kanë besim e dijnë se çdo gjë që duket e mirë, e keqe ose e shëmtuar ka qenë e krijuar nga Allahu si një test për qeniet njerëzore dhe për t’i shpërblyer ata që bëjnë vepra të mira. Prandaj, pa marrë parasysh se çka u ndodh, ata e dijnë se Allahu do t’i mbron dhe se gjithçka do të mbaroj për të mirën e tyre. Për këtë arsye, ata janë të kënaqur. Ata të cilët e kuptojnë këtë të vërtetë dhe iu nënshtrohen Atij me sinqeritet, Ai do t’i përkrah duke iu quar atyre një ndjenjë të qetësisë nga Prania e Tij:

Ai është që në zemrat ë besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahut është shumë i dijshëm dhe shumë preciz. (Fet’h 4)

Çdo ndodhi dhe njeri është nën kontrollin e Tij, dhe mund të ndodh vetëm me lejën dhe dijeninë e Tij. Në Kur’an ne informohemi se askush nuk mund t’i bëjë askujt as keq e as dobi pa lejën e Allahut.

Nëse All-llahu të provon me ndonjë të keqe, atë s’mund ta largojë kush pos Tij, po nëse dëshiron të japë ndonjë të mirë, s’ka kush që mund ta pengojë dhuntinë e Tij. E shpërblen me të, atë që do nga robët e Tij. Ai falë dhe mëshiron shumë. (Junus 107).

Njohja e kësaj të vërtete i lejon besimtarëve të jetojnë një jetë të sigurt dhe të kënaqshme. Ata pabesimtarë të cilët këmbëngulin në iluzionet e tyre pa e besuar Allahun ose pa iu përmbajtur Kur’anit, nuk mund t’a dijnë kënaqësinë qe vjen nga kjo siguri, vetkënaqësi apo lumturi. Kjo është vetëm njëra nga humbjet që Allahu i bënë t’a vuajnë ata në jetën e kësaj bote për shkak se e kanë mohuar Ate.

Ata e kanë humbur gëzimin e të jetuarit me shpresë

Pabesimtarët e konsiderojnë jetën si, një numër i caktuar i fakteve themelore” dhe mendojnë se duke qenë optimist është një mënyrë e të, ngushëlluarit vetvetën”. Në këndvështrimin e tyre, faktet themelore të jetës janë që të pasurit të kenë pushtet ndërsa varfnjakët të jenë të shtypur, dhe që është naïve t’ia bëjnë ndonjë të mirë dikujt, se ata që tregojnë të vërtetën shfrytëzohen, dhe se posedimi i dukjeve të mira, parave dhe pozitës mund të hap çdo derë. Sipas kësaj mënyre të shtrembëruar të të menduarit, njerëzit duhet jetuar në këtë botë dhe t’i gjykojnë njerëzit e tyre në përputhje me rrethanat, dhe kështu, ligjet” e tilla përcaktojnë rrjedhën e jetës së njeriut. Dhe, siq thonë ata, këto ligje nuk do të ndryshojnë përderisa bota t’a ndryshoj plotësisht drejtimin. Por, këto të ashtuquajtura fakte të jetës nuk ekzistiojnë, faktet e vetme janë ato të cilat i ka shpallur Allahu në Kur’an. Dhe, Ai u thot qenieve njerëzore të jenë optimist, për shkak se fuqia e Tij mjafton për gjithçka. Ai na tregon se Ai i ndëgjon lutjet tona dhe se ata të cilët bëjnë vepra të mira do të kenë shpërblim më të madh dhe më të këndshëm:

Dhe vetëm të All-llahut janë ç’ka në qiej dhe në tokë - për t’i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t’i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre (Nexhm 31).

Por njerëzit injorant i bazojnë jetërat e tyre në idetë e tyre të mbrapshta që lënë ata në një shpirt pesimist. Ata gjykojnë botën, ndodhitë dhe njerëzit e tjerë nga kjo pikëpamje e dëshpërimit: dhe si rezultat, ata jetojnë jetë jo të lumtur. Kjo mënyrë negative, grindavece e të menduarit pushton ditën e tyre. Ata janë të mbushur me brenga të vazhdueshme për t’ardhmën e tyre. Ata vazhdimisht brengosen se çka do të ndodh nesër dhe si do të arrijnë ndonjëherë t’i plotësojnë dëshirat dhe aspiratat e tyre. Për këtë temë ata brengosen gati për çdo ditë- në rrugë, autobus, në punë dhe natën kur shkojnë për të fjetur- duke formuar skenare të panumërta të imagjinueshme. Për shembull, edhe përpara se studentët të pranohen në universitet, ata brengosen rreth asaj se si do t’i kalojnë katër vite të tyre atje, dhe bëhen merak për atë se ku do të gjejnë punë pas diplomimit. Pastaj, më herët ose më vonë, ata mundohen t’largohen nga këto dështime të imagjinuara dhe t’i heqin nga mendja. Por pabesimtarët imagjinojnë skenarët më të keqinj: ata mendojnë se nuk do të pranohen në universitetin e zgjedhjës së tyre, e nëse pranohen se nuk dot mund t’ofrojnë këtë, se duhet të kenë punën dhe t’mbaorjnë studimet me vuajtje, se nuk do të diplomohen dhe, edhe nëse po nuk do të gjejnë punë dhe do të mbeten pa ndihmë dhe para pas një mundi kaq të madh. Kjo gjendje shpirtërore negative zgjatë edhe në të ardhmën dhe githashtu në jetën e përditshme. Ata brengosen për çdo gjë: bllokimet në trafik, humbja e autobusit, vonesa në punë, duke qenë të qortuar nga mbikqyrësi i tyre, dhe duke lënë përshtypje të këqija. Ata fillojnë të krijojnë zgjidhje imagjinare për problemet e tyre imagjinare. Për shembull, ata formojnë arsyetime imagjinare për t’u shpjeguar shefave të tyre se përse kanë mbërri vonë. Për të treguar se nuk janë dembelë dhe të papërgjegjshëm, ata formojnë më shumë skenarë se çka do të kryejnë pjesën e mbetur të ditës. Por në Kur’an Allahu na tregon se vetëm Ai e din se çka nuk ka ndodhur ende:

Çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk është (shënuar) në librin e qartë (LehviMahfud). ( En Nam 59)

Ai e krijon çdo ndodhi, në të ardhmën dhe të kaluarën. Kështu që është e pakuptimtë që një person të shkruaj skripte n’bazë të imagjinatës së tij dhe të jepet pas frikës së pafund. Gjithçka do të ndodh si të dëshiron Allahu. Në Kur’an Allahu u thot qenieve njerëzorë që kurr mos t’lejojnë vetën të pushtohen nga dëshpërimi.

(Jakubi u tha të bijëve të vet) O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahit, pse vetëm populli jobesimtarë e humb shpresën në All-llahun. (Jusuf 87).

Në një ajet tjetër, Ai na sjell ndërmend se ata të cilët luten Atij do të marrin përgjigje.

E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua. ( Bekare 186).

Nëse Ai don, me siguri Allahu do t’i përgjigjet një lutjeje të shprehur me shpresë, dhe pa asnjë dyshim dhe frikë. Nuk ka asnjë arsye të jemi pesimist për të ardhmën ose të shiqojmë negativisht gjërat që kanë ndodhur. Njeriu duhet të besoj vetëm në Allahun me me zemër të pastër, t’a besoj Ate, dhe t’i nënshtrohet Atij dhe duke e ditur se çkado që ndodh është për të mirën e tyre. Pabesimtarët të cilët refuzojnë t’a bëjnë këtë, do të marrin,, shpërblimin” e një shpirti pesimist dhe të dëshpëruar. Dhe për shkak të mohimit të tyre të qëndrueshëm të Allahut, në botën e ardhshme ata do të jetojnë pa shpresë për shpëtim. Allahu në Kur’an e përshkruan gjendjën e atyre që e mohojnë Ate:

Ndërkaq, kriminelët janë në vuajtje të përjetshme të Xhehennemit. Atyre as nuk u lehtësohet (vuajtja) dhe aty janë të dëshpruar. Ne nuk u bëmë atyre padrejtësi, por ata vetë kanë qenë horra. ( Zuhruf 74-76)

Ata nuk i dijnë shpërblimet e urtësisë dhe mendimit të thellë

Urtësia është cilësia më e nevojshme, dhe ende gjindet shumë rrallë. Duke u përballur me problemet në jetërat e tyre të përditshme dhe të hutuar nga planet e tyre për të ardhmën, disa njerëz përpqien t’i gjejnë të gjitha hollësitë ashtu si dinë më së miri dhe marrin vendimet më të zgjuara për të shkuar përpara. Kurdo që e ndjejnë që dituria e tyre, përvoja dhe gjykimi janë të pamjaftueshme, ata kërkojnë gjetiu për individë të zguar, të dijshëm dhe mendjehollë për t’i këshilluar. Por ata nuk munden gjithmonë të gjejnë individë që ndihmojnë kaq. Dhe këshilla që marrin prej atyre përreth se si t’i zgjidhin problemet gjithmonë është pothuajse e njejtë- kryesisht ngase njerëzit injorant jetojnë jetërat e tyre për t’i kënaqur të tjerët dhe në pajtueshmëri me pritjet e tyre. Në vend se t’kërkojnë ate që është e vërtetë, e mirë dhe e dobishme, ata i përshtasin aspiratat dhe qëllimet e tyre me pritjet ( atë që presin t’fitojnë) e atyre përreth dhe jetojnë sipas këtyre kritereve. Njerëzit e këtillë jetojnë jetëra jopasqyruese.

Një mënyrë e tillë e jetesës nuk le hapësirë për mendime të zgjuara dhe përdorimin e urtësisë. Njerëzit e tillë tashmë e dijnë se ç’do të bëjnë, si do t’ia bëjnë, si do të veprojnë, dhe cilat metoda do t’i përdorin, këshru që stili I tyre jetësor ka kaluar nga gjenerata në gjeneratë. Ata nuk kanë dëshirë t’I ekzaminojnë jetërat e tyre, t’i pranojnë gabimet e tyre, dhe t’I përmirësojnë ato. Në Kur’an Allahu e përshkruan mënyrën e t’menduarit në një shoqëri injorante:

E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): “Pranoni atë që All-llahu e shpalli!” Ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!” Edhe sikur prindërit e tyre të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t’i pasonin)?” ( Bekare 170)

Shumë njerëz janë aq të mësuar me mënyrën e jetesës të cilën e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre sa që ata as që janë në dijeni për mungesën e zgjuarësisë në çdo aspect të atij stili jetësor: prandaj, ata as që mund të fillojnë të mendojnë se si kishin mundur t’a përmirësonin gjendjën e tyre. Burimi i një urtësie të tillë të nevojshme është besimi. Allahu këtë të vërtetë e shpall në Kur’an:

O ju që besuat, nëse keni frikë All-llahun, Ai do të vërë udhëzim (në zemrat tuaja) për ju, do t’ua mbulojë të këqiat, do t’ua falë mëkatet. All-llahu është dhurues i madh. (Anfal 29).

Besimtarët janë në gjendje të përdorin zguarsinë e tyre për t’i ndrruar gjërat për të mirë, të zbulojnë zgjidhje radikale dhe të braktisin sjelljet stereotipike. Duke qenë në gjendje të mbërthejnë t’vërtetat e Allahut dhe të jetojnë sipas tyre, i dhuron njeriut urtësi. Duke qenë se pabesimtarët nuk janë në dijeni për këto të vërteta dhe faktit që jetërat e tyre mbështeten në themele të shtrembëruara, urtësia mungon në shoqëritë e tyre. Shoqërisë injorante, kjo mungesë e urtësisë i sjell edhe një privim (ndalon nga një e mirë) tjetër. Për shkak se këta njerëz nuk përdorin mendjën e tyre, ata janë të detyruar të jetojnë pa elemente krejtësishtë të rëndësishme të t’menduarit dhe pasqyrimit. Në shumë vende në Kur’an Allahu thekson rëndësinë e arsyës dhe zhytjës në mendime. Njerëzit arrijnë deri te e vërteta nëpërmes të menduarit: vetëm duke u zhytur në mendime ata mund të zbulojnë çka është e drejtë dhe e duhur, dhe të veprojnë në përputhje me rrethanat.

Në Kur’an, Allahu e jep këtë shembull të njerëzve të cilët nuk i përdorin mendjet e tyre.

Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë. (Bekare 171)

Vërtet gjallesat më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit, memecët, të cilët nuk logjikojnë. (An Anfal 22).

Koncepti i zgjuarësisë njerëzore përfshinë kapacitetin e të menduarit, përftyrimit, të gjykuarit, dhe nxjerrja e konkludimeve: aftësia për të kuptuar një ndodhi të rallë dhe të rastësishme dhe të kuptoj, mësoj dhe analizoj: aftësia për t’i zhvilluar (përmirësuar) pesë shqisat, mpreh vëmendjën, thelloj aftësinë e të menduarit, dhe të vërej hollësitë. Si pasojë, ata të cilët janë të privuar nga urtësia mund t’jenë në gjendje të jetojnë dhe të kujdesen për nevojat e tyre pa të, ose t’ia dalin një qëllimi të caktuar duke e ushtruar vehtën duke punuar përmendësh dhe duke e përdorur njohurinë dhe përvojën e tyre të grumbulluar ( akumuluar). Por urtësia u jep njerëzve intenzitet dhe nocion të ndryshëm, dhe e hap një horizont të gjerë para tyre. Këta njerëz pastaj mund t’i udhëzojnë dhe drejtojnë të tjerët te e vërteta, të ragojnë në mënyrë të drejtë ndaj ndodhive të papritura dhe të reja, të zgjedhin problemet e vështira dhe dukshëm të mëdha, dhe gjithmonë të tregojnë diagnozën më të mirë për secilin problem. Përveq kësaj, duke qenë në gjendje të jetojmë, dashuria dhe besimi mund të vijnë vetëm nga urtësia. Njerëzit mund të dashurojnë dhe të tregojnë respekt vetëm aq sa i lejon urtësia e tyre. Urtësia rrit kualitetin shpirtëror dhe emocional të çdo gjëje në jetë. Ka pasuri në bisedat, qëndrimet dhe veprimet e njeriut të menqur. Horizontet e mendimeve të tyre janë të gjëra, të pamësuara dhe karakteristike dhe është e lidhur me çeshtjën, dhe çdo gjë që thonë është e mençur dhe e vërtetë. Një shoqëri injorante është e privura nga kjo veti jetike dhe e rëndësishme. Në një shoqëri të tillë, njerëzit mbijetojnë jetërat e tyre jopasqyruese pa ushtruar urtësi; në një botë ku psikologjia masive përcakton se ashtu si ndihen ashtu duhet të veprojnë. Siç duket, kjo i ndalon ata për të qenë në dijeni për- apo bile edhe për të ekzaminuar mangësitë e tyre: ata nuk mund të zhvillojnë zgjedhje të qëndrueshme për problemet e tyre dhe ata gjithmonë kërkojnë lumturinë dhe kënaqësinë në vend të gabuar.

Ata i kanë humbur shpërblimet që vijnë duke qenë i ndershëm, dinjitoz dhe i nderuar

Pabesimtarët i respektojnë të tjerët në bazë të vlerave të caktuara materiale. Por, ky respekt është i rremë dhe bazohet në dëshirën për të siguruar përfitim nga dikush. Virtytet që urdhërojnë respektin e vërtetë janë të paimitueshme dhe të pamatshme sa i përket vlerave materiale. Ndër këto virtyte janë ndershmëria, dinjiteti dhe nderi dhe që të gjitha këto i japin njeriut vlerë dhe rëndësi, dhe përbrenda tyre zgjojnë dashuri dhe respekt. Asnjë shumë e pasurisë, bukurisë, dhe rëndësisë nuk mund të shkaktojnë respektin e ndier ndaj një personi të ndershëm, dinjitoz, dhe të nderuar. Njerëzit e tillë janë prej natyre dinjioz dhe madhështor me fisnikëri dhe thellësi të zemrës. Por, pabesimtarët nuk mund t’i përjetojnë këto kënaqësi apo t’i admirojnë ata të cilët i posedojnë këto cilësi të mira. Degjenerimi I tyre moral rritet përditë, dhe shoqëria e tyre i bënë t’a harrojnë rëndësinë e këtyre cilësive të mira. Disa pabesimtarë këtë degjenerim e konsiderojnë si modernizim dhe, në vend se t’i praktikojnë këto virtyte, përqëndrohen në ato kualitete të kësaj bote që do t’u jepin autoritet në sytë e njëri tjetrit. Ata nuk vëjnë rëndësi në dinjitet dhe ndershmëri, për këtë është më me rëndësi se ku jetojnë, çfarë lloji të automjetit ngasin, se a e përcjellin modën më të fundit të rrobeve, ose a i kanë albumet më të reja. Kur vjen te zgjedhja e shokëve, gjëja e fundit që kërkojnë tek ai është karakteri moral i personit, dinjiteti, dhe nderi. Disa njerëz të cilët injorojnë parimet morale të Kur’anit nuk dëshirojnë që shokët e tyre t’a vlerësojnë ndershmërinë ose të veprojnë me dinjitet dhe nderë Për këtë arsye, ata preferojnë shokë që janë si vetë ata. Natyrisht, njerëzit e tillë nuk mund t’a respektojnë njëri tjetrin; më tepër, ata sillen ndaj njëri tjetrit në mënyra të pahijshme dhe grindavece që nxjerrin në shesh degjenerimin e tyre moral. Kjo është vetëm njëra nga irritimet e tyre periodike të cilën ua sjell morali i tyre i pahijshëm (paturpshëm). Gjithashtu pabesimtarët e kanë humbur tërë nderin. Ata nuk përgjigjen me pjekuri kur përballen me qëndrimet injorante, ose nuk ngurrojnë të gënjejnë, të jenë dyftyrësh, të sillen në mënyra të pahijshme, ose të bëjnë mashtrime për përfitime të vogla. Ata mendojnë se mund të fitojnë nderë duke pasur para, prona dhe pushtet, duke qenë arrogant, duke u begenisur nga të tjerët, dhe duke përdorur pasurinë për t’u dukur më i lartë se të tjerët. Kështu, pasi kanë humbur ndershmërinë, dinjitetin dhe nderin, ata jetojnë në një botë të mbizotëruar nga vlerat mareriale. Thjeshtë çfarë jete i ofron atyre një botë e tillë?

Mbi të gjitha, përkundrazi nga supozimet e tyre, degjenerimi moral nuk u sjell atyre rehati dhe liri. Përkundrazi, t’jetuarit e jetës në shkallën më të lartë me dëshira të shfrenuara materiale i largon krejt cilësitë që e bëjnë një individ të njerëzishëm dhe më të keq, rezulton në një model të shoqërisë që i tërhjek njerëzit poshtë në kaos dhe boshllëk. Të rinjtë të cilët e humbin rininë e tyre duke përcjellur modë të mbrapsht, duke u dhënë pas drogës që shkatërron jetën e tyre dhe që sjellin vehtën në anë të vdekjës, janë vetëm një shembull i shtrirjës së këtij kaosi. Të gjitha këto gjëra janë të shkaktuara nga zbrazëtia në shpirtin e këtij personi. Duke besuar se mund të jetojnë pa ndershmëri, dinjitet dhe nderë si dhe pa pasur nevojë të zhvillojnë një karakter të moralit të mirë duke pasuar parimet morale të Kur’anit dhe duke praktikuar virtytet njerëzore, ata dështojnë në të dyja anët fizikisht dhe shpirtërisht. Boshllëku në shpirtërat e tyre reflekton në fytyrat e tyre, pamjet, bisedat dhe sjelljet. Forca e tyre fizike i braktis dhe fytyrat e tyre të bukura nuk ngjallin admirimin e askujt, dhe asgjë nga shpirti i tyre dhe nga boshllëku i brendshëm shpirtëror i tyre nuk mbetet pa u reflektuar në fytyrat dhe sytë e zbrazët. Të sunduar nga kjo zbrazëti shpirtërore, ata nuk mund të sigurojnë kualitetet të cilat joshin dashuri të vërtetë, respekt dhe besnikëri. Dhe kështu ata nuk mund vërtetë të dashurojnë, t’jenë shokë të vërtetë ose t’a vlerësojnë dikend tjetër. E tëra kjo ndodh sepse njerëzit injorant e kanë ndarë vetën nga mësimet e Kur’anit për moral. Ky është rezultati natyror i mungesës së frikës nga Allahu; kjo është ajo që ndodh kur njerëzit nuk veprojnë në bazë të ndërgjegjieve të tyre, dhe nuk i kushtojnë mjaftë rëndësi një karakteri të moralit të mirë dhe cilësive që i sjell ajo. Mësimet e Kur’anit për moralin janë e vetmja zgjidhje për këto dështime njerëzore. Vetëm duke jetuar sipas parimeve morale që Allahu i ka shpallur mundet një individ të dashuroj, të jetë i dashur nga dikush, t’jetë i lumtur dhe t’i shijoj bukuritë e kësaj jete.

Të jetuarit për të fituar simpatinë e Allahut; një gëzim të cilin pabesimtarët nuk mund t’a përjetojnë asnjëherë

Pabesimtarët i qojnë kot jetërat e tyre duke vrapuar pas jetës së kësaj bote prandaj e humbin kënaqësinë e thellë që vjen duke i pasuar parimet morale të Kur’anit dhe shpresën për dashurinë, shoqërinë, dhe miqësinë e ngushtë të Tij. Shumica e njerëzve asnjëherë nuk e kanë ndjerë një ndjenjë aq të thellë. Allahu është miku më i ngushtë i besimtarëve, ndihmësi dhe përkrahësi i vetëm, dhe i dashuri i vetëm, kështu ata e dedikojnë vehtën për t’fituar simpatinë e Tij. Prej momentit kur një besimtarë zgjohet në mëngjes, ai e kalon gjithë kohën e tij duke u sillur me moralin që Allahu e pëlqen, me shpresa se do të fitoj dashurinë e Tij. Për një person me besim, të vepruarit në çdo moment për t’a kënaqur Allahun është një burim i gëzimit dhe kënaqësisë së madhe. Në të njejtën mënyrë, duke i shmagur sjelljet që nuk e kënaqin Ate, duke mos e kompromintuar asnjëherë besimin dhe lidhjën me Të, prodhon një kuptim të lumturisë së thellë në zemrën e besimtarit. Një besimtarë besnik gjatë gjithë jetës së tij mundohet të bëhet një njeri që Allahu e don më së shumti, një njeri me të cilin Ai është më se i kënaqur, dhe të jetë më së afërti me Ate. Kënaqësitë që këto përpjekje i sjellin nuk mund të krahasohen me kënaqësinë që çfarëdo bekimi i kësaj bote mund të sjell. Në Kur’an Allahu shpall:

Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht i është bindur All-llahut dhe, duke qenë bamirës, e ndjek fenë e drejtë të Ibrahimit? All-llahu e zgjodhi Ibrahimin të dashurin më të ngushtë. (Nisa 125).

Besimtarët pasojnë shembullin e profetëve. Në mënyrë që të jenë të denjë për bekimin e miqësisë që Allahu i dha profetit Ibrahim (a.s) dhe të jenë afër Tij, ata i qojnë jetërat e tyre duke e ndjekur këtë miqësi të ngushtë. Për ata që e mbajnë besimin e tyre, Allahu shpall si në vijim:

All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira,e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur Xhennete, në të cilëtrrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh. (Tewbe 100).

Një njeri me besim do të bëjë gjithqka që mundet për t’u bërë njeriu që Allahu e përshkruan në Kur’an, në mënyrë që t’a kënaqë Ate. Gëzimi që përpjekjet e tyre të sinqerta krijojnë në shpirtin e tyre, si dhe ndjenja e kënaqësisë (të qenit i kënaqur) dhe sigurimit që ajo u sjell në ndërgjegje, i japin atyre një kënaqësi të madhe. Të gjitha këto janë kënaqësi që besimtarët do t’I shijojnë përgjithmonë në botën e ardhshme. Allahu shpall (njofton për) lajmet e mira të mëshirës, pëlqimit (aprovimit) dhe Parajsën për shërbyesit e Tij.

Thuaj: “A t’ju lajmëroj për diç shumë më të mirë se ato? Për ata që frikësohen , ata kanë te Zoti i tyre Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra , dhe kënaqësi nga All-llahu. All-llahu është Basir (Ai që sheh çdogjë) për robërit. (Ali Imran 15)

Por njerëzit injorant jetojnë duke mos qenë në dijeni që këto begati ekzistojnë fare. Ata nuk e ndëgjojnë ndërgjegjën e tyre dhe në vend të kësaj, ndjekin pasionet dhe dëshirat e vehta; si rezultat, ata janë të privuar nga të gjitha të mirat e tanishme dhe ato të ardhshmet. Dhe siq është rasti me begatitë e tjera, privimi i tyre do t’zgjasë në botën e ardhshme aq kohë sa të dëshirojë Allahu.

 

5 / total 9
Ju mund të lexoni librin e Ata të Cilët i Shfrytëzojnë të Gjitha Kënaqësitë e Tyre në Këtë Jetë Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
SAYIN ADNAN OKTAR VE ARKADAŞLARININ DURUŞMALARIN İLK HAFTASINDAKİ...
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.