< <
6 / total: 7

Arsyet Psikologjike Pse Darvinizmi Mashtron Botën - 1

"Unë besoj se një ditë miti darvinist do të radhitet ndër mashtrimet më të mëdha në historinë e shkencës" ...53 Evrimci paleontoloji profesörü Niles Eldredge

Darvinizmi është ndërtuar mbi një premisë jashtëzakonisht primitive logjike. Të gjithë ithtarët e teorisë, duke mos e përjashtuar vetë Darvinin, veprojnë nga një të kuptuar shumë sipërfaqësor. Ata kurrë nuk hulumtojnë ndonjë hollësi, dhe nuk janë të gatshëm të mendojnë për sistemet e madhërishme që secili nga këto detaje shfaq. Logjika e tyre është e thjeshtë: "Së pari ka pasur Big Bang, dhe më pas u formua universi nëpërmjet një varg rastësish," thonë ata. Por ata kurrë nuk ndalojnë të gjykojnë se si atomet me strukturën e tyre shumë të ndërlikuar dhe që  ende nuk është kuptuar plotësisht mënyra se si funksionojnë nën-grimcat, erdhi në jetë në rend të parë.

Ata kurrë nuk pyeten se si galaktikat gjigante me sistemet e tyre shumë delikate, dhe kushtet e veçanta në Tokë në të cilën jetojmë, mund të kenë ardhur në ekzistencë nga rastësia, siç pohojnë ata. "Një proteinë u formua spontanisht në një grimë baltë, dhe se një proteinë vendosi një ditë të krijojë një qelizë," thonë ata. Por ata kurrë nuk ndalen të marrin në konsideratë se qeliza është një strukturë madhështore që posedon kompleksitet të pakalueshëm, i cili nuk mund të prodhohet duke përdorur madje edhe teknologjinë e sofistikuar të kohës së sotme. Ata nuk përfshijnë kurrë në llogaritjet e tyre faktin që struktura të tjera të panumërta komplekse si proteinat, të gjitha duhet të shfaqen brenda qelizës në të njëjtën kohë, dhe se molekula komplekse e ADN-së do të duhet të shfaqej në të njëjtën kohë. Njëra prej arsyeve kryesore pse darvinistët mendojnë kaq sipërfaqësisht është se ata injorojnë fuqinë dhe mjeshtërinë sublime të All-llahut dhe e marrin vetë rastësinë e përvetësuar si krijues të tyre.

Darwinistler için tesadüfler, mucizeler meydana getiren sahte bir ilahtır. Oysa tesadüfler, birbirinden güzel çiçekleri, teknolojiyi, kelebekleri, kuşları, üzümü, çileği, insanı, hatta tek bir hücreyi bile ortaya çıkaramazlar. Darwinizm ise, bu büyük mantık zafiyetini görmezden gelir.

Sipas logjikës evolucioniste, çdo gjë që ju shikoni rreth jush është produkt i rastësisë së verbër. Shkencëtarët të cilët shqyrtojnë qelizat nën mikroskopin elektronik dhe që kanë zbuluar strukturën e ADN-së dhe që i kanë zbuluar detajet e gjenit njerëzor, politikanë të cilët e formësojnë politikën botërore, qytetet në të cilat jetojmë, civilizimi ynë, pemët, lulet, zogjtë, mizat, fluturat, bletët, krokodilat, macet, tigrat, luanët dhe peshqit – thënë shkurt, universi dhe gjithçka që ekziston në të, janë të gjitha vepra e një vargu të gjatë të rastësive që kanë ndodhur spontanisht gjatë periudhave jashtëzakonisht të gjata kohore. "Rasti" është një fjalë e pajisur me karakteristika magjike për mendimin darvinist. Përgjigjja në çdo pyetje që ju mund t’i bëni një darvinisti do të jetë, "Rasti ia doli mbanë disi."

Darvinistët u shoqërojnë një fuqi të jashtëzakonshme rastësive, dhe gjithashtu imagjinojmë se disa dijetarë të ditur i dinë të gjitha sekretet e Darvinizmit. Ata imagjinojnë se këta njerëz do të ngriten një ditë dhe do të prodhojnë të gjitha provat shkencore që deri më tani janë dëshmuar krejtësisht të pakapshme, dhe kështu do të provojnë evolucionin si një fakt absolut. Mirëpo, ata janë plotësisht gabim. Kjo pritje ka mbijetuar që nga koha e Darvinit.

Darvini ka ngritur teorinë e tij mbi një dobësi logjike dhe ka ëndërruar që provat për të eliminuar dilemat kryesore me të cilat përballet kjo teori do të gjenden një ditë. Megjithatë, kjo shpresë do të shkatërrohej krejtësisht, në të njëjtën mënyrë si edhe shpresat e darvinistëve të kohës sonë: Teoria e evolucionit nuk është vërtetuar nga shkenca dhe teknologjia e shekullit 21. Në të kundërtën, ato e kanë hedhur poshtë atë plotësisht. Mirëpo, shkencëtarët darvinist e injorojnë këtë fakt. Sepse ajo që ka rëndësi për ta është që të mbajnë teorinë gjallë, pavarësisht se është përgënjeshtruar përfundimisht. Nuk është shkenca dhe faktet që shkenca demonstron që kanë vlerë, por përkushtimi i tyre ndaj Darvinizmit, për të cilin ata kapen ata si të ishte një fe.

Phillip Johnson profesor amerikan përshkruan fytyrën e vërtetë të kësaj besnikërie ndaj darvinizmit:

Udhëheqësit e shkencës shohin veten si të mbyllur në një betejë të dëshpëruar kundër fundamentalistëve fetarë, një emërtim që ata përpiqen të zbatojnë gjerësisht për këdo që beson në një Krijues, I Cili luan një rol aktiv në çështjet e kësaj bote. Këta fundamentalistë shihen si një kërcënim për lirinë liberale, dhe sidomos si një kërcënim për mbështetjen publike për kërkime shkencore. Si mit i Krijimit i natyralizmit shkencor, Darvinizmi luan një rol të domosdoshëm ideologjik në luftën kundër fundamentalizmit. Për këtë arsye, organizatat shkencore janë të përkushtuara për mbrojtjen e Darvinizmit në vend se ta provojnë atë dhe rregullat e hulumtimit shkencor janë formuar për t’iu ndihmuar atyre për ta arritur këtë qëllim.54 Amerikalı profesör Phillip Johnson

Ndër metodat në të cila ata mbështeten më së shpeshti janë rrengjet shkencore, gënjeshtra dhe mashtrim, të cilat të gjitha janë demaskuar kohë pas kohe. Ata përfitojnë nga fakti se shumica e njerëzve janë të pavetëdijshëm për humbjen e pësuar nga teoria e evolucionit në duart e zbulimeve shkencore dhe ato ofrojnë vetë dëshmitë e tyre të rreme. Këto argumente të rreme janë portretizuar si të dhëna shkencore të cilat nuk mund të mohohet kurrsesi. Një varg i tërë i gënjeshtrave dhe mashtrimeve janë thënë sikur ato të përfaqësonin informacion vërtetësia e të cilit nuk mund të dyshohet për asnjë moment. Në të njëjtën kohë, ato japin përshtypjen se nuk ka absolutisht asnjë nevojë për të vënë në dyshim pretendimet me të cilat dalin ata.

Deri në zbulimin e një mostre të gjallë, evolucionistët e paraqitnin koelakantin (peshkun parahistorik) si shembullin më të rëndësishëm të një forme kalimtare. Zbulimi i një numri koelakantësh ka shkaktuar një kolaps të tmerrshëm për teorinë e evolucionit.

Shumë njerëz shpejt bien viktimë e këtij indoktrinimi dhe fillojnë ta konsiderojnë teorinë e evolucionit si një komponentë të pandashme të shkencës.
Për shkak të kësaj propagande intensive, shumë prej tyre nuk kanë dijeni se nuk ekziston as edhe një formë e vetme e ndërmjetme fosile për të treguar se evolucioni ka ndodhur ndonjëherë. Ka të tjerë që besojnë se fosile të tilla duhet të ekzistojnë, por mbahen të kyçur nën dry diku. Një shumicë e madhe e njerëzve nuk e dinë se forma e jetës e zhdukur Arkeopteriksi ishte në fakt një zog, tamam si ata që fluturojnë rreth nesh sot. Disa nuk janë ende në dijeni se Koelakanti (peshku parahistorik), që për vite të tëra u portretizua si një formë e ndërmjetme fosile dhe në këtë mënyrë, si provë për evolucionin, është demonstruar të jetë një peshk që banon në thellësi me karakteristika shumë të ndërlikuara, që ende jeton në thellësi të detit sot. Disa mendojnë se format shumëqelizore të jetës u shfaq një ditë nga një grumbull balte, dhe madje mendojnë se bretkosat mund të shfaqen spontanisht në brendinë e pellgjeve me ujë.

Të tjerët, plotësisht të çorientuar nga indoktrinimi darvinist, besojnë se zvarranikëve iu rritën krahët dhe u shndërruan në zogj ndërsa gjuanin insekte. Por prap, për shkak të indoktrinimit darvinist, ata kurrë nuk pyesin veten se si këto insekte që këta zvarranikë po i ndiqnin tashmë ishin në gjendje të fluturojnë, duke rrahur krahët e tyre deri në 500 herë në sekondë. Kjo është për shkak se darvinizmi është një ideologji e bazuar në të menduarit sa më pak të jetë e mundur. Kjo në fakt inkurajon njerëzit që të mos u kushtojnë vëmendje detajeve, por të besojnë verbërisht në çdo gjë që u thuhet atyre. E vërteta mund të vendoset vetëm kur faktet në lidhje me këto çështje bëhen plotësisht publike. Kur të dhënat fosile të vendosen në vend të hapur, kur struktura e qelizës të bëhet e qartë për ta parë të gjithë; kur zbulimet e bëra në degët e panumërta të shkencës si paleontologjia, biologjia, anatomia, zoologjia, botanika, biogjenetika dhe biomatematika të ju tregohen njerëzve, atëherë ata do të shohin fytyrën e vërtetë të darvinizmit dhe menjëherë do të kuptojnë se indoktrinimi të cilin ata i janë ekspozuar për aq kohë përbëhet nga jo më shumë se një mit.

Siç e keni parë, darvinizmi është i bazuar në spekulime, dëshmi të rrejshme, dhe ngjarje imagjinare që kinse kanë ndodhur rastësisht. Darvinizmi është një mashtrim i madh masiv, një rreng i luajtur mbi tërë njerëzimin. Komunitetet njerëzore janë shtyrë të besojnë në këtë teori të pabazë përmes indoktrinimit çorientues. Deri sa, domethënë, faktet janë bërë të qarta dhe njerëzve u është treguar, me të gjitha dëshmitë mbështetëse, natyra e pabazë, mashtruese e teorisë së evolucionit. Sot pjesa më e madhe e njerëzve e ka parë se nuk ka asgjë shkencore çkadoqoftë në lidhje me teorinë e evolucionit dhe se zbulimet shkencore edhe një herë kanë provuar se universi dhe çdo gjë që ekziston në të, janë vepër e Zotit tonë të Plotfuqishëm.

Atëherë si mund të kishte një efekt të tillë për rreth 150 vjet magjepsja e Darvinit? Arsyet janë psikologjike. Duke përdorur një pjesë të medias, Darvinizmi e nënshtroi shoqërinë ndaj një lloj hipnoze masive. Kur u paraqit së pari kjo teori, protestat që kishte hasur u heshtën me anë të metodave krejtësisht psikologjike. Gradualisht, njerëzit filluan t’i konsiderojnë pretendimet që rodhën përballë logjikës si normale, dhe madje filluan t’u zënë besë atyre. Përralla të palogjikshme që në rrethana të tjera do të dukeshin qesharake u perceptuan si fakte shkencore. Teoria e evolucionit është promovuar në një mënyrë që nuk njeh parimet etike dhe refuzon konceptet si respekti, ndershmëria, dhe saktësia shkencore.

Arsyet psikologjike pse Darvinizmi ka mashtruar botën mund të paraqiten si më poshtë:

Bërja e një shfaqje shkencore

Biologjia evolutive është vështirësuar shumë nga një stil spekulativ i të argumentuarit që regjistron të dhënat e anatomisë dhe ekologjisë dhe pastaj përpiqet të ndërtojë shpjegime historike apo të përshtatura për atë se pse kjo kockë dukej kështu ose pse kjo krijesë ka jetuar këtu. Këto spekulime u quajtën “skenarë” nga bamirësia; ato shpesh janë emërtuar me përçmim dhe me të drejtë "përralla." Shkencëtarët e dinë se këto tregime janë përralla; për fat të keq, ato prezantohen në literaturën profesionale ku merren shumë seriozisht dhe fjalë për fjalë.'55 Evrimci paleontolog Stephen Jay Gould

Njëra prej teknikave më të njohura të mashtrimit është gënjeshtra darviniste se evolucioni është një koncept shkencor dhe se shkenca mbështet teorinë e evolucionit. Teoria është përshkruar si një pikë kthese në historinë e shkencës, dhe ata që kundërshtojnë parimet e evolucionit janë të dënuar si anti-shkencor. Megjithatë, në fakt, ky është një mashtrim i tmerrshëm që nuk ka të bëjë fare me faktet. Teoria e evolucionit është një dogmë që doli si një kërkesë e pashmangshme e filozofisë materialiste. Darvinizmi është një lloj feje shamane. Në të njëjtën mënyrë që shamanizmi bazohet në adhurimin e forcave të ndryshme natyrore, kështu adhurohet natyra në Darvinizëm, si një entitet me kompetenca misterioze dhe mitike. Ajo beson se mineralet, dielli, rrufetë dhe erërat të kombinuara së bashku në një mënyrë të rastësishme krijojnë jetë dhe sugjeron se të gjithë besojnë në këtë skenar. Darvinizmi nuk paraqet prova shkencore dhe më pas të diskutohet se a është apo jo e vërtetë kjo teori, por bën shfaqje, duke përdorur terminologjinë shkencore, për të dhënë përshtypjen se teoria është e vlefshme.

Publikimet e darvinistëve janë mjetet më të rëndësishme propagandistike të mashtrimit të evolucionit. Titujt çorientues dhe terminologjia në dukje bindëse shkencore kanë për qëllim që ta paraqesin evolucionin si një realitet shkencor. Por këto publikime nuk përmbajnë as edhe një dëshmi të vetme për ta vërtetuar evolucionin.

Secili publikim darvinist pohon se teoria e evolucionit është shkencore. Megjithatë, Darvinizmi nuk ka qenë në gjendje të jap as edhe provën më të vogël shkencore për të mbështetur ndonjërin prej pretendimeve të tij. Darvinizmi nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë se si është krijuar një qelizë e vetme. Mekanizmat përmes të cilave gjoja kanë evoluar mijëra forma të ndryshme të jetës nga një qelizë e vetme nuk janë provuar shkencërisht. As edhe një shembull i vetëm nuk është ofruar ndonjëherë për të mbështetur pretendimin fiktiv që një specie mund të shndërrohet në një tjetër. Nuk ka zbulime për të vërtetuar mitet e vjetra evolutive të shndërrimit të peshqve në amfibe ose të zvarranikëve në zogj. As edhe një formë e vetme kalimtare fosile nuk është shfaqur në ndonjë prej gërmimeve të kryera gjatë 150 viteve të fundit. Për më tepër, teoria e evolucionit është e heshtur përballë zbulimeve të reja të bëra nga shkenca e gjenetikës.

Me pak fjalë, nuk ka asgjë shkencore sa i përket teorisë së evolucionit. Shkenca hedh poshtë plotësisht teorinë e evolucionit. Astronomia, biologjia, paleontologjia, gjeologjia, fizika, kimia, gjeofizika, embriologjia dhe të ngjashme janë të gjitha shkenca. Darvinizmi nuk është; është një sistem primitiv besimi. Darvinistët përdorin fakte shkencore të huazuara për të mbështetur propagandën e tyre. Metodat se si keqpërdorin ata shkencën janë të gjitha shumë të njohura:

    1. Para së gjithash, ata propagandojnë idenë se publiku nuk mund të kuptojnë çështjet shkencore, se vetëm një pjesë e vogël e shkencëtarëve elitë mund ta bëjnë këtë,

    2. Në shkrimet dhe ligjëratat e tyre, ata përdorin terma shkencor që janë të panjohura për  shumicën e njerëzve në mënyrë që të fuqizojnë atë indoktrinim,

    3. Ata përdorin formula të pafund, të komplikuara, terma dhe shprehje latine, dhe një stil të errët dhe të fryrë për të dhënë përshtypjen se ata janë duke diskutuar diçka shumë komplekse. Edhe pse atë që ata janë duke thënë është dhunim i plotë e logjikës, ata ende bëjnë shumë njerëz të besojnë se është tërësisht shkencore,

    4. Duke cituar shpesh shkencëtarët, akademikët darvinistë dhe publikimet evolucioniste, ata duan të lënë përshtypjen se i tërë komuniteti shkencor e pranon evolucionin. Ata shpresojnë në këtë mënyrë të mbulojnë faktin se në të vërtetë evolucioni e kundërshton shkencën. Qëllimi i tyre është për të dhënë përshtypjen se kjo teori është një realitet i pranuar nga të gjitha autoritetet shkencore.

    Phillip Johnson E. përmbledh këto teknika darviniste:

    Teoria mbështetet kryesisht nga një fushatë propagandistike që bazohet në të gjitha truket e zakonshme të bindjes retorike: supozimet e fshehta, deklaratat që i quajnë të vërteta për çështjen në fjalë, termat që nuk janë të përcaktuar qartë dhe që ndryshojnë kuptimin e tyre në mes të diskutimit, sulmet në kukullat prej kashte, citimi selektiv i provave, dhe kështu me radhë. Teoria është e mbrojtur edhe për rëndësinë e saj kulturore.56 Phillip E. Johnson

Megjithatë, në fakt, as fjalët latine, as konstruktet gramatikore, as citatet nga ndonjë numër akademikësh evolucionist nuk mund të fshijnë gjendjen e vështirë të pazgjidhshme në të cilën ndodhet evolucioni. Humbja shkencore që ka pësuar evolucioni ndoshta mund të fshihet për një kohë më të gjatë, por faktet në fund do të dalin në shesh, sepse referencat evolucioniste nuk kanë të dhëna shkencore për t’i mbështetur ato. Gjithçka në revistat librat, gazetat, programet televizive dhe konferencat darviniste janë spekulime të një lloji ose një lloji tjetër nga evolucionistë të ndryshëm. Por, kur gjithçka është thënë dhe bërë, të gjitha këto janë ende hipoteza, apo thjesht spekulime. Kur i pyetni darvinistët në çfarë baze shkencore mbështeten ata, ata do t’ju përgjigjen me një heshtje të thellë.

Duhet të theksohet edhe një herë se gjuha e rëndë, e pakuptueshme dhe stili teknik që darvinistët përdorin nuk paraqet asnjë provë për teorinë e evolucionit. Arsyeja e vetme që ata e përdorin këtë teknikë është që të bindin publikun se evolucioni është shkencor. Por sa më shumë që njerëzit të kuptojnë natyrën e vërtetë të teorisë së evolucionit dhe të shohin se ajo është e bazuar në mashtrim, aq më shumë do të humbasin besueshmërinë dhe ndikimin këto metoda mashtruese.

Një qenie njerëzore e krijuar prej një pike të vetme të spermës është një nga shenjat e Allahut. . . Vetëm mendoni se çfarë ishte gjendja juaj më parë dhe çfarë është tani! A munden njerëzit dhe xhinët të bashkohen për të krijuar një sy, apo një vesh, ose intelektin, ose pushtetin, ose diturinë ose shpirtin prej spermës? A do të kishin ata mundësi për të krijuar eshtrat, nervat, lëkurën dhe flokët? Edhe po të donin ata të kuptojnë natyrën dhe shpirtin e njeriut, thelbin e ekzistencës së tij, pasi këto u krijuan nga Allahu, ata prap nuk do të ishin në gjendje ta bëjnë këtë. . . . Shikoni bekimet dhe largpamësinë e Allahut, atë fuqi të lavdishme dhe urtësi, dhe se si ato mbulojnë njerëzimin. Sa e habitshme është që dikush që sheh një foto në mur, ose një kaligrafi apo qëndisje joshëse do të ndaloj për t’i admiruar ato, për të pyetur veten se si i kishte bërë ato artisti dhe për të thënë se çfarë mjeshtërie të madhe përfaqësojnë ato, në mënyrë të shkujdesur do të dështojë të mendojë për këtë univers madhështor dhe qeniet e krijuara nga Allahu, dhe mjeshtërinë dhe urtësinë e Tij, kur t’i shoh ato!57 İmam Gazali

Profesorë dhe shkencëtarë të ndryshëm mbështesin teorinë

Që shkencëtarë të caktuar janë darvinistët mund të shkaktojë përshtypje të gabuar se e tërë bota shkencore beson në teorinë e evolucionit, dhe se për këtë arsye ajo është një fakt shkencor. Në të vërtetë, një numër i madh i njerëzve në komunitetin shkencor janë mashtruar nga indoktrinimi darvinist. Por përkushtimi i tyre ndaj Darvinizmi nuk është rezultat i ndonjë qasje shkencore. Pasi që teoria e evolucionit ofron një bazë për materializmin dhe ateizmin, ajo bën që njerëzit të përvetësojnë darvinizmin për arsye ideologjike. Shumë prej tyre e dinë fare mirë se kur të ekspozohet pavlefshmëria e darvinizmit, materializmi do të vdes po ashtu, për çfarë arsye ata përqafojnë darvinizmin me gjithë fuqinë e tyre, edhe pse ai dhunon/shkel arsyen, shkencën dhe logjikën.

Në një artikull që vlerëson pohimet e bëra nga zoologu marksist Richard Leëontin, Phillip Johnson e përshkruan kështu: Darvinizmi është përqafuar për shkak të shqetësimeve materialiste:

Darvinizmi është i bazuar në një zotim "a priori" ndaj materializmit, jo mbi një vlerësim filozofikisht neutral të provave. Ndaje filozofinë nga shkenca, dhe kulla krenare shembet. Kur publiku e kupton këtë në mënyrë të qartë, darvinizmi i Levontin do të fillojë të largohet nga programi mësimor i shkencës në departamentin e historisë intelektuale, ku mund të mbledh pluhur në raftin pranë marksizmit të Levontinit.58 Phillip Johnson

Duke mos qenë në dijeni për këtë, një pjesë e madhe e publikut mendon që këta njerëz përkrahin evolucionin nga besnikëria ndaj shkencës. Por besnikëritë e darvinistëve në të vërtetë i përkasin dogmës së materializmit, e jo shkencës.

Profesori i Biokimisë Michael Behe ​​përshkruan se si komuniteti shkencor ka miratuar evolucionin për shkak të pikëpamjes së tij materialiste dhe mënyrës se si shkenca është portretizuar në publik:

Pra, informacioni në lidhje me mënyrën se si funksionon universi pothuajse pa ndryshim kalon nëpër një filtër të ngurtë materialist para se të arrijë te publiku i gjerë. Literatura shkencore ka reflektuar këtë ndjenjë të të kuptuarit. Gazetat përgjithësisht kanë folur për modelin, qoftë në mënyrë të përgjithësuar ose në lidhje me aspektet e veçanta të saj, si ngjarje të njohura dhe të sigurta të natyrës. Tekstet mësimore e pasojnë këtë shembull duke ua komunikuar këtë mënyrë të të kuptuarit studentëve. Përshkrimet e tilla nuk kanë nxjerrë në pah, ose në përgjithësi as nuk e përmendin, boshllëkun e pafund të injorancës, pyetjet pa përgjigje lidhur me besnikërinë e modelit ndaj natyrës. Në vend të kësaj ata japin përshtypjen se çdo gjë ishte e ditur, ose të paktën pothuajse gjithçka ishte e ditur, një produkt i vërtetuar i kërkimeve laboratorike. . . . Kur u raportua prova që nuk dukej se përshtatej me teorinë, ajo, jo teoria, u bë e dyshmtë. . . . Problemi është më tepër te materializmi ngjitës shoqëror, i përhapur më shumë nga presioni social se sa me argumentim racional.59Michael Behe, Profesor i Biokimisë

Presioni shoqëror të cilit i referohet Behe është ndjerë shumë në botën akademike. Në shumë vende, akademikë darvinist janë mbështetur në shkolla dhe universitete, ndërsa janë bërë përpjekje për të penguar karrierën e atyre që besojnë në Allahun. Për shkak se ata refuzojnë Darvinizmin, librat dhe artikujt e tyre janë përjashtuar nga botimet shkencore. Ata janë akuzuar gjithashtu për prapambeturi, edhe pse asgjë nuk mund të ishte më larg nga e vërteta. Në shumicën e vendeve evropiane, nëse shkencëtarët dëshirojnë të ndjekin një karrierë akademike, ata duhet të mbyllin një sy ndaj absurditetit darvinist, apo edhe ta mbështesin atë. Përndryshe është shumë e vështirë të bëhet përparim në një karrierë akademike, apo edhe të sigurohet punësim i përhershëm në universitete.

Shkencëtarët evolucionistë kanë krijuar një lloj diktature në universitete dhe akademi. Kritika të ashpra dalin nga pjesa më e madhe e botës shkencore, sidomos nga ato organe dhe institucione akademike, ku mbizotëron mendimi materialist, kur shkencëtarët që besojnë në Allahun paraqesin prova shkencore për Krijimin. Por asnjë kundërshtim i tillë nuk shprehet ndaj propagandës ateiste apo materialiste. Kjo është arsyeja pse disa shkencëtarë mbeten të heshtur, edhe pse janë krejtësisht të vetëdijshëm për pavlefshmërinë e evolucionit, nga shqetësimi për të ardhmen e tyre apo nga frika e humbjes së punës së tyre.

All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.(Sure Talak, 12)

Siç e keni parë, shqetësimet ideologjike apo presioni dhe frikësimi janë baza e premtimeve boshe që bota shkencore i jep evolucionit. Ideja se bota e shkencës mbështet evolucionin – kështu që duhet të jetë një teori që është provuar dhe e vërteta ë së cilës është mbështetur nga të dhëna shkencore – është krejtësisht çorientuese. Ky mashtrim është rezultat i teknikave të luftës psikologjike që darvinistët përdorin, dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron gjendjen e vërtetë të gjërave. Përveç kësaj, në kundërshtim me atë që vazhdojnë të pohojnë darvinistët, jo e gjithë bota shkencore është evolucioniste. Pavarësisht nga të gjitha këto metoda të frikësimit dhe presionit, një numër i shkencëtarëve, akademikëve dhe profesorëve ende shprehin hapur kundërshtimin e tyre ndaj evolucionit. Ata i shfaqin dilemat me të cilat përballet teoria dhe përpiqen t’ia thonë faktet publikut. Për më tepër, numri i shkencëtarëve që po shpëtojnë nga magjia e darvinizmit është në rritje çdo ditë.

Me gjithë përpjekjet e shkencëtarëve darvinist për të ndikuar në publik, gënjeshtrat dhe mashtrimet e Darvinizmit janë në fakt në gjendje kolapsi. Arsyeja më e madhe është se me gjithë përpjekjet e shkencëtarëve evolucionistë, të gjithë janë njoftuar për mungesën totale të provave shkencore të kësaj teorie.

Kur Ebu Hanife, i cili jetonte në anën tjetër të lumit në Bagdad, nuk arriti të vijë në debat në kohën e caktuar, në mendjet e kundërshtarëve të tij mosbesues dhe në turmë lindën një numër pyetjesh. Gjithkush ishte kureshtar. . . . Pse nuk ka ardhur ai? Ai nuk do të vijë? A është i frikësuar ai? A nuk ka qenë në gjendje të gjejë ndonjë provë? Shpejt pas një kohe të caktuar, Imam-ul-A'zam arriti. Kundërshtari i tij ishte i inkurajuar në masë të madhe, dhe mohimi dhe arroganca e tij ishin shtuar.

Ebu Hanife kërkoi falje dhe filloi të shpjegojë pse ishte vonuar. "Nuk isha në gjendje të gjejë një varkë për të më sjellë këtu nga bregu tjetër. Fillova të pres. Mendova se një varkë me rrema apo ndonjë mjet tjetër i vogël mund të vijë dhe unë mund ta kalojë lumin me të. Isha dëshmitar që rastësisht një varkë u formua nga copa druri që ndodheshin andejpari. Pashë gjithashtu se në të kishte vela dhe rrema. U gëzova shumë që nuk do të ju mbaja duke më pritur dhe hypa në varkë. Varka pastaj në mënyrë spontane më solli këtu. ". . . Kundërshtari i tij dhe turma u habitën. Kundërshtari i tij, një përkrahës i natyralizmit, i cili pohonte se çdo gjë u krijua nga natyra, tha se ishte e pamundur që një ngjarje e tillë të ndodhte në mënyrën e përshkruar. Imami buzëqeshi dhe u përgjigj: "Pasi që ju e mohoni mundësinë që edhe një varkë e vogël të vijë në ekzistencë spontanisht pa një ndërtues apo mjeshtër, si mund të besoni se i gjithë universi madhështor u shfaq spontanisht pa Krijues? Gjithësia është vepër e All-llahut, jo e vetë universit. Nuk ka asnjë kuptim të fillojmë një debat dhe të diskutojmë mbi ekzistencën e Allahut kur ka aq shumë prova që mund të shihen me sy të lirë."60 İmam-ı Azam Ebu Hanife

Ata e kanë të vështirë të besojnë në Allahun

Njerëzit që e kuptojnë pamundësinë që baraspeshat delikate në univers dhe strukturat komplekse në gjërat e gjalla të vijnë në ekzistencë rastësisht mund të shohin se këto janë vepër e një Mendje, me fjalë të tjera, e Allahut. Megjithatë disa njerëz, nga mosdija, idetë e gabuara dhe logjika e shtrembëruar, e kanë të vështirë të besojnë në Të. Njëra prej arsyeve kryesore është se ata e shohin veten si qenie superiore dhe nuk janë të gatshëm të besojnë në ndonjë Krijues më të madh se vetja e tyre. (Allahu është i pastër nga kjo.)

Shkaqet kryesore të këtij hezitimi janë frika për të menduar për Ditën e gjykimit dhe Botën tjetër, dhe një dëshirë për të shmangur përgjegjësitë që imponojnë këto. Besimi në Allahun e Plotfuqishëm, të Gjithëdijshmin dhe Zotin e çdo gjëje, dhe pranimi i ekzistencës së Tij sublime, sjell me vete nevojën për të besuar në Ahiret dhe për ta adhuruar Atë. Njerëzit të cilët besojnë në këto gjëra do të dinë se ata janë përgjegjës për çdo gjë që bëjnë në këtë botë, dhe do të sillen në përputhje me këtë. Ata do të përpiqen të shmangin dëshirat egoiste të pasioneve tokësore, për të përdorur vullnetin e tyre të lirë, dhe për të qenë të moralshëm dhe me ndërgjegje të shëndoshë në të gjitha rrethanat.

Kjo gjendje – një burim i pasurisë shpirtërore dhe materiale dhe i bukurisë dhe që ngritë cilësinë dhe fisnikërinë e një personi – mund të duket e vështirë për disa. Por ajo që është vërtetë e vështirë është që të jetohet në kundërshtim me krijimin e njeriut, dhe të injorohet dhe të shtypet zëri i ndërgjegjes së njeriut. Burimi i vuajtjeve dhe stresit të përjetuara nga aq shumë njerëz sot është mënyrëa se si njerëzit ndrydhin ndërgjegjet e tyre dhe ndjekin dëshirat tokësore, si dhe sugjerimet që ato dëshira i vënë në mendjet e tyre.

Darvinistët, megjithatë, janë të gatshëm të besojnë në Allahun dhe gjithashtu përdorin këtë mentalitet me të meta ndaj të tjerëve për qëllimet e veta. Ata shpresojnë të arrijnë një shkallë të superioritetit duke i ngritur dëshirat në një nivel të pamerituar dhe duke refuzuar të besojnë në Allahun, të Cilit vërtetë i përkasin i gjithë pushteti dhe fuqia. Nga një injorancë e tmerrshme, ata e konsiderojnë veten hyjnor (Allahu është i pastër nga kjo) dhe imagjinojnë se të gjitha ngjarjet janë nën kontrollin e tyre. Ata nuk mund ta kuptojnë se ata janë të sunduar nga fati dhe preferojnë të mendojnë për atë sa më pak që munden. Duke pohuar se çdo gjë zhvillohet rastësisht, ata gjithashtu pohojnë se ata vetë jetojnë me sa duket në një mjedis të rastësishëm dhe të pakontrolluar. Pasi që ata e injorojnë faktin e Botës tjetër, ata imagjinojnë se do të jetojnë përgjithmonë në këtë botë, e cila do të donin të besojnë se është e pafund, ose përndryshe ata imagjinojnë se pasi të vdesin, do të pushojnë së ekzistuari plotësisht.

Pasi që ata kurrë nuk reflektojnë mbi vdekjen dhe Ditën e Gjykimit që do të pasojë, ata imagjinojnë se këto ngjarje nuk do të ndodhin kurrë. Ata imagjinojnë se kjo qasje, produkt i një mendimi shumë foshnjor, do t’iu sjell qetësi mendore gjatë gjithë jetës së tyre.

Teoria e evolucionit, që pohon se jeta është vepër e rastësive të verbëra, paraqet mbështetje të rëndësishme për ata që kanë një mendim të tillë. Ata imagjinojnë se ata kanë dhënë një alternativë ndaj Krijimit për të dhënë shpjegim për origjinën e jetës, dhe kapen fort për atë besim. Pak më vonë, ata fillojnë të besojnë në atë gënjeshtër vetë dhe vazhdojnë të përkrahin teorinë e evolucionit, edhe pse ata mund të shohin qartë natyrën e tij absurde, sepse vënia e tij në dyshim do të thotë braktisje e filozofive dhe botëkuptimeve mbi të cilat ata kanë ndërtuar tërë jetën e tyre. Të pranohet pavlefshmëria e Darvinizmit kjo do të nënkuptonte që të pranohej se Krijimi është i vetmi shpjegim për formimin e universit dhe lindjen e qenieve të gjalla. Kjo është në kundërshtim të plotë me ideologjinë darviniste, e cila mbështet idetë e papërgjegjshmërisë dhe hamendësisë.

Stephen M. Barr, një fizikant teorik në Institutin e Kërkimeve Bartol të Universitetit të Delaëare, përshkruan mendimin paragjykues të shkencëtarëve darvinist dhe materialist:

Nuk është vetëm pikëpamje e Weinbergut, por edhe e shumë shkencëtarëve se përparimi i shkencës ka bërë që gjithësia të duket gjithnjë e më shumë "e pakuptimtë", dhe raca njerëzore një produkt i rastësishëm i forcave të verbëra materiale. Me të vërtetë, kjo është menduar nga shumë njerëz të jetë mësimi kryesor që shkenca ka për të na mësuar. Një kampion i veçantë i hapët i kësaj pikëpamje është zoologu Richard Daëkins, i cili shkruan se "universi që ne shohim ka pikërisht karakteristikat që ne duhet të presim nëse në thelb nuk ka asnjë projektim, asnjë qëllim, asnjë të keqe, asnjë të mirë, asgjë, pos indiferencës së pakuptimtë." Pakuptimësia e kozmosit dhe indiferenca e tij ndaj qenieve njerëzore është po ashtu temë kryesore në shkrimet e zoologut Stephen Jay Gould, i cili pretendon se raca njerëzore është një aksident i çuditshëm i historisë së evolucionit, është vetëm “një degë e vockël në një pemë të lashtë të jetës.” Ne jemi, ka thënë Bertrand Russell, asgjë tjetër pos “një aksident kurioz në moçalin” e universit.61Stephen M. Barr,  fizikant i teorisë së grimcave fillestare në Universitetin e Delaware

E vërteta është se me dëshirë apo jo, darvinistët i nënshtrohen fatit të caktuar për ta nga Allahu. Të gjitha qeniet në gjithësi i jetojnë jetët e zgjedhura për to nga Allahu dhe ato ekzistojnë në sajë të mëshirës së Tij. Pa marr parasysh se a e pranojnë këtë apo jo darvinistët, ekziston një Ahiret, dhe në Ditën e Llogarisë çdo darvinist do të merret në përgjegjësi, në praninë e Zotit tonë të Plotfuqishëm. Pa marrë parasysh se sa ata pretendojnë se jetojnë të lirë nga përgjegjësia, në Botën tjetër ata prapseprap duhet të japin llogari për çdo moment të jetës së tyre. Refuzimi për të besuar në Allahun dhe përdorimi i mashtrimeve të ndryshme për këtë qëllim, pra, nuk do të paraqet asnjë ngushëllim për ta, dhe këto metoda nuk do t’u sjellin atyre asnjë të mirë.

Mijëra njerëz të cilët tani e kuptojnë gjendjen e rrënimit në të cilën ndodhet Darvinizmi, janë çliruar nga magjepsja e tij dhe janë kthyer kah e vërteta. Edhe darvinistët duhet të pranojnë të vërtetën dhe të kuptojnë se pranimi dhe korrigjimi i gabimeve të njeriut është një mënyrë e shkëlqyer e sjelljes. Njerëzit që ndryshojnë qëndrimet e tyre të gabuara, ndërsa ende mund ta bëjnë këtë në këtë botë mund të shpresojnë në mëshirën dhe dhembshurinë e Zotit tonë në Botën tjetër.

Njeriu është i shtyrë të konkludojë se shumë shkencëtarë dhe teknologë i japin premtime boshe teorisë së darvinit vetëm sepse ajo haptas përjashton një Krijues. . . 62Michael Walker, antropolog evolucionist

Nëse ekziston një botë që përmban urtësi dhe ndihmë, dhe dhembshuri e drejtësi, sigurisht që ekziston edhe një botë tjetër – sikurse shpirti që për trupin është bota. Çdo gjë në këtë botë shikon kah Bota tjetër. Kjo don të thotë se ai është vendi ku do të shkojmë. Të mohosh Botën tjetër do të thotë të mohosh këtë botë dhe gjithçka që është në të. Në të njëjtën mënyrë siç e pret njeriun vdekja dhe varri, kështu e presin Parajsa dhe Ferri.63 Bediüzzaman Said Nursi

 

Dipnotlar

53. Richard Ellis, Aquagenesis, “The Origin and Evolution of Life in the Sea”, Penguin Books, 2001, s. 6

54. Phillip E. Johnson. Darwin On Trial, Intervarsity Press, Downers Grove, Illinois, 2nd ed, 1993, s. 155

55. Richard Ellis, Aquagenesis, “The Origin and Evolution of Life in the Sea”, Penguin Books, 2001, s. 204

56. Phillip E. Johnson, Objections Sustained, InterVarsity Press, 1998, s. 9

57. İmam Gazali, Zübdet-ül-ihya, Huccet-ül-İslam, Muhammed Cemaleddin el-Kasımi, Salah Bilici, Kitabevi Yayınları, İstanbul, 1973, s. 579

58. Phillip E. Johnson, The Unraveling of Scientific Materialism, First Things: A Monthly Journal of Religion and Public Life. Sayı: 77, 22 Kasım 1997

59. First Things: A Monthly Journal of Religion and Public Life, Sayı: 158; Aralık 2005

60. Emin Arık, Ateizm’den İnanca, Marifet Yayınları, İstanbul, 1998, 4. baskı, s. 68

61. Stephen M. Barr, Retelling the Story of Science, This essay was originally presented in New York City, 15 Kasım 2002, as the sixteenth annual Erasmus Lecture of the Institute on Religion and Public Life.

62. Dr. Michael Walker, Quadrant, Ekim1982, s.44

63. Sözler 87

6 / total 7
Ju mund të lexoni librin e Çfarë Dështojnë të Marrin Parasysh Darvinistët Harun Jahja-s në internet, ta shpërndani atë në rrjetet shoqërore siç janë Facebooku dhe Twitter, mund ta shkarkoni atë në kompjuterin tuaj, ta përdorni atë në detyrat e shtëpisë tuaj apo punimet shkencore, dhe mund ta botoni, kopjoni ose riprodhoni atë në ueb faqet ose bllogjet tuaja pa i paguar ndonjë tarifë autorit, për aq kohë sa ju e njihni apo e vendosni këtë faqe apo sait si referencë.
Rreth kësaj faqeje | Bëni faqen tuaj | Shtoje në të preferuarat | RSS Feed
Të gjitha materialet mund të kopjohen, shtypen, prezentohen dhe shpërndahen duke iu referuar kësaj faqeje.
(c) All publication rights of the personal photos of Mr. Adnan Oktar that are present in our website and in all other Harun Yahya works belong to Global Publication Ltd. Co. They cannot be used or published without prior consent even if used partially.
page_top
iddialaracevap.com adnanoktarhaber.com adnanoktarhukuk.com adnanoktargercekleri.net
SUÇSUZ BİR GENÇ KIZ DAHA HUKUKSUZ OLARAK TUTUKLANDI
SÖZDE İTİRAFÇI VEYA MÜŞTEKİ OLMAYA ZORLANMIŞ KARDEŞLERİMİZE ACİL KURTULUŞ...
YENİ BİR SAFSATA DAHA
MEHDİYETİ GÜNDEME GETİRMEK LİNÇ KONUSU OLMAMALI
MEDYANIN ZORAKİ "BENZERLİK KURMA" TAKTİĞİ
ÇOK DEĞERLİ BİR SİYASİ BÜYÜĞÜMÜZE AÇIK MEKTUP
AYÇA PARS CANIMIZ GİBİ SEVDİĞİMİZ, MELEK HUYLU, MÜMİNE KARDEŞİMİZDİR
"ALIKONMA" SAFSATASI
KUMPASÇILARIN KORKUTARAK İFTİRACI DEVŞİRME YÖNTEMLERİ
BERİL KONCAGÜL TEHDİT ALTINDADIR, CAMİAMIZA İFTİRAYA ZORLANMAKTADIR!
TAHLİYE OLAN ARKADAŞLARIMIZ HİÇ KİMSE İÇİN HİÇBİR ZAMAN BİR BASKI UNSURU...
AV. CELAL ÜLGEN ADİL VE DÜRÜST OLMALI
AKİT TV SUNUCUSU CANER KARAER HAKKINDA ÖNEMLİ BİLGİLENDİRME
MASUM İNSANLARIN TAHLİYESİ TAMER KORKMAZ'I DA SEVİNDİRMELİDİR
"Adnan Bey için ailelerimizle arasının iyi olmadığına dair iftiralar...
"Türkiye ve İslam Dünyasını zayıflatmak istiyorlar.."
"Adnan Bey`den ASLA ŞİDDET VE BASKI GÖRMEDİM..."
"Allah rızası için 40 yıldır Türk-İslam Birliği için çabalıyoruz"
"...En ufak bir suça dahi şahit olmadım..."
"Hakkımızda çok fazla SAHTE DELİLLER ÜRETTİLER..."
"Biz FETÖNÜN ANTİSİYİZ...."
“Bu dava sürecinde.... sözde dijital delillerin ibraz edilmemesi gibi pek...
"Zaten biz birbirimizi bu kadar çok sevdiğimiz için buradayız..."
"Biz bir arkadaş grubuyuz..."
"...Biz Vakıf faaliyetlerimiz ile her zaman Devletimizin yanında olduk"
"Biz kimseyle ilgili karalama faaliyeti yapmadık..."
"...Sözde tecavüz için mi buradaki arkadaşlarımla biraraya geleceğim?!"
"...Faaliyetlerimiz herkese hitap ediyor ..."
"Bizim amacımız şatafat içinde yaşamak değil, hiç kimsenin hitap edemediği...
"İnancım gereği ben insanlara yardım ederim"
"Ne yapsa "zorla" diyorlar. Zorla Gülümsüyor, Zorla, Zorla olur mu?"
"Bizim bir arada olma amacımız örgüt kurmak değil. ilmi mücadele...
"Biz birbirimizi Allah için seven.. arkadaşlarız"
"Polisler geldi, hangi eve operasyon yapacağız derlerken, balkona çıkıp...
"Biz örgüt değiliz"
"Devletimizi desteklediğimiz çok hayırlı faaliyetlerimiz var, Bunlar...
"Biz Allah`tan Razıyız Allah da Bizlerden Razı olur inşaAllah"
"İddia edildiği gibi katı bir ortam olsa 40-50 yıl niye kalalım?"
"Neden cömertsin?" diye soruyorlar
"İngiliz Derin Devleti bunu duyunca çıldırdı..."
"Biz Milli değerler etrafında birleşmiş bir sivil toplum kuruluşuyuz"
"Bir imza atıp dışarı çıkmayı ben de bilirim. Ama iftira büyük suçtur."
"Ben varlıklı bir aileden geliyorum, Saat koleksiyonum var"
"Silahlı suç örgütü iddiası tamamen asılsızdır, yalandır, iftiradır."
"Bizim yaptığımız tek şey Allah'ın yaratışını anlatmaktır."
"Almanya'da İslamofobi var, İslam düşmanları var..."
Bir örgüt olsak devlet bizimle faaliyette bulunur mu?
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 1. BÖLÜM
DAVAMIZ METAFİZİKTİR – 2. BÖLÜM
MAHKEME SÜRECİNDE SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN EZİYET VE ZULÜMLER
"Ben Sayın Adnan Oktar `dan hiçbir zaman Şiddet, Eziyet, Baskı görmedim."
DAVA DOSYASINDAKİ CİNSELLİK KONULU İDDİALAR TÜMÜYLE GEÇERSİZDİR
DURUŞMALARIN İLK HAFTASI
"İNFAK" SUÇ DEĞİL, KURAN'IN FARZ KILDIĞI BİR İBADETTİR
GERÇEK TURNİKE SİSTEMİ GENELEVLERDE
Adnan Oktar davasının ilk duruşması bugün yapıldı.
AVK. UĞUR POYRAZ: "MEDYADA FIRTINA ESTİRİLEREK KAMUOYU ŞARTLANDIRILDI,...
Adnan Oktar'ın itirafçılığa zorlanan arkadaşlarına sosyal medyadan destek...
Adnan Oktar suç örgütü değildir açıklaması.
Adnan Oktar'ın cezaevinden Odatv'ye yazdığı mektubu
Adnan Oktar'dan Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'a mektup
Casuslukla suçlanmışlardı, milli çıktılar.
TBAV çevresinden "Bizler suç örgütü değiliz,kardeşiz" açıklaması
Bu sitelerin ne zararı var!
Adnan Oktar ve arkadaşları 15 Temmuz'da ne yaptılar?
Sibel Yılmaztürk'ün cezaevinden mektubu
İğrenç ve münasebsiz iftiraya ağabey Kenan Oktar'dan açıklama geldi.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına Emniyet Müdürlüğü önünde destek ve açıklama...
Adnan Oktar hakkında yapılan sokak röportajında vatandaşların görüşü
Karar gazetesi yazarı Yıldıray Oğur'dan Adnan Oktar operasyonu...
Cumhurbaşkanı Sayın Recep Tayyip Erdoğan'dan Adnan Oktar ile ilgili...
Ahmet Hakan'nın Ceylan Özgül şüphesi.
HarunYahya eserlerinin engellenmesi, yaratılış inancının etkisini kırmayı...
Kedicikler 50bin liraya itirafçı oldu.
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik operasyonda silahlar ruhsatlı ve...
FETÖ'cü savcının davayı kapattığı haberi asılsız çıktı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında mali suç yok...
Cemaat ve Vakıfları tedirgin eden haksız operasyon: Adnan Oktar operasyonu...
Tutukluluk süreleri baskı ve zorluk ile işkenceye dönüşüyor.
Adnan Oktar’ın Cezaevi Fotoğrafları Ortaya Çıktı!
"Milyar tane evladım olsa, milyarını ve kendi canımı Adnan Oktar'a feda...
Adnan Oktar davasında baskı ve zorla itirafçılık konusu tartışıldı.
Adnan Oktar ve arkadaşlarının davasında iftiracılık müessesesine dikkat...
Adnan Oktar davasında hukuki açıklama
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının Masak Raporlarında Komik rakamlar
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının tutukluluk süresi hukuku zedeledi.
Adnan Oktar'ın Museviler ile görüşmesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına yönelik suçlamalara cevap verilen web sitesi...
Adnan Oktar ve arkadaşlarına karşı İngiliz Derin Devleti hareketi!
Adnan Oktar iddianamesinde yer alan şikayetçi ve mağdurlar baskı altında...
Adnan Oktar iddianamesi hazırlandı.
SAYIN NEDİM ŞENER'E AÇIK MEKTUP
Adnan Oktar ve Nazarbayev gerçeği!
En kolay isnat edilen suç cinsel suçlar Adnan Oktar ve Arkadaşlarına...
Adnan Oktar kaçmamış!
BİR KISIM MEDYA KURULUŞLARINA ÇAĞRI !!!
FİŞLEME SAFSATASI
İSA TATLICAN: BİR HUSUMETLİ PORTRESİ
SİLİVRİ CEZAEVİNDE YAŞANAN İNSAN HAKLARI İHLALLERİ
MÜMİNLERİN YARDIMLAŞMASI VE DAYANIŞMASI ALLAH'IN EMRİDİR
GÜLÜNÇ VE ASILSIZ "KAÇIŞ" YALANI
ABDURRAHMAN DİLİPAK BİLMELİDİR Kİ KURAN’A GÖRE, ZİNA İFTİRASI ATANIN...
YALANLAR BİTMİYOR
SAÇ MODELİ ÜZERİNDEN KARA PROPAGANDA
TAHLİYE EDİLENLERE LİNÇ KAMPANYASI ÇOK YANLIŞ
MEDYA MASALLARI ASPARAGAS ÇIKMAYA DEVAM EDİYOR
Adnan Oktar ve Arkadaşlarının ilk duruşma tarihi belli oldu.
AKİT TV VE YENİ AKİT GAZETESİNE ÖNEMLİ NASİHAT
YAŞAR OKUYAN AĞABEYİMİZE AÇIK MEKTUP
KARA PARA AKLAMA İDDİALARINA CEVAP
Adnan Oktar ve FETÖ bağlantısı olmadığı ortaya çıktı.
TAKVİM GAZETESİNİN ALGI OPERASYONU
Adnan Oktar ve Arkadaşlarına yönelik suçlamaların iftira olduğu anlaşıldı.
"Bizler Suç Örgütü Değiliz..."